Gaza: Jo dretësi – Jo paqe!

Njihni Drejtësinë – Njihni Paqen!

Oskar

Hyrje

Ardhja dhe zhvillimi i komunikimit masiv me anë të Radios, TV dhe Internetit i ka mundësuar njerëzimit që të marrë informacion për ngjarje të ndryshme teksa ato ndodhin. Padrejtësia dhe rezultatet e saj të tmerrshme shpesh përhapen me shpejtësi dhe me të drejtë ndezin tek ne ndjenjën e natyrshme për drejtësi. Shumë janë ata të cilët shqetësohen kur individë të ndryshëm, grupe, qeveri apo kombe bëjnë atë që është në mënyrë të dukshme e gabuar. Jo vetëm njerëzit por edhe besimet më të mëdha bien dakord se gabime të tilla të shtyjnë për hakmarrje, për dënim. Por historia na tregon se kur njerëzit vendosin në praktikë zgjidhje të tilla, rezultati nuk ka qenë një paqe e qëndrueshme.

Perëndia i Paqes dhe Drejtësisë.

Perëndia i Paqes është i drejtë (Filipianët 4:9, Ligji i Përtërirë 32:4). Jetët e atyre që e njohin me të vërtetë Atë do të shënohen duke bërë atë që është e drejtë dhe nga paqja. Të dyja i përkasin në mënyrë të pandarë njëra – tjetrës dhe kanë munguar në botë që prej mosbindjes së Adamit dhe Eves ndaj Krijuesit të tyre. E ngjashme me një top bore i cili vjen duke u bashkuar me shumë dhe duke u bërë më i madh teksa rrokulliset nga mali, kështu edhe padrejtësia është rritur një masë të padurueshme. Kush mund ta ndalojë atë apo të pengojë padrejtësinë që gjërat të ndodhin në mënyrë të drejtë? Kush është në gjendje të dallojë të vërtetën nga e gënjeshtërta në zjarrin e betejës? Duke u nisur nga këndvështrimi i gjithë secilit është e vështirë të shohim se pse disa gjëra merren si të padrejta nga ana e një kundërshtari.

Situata në Gazë është diçka e ngjashme. Mediet elektronike raportojnë për fëmijë të vegjël që vuajnë në mënyrë të tmerrshme nga sulmi i ushtarëve Izraelit të zemëruar kundër atyre që përkrahin çështjen e Palestinës. Të tjerët që anojnë nga ana e Hebrenjve trishtohen nga fytyrat e djegura dhe të gjakosura të fëmijëve por e justifikojnë atë që ka ndodhur duke e përfshirë nën termin ‘dëm kolateral’. A nuk është kjo vetëm vetëmbrojtje nga sulmet e rregullta të raketave të hedhura nga Hamasi, një organizatë islamike e cila u themelua me qëllimin për të shkatërruar Izraelin? Hamasi e sheh veten si luftëtarët e lirisë që janë në konflikt me një komb i cili i mban të burgosur në territorin e tyre. Megjithatë, e kujt është toka? A nuk flet Bibla dhe Kurani se Perëndia ia ka dhënë atë hebrenjve (Sura Al-A’raf, 7 vargjet 133-138, Jozueu 1:1-5)?

Për ta plotësuar më tej këtë pamje komplekse, Musab Hasan, djali i sheikut Jusef, një themelues i Hamasit kohët e fundit, shpalli vendimin e tij për të ndjekur Jezusin sikurse përshkruhet në Bibël.

Musab u trondit kur zbuloi se Hamasi ushtronte terror dhe se nuk turpërohej aspak kur torturonte dhe vriste anëtarët e tij. Çfarë lloj lirie propagandojnë ata? Jezusi ka urdhëruar që ta duam armikun tonë,- sfidoi Musab një nga drejtuesit e lëvizjes së rinisë islamike në Gaza, për të zbuluar më shumë për këtë mësim unik dhe të çuditshëm (1, 2).

Duajeni armikun! Ku qëndron drejtësia këtu?

Si mundet Jezusi t’i urdhërojë ndjekësit e tij të falin mëkatarët dhe t’i duan ata? A nuk do të ishte kjo një e padrejtë e madhe? Me të vërtetë do të ishte nëse nuk do të ishte për atë që thotë Perëndia në Tevrat:

Mua më përket hakmarrja dhe shpërblimi; do të vijë koha dhe do t`u merren këmbët! Sepse dita e gjëmës së tyre është e afërt, dhe gjërat e përgatitura për ta shpejtohen të vijnë’.
(Ligji i Përtërirë 32:35)

Dënimi duhet të vijë për shkak të drejtësisë. Por, është vetë Perëndia që do të dënojë me mënyrat e Tij. Në fakt, Ai tashmë e ka bërë këtë në atë masë që ne në mënyrë të drejtë të duam armiqtë tanë këtu dhe tani sepse dënimi i tyre u krye nga Jezusi Mesia.

Kuptimi i Mesisë

Edhe kurani e quan Jezusit ‘al Masih’,’Mesia’ (Sura Ali Imran, 3, vargu 45). Megjithatë kjo nuk e shpjegon kuptimin e fjalës. As nuk e provon arsyen se pse ky titull iu dha ekskluzivisht atij. Në kundërshtim me këtë mister, Mesia përmbush një rol qendror në zbulesat biblike. Fjala hebraike ka kuptimin ‘i vajosuri’, e përkthyer në anglisht si ‘Krisht’. Termi është përdorur në raste të ndryshme duke treguar për punën e atij që do të vinte, si një hije për Mesinë e fundit. Ai është i zgjedhur nga Perëndia, ai i shpëton njerëzit e tij, ai gjykon armiqtë e Perëndisë dhe do të udhëheqë të gjitha kombet në drejtësi dhe paqe përjetë. Ai përshkruhet si imazhi i Perëndisë, duke jetuar në qiell u bërë njeri i cili mori dënimin që ne e meritonim për mëkatet. (Isaia 9:6-7, 53:1-12, Danieli 7:13-14)

Zbatime Praktike

Lajmi i mirë ështe se paqja ne Gaza është e mundur dhe në të gjitha vendet ku ka konflikt sepse drejtësia është vendosur nga Vetë Perëndia! Por çfarë ndodh nëse plani i paqes së Perëndisë refuzohet? Në Ungjill ne lexojmë:

‘Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit.’
(Romakët 12:18)

Perëndia është jashtë mase bujar dhe ua ofron këtë mundësi të gjithëve por do ta gëzojnë vetëm njerëzit që e pranojnë atë. Falja dhe dashuria mund të jepen vetëm nga ata që i kanë përjetuar ato në jetën e tyre me ndihmën e Perëndisë. Ai i ka fuqizuar qeveritë të mbajnë ligjin dhe rendin dhe me forcë nëse është e nevojshme (Romakët 13:1-8). Autoritetet që i përmbushin qëllimet e tyre do të veprojnë në kurriz të atyre që janë të shtypur. Nëse jo Perëndia do i dënojë ata rëndë në ditën e gjykimit në ferrin e përjetshëm. E njëjta gjë do u ndodhë të gjithë atyre që refuzojnë rrugët e Tij.

Çfarë duhet bërë ndërkohë nga ata qe e kanë pranuar drejtësinë e Perëndisë dhe e kanë përjetuar paqene Tij? Kjo gjendje plotësie dhe mirëqenie nuk varet nga rrethanat por në marrëdhënien që ata kanë me Shpëtimtarin e tyre. Njerëzit, grupet, ose kombet që me kokëfortësi refuzojnë të çlirohen nga burgu i urrejtjes dhe egoizmit të tyre duhet të përballen me mjete të paqes dhe të së mirës (shembull Martin Luter King). Ky mund të jetë një proces i gjatë dhe i mundimshëm i cili mund të mbahet duke mos i hequr sytë nga rruga e Jezusit i cili u ka përgatitur atyre një vend në parajsë. Është shtëpia e tyre reale, e përjetshme, përfundimtare. Qoftë Perëndia i Paqes me ju teksa njihni më shumë Drejtësinë e Tij.

Për më shumë informacion, pyetje dhe komente ju lutemi kontaktoni autorin.


Përktheu: Luka
Artikulli në gjuhën angleze: "Gaza: No justice - No Peace!"
Përgjigje Islamit faqja kryesore