Gëzuar Krishtlindja myslimanëve!

وَالَّتِي أَحْصَنَتْ فَرْجَهَا فَنَفَخْنَا فِيهَا مِنْ رُوحِنَا وَجَعَلْنَاهَا وَابْنَهَا آَيَةً لِلْعَالَمِينَ

(Përkujto) Edhe atë që ruajti nderin e saj, e Ne e frymëzuam atë me shpirt (barrë) nga ana Jonë dhe atë dhe të birin e saj; bëmë mrekulli për njerëzit. (Surja El Enbija 91)

Krishtlindja festohet çdo vit për të përkujtuar lindjen e Jezus Krishtit. Kurani konfirmon shumë aspekte të kësaj ngjarje shumë specifike. Nëna e tij ishte e virgjër. Lindja e mrekullueshme ishte shpalluar nga engjëjt dhe ka rëndësi botërore. Duket e përshtatshme, prandaj, për t’ua uruar myslimanëve po ashtu Urime Krishtlindja.

Megjithatë, disa myslimanë përjashtojnë pjesëmarrjen në festimet e Krishtlindjës kryesisht për shkak se pohojnë që Jezusi adhurohet si njëri nga tre perënditë. Bibla qartë thekson që Perëndia është në mënyrë unike Një dhe që u bë qenie njerëzore në Jezusin (Ligji i Përtërirë 6:4-5, Zakaria 14:9, Gjoni 1). Ky është mësimi qëndror i përkrahur nga grupet e mëdha të krishterimit. Një nga arsyet kryesore përse besohet të jetë i vërtetë është thjeshtë sepse Bibla thotë kështu. Mund të duket më e lehtë për ta besuar mesazhin e saj sikur të ishin mënjanuar thënie të tilla shokuese. Fakti që ato çdo herë kanë qenë të përfshira në Fjalën e Perëndisë e bën shumë të vështirë të jetë ndryshuar. Sigurisht njerëz të këqinj do t’i mënjanonin pjesët e vështira duke mos i shtuar gjërat “vështirë-për-t’i-besuar’.

Shumica e kundërshtimeve që myslimanët kanë ndaj mësimeve të krishtera përqendrohen në mënyrën se si mund të jenë të vërteta më tepër se arsyet përse janë dhënë. Kjo është e çuditshme sepse besimtarët me gatishmëri pranojnë faktin që Perëndia është përtej të kuptuarit tonë, pa fillim, pa fund dhe i gjithëditur. Si rezultat, është më e rëndësishme të përqendrohemi në të shpjeguarit përse Perëndia u bë njeri në Jezusin sesa si mund ta bënte një gjë të tillë.

Arsyeja e parë për Krishtlindjen: Serioziteti i mëkatit

Mëkatet tona janë shumë më serioze seç mund të mendojmë. A e dini sa mëkate kishin bërë Adami dhe Eva para se Perëndia t’i dëbonte nga parajsa? Vetëm një! Për një akt të mosbindjes të ketë pasoja të tilla katastrofale dëshmon që mëkati është më tepër se një gabim. Sipas Biblës, të mëkatosh është të rebelohesh ndaj Krijuesit duke dashur, menduar apo bërë atë që nuk i pëlqen Atij.

Natyra e vrazhdë e mëkatit bëhet e dukshme po ashtu në mësimet islamike të ‘Shirk-ut’, ku adhurimi i të tjerëve së bashku me Allahun nuk do të falet në ditën e gjykimit. Në mes të manifestimeve të ndryshme të “Shirkut të madh” të listuar nga dijetarët myslimanë janë: Bidja ndaj çdo autoriteti tjetër kundër urdhërimit të Allahut; të shfaqurit e dashurisë ndaj dikujt tjetër përveç Allahut. “Shirku i vogël’ është po ashtu i formave të ndryshme: Besimi në ogurë, të kërkuarit ndihmë nga fallxhinjtë dhe çdo lloj supersticioni; besimi në fuqi të gjërave të krijuara, sikurse të puthurit e gurëve të shenjtë dhe lutja pranë varreve të njerëzve të shenjtë; nderimi i njerëzve si astrologët dhe interpretuesit e ëndërrave me njohurinë e së ardhmes; veprat që bëhen për t’u nxjerr në publik; të qenit i moskënaqur në brendësi me gjendjen e paevitueshme të njeriut të paracaktuar nga Allahu. “Shirku i madh dhe i vogël’ janë shumë rënda por që bëhen lehtë dhe njëra është më e dukshme se tjetra.

Ne do të ofrojmë ilustrim se sa i mjerueshëm është mëkati nga perspektiva e Perëndisë. Kjo është në linjë me Biblën dhe Kuranin që përdorin terme njerëzore, ‘Ai sheh’ për të përshkruar Perëndinë. Përkundër nesh ai di çdo gjë çfarë po ndodh në të vërtetë. Dallimi në të parit është në shkallën e saj dhe jo në lloj. Të themi që fjalët që përshkruajnë Perëndinë kanë kuptim plotësisht të ndryshëm do të bënin çdo bisedë rreth tij të kotë. Më poshtë e keni një ilustrim të gravitetit të mëkatit:

Imagjinojeni një makinë të re të ndritur nga ëndrrat tuaja të jetë e juaja. Një mëngjes ju zbuloni të tmerruar që dikush e ka gërvishtur kapakun e makinës suaj. Ti i pyet fëmijët tuaj dhe del që ishte Amiri 2 vjeçar! Çfarë do të bësh? Nuk do të kishte mënyrë për t’ia sqaruar kuptimin atij se çfarë ka bërë dhe sa do të kushtonte në para, kohë dhe vështirësi për ta rregulluar. Amiri nuk ka mundësi për të kuptuar asgjë nga ato. Ndoshta do të ishte e drejtë që ai të paguante dëmin por kjo do të ishte tërësisht e parealizueshme. A do ta prishje marrëdhënien apo të qëndroje i zemëruar? Jo, gjëja më e mirë do të ishte t’i tregonit atij të mos e bënte sërish, ta qortonit atë sipas moshës së tij. Ju me siguri, do të vazhdoni ta doni atë si çdo herë. Baza me anën e së cilës do ta trajtoni atë me hir dhe mëshirë dhe jo me anë të drejtësisë është që j vetë do të paguani dëmin që ai e ka bërë.

Arsyeja e dytë për Krishtlindjen: Madhështia e dashurisë së Perëndisë për ne

Njëjtë si në ilustrimin tonë, Perëndia i cili është i shenjtë dhe i përsosur e vështron mëkatin tonë si diçka të tmerrshme, një borxh që ne nuk mund ta paguajmë. Nuk ka shumë kuptim për të na pyetur ne sepse ne pak kemi ide çfarë kemi bërë nga perspektiva e tij. Të mendojmë që në një mënyrë të qenit të mirë do të na bënte në rregull para Perëndisë do të ishte njëjtë sikurse Amiri të qëndronte si engjëll për dy minuta në ‘karrikën e pushimit’ pasi t’i jetë treguar sa do të kushtonte për të rregulluar makinën. Një ofertë e tillë e mirë nuk do t’i paguante shpenzimet e juaja apo të rregullonte makinën.

Perëndia na do dhe si rrjedhojë do të na i falë mëkatet tona. Mirëpo, drejtësia e Tij kërkon dënimin tonë që është ndarja e përjetshme prej Tij. Kryqi është vendi në të cilin Perëndia ka përmbushur të dy karakteristikat. Për shkak të dashurisë për ne Ai u bë njeri në Jezusin që vdiq në vendin tonë për të na e marrë dënimin që e kemi merituar por që ishte e pamundur ta paguanim. Turpi i shkaktuar nga rebelimi ynë ishte larguar me anë të gjakut të Jezusit. Nderi i Perëndisë qe restauruar nëpërmjet sakrificës së përsosur të përmendur tërthorazi si në Bibël ashtu edhe në Kuran! (Numrat 19:1-10 krahasuar me Suren El Bekare, 67-74).

Ka qenë vullneti i Perëndisë për të vendosur Drejtësinë nga vetë Ai! Një vend në qiell që është i garantuar për ata që e ndryshojnë mendjen e tyre dhe besojnë në Jezusi! Ai është arsyeja përse Perëndia është gati të na falë dhe pse ndjekësit e Jezusit në kthim i falin ata që mëkatojnë ndaj tyre. Nga falënderimi dhe në fuqinë e Tij ata bëjnë vepra tumira, përfshirë edhe ndaj armiqve të tyre. Sjellja e ndryshuar e ndjekësve të Jezusit e fton këdo të pranojë mënyrën e Perëndisë lidhur me ballafaqimin me drejtësinë. Ata që e zbatojnë drejtësinë me anë të mjeteve të tyre do të dënohen përfundimisht në ditën e Gjykimit. Paqja është e arritshme për ata që e kënaqin Perëndinë duke e pranuar vullnetin e Tij. S’është çudi që engjëjt iu shpallën barinjve në natën kur Shpëtimtari u lind:

“Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij.” (Luka 2:14)

Dashuria për nga definicioni është e lidhur me lirinë e zgjedhjes. Ne mundemi ose të pranojmë apo të mohojmë ofertën e mrekullueshme të Perëndisë. Nuk do të duhej ta hidhnim tutje, për faktin se nuk e kuptojmë si ndodhi. Një argumentim i tillë është kontradiktor me mësimet rreth Perendisë në përgjithësi dhe me pasazhet sikurse tek Eksodi 3:2-4 dhe Suren Ta Ha, 11-13. Atje përshkruhet që Moisiu e dëgjoi Perëndinë t’i fliste atij nga brendësia e zjarrit. Nëse ai e kishte kufizuar veten brenda një zëri dhe zjarri në të kaluarën Ai me siguri mundet të trupëzoj veten në qenie njerëzore për të na sjellë prapa në marrëdhënie me Të! Miku im mysliman, le t’i hapë Perëndia sytë e zemrës tuaj dhe le të të mundësojë të kesh në të vërtetë Gëzuar Krishtlindja!

Për të kuptuar më shumë ju lutem kontaktoni autorin.


Shkruan: Oskar
Përktheu: Luka
Artikulli në gjuhën angleze: “Merry Christmas to Muslims?”
Përgjigje Islamit faqja kryesore