Çfarë besojnë të krishterët

 

Shtatë gjëra rreth Perëndisë

1. Ne besojmë që ekziston vetëm një Perëndi unik. Është shkruar: (Ligji i Përtërirë 6:4) Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm.

2. Perëndia është Krijues i çdo gjëje, i këtij universi të pafund. Çdo gjë është krijuar nga Fjala e tij. Është shkruar: (Zanafilla 1:3)  Pastaj Perëndia tha... Dhe drita u bë. Fjala e tij është e fuqishme.

3. Si mundemi ne si qenie të krijuara të dimë gjë rreth Perëndisë? Si mundemi ne krijesa të vockla të dimë gjë rreth mendimeve të tij?

Ne mundemi – por vetëm për hir se Perëndia ka zgjedhur të na zbuloj diçka rreth vetes së tij. Ai është Perëndia i Zbulimit. Është shkruar: (Ligji i Përtërirë 29:29). Gjërat e fshehta i përkasin Zotit, Perëndisë tonë, por gjërat e shfaqura janë për ne dhe për bijtë tanë për gjithnjë, me qëllim që të zbatojmë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji.  

Çfarë na ka zbuluar ne Perëndia?

4. Ai është i Shenjtë – i pastër – nuk mund të ekzistoj absolutisht e keqja në të apo me të. Ai nuk ka të bëjë asgjë me mëkatin, apo me të menduarit e gabuar, apo me të ligën. Është shkruar: (Habakuku 1:13) Ti i ke sytë tepër të pastër për të parë të keqen dhe nuk e shikon dot paudhësinë.

5. Ai është i Drejtë –që do të thotë të gjitha paudhësitë do të dënohen. Ndonjëherë njerëzit ngatërrohen në këtë pikë. Drejtësia nuk është e njëjtë si mëshira. Drejtësia nënkupton nëse ti e thyen ligjin , do ta paguash dënimin.

Perëndia nuk bën kompromis me natyrën e tij të Shenjtërisë. Ai dënon çdo paudhësi.

Nuk është se Perëndia i vendos të gjitha veprat tona të mira në një anë të peshores dhe veprat tona të këqija në anën tjetër të peshores për të parë cila anë është më e rëndë. Për të marrë një shembull: Nëse unë do të vrisja vëllanë tënd, ai do të ishte një gjyqtar i drejtë sikur të thoshte, “Është në rregull. Mund ta lejojmë atë të lirë. Ai ka bërë shumicën e kohës të mira gjatë jetës së tij.” Perëndia nuk i mbyll sytë ndaj paudhësisë. Ai nuk e toleron atë.

Por a nuk e di Perëndia që ne të gjithë jemi pluhur? Që kemi tendencë për të gabuar? Nuk ekziston njeri apo grua e përsosur. Po, ai e di. Por a nënkupton kjo që gabimet tona nuk çojnë peshë për Perëndinë? Perëndia është i shenjtë dhe i drejtë, ashtu që tek Ai ato peshojnë rëndë. Nëse e kuptojmë këtë, atëherë do ta kuptonim që jemi në një situatë të rëndë.

Nëse do të ishim të sinqertë për të menduar – cili prej nesh nuk ka pasur një mendim egoist apo të gabuar? Apo të mos ketë gënjyer ndonjëherë? Kush mund të thotë që ka një zemër të pastër para Perëndisë së Shenjtë?

Edhe nëse do të ishim në gjendje për të jetuar pa bërë ndonjë gabim tani – por çfarë me të kaluarën tonë? Mos vallë Perëndia ka kujtesë të dobët? Mos ndoshta të bërit vepra të mira i fshin të gabuarat? Jo.

Çdo njëri prej nesh e meriton gjykimin e Perëndisë dhe zjarrin e ferrit. Nuk është vetëm çështje e të bërit një lutje, “Më vjen keq. Do të përpiqem të veproj më mirë herën tjetër.” Në këtë situatë nuk do të kishte drejtësi. 

Një shembull: nëse unë do vozisja në të kuqen dhe polici më ndalon, a do të vlente për të thënë, “Por shoku polic, unë kam hyrë në të jeshilen tërë jetën tim!” Nëse ky argument nuk do të vepronte me një polic, sa më pak do të funksiononte me një Perëndi të Shenjtë dhe të Drejtë! Është shkruar: (Romakëve 6;23) Paga e mëkatit është vdekja.

Fatmirësisht për secilin prej nesh, ky nuk është fundi i tregimit.

6. Perëndia është i Plotfuqishëm – Perëndia mund të bëj çdo gjë që do. Është shkruar: (Jeremia 32:17) Ah, Zot, Zot! Ja, ti e sajove qiellin dhe tokën me fuqinë tënde të madhe dhe me krahun tënd të shtrirë. Nuk ka asgjë tepër të vështirë për ty.

Fuqia e tij nuk ka limite – kufij.

Perëndia është i qëndrueshëm. Perëndia nuk është kontradiktor – Ai nuk e kontradikton shenjtërinë e tij apo drejtësinë. Ai nuk e dhunon ligjin e tij.

Më lejoni t’ju bëj një pyetje: “Si arrin të njohësh dikë?” Ti mund të thuash diçka kundër të tjerëve nga mënyra si duken. Por ti nuk mund të dish çfarë mendojnë ata, çfarë është në zemrat e tyre. Ne duhet dëgjuar fjalët e një personi. Fjalët e tyre tregojnë çfarë ka në brendësi të zemrave të tyre, atë që e mendojnë në mendjen e tyre. 

Nëse do të doja t’i komunikoja dëshirat e mia për ju, ka disa mënyra për ta bërë këtë. Unë mund t’ua dërgoj një letër duke ua shkruar mendimet e mia. Ju mund ta lexoni. Por ju mund të keni pyetje apo të mos kuptoni gjë. Një mënyrë më e mirë është ta dërgoj letrën me një mik të mirë, me anë të dikujt që me njeh mirë. Miku im do të ishte në gjendje të shpjegoj diçka nga ajo që unë them. Por ende më mirë, unë ju telefonoj dhe ju mund të flisni me mua drejtpërsëdrejti. Për më e mira nga gjithë, unë vij personalisht tek ju dhe takohem me ju sy për sy.

Fjala e Perëndisë e soli universin në ekzistencë. Fjala e tij është e fuqishme përtej të kuptuarit tonë. Ai do që ne ta njohim atë. Perëndia e dha Fjalën e tij të shkruar në ligj. Ai i dërgoi profetët të shpjegojnë dhe qartësojnë Fjalën e tij. Është shkruar: (Hebrenjve 1:1) Perëndia, mbasi u foli së lashti shumë herë dhe në shumë mënyra etërve me anë të profetëve.

Perëndia është aq i fuqishëm sa asgjë nuk është e pamundur – nëse Perëndia do të donte, Fjala e tij në fakt mund të vijë tek ne, sy për sy. Fjala e tij mund të bëhet njeri.

7. Perëndia është DASHURI – Perëndia na do dhe do që ne ta njohim atë – prandaj dhe Fjala e tij u bë njeri.

Është shkruar: (Gjoni 1:1, 14) Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi... Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë.

Jezusi është Fjala e Perëndisë. Fjala e pastër dhe Fjala e Shenjtë e Perëndisë.

Kujtoni Abrahamin dhe të birin e tij?  (Zanafilla 22:1-14) Abrahami donte t’i bindej Perëndisë. Ai e mori të birin për ta sakrifikuar dhe në rrugë e sipër i biri e pyet, “Ja zjarri dhe druri, po ku është qengji për sakrificën?” Abrahami u përgjegj: "Djali im, Perëndia do ta sigurojë vetë qengjin për sakrificën.” Abrahami e vendosi birin e tij në altar dhe qe gati për ta flijuar kur Perëndia e thirri, “Abraham! Mos e zgjat dorën kundër djalit dhe mos i bëj asnjë të keqe. Tani e di mirë që ti i trembesh Perëndisë, se nuk më ke refuzuar birin tënd, të vetmin bir që ke. Atëherë Abrahami ngriti sytë dhe shikoi; dhe ja prapa tij një dash i zënë për brirësh në një kaçube. Kështu Abrahami shkoi, mori dashin e tij dhe e ofroi si sakrificë në vend të të birit.”

Bibla e quan Jezusin Qengji i Perëndisë (Gjoni 1:29) kur profeti Gjon deklaroi, “Ja, Qengji i Perëndisë, që heq mëkatin e botës!” Ai na shpengoi ne. Për dashurinë që kishte, Fjala e Perëndisë mori mbi vete gjykimin që ne e merituam.

Por ai nuk qëndroi i vdekur – Ai nuk mundte – Ai u ngrit triumfues – dhe pushtoi vdekjen.

 

Si mund ta njohim Perëndinë? 

Si mund ta njohim Perëndinë? Nuk është gjë e lehtë – kërkon përulje.

Kërkon përulje për të kuptuar që ne jemi pluhur, që kemi zemra të papastra dhe që veprat tona meritojnë ferrin.

Kërkon përulen për të pranuar atë që Perëndia ka bërë: Ai na çliron, na bën të pastër dhe na ofron Frymën e tij për të na ndihmuar të jetojmë në bindje ndaj tij.

Është një gëzim i madh dhe liri e veçantë për të njohur Perëndinë – të vetmin Perëndi, Krijuesin, atë që e Zbulon veten, i cili është i Shenjtë, i Drejtë, i Plotfuqishëm dhe i Dashur.

Ai na thërret jo për t’u bërë shërbëtorë, por fëmijë të tij. Jezusi thotë (Gjoni 15:15) Unë nuk ju quaj më shërbëtorë, sepse shërbëtori nuk e di ç`bën i zoti; por unë ju kam quajtur miq.

Është shkruar: (Gjoni 1:12) Por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e ti.


     Shkruan: Terrell Smith

     Përktheu: Luka

     Artikulli në gjuhën angleze: “What do Christian believe about God?