Skica e besimeve themelore krishtere
Krishterimi
Sot fjala krishterim ka disa kuptime. Sjell në mendjen tonë shumëllojshmëri mendimesh dhe kujtime, të ndryshme për secilin person. Për disa, sjell në mendje ngjarje të caktuara historike, siç janë kryqëzatat, inkuizicioni spanjoll apo gjyqet ndaj shtrigave. Të tjerët mund të mendojnë për kishën, adhurimin ndaj Perëndisë dhe të shkuarit në qiell. Për disa të tjerë, mund të jetë një kujtues i skandaleve te fundit në mes ungjilltarëve të televizionit. Sido që të jetë perceptimi ynë i krishterimit, ajo është e bazuar në përvojën dhe njohurinë që kemi ndaj saj. Për shumë njerëz, kjo përvojë mund të përfshijë dëgjimin nëpërmjet medieve (p.sh. TV, gazetave), të shkuarit në kishë, të folurit me miq dhe të afërm apo të vëzhguarit e atyre që e quajnë vetën të “krishterë”. Si rrjedhojw, shumë njerëz nuk kanë mjaft njohuri ndaj krishterimit nga të lexuarit e Biblës. Meqë kjo konsiderohet nga shumica e njerëzve të jetë e rëndësishme për krishterimin, të fituarit e një kuptimi se çka thotë ajo është ndihmëse në formimin e një pikëpamje më të plotë të krishterimit. Prandaj është qëllimi im të prezantoj dhe diskutoj tema të ndryshme që mund të mos dihen nga burime të tjera veçse Biblës.
Dua të theksoj që për dikë të arrij të kuptoj më mirë krishterimin me anë të njohjes së Biblës, nuk ka shumë rëndësi nëse ai person e konsideron Biblën të jetë e vërtetë. Në të vërtetë, njëlloj si të fituarit e një kuptimi ndaj çdo religjioni, është e rëndësishme vetëm për të kuptuar që ndjekësit e saj i konsiderojnë librat e shenjtë të jenë të vërteta. Kjo nënkupton, ata vetëm diskutojnë çfarë Bibla thotë pa përpjekje për të bindur dikë të besoj që Bibla është e vërtetë.
Mesazhi themelor i Biblës
“Shumë njerëz e parafytyrojnë Perëndinë të qëndroj me komoditet në një fron distant, në largësi, i ftohtë, i pa interesuar dhe indiferent ndaj nevojave të të vdekshmëve, përderisa, mund të ndodh që mund ta nxisin atë të merr masa për interesin e tyre.” (1)
Kjo me siguri nuk është Perëndia që Bibla e portretizon. Ky seksion do të flet për mesazhin themelor të Biblës dhe me siguri që Perëndia është pjesë e këtij mesazhi themelor. Njeriu është elementi tjetër thelbësor të cilin Bibla e përmend në vazhdimësi. (Vini re që njeriu këtu nënkupton njerëzimin, përfshirë këtu burrin dhe gruan). Gjithsesi, Bibla nuk ka të bëjë thjeshtë vetëm më njeriun dhe Perëndinë, porse ka të bëjë me marrëdhënie në mes të njeriut dhe Perëndisë. Prezantuar thjeshtë është ngjarja e Biblës ajo që e përshkruan këtë marrëdhënie.
Në fillim …
Në fillim Bibla flet rreth Perëndisë së përkryer që krijoi gjithçka. Ai e krijoi njeriun dhe njeriu qe krijuar në imazhin e vetë Perëndisë (Zanafilla 1:27). Njeriu ishte si Perëndia në kuptimin që qe krijuar pa defekt. Si rrjedhojë, njeriu dhe Perëndia përjetuan një marrëdhënie të përkryer.
Të gjithë u larguan
Meqenëse njeriu qe krijuar sipas imazhit të Perëndisë, ai kishte vullnetin dhe si rezultat lirinë për të zgjedhur. Njeriu mbështetur në vullnetin e tij të lirë, zgjodhi të shkonte rrugës së tij, në vend që të shkonte udhës së Perëndisë. Bibla thotë që çdo person e ka bërë këtë. “Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet,” (Isaia 53:6). Kjo është e njëjtë me fëmijën që largohet nga shtëpia, analogji e bërë në shëmbëlltyrën e djalit plëngprishës (Luka 15:11-32). Imagjinoni një fëmijë tre vjeçar që u thotë prindërve të tij që ai ka vendosur të lëshoj shtëpinë dhe të gjej udhën e tij në jetë. Ndonëse i pafuqishëm për të mbijetuar pa prindërit e tij, ai ende zgjodhi të largohej. Njëjtë, Bibla thotë që njeriu në të vërtetë nuk mund të bëjë gjë pa Perëndinë, për më tepër që ka vendosur të ndjek udhën e tij në vend të Perëndisë.
Mëkati
Termi që Bibla përdor për zgjedhjen e rrugës sonë në vend të asaj të Perëndisë është mëkat. Kjo është ajo që e ndan njeriun nga Perëndia; “mëkatet tuaja kanë bërë të fshihet fytyra e tij prej jush, që të mos ju dëgjojë më” (Isaia 59:2). Romakëve 6:23 thotë që “paga e mëkatit është vdekja.” Njeriu është frymwrisht i ndarë nga Perëndia dhe vdekja i pason si rezultat i mëkatit të tij.
Sikurse një degëz e ndarë nga vreshti (Gjoni 15:5), njeriu mund të duket i gjallë për një kohë, por në të vërtetë, në një kuptim domethënës, ai është i vdekur për shkak se e ka ndarë veten nga burimi i jetës.
Çfarë mund të bëjë njeriu për t’u kthyer te Perëndia?
Meqenëse njeri e ka thyer marrëdhënien e përkryer me Perëndinë e përkryer, ai është frymërisht i vdekur dhe i ndarë nga Perëndia. Si mundet njeriu ta shpëtoj veten nga kjo situatë serioze? Shumë njerëz që ndjehen të ndarë nga Perëndia përpiqen ta restaurojnë këtë marrëdhënie duke bërë gjëra, siç është pjesëmarrja në aktivitetet religjioze, të jetuarit e një jete të mirë, të dhënit lëmoshë apo të jetuarit me anë të disa standardeve të caktuara. Sidoqoftë, Bibla thotë që është e pamundur për njeriun të shpëtoj veten e tij (Mateu 19:25-26). Nuk ekzistojnë gjëra të tilla të mira që njeriu mund të bëjë të restauroj marrëdhënien e tij me Perëndinë (Efesianvëe 2:8,9, Titi 3:5). Lënë për veten e tij, njeriu është përjetësisht i ndarë nga Perëndia.
Çfarë bën Perëndia?
Në anën tjetër, Perëndia dëshiron të restauroj marrëdhënien e përsosur të njeriut me të. Sipas 1 Timoteut 2:4, Perëndia do të gjithë njerëzit të shpëtohen dhe Ezekieli 33:11 thotë që Perëndia nuk kënaqet në vdekjen e atyre që largohen nga ai. Atëherë çfarë bën Perëndia?
Në mënyrë që të përjetoj një marrëdhënie të përkryer me Perëndinë, njeriu duhet së pari të bëhet i përkryer, sepse Perëndia është i përkryer (Mateu 5:48). Por njeriu tashmë është njollosur me papërsosshmëri për shkak të vendimit të tij të ndahet nga Perëndia. Perëndia duhet ta çliroj njeriun nga mëkatet e tij para se të restaurohet marrëdhënia.
Bibla thotë që Perëndia u bë njeri (Gjoni 1:14) dhe bëri jetë pa asnjë mëkat, ndonëse ishte i tunduar në çdo mënyrë si njeri (Hebrenjve 4:15). Emri i tij qe Jezus. Edhe pse Jezusi ishte i vetmi njeri që nuk mëkatoi ndonjëherë dhe që nuk u nda nga Perëndia, ai në mënyrë të vullnetshme e dha jetën e tij:
“Prandaj Ati më do, sepse unë e lë jetën time që ta marr përsëri. Askush nuk mund të ma heqë, por e lë nga vetja; unë kam pushtet ta lë e pushtet ta marr përsëri; ky është urdhri që kam marrë nga Ati im.” (Gjoni 10:17-18).
Ai e lejoi veten të kryqëzohej dhe madje mori mëkatet e tërë botës në mënyrë që marrëdhënia në mes të Perëndisë dhe njeriut të mund të restaurohet:
“Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të.” (2 Korintasve 5:21).
“Sepse edhe Krishti ka vuajtur një herë për mëkatet, i drejti për të padrejtët, për të na çuar te Perëndia.” (1 Pjetri 3:18).
Kështu Perëndia krijoi rrugën për njeriun të jetë i përkryer para tij. Jezusi pagoi dënimin e mëkatit të vdekjes dhe ndarjes për njeriun në mënyrë që ai të mos kishte nevojë.
Marrja e dhuratës së Perëndisë
Në këtë mënyrë Bibla thotë që gjithë njerëzit janë restauruar me Perëndinë për hir të asaj ç’ka Jezusi ka bërë? Jo. Romakëve 6:23 thotë që “dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë.” Është sikurse një njeri në një cep të rrugës ofron një faturë 10 dollarëshe. Për t’u bërë dhjetë dollarë më i pasur, njeriu duhet t’i marrë paratë. Është akti i të marrit të parave që kërkohet. Në të njëjtën mënyrë, Bibla flet për marrjen e dhuntisë së jetës së përjetshme nga Perëndia (përjetësinë me Perëndinë). Vargjet e mëposhtme sqarojnë si arrihet kjo:
“Por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij, të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia.” (Gjoni 1:12-13)
“...po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.” (Romakëve 10:9-10)
Siç duket, besimi në Jezusin është thelbësor për të pranuar dhuntinë e Perëndisë. Por besimi në këtë rast nënkupton më tepër se vetëm intelektualist të formosh një sistem besimi. Kur Bibla thotë “beso në zemrën tënde”, propozon një tip më te thellë besimi, një lloj që do të ndikoj në mënyrën si një person jeton. Është një akt besimi në Jezusin për të bërë atë që ai tha do ta bënte. Jezusi thotë,
“Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe të hapë derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua.” (Zbulesa 3:20).
Kështu, e tëra që njeriu duhet bërë është të kërkoj dhe Krishti do të vijë në jetën e tij.
Shënim
1. John R.W. Stott, Basic Christianity, Inter-Varsity Press, Illinois, 1971, fq. 11
Për ta përmbledhur shpejt, Bibla na ofron mesazhin e mëposhtëm:
Hapi 1
Perëndia e krijoi njeriun sipas imazhit të tij dhe kishte marrëdhënie të përkryer me të.
Jezusi tha, … unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk (Gjoni 10:10b)
"... kemi paqe me Perëndinë nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë.
Hapi 2
Njeriu zgjodhi rrugën e tij në vend të rrugës së Perëndisë. Si rrjedhojë e largimit të njeriut nga Perëndia (mëkati), ai e ka ndarë veten nga Perëndia dhe është frymërisht i vdekur.
... mëkatet tuaja kanë bërë të fshihet fytyra e tij prej jush, që të mos ju dëgjojë më. (Isaia 59:2)
Bazuar në veten tonë, nuk ekziston ndonjë mënyrë për të fituar perfeksionimin e nevojshëm për të ngritur urën mbi humnerë për tek Perëndia. Nëpër shekuj, njerëzit janë përpjekur në shumë mënyra... pa sukses.
Veprat e mira nuk do ta bëjnë … as religjioni … as paraja … as morali … as filozofia …
"Është një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në rrugët e vdekjes." (Fjalët e urta 14:12)
Hapi 3
Zgjidhja e Perëndisë: Kryqi
Jezus Krishti është e vetmja përgjigje ndaj këtij problem. Ai vdiq në kryq dhe u ngrit nga varri, duke e paguar dënimin për mëkatet tona dhe duke ngritur urën mbi humnerën që ekzistonte në mes të Perëndisë dhe njeriut. Kjo si rrjedhojë e restauron njeriun me Perëndinë në një marrëdhënie të përkryer.
Sepse edhe Krishti ka vuajtur një herë për mëkatet, i drejti për të padrejtët, për të na çuar te Perëndia ... (1 Pjetri 3:18).
Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri. (1 Timoteut 2:5)
Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne. (Romakëve 5:8)
Hapi 4
Përgjigja jonë
Njeriu duhet ta pranoj këtë dhuratë në mënyrë që ta ketë jetën e përjetshme me Perëndinë. Kjo thjeshtë nënkupton t’i kërkosh Perëndisë dhuratën e tij duke besuar që Ai do ta bëjë bazuar në atë që Bibla thotë:
Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Ai që e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen në gjyq, por ka kaluar nga vdekja në jetë. (Gjoni 5:24)
A ekziston ndonjë arsye pse nuk do të duhej të kaloje në anën e Perëndisë dhe të jesh i sigurt për jetën e përjetshme?
Si ta pranosh Krishtin:
1. Prano nevojën tënde (Unë jam mëkatar).
2. Ji i gatshëm të largohesh nga mëkatet tuaja (pendohu).
3. Beso që Jezus Krishti vdiq për ty në kryq dhe u ngrit nga varri.
4. Me anë të lutjes, ftoje Jezus Krishtin të hyjë brenda teje dhe të kontrollojë jetën tënde nëpërmjet Frymës së Shenjtë (pranoje atë si Zotin dhe Shpëtimtarin e jetës tënde).
Çfarë të lutesh:
I dashuri Zoti Jezus,
E di që jam mëkatar dhe kam nevojë për faljen tënde. Besoj që ke vdekur për mëkatet e mia. Unë dua të largohem nga mëkatet e mia. Unë të ftoj tani të hysh në zemrën dhe jetën time. Dua të të besoj dhe të të ndjek Ty si Zotin dhe Shpëtimtarin e jetës sime.
Në emrin tënd. Amen.
Siguria e Perëndisë për jetën e përjetshme
Në qoftë se e ke bërë këtë lutje dhe i beson Krishtit, atëherë Bibla thotë që mund të jesh i sigurt që e ke jetën e përjetshme.
"...Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet (Romakëve 10:13)
“Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush.” (Efesianëve 2:8-9)
Duke e pranuar Krishtin, ne lindemi në familjen e Perëndisë nëpërmjet aktit të mbinatyrshëm të Frymës së Shenjtë që banon tek çdo besimtar … kjo quhet regjenerim apo “lindje e re.”
Përktheu: Luka
Artikulli në gjuhën angleze: “Outline of the Basic Christian Belief”