Krahasimi i Biblës dhe Kuranit

(Si duhet bërë me saktësi)

Nga Samuel Green

 

Bibla dhe Kurani shpesh krahasohen njëra me tjetrën kur të krishterët dhe myslimanët i diskutojnë çështjet mes tyre. Ato në mënyrë tipike krahasohen në mënyrat e cekura më poshtë: 

  • Ruajtja e tekstit
  • Formimi i kanunit
  • Mësimet rreth Jezusit, grave, luftimeve, etj.
  • Saktësia shkencore
  • Kontradiktat

Ky është një lloj i krahasimit që edhe unë vetë e kam bërë në të kaluarën. Sidoqoftë,  kjo në fakt është e pasaktë dhe çorientuese për të krahasuar Biblën me Kuranin. Ekzistojnë dy arsye për këtë.

Arsyeja 1. Konteksti i Biblës dhe Kuranit

Kurani rrotullohet e zhvillohet rreth jetës së Muhamedit. Muhamedi i recitoi fjalët e Kuranit si përgjigje ndaj situatave të ndryshme në jetën e tij, por farë ishin këto situata nuk përshkruhen në Kuran. Kjo nënkupton që Kurani nuk e ofron kontekstin e saj dhe kronologjinë. Njohja e kontekstit të saktë dhe kronologjisë është esenciale për të kuptuar Kuranin. Por për ta njohur këtë kontekst dhe kronologji ju duhet të kërkoni jashtë Kuranit tek traditat islamike – librat sikurse Hadithi apo Sira. Këto libra sigurojnë kontekstin e Kuranit. Shkollari islamik Habib Ur Rrahman Azami e thekson qartë varësinë e Kuranit ndaj Hadithit dhe Sirës.

(I) Është pothuajse e pamundur për ta kuptuar apo sqaruar kuptimin e një numri të madh të vargjeve kuranike nëse mohohen traditat si të pavlera apo jo autentike. (Habib Ur Rrahman Azami, The Sunnah in Islam, fq. 29-31.)  

Bibla, sidoqoftë është mjaft e ndryshme. E ofron tërë kontekstin e saj dhe kronologjinë. Zbulesa e saj fillon me krijimin dhe e tregon ngjarjen pikërisht deri te krijimi i ri, pra periudha e ringjalljes. Kur Bibla jep urdhërime të ndryshme apo e shpall ungjillin, e bën këtë brenda kontekstit që vetë e ka zbuluar. Si rrjedhojë, për të kuptuar Biblën ju duhet vetëm Bibla. Bibla është e vetë-mjaftueshme, sikurse edhe fjala e Perëndisë do të duhej të ishte.  Prandaj të krahasohet Bibla me Kuranin vetëm është çorientuese dhe e gabuar.

Arsyeja 2. Praktikat dhe besimet

Kurani nuk i përmban shumicën e praktikave themelore apo shumë nga besimet e Islamit. Syneti (shembulli i Muhamedit) është komplement vendimtar i Kuranit; aq sa, ka raste të caktuara ku, në fakt, Syneti duket të mbizotëroj mbi Kuranin, për shembull, kur Kurani i referohet tre lutjeve ditore (24:58 dhe 11:116) kurse Syneti i cakton pesë. Në anën tjetër, ka raste nga ditët më  të hershme të Islamit të praktikave të gjithëmbarshme të cilat arrijnë të jenë në kontradiktë me Synetin. Për më tepër, Kurani nuk i bën të hollësishme të gjitha urdhërimet e tij; as ato që konsideron të jenë fondamentale. Kështu e urdhëron faljen, por nuk udhëzon se si duhet të realizohet: forma e faljes kanonike (salah) bazohet kryekëput në Synet. (Cyril Glassé, "Syneti", The Concise Encyclopedia of Islam, fq. 381-382.)

Urdhëri i detyrueshëm për të kryer faljen (adhurim formal, i rregullt) është zbuluar në Kuran siç ishin edhe disa nga elementet e Salah-ut (si Ruku, Sexhde). Por mënyra e duhur e kryerjes së Salah-ut dhe mënyra se si veprimet kryesore të saj duheshin të zbatoheshin, nuk janë përshkruar në Kuran. … Njëjtë Haxhi (pelegrinazhi në Mekë) ishte përshkruar si detyrë religjioze në Kuran por metodat dhe formalitetet e saj nuk ishin të definuara. Profeti vetë e dëshmoi mënyrën e duhur të kryerjes së Haxhit. (Habib Ur Rahman Azami, fq. 10-11.)

Sheriati Islamik është i plotë me mbështetje në Kuran dhe Synet. (Habib Ur Rahman Azami, fq. 5.)

Si, kur dhe çfarë të lutesh, çfarë duhet të bësh në Haxh, rrethprerja, në fakt shumica e praktikave kryesore islamike dhe besimet vijnë nga syneti (praktikat) e Muhamedit. Syneti është esencial në Islam porse nuk vjen nga Kurani por nga Hadithi dhe Sira. Sërish, kështu nuk qëndron çështja me Biblën. Bibla përmban gjithçka një i krishterë ka nevojë. Bibla plotësisht deklaron çfarë Perëndia ka bërë për të na shpëtuar dhe për t’i sjellë lavdi vetvetes dhe në anën tjetër si duhet ne të jetojmë. Është bazamenti për urtësinë tonë dhe që e definon lirinë tonë. Prandaj të krahasohet Bibla vetëm me Kuranin është çorientuese dhe e gabuar.   

Një krahasim më i saktë

Do të duhej të ishte e qartë deri më tani që të krahasohet Bibla me Kuranin është jo relevante sepse përderisa Bibla është themeli i krishterimit, Kurani nuk është themeli i Islamit, por më saktë Kurani është themeluar mbi Kuranin, Hadithin dhe Siran. Nëse doni një krahasim më të ndershëm dhe të saktë në mes të librave të krishterimit dhe islamit atëherë duhet t’i krahasoni librat kryesore të të dy religjioneve.

Disa fakte rreth Hadithit. Fjala “hadith” nënkupton një ngjarje apo lajm rreth diçkaje. Hadithi mund të dallojë në gjatësi nga një fjali deri në një faqe të plotë. Në islam tema kryesore e Hadithit është ajo që Muhamedi bëri dhe tha, që është, Hadithi e përfshin Synetin. Ekzistojnë shumë koleksione të mëdha të hadithit. Prof. Masud-ul-Hasan sqaron cilat janë koleksionet kryesore:

Koleksionet e njohura të Hadithit sipas"Musannaf"[1]  janë koleksionet e:

1.      Al-Buhariut (v.870 p.K) Al-Bukhari [Një koleksion prej 7658 haditheve (ahadithe).]

2.      Muslimi (v. 875 p.K) [Koleksion prej 7748 haditheve.]

3.      Abu Daud (v. 875 p.K) [Koleksiom prej 5276 haditheve.]

4.      Al-Tirmidhiu (v. 892 p.K) [Koleksion prej 4415 haditheve.]

5.      Al-Nasai (v. 915 p.K) [Koleksion pre 5776 haditheves.]

6.      Ibn Maja (v. 886 p.K) [Koleksion prej 4485 haditheve.]

Al-Buhariu                                 Muslimi

... Koleksionet e Al-Buhariut dhe Muslimit radhiten lartë dhe janë të njohura si “Al-Sahihain” që nënkupton autentike dhe autoritative.

Koleksioni më i njohur sipas "Musnad"[2] është koleksioni i Ahmed Ibn Hanbal (v.855 p.K).

Punimet e Shiitëve rreth “Hadithit” nuk ju referohen vetëm çfarë profeti i shenjtë tha apo bëri, ata gjithashtu i referohen atyre çfarë imamët shiitë thanë apo bënë. Punimet e shiitëve rreth Hadithit janë koleksionet e:

1.      Muhamed ibn Jakub Al-Kulluni (v. 939 p.K)

2.      Muhamed Al-Hummi (v. 991 p.K)

3.      Tahir Al-Sharif Al-Murteza (v. 1004 p.K)

4.      Muhamedd Al-Tusi (d. 1067 C.E.) (Prof. Masud-ul-Hasan, History of Islam, vol. 1, fq. 613.)

Ekziston gjithashtu koleksioni i rëndësishëm i Muvata nga Maliku.

Disa fakte rreth Sirës. Sira është biografia e jetës së Muhamedit. Këto ofrojnë kontekstin dhe kronologjinë e jetës së tij, në këtë mënyrë edhe kontekstin dhe kronologjinë e Kuranit. Dy Sirat më të vjetra janë:

  1. Muhamed ibn Ishak (v. 773 p.K) nëpërmjet recensionit të Ibn Hisham (v. 840 p.K), Sirat Rasul Allah. (përkthimi anglisht 798 faqe[3].)
  2. Muhamed ibn Sa'd (v. 852 p.K), Kitab al-Tabaqat al-Kabir, (përkthimi anglisht, 1097 faqe[4].)

Siç mund të lexoni dhe vëreni, ekzistojnë edhe shumë libra të tjerë të rëndësishëm në Islam përveç Kuranit, dhe të gjitha ato janë mjaft më të mëdha se Kurani. Që të dy, Buhariu dhe Muslimi përmbajnë më tepër hadithe se sa 6236 vargjet e Kuranit. Më patë thënë një dijetar ish mysliman islamik që Islami është 10% Kuran dhe 90% tradita (Hadith dhe Sira). Kurani është si korniza e një  fotografie. I përcakton disa kufij, por detajet e fotografisë ofrohen nga traditat.

Ibn Ishak                        Ibn Sa'd

Disa zbatime

1. Shkollarët islamikë që e krahasojnë Biblën me Kuranin duhet të jenë të ndershëm dhe të ndalojnë mashtrimin e njerëzve. Ata duhet të thonë që Kurani vetvetiu është i pamjaftueshëm. Në vend që ta krahasojnë Kuranin me Biblën ata duhet t’i krahasojnë të gjitha librat kryesorë islamikë me Biblën. Nëse e shihni një udhëheqës islamik i cili është  i pandershëm në këtë mënyrë atëherë kini guximin të nxirrni në pah gabimin e tyre.

2. Të krishterët duhet të jenë të kujdesshëm për të mos u mashtruar se krahasimi i Biblës me Kuranin është legjitim. Nuk është. Krishterimi është themeluar nga Bibla por Islami  nuk është themeluar nga Kurani por nga Kurani dhe traditat. Nëse një mysliman ju kërkon t’i krahasoni librat atëherë insistoni në një krahasim të ndershëm që përfshin edhe Hadithin dhe Sirën.

3. Nëse ju nuk jeni të krishterë apo mysliman atëherë kuptoni që Kurani dhe Bibla nuk janë në themel të njëjtë. Kurani nuk manifeston ndonjë kontekst për atë që e thotë apo t’i ketë praktikat themelore të islamit. Këto vijnë nga libra të tjerë. Bibla, në anën tjetër i përmban të gjitha për një besim dhe praktikë të krishterë.

4. Kur ne ju ftojmë të bëheni të krishterë ne në  fakt ju kërkojmë ta pranoni vetëm Biblën.

5. Është e mundur për një të krishter të lexoj dhe të njihet me tërë Biblën, por është shume e vështirë për një mysliman të lexoj dhe të njihet me të gjitha librat kryesorë islamikë sepse janë shumë dhe jo të gjitha janë të përkthyera. Në fakt, shumica e myslimanëve kurrë nuk e kanë lexuar Sirat Resul Allah, të Ibn Ishakut, që është ngjarja më e hershme e jetës së Muhamedit.

 

Shënime

[1] Kur hadithet janë të renditura sipas temës.
[2] Kur hadithet janë të renditura sipas tregimtarit
[3] Ibn Ishak, Sirat Rasul Allah, përkthyer si, The Life of Muhammad, (tr. A. Guillaume), Karachi: Oxford University Press, 1998.
[4] Ibn Sa'ad, Kitab Al-Tabaqat Al-Kabir, (tr. S Moinul Haq) Neë Delhi: Kitab Bhavan, 2 volumes, pa datë.

 

Referenca

Habib Ur Rahman Azami, The Sunnah in Islam, U.K.: UK Islamic Academy, 1995.
Prof. Masud-ul-Hasan, History of Islam, Delhi: Adam Publishers & Distributors, 2002.
Cyril Glassé, The Concise Encyclopedia of Islam, San Francisco: Harper & Row, 1989.

 

   Përktheu: Luka

* Titulli origjinal i këtij artikulli në gjuhën angleze është “Comparing the Bible and the Qur'an