1. Bibla juaj është e korruptuar

 

Është e padobishme ta ndash ungjillin me myslimanët të cilët mendojnë se Bibla është e korruptuar, edhe nëse ai është bindur që ta refuzojë Kuranin, ai kurrë nuk do ta pranojë nënkuptimin e Biblës përderisa ai të sigurohet se ajo ështe e vërtetë. Mbaje në mend se myslimanët besojnë se çdo fjalë në Kuran ishte shkruar nga Perëndia dhe i është dhënë Muhamedit nga engjëlli Xhebril; nuk është për t’u habitur që ata e shohin në atë mënyrë Biblën, të shkruar nga 40 njerëz duke përfshirë edhe kryeministrin (Daniel), peshkatarin (Pjetër), mjekun (Lukën) dhe të burgosurit (Jeremia, Pali) para 2000 viteve si njerëzor dhe të gabueshëm në krahasim. Ta krahasosh Biblën me Kuranin është pasojë që të mos krahasohet ajo me atë. Mirëpo, sikurse ne të gjithë e shohim, është logjikisht e pamundur që Bibla të jetë e korruptuar.

Ne fillojmë me atë që Kurani thotë për Biblën; shumë vargje e konfirmojnë se është Fjala e Perëndisë dhe se nuk është ndryshuar. Ja disa prej tyre p.sh.: sura 5:43 ‘Si kanë ardhur te ju për gjykim kur ata e kanë Torën, ku aty përfshihen urdhërimet e Perëndisë?’, sura 5:44 ‘Ne (Perëndia) e zbuluam Torën, ku është udhërëfyes dhe dritë ....’, sura 5:46 ‘Ne e dërguam Jezusin....duke konfirmuar se çka ishte zbuluar para tij në Torë, dhe Ne ia dhamë atij ungjillin ku është udhërrëfyes dhe dritë....’, sura 5:68 ‘(Judejt dhe të krishterët) nuk kanë udhëheqës përderisa ju i dhatë Torën dhe Ingjillin [Ungjillin]’; sura 4:136 ‘Besimi në Perëndinë dhe lajmëtarin e Tij [Muhamedin], dhe Shkrimin të cilin Ai ia zbuloi lajmëtarit të Tij [Kuranin] dhe Shkrimin që Ai e kishte zbuluar dikur [Biblën]’; sura 10:91 ‘Nëse ju [Muhamed] jeni të dyshimtë në lidhje me atë se çka u është zbuluar juve, atëherë pyetini ata të cilët e lexojnë Shkrimin (që ishte) para jush’; sura 15:9 ‘Ne i kemi zbuluar Kujtesën dhe Kujdesin! Ne me të vërtetë jemi Rrojet e tij [p.sh. Bibla është e rruajtur prej kurruptimit nga Perëndia]’; sura 6:34 ‘Nuk ka asnjë që t’i ndryshojë Fjalët e Allahut’; sura 10:64 ‘Nuk ka ndryshime në Fjalët e Allahut.’

Nëse Bibla është korruptuar, a ishte kjo para apo pas Muhamedit? Nëse përpara, pse Perëndia i thotë Muhamedit t’i drejtohet Shkrimit të korruptuar për udhëheqje, dhe pse ai thotë për Torën dhe Ungjillin ‘është udhëheqëse dhe dritë’ apo më saktë ‘ajo duhet të ketë qenë para se të ishte korruptuar’? Nëse pas, pse muslimanët nuk e pranojnë Biblën, pasi që përkthimet e tashme janë të bazuara mbi dorëshkrimet që Muhamedi i shfrytëzoi?

Nëse ishte korruptuar, a ishte nga judenjt apo të krishterët? Që nga ajo kohë asnjëri nuk flisnin me njëri - tjetrin (sura 2:113 ‘Judejt thonin për të krishterët se nuk ndjekin asgjë (të vërtetë) dhe të krishterët thonin për Judenjt se nuk ndjekin asgjë (të vërtetë), edhe pse që të dy janë lexues të Shkrimit’, gjithashtu shih surën 5:28), si kanë mundur të pajtohen për ndryshimin e secilës Bibël në mënyrë identike? Pse nuk kishte asnjë raport për këto ndodhi, dhe pse askush nuk është munduar që ta ndalojë apo të fsheh origjinalin e Biblës? Librat e Dhiatës së Re janë shpërndarë gjërësisht sapo janë shkruar – ‘Dorëshkrimet në Papirus të Jezusit’ te Mateu 26, të gjetura në Kolegjin Magdalena dhe së fundi të datuara në vitin 68 pas Krishtit të gjetura në Egjipt. Me sa duket Mateu ishte ende i gjallë kur këto ishin shkruar – kështu që pse ai nuk u mundua që t’i korigjojë ato nëse kanë qenë të ngatërruara? Pse të krishterët nuk i kanë larguar ndodhitë poshtëruese sikurse mohimi i Krishtit nga Pjetri (Mateu 26:69-75) ose grindjen e Palit dhe Barnabës (Veprat 15:39)?

Çfarë është dëshmia e Biblës pë vetveten? ‘I gjithë shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia ....’ (2Tim. 3:16); Pjetri i sqaron shkrimet e Palit si Shkrime prej se disa njerëz keqdashës e shtrembëruan mësimin e tij ‘siç bënë edhe me shkrimin tjetër’ (2 Pjetrit 3:16). ‘Ligji u është dhënë nëpërmes Mojsiut’ (Gjoni 1:17) dhe Jezusi tha ‘Shkrimi nuk mund të thyhet’ (Gjoni 10:35). Fjalët e tij janë ‘frymë dhe jetë’ (Gjoni 6:63) dhe Ai i ka fjalët e jetës së përjetshme (Gjoni 6:68). Si mundet dikush që t’i shtojë apo ta heq ndonjë pjesë të Shkrimit kur ballafaqohet me paralajmërimin te Zbulesa 22:18-19 ‘Nëse dikush i shton diçka atij, Perëndia do t’ia shtojë plagët që përshkruhen në këtë libër. Dhe nëse dikush heq ndonjë fjalë nga ky libër profetik Perëndia do t’i heq pjesën e tij nga pema e jetës dhe nga qyteti i shenjtë ....’

Komentatorët e hershëm myslimanë (p.sh. Bukhari, al-Razi) të gjithë ishin pajtuar se Bibla nuk mund të ndryshohet pasi që është Fjala e Perëndisë dhe kanë kaluar disa shekuj para se myslimanët të kenë deklaruar që Bibla është ndryshuar, kur ata i lexuan me kujdes ndodhitë në Kuran dhe e panë që ata ishin ndryshe prej atyre që janë në Bibël. Vargjet janë përdorur për ta mbështetur korruptimin e Biblës të cilat krejtësisht janë keqpërdorur nga myslimanët. Për shembull sura 2:42 ‘E vërteta e ngatërruar me pavërtetësi, apo me dashje e fshehin të vërtetën’ ishte thënë që të vinin te Muhamedi pasi që dy judenj ishin dërguar te ai për gjykim, pasi kishin bërë tradhti bashkëshortore. Judenjt tjerë donin ta testonin atë për të parë nëse ai, si profet i Perëndisë, a e njihte Torën. Kështu që ai e kërkoi Torën dhe i tha një djali që ta lexonte dënimin për mosbindje. Kur djali arriti te Lev.20:10 (‘nëse një njeri bënë kurorëshkelje me një grua tjetër .... që të dy do të dënohen me vdekje’) Judeu i akuzuar për kurorëshkelje e përplasi dorën e tij mbi këtë varg që djaloshi të mos mund ta lexonte (burimet: Abu Dawood 4449 (arabisht) apo 4432 (anglisht)).

Një i largët bërtiti për korruptimin e textit në Bibël. Vargjet e tjera thonë që një grup i judenjve e kanë dëgjuar shkrimin dhe e kanë ndryshuar – por; 1. Ishte vetëm një grup, jo të gjithë njerëzit judenj nëpër mbarë botën ishin të vetëm në Mekë; 2. Ata me siguri kanë pasur një kopje të origjinalit të vërtetë se sa të jenë akuzuar për ndryshimin e tij; dhe 3. Ata nuk e kanë ndryshuar textin e shkruar, ata vetëm i thanë Muhamedit gjëra që nuk ishin të aty, në vend që të çorientojnë atë.

 

2. ‘Çka rreth profecive të Muhamedit në Bibël?’

Kjo është një pyetje e çuditshme për ata që besojnë se Bibla është e ngatërruar. Thuhet se aty duhet të jenë shumë profeci rreth ardhjes së Muhamedit në Bibël por pasi erdh ai judenjt dhe të krishterët i kishin fshirë aq shumë sa kishin mundur. Por pasi që përkthimet tona janë të bazuara në kopjet e dorëshkrimeve shumë shekuj para Muhamedit kjo nuk mund të jetë e vërtetë por miti insiston. Çka rreth ‘profecive’ të cilat nuk janë fshirë?

a.  Sura 61:6 thotë ‘Jezusi biri i Marisë tha, “Unë me të vërtetë jam lajmëtari i Perëndisë për ju, duke e konfirmuar Torën që është para meje dhe duke dhënë lajme të mira për lajmëtarin i cili do të vijë pas meje, emri i të cilit do të jetë Ahmed” . Para se të përgjigjesh, ‘askund në Bibël Jezusi nuk flet për një person të till!’ ty do të të thonë të shikosh te Gjoni 14:16 ‘Unë do t’i lutem Atit dhe Ai do t’ju jap një Ngushëllues tjetër që do të qëndroj me ju....’ Fjala greke për Ngushllimtar është parakletos (fjalë për fjalë, njëri i cili tërhiqet pranë, si një avokat mbrojtës në gjykatën e ligjit). Myslimanët deklarojnë që Gjoni në origjinal shkruajti Periklytos i cili me sa duket është greqisht është ‘I lavdëruari’. Asnjë dorëshkrim i vetëm i Gjonit 14:16 apo 14:26 (ku parakletos është përdorur përsëri) nuk ka periklytos mirëpo një habi se si një gënjeshtër e çiltër nuk u zbulua. Në kontekstin e Gjonit 14 Parakletos duhet të jetë me dishepujt përgjithmonë (v. 16); Ai është Fryma e së Vërtetës (v. 17) i cili as nuk është parë e as nuk është njohur nga bota, por i cili jeton mbrenda besimtarëve; dhe Ai është Shpirti i Shenjtë e cila ua kujton të krishterëve gjithë atë që Jezusi ua kishte mësuar atyre (v. 26). A mund këto gjëra t’i tregojë një qenie njerëzore, Muhamedi?
b.  Zoti erdhi nga Sinai dhe agoi para tyre prej Seirit; Ai shkëlqeu përpara prej Piedestalit Paran me mijëra tenda të të shenjtëve’ (Ligji i Përt. 33:2) dhe ‘Perëndia erdhi prej Temanit, i Shenjti prej Piedestalit Peran’ (Habakuku 3:3). Myslimanët deklarojnë se Mojsiu erdhi nga Sinai, Jezusi nga Seiri dhe Muhamedi nga piedestali Peran, dhe dhjetra prej mijëra i referohen njërës prej betejave të tij ku luftoi me dhjetë mijë ushtarë! Jo vetëm që konteksti është i qartë për Perëndinë dhe askënd tjetër, por interpretimi është i bazuar mbi gjeografin e shekullit të XIX i cili me sa duket Peranin e identifikon me Mekën dhe Temanin me Medinën. Aktualisht Perani është 1000 km larg Mekës ku mund të shihet prej kronikave të shëtitësve izraelitasë, p.sh. Ligji i Përt. 1:1, po ashtu shih te Num. 13 – ku dymbëdhjet spiunët mund ta braktisin Peranin (v. 3), shkuan drejt në Kanan dhe e zbuluan tërë vendin (v. 21-22), prenë pak rrush (v. 23) dhe i sollën në Peran të freskëta (v. 27) përafërsisht për 40 ditë nëse ata kanë udhëtuar 2000 km.?
c.  ‘(Judejt) e pyetën (Gjonin), ‘A je ti Profet?’ Ai u përgjegj, ‘Jo’. Edhe pse myslimanët e refuzojnë dëshminë e Gjonit se Jezusi ishte hyjnor (v. 1, 2, 14, 18, 34, 49) ata qëndrojnë në atë që Profeti që referohet është Muhamedi. Origjina e këtij Profeti kthehet te Ligji i Përt. 18:15 (‘Zoti Perëndia yt do të ngritë një Profet për ju sikurse unë nga mesi i vëllezërve tuaj’) i cili identifikohet qartë për Jezusin te Veprat 3:22. Ndryshimet në mes Moisiut dhe Muhamedit, jo vetëm që Muhamedi nuk ishte Jude dhe u tha se Profeti do të jetë nga vëllazëria juaj (kjo përjashton prejardhjen prej Ismaelit, gjysëm vëllau i Isakut, Zbulesa 16:12 përballë 17:19). Moisiu më shumë krahasohet me Jezusin se sa me Muhamedin: që të dy lindën në varfëri dhe kishte komplote për vrasjen e tyre në fëmijëri (Eksodi 1:15-16,22 v. Mat. 2:13); po ashtu që të dy ishin të shpëtuar (Eksodi 2:2-10 v. Mat.2:13). Që të dy ishin të përgatitur për një periudhë prej dyzet vjet të kohës (dyzet do të thotë kohë biblike për përgatitje): Eksodi 7:7 v. Mat. 4:1); që të dy e çliruan popullin e tyre nga skllavëria (Eksodi v. Gjoni 8:32-36); uji ishte subjekt për të dytë (Deti i Kuq Eksodi 14:21 v. Deti i Galilesë Mat. 8:26); që të dy folën me Perëndinë fytyrë për fytyrë (Eksodi 33:11 v. Mat. 17:3), që të dyve iu shëndriti fytyra (Eksodi 34:29 v. Mat. 17:2); që të dy vdiqën për shkak të mëkatit (Num. 20:12, Isaia 53, Gjoni 1:29, 10:15).

 

3. ‘Të krishterët i adhurojnë tre perëndi’ – dhe ‘Perëndia nuk ka bir’

Triniteti është gjithmonë pengesa më e madhe e pandryshueshme e myslimanëve ndaj Ungjillit dhe devijimi i shumë bisedimeve prej shumë çështjeve produktive. Që në fillim duhet të thuhet që është vetëm një qenie i cili plotësisht mund të kuptojë natyrën e Perëndisë, dhe ky është Vetëvetja. Mirëpo në Bibël janë shumë informata për karakterin e tij tresh. Kurani ka gabuar në portretizimin e Trinitetit si Maria dhe Jezusi si dy perëndi të ndarë përveç Allahut: O Jezus, biri i Marisë! Prej teje u është thënë njerëzimit: Më respektoni mua dhe nënën time si dy perëndi përveç Allahut?’ (sura 5:116); ‘Si mundet Ai ‘[Perëndia] të ketë fëmijë, kur për Atë nuk kishte grua?’ (sura 6:101); ‘Në të vërtetë ata kishin dyshime i cili tha: Allahu është Mesia, biri i Marisë’ (sura 5:17); ’Më tej u dashtë të largohet prej madhështisë së jashtëzakonshme të Tij që Ai të ketë bir’ (sura 4:17). Ky portretizim i krishterëve duke besuar se Perëndia e mori Marinë si gruan e tij dhe ajo dhe foshnja e tyre, Jezusi, u bënë dy perëndi të ndara është si një ofenzivë për të krishterët ashtu edhe për myslimanët, edhe pse është evidenca që sektet heretike të dëbuara në Arabi ishin mësuar në kohën e Muhamedit (e njohur si Mariamia apo Kolorodian). Fatkeqësisht kur themi ‘Jezusi është Biri i Perëndisë’, edhe pse ne nënkuptojmë se ‘Ai është Fjala e pakrijuar e përjetshme e Perëndisë, i barabart në çdo respekt dhe plotësisht hyjnor’, myslimanët në mendjen e tyre e dëgjojnë ‘Perëndia kishte marrdhënie seksuale me Marinë dhe ajo e lindi Jezusin’. Është vitale të mos u thuash që Jezusi është Biri i Perëndisë myslimanëve – kjo nuk e rrezikon ungjillin, pasi që janë shumë mënyra të tjera të afirmimit të hyjnisë së tij pa e përdorur përshtatjen por keqkuptimin e plotë të frazës ‘Bir i Perëndisë’, siç do ta shohim më poshtë.

Shenjat ndihmuese duke përfshirë surën 2:177 i cili në arabisht ibni-sabili e ka kuptimin ‘biri i rrugëve’ por është i përkthyer si ‘udhëtar’- ashtu si Jezusi i cili nuk kuptohet si një bir fizik i Perëndisë, kështu që një udhëtar nuk kuptohet si i atësuar nga rruga, sura 85:22 është mbajtur nga shumica e myslimanëve (suni) që nënkuptohet se Kurani është i pakrijuar, ekziston me Perëndinë që nga fillimi. Nëse fjala e Perëndisë Kurani është i përjetshëm dhe i pakrijuar, pse atëherë është problem që Jezusi, Fjala e Perëndisë të jetë i përjetshëm dhe i pakrijuar? Në të vërtetë nuk mund të jetë që Fjala e Perëndisë të mos ketë ekzistuar kurrë pasi që në brendësi është një pjesë e Perëndisë. Interesant, sura 4:171 thotë që Jezusi është një Fjalë prej Perëndisë dhe Shpirti i tij, edhe më tutje Shpirti (në arabisht Ruhim Minh) është identifikuar si thelbi i Vetë Perëndisë (sura 2:253 ‘Ne e mbështetëm [Jezusin] me Shpirtin e shenjtë’, 12:87, 58:22).

Në Kuran Jezusi ka atribute të cilat asnjë qenie njerëzore nuk mund t’i ketë: Ai u lindë nga një virgjëreshë (sura 21:91 – kush ishte babai i Jezusit duke u bazuar në Kuran?) dhe ishte i pamëkat (sura 19:19). Si fëmijë ai i bëri zogjët nga balta dhe u fryu jetë atyre, pra dhuntia e jetës është diçka që vetëm Perëndia mund të jep (sura 3:49 – kjo ndodhi në fillim u shfaq në ungjillin heretik të Tomës në shekullin e dytë pas vdekjes). Ai i shëronte njerëzit që ishin të lindur të verbër, i kuronte leprozët dhe i ngriste të vdekurit; Ai kishte njohuri se çka kishte të fshehur në shtëpitë e njerëzve (sura 3:49). Ai kishte fuqi të ndërhynte (sura 3:45 – ‘njërin prej tyre e solli afër Allahut’) pra vetëm Perëndia mund të ndërhyjë (sura 39:44); Ai mund t’i falte mëkatet (sura 61:12), dhe vetëm ai i dinte orët e Gjykimit (sura 43:61)!

Një mysliman mund të përmend se në Bibël Jezusi asnjëherë saktësishtë nuk ka thënë që Ai është Perëndi dhe nuk ka bërë si Perëndi. Mirëpo, të dhënat janë prezantuar dhe ai i lejonte njerëzit ta formojnë mendimin e tyre. Bibla kategorikisht e mohon se ka më shumë se një Perëndi (Ligji i Përt. 6:4 ‘ZOTI Perëndia yt është Një’ – ky varg është theksuar nga Jezusi te Marku 12:29; shih po ashtu Jak. 2:19). Fjala hebreje nënkuptohet si në shumës, p.sh. është përdorur te Zbulesa 2:24 (‘dy do të bëhen një mish i vetëm’) . Perëndia flet në shumës p.sh. ‘Le ta krijojmë njeriun sipas imazhit tonë’ (Zbulesa 1:26) dhe nuk ka ‘ne mbretërojmë’ në hebraisht. Te Zbulesa 1:2-3 ne i shohim të tre Personat e Trinitetit në veprim, Perëndinë, Fjalën dhe Shpirtin, dhe te Mateu 28:19 emrin e Jezusit në të tre Personat.

Jezusi kishte fuqi jo vetëm për të shëruar por edhe për t’i falur mëkatet, dhe ne ende mëkatojmë kundër Perëndisë, i cili ka autoritet për t’i falur mëkatet përveç Perëndisë (Marku 2:7)? Kush tjetër përveç Perëndisë mund të kërkojë që dashuria e jonë për atë duhet të jetë e jashtëzakonshme që të gjitha marrëdhëniet tona të tjera të duket si urrejtje në krahasim (Luka 14:26)? Pasi që Perëndia e bëri Sabatin, vetëm Perëndia mund të jetë Zot i Sabatit, po ashtu Jezusi e përdori këtë emër për vetveten (Marku 2:28). Jezusi e kaloi gjykimin për fatin tonë të përjetshëm (Mat. 25:32, Gjoni 5:22) dhe është me ne përgjithmonë (Mat. 28:20). Ai tha se ai ishte bari i mirë (Gjoni 10:11) po ashtu Perëndia është bariu ynë (Ps. 23:1). Ai është drita e botës (Gjoni 8:12) po ashtu Perëndia është drita dhe shpëtimi ynë (Ps. 27:1) Ai e zbatoi emrin e shenjtë ‘Unë Jam’ të Perëndisë (Eksodi 3:14) për Vetveten (Gjoni 8:58) dhe u gjuajt me gurë për blasfemi. Në gjykimin e tij, kur u pyet nga prifti i lartë nëse ai ishte Biri i Perëndisë (një titull mesianik, por jo titull që vetvetiu proklamonte hyjni, sikurse Jezusi e vë në pah te Gjoni 10:34-36), Jezusi u përgjegj, ‘Unë jam. Dhe ju do ta shihni Birin e Njeriut të ulur në të djathtën e Pushtetit dhe duke ardhur me retë e qiellit.’ (Marku 14:62). Kjo ishte një referencë e drejtëpërdrej te Danieli 7:13-14, Birit të Perëndisë të cilit iu dha i tërë autoriteti dhe të gjithë njerëzit e adhurofshin atë. Kjo ishte një deklaratë e qartë e hyjnisë që ishte e mjaftueshme për dënimin e Jezusit me vdekje. Edhe pse për myslimanët është problem të pranojnë që Jezusi me të vërtetë ka vdekur (shih Pyetjet Vdekjeprurëse 5) aty nuk mund ta mohojnë që Jezusi ishte dënuar përfundimisht me vdekje.

Kur një mysliman thotë nuk mund të ketë Trinitet ai e kufizon Perëndinë, pasi që Perëndia mund të bëjë gjithçka (sura 5:17,19). Në të vërtetë te sura 27:8 ne lexojmë që Perëndia iu shfaq Moisiut në një shkurre duke u djegur (Eksodi 3:2). Nëse Perëndia e ul veten deri në shfaqjen sikurse zjarr, sigurisht se ai mund ta përul veten që të shfaqet si një njeri (Fil. 2:7) – pas të gjithave, një qenie njerëzore është shumë ma shumë se sa zjarri. Pastaj pyetja bëhet jo: Si mundet Perëndia të bëhet njeri, por pse u bë Ai?

 

4. ‘Pse shlyerje? – Perëndia më falë nëse i rrëfej gabimet e mia’

Në islamizëm mëkate janë gabimet të cilat i bëjmë, dhe duke i kërkuar falje Perëndisë ai do të na i falë. Në përcaktimet tona veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija (sura 11:114) – por nëse një burrë e dhunon një grua e pastaj e ndërton një xhami si pendim, si mund t’ia kthejë nderin e gruas? Është vetëm një iniciativë e vogël për të bërë mirë. Nëse jam dënuar për shpejtësi në vozitje, unë nuk mund t’i ikë dënimit sepse s’kam pasur kurrë tiket parkuese. Mëkati e turpëroi Mbretin mbi mbretër dhe pasi që ne jemi skllevërit e Perëndisë (sura 19:30) ne duhet ta respektojmë atë dhe ta pranojmë dënimin për turpërimin që ia bëmë atij. Pa marë parasysh a kemi rrëfyer shumë apo pak mëkate – një gur i vogël zhytet njëjtë në det sikurse një gur i madh sepse që të dy e kanë natyrën e gurit. Në një teatër operativ nuk është me rëndësi se a është ndotur një bisturi nga një apo miliona mikrobe, ai nuk është më steril. Dënimi për mëkatin është vdekja (Ezek. 18:4, Rom. 6:23) dhe Perëndia nuk gënjen (Num. 23:19, Rom. 3:4). Çdo gjë në tokë duhet të zhduket, dhe as mishi e as gjaku nuk mund ta trashëgojë Mbretërinë e Perëndisë (1Kor. 15:50); vetëm Perëndia zgjatë përjetë (sura 55:26-27). Prandaj shlyerja është e nevojshme sepse ne nuk jemi mjaft të mirë që ta fitojmë vendin në qiell me anë të meritave tona.

Perëndia ka urdhëruar që jeta e një kafshe është në gjakun e tij (Lev.17:10) dhe zakoni i sakrificës së kafshëve është një ndihmë vizuele për ta kuptuar shlyerjen – pa derdhjen e gjakut nuk ka falje të mëkatit (Heb. 9:22). Parashtrohet pyetja, si mundet gjaku i qengjit të prishur ta pastrojë një qenie njerëzore, i cili poashtu është i prishur (Heb. 9:9, 10:1, 10:3) – prishja nuk mund ta trashëgojë pavdekshmërinë. I vetmi gjak i cili me të vërtetë ka fuqi që t’i marrë mëkatet është gjaku i pavdekshëm, dhe nëse Perëndia shfaqet në mish njerëzor ai duhet të ketë gjak të pavdekshëm, i cili i vetëm është i mjaftueshëm për t’i marrë mëkatet e botës (Gjoni 1:29).

Në Kuran janë dy të dhëna të rëndësishme për këtë. Te sura 5:27 ne mësojmë që sakrifica e Abelit (me gjak, Zb. 4:4) ishte e pranuar nga Perëndia ndërsa sakrifica e Kainit (perime, Zan. 4:3) nuk ishte e mjaftueshme. Në rradhë të dytë te 37:107 lexojmë që biri i Abrahamit ishte ‘shpërblyer nga një sakrificë momentale’, duke e referuar zëvendësimin nga Perëndia një dash në vend të djaloshit te Zan. 22:13-14. Pse ishte e nevojshme për Perëndinë që të sigurojë një zëvendësim për ta shpëtuar jetën e djaloshit? Edhe më me rëndësi, pse dashi përshkruhet si momental (në arabisht al-Azim – ky është emri i 99 i Perëndisë në Kuran). Si mundet një dash të jetë më i madh se sa një qenie njerëzore, vetëm nëse kjo ishte një përfaqësim i një tërësie sakrificash të mëdha që po vinte, atë të Jezus Krishtit? (Shënim: Kurani e thekson se ishte Ismaili, jo Isaku i cili duhej të sakrifikohej. Kur e diskutojmë këtë me një mysliman mos devijo shumë në çështje se cili nga djemtë e Abrahamit ishte i përfshirë pasi që kjo është një harengë e kuqe. Më me rëndësi është të pyesim pse sakrifica ishte e nevojshme, dhe pse një dash është përshkruar nga një fjalë e cila është titulli i vetë Perëndisë.)

 

5. ‘Jezusi nuk ishte kryqëzuar kurrë’

Në mohimin e kryqëzimit islamizmi e mohon edhe arsyen që Krishti erdhi në tokë! Ky besim krejtësisht varet nga një varg i turpshëm, sura 4:157; [Judejt thanë] “Ne e vramë Jezus Mesinë birin e Marisë, ‘lajmëtarin e Allahut’ – ata nuk e vranë, as e kryqëzuan, por atyre iu duk ashtu; dhe i hapën sytë! Ata të cilët nuk pajtohen rreth kësaj janë në dyshim prej saj; ata nuk kishin njohuri për ta ndaluar ndjekjen e një supozimi; ata e vranë atë jo për ndonjë qëllim’. Edhe pse, kërkon pyetje të ndryshme vendimtare, e jo më pak është se si Muhamedi mund të deklaronte një ndodhi historike e cila nuk kishte ndodhur pas gjashtë shekujsh që ishte dokumentuar nga shumë dëshmitarë. Se Jezusi vdiq në kryq dhe u ngrit nga të vdekurit është pyetje tej ungjilli (‘Kur ata e kryqëzuan atë’ (Mat.27:35); ‘Me një britmë të madhe, Jezusi dha frymën e tij të fundit’ (Marku 15:37); ’Kur erdhën te Jezusi, dhe si panë se ai tashmë kishte vdekur, nuk ia thyen kërcinjtë’ (Gjoni 19:33); ‘Engjëlli iu drejtua grave, ‘Mos kini frikë, se unë e di që ju kërkoni Jezusin, që u kryqëzua. Ai nuk është këtu .... Ai u ringjall’ (Mateu 28:5-7). Sidomos pasazhi i fundit është i rëndësishëm për myslimanët, të cilët i japin vëmendje të posaçme gjërave që engjëjt iu thonë njerëzve.

Të dhënat shtesë biblike për realitetin e kryqëzimit duke përfshirë edhe shkrimtarët pagan Tacitus (‘Krishti e vuajti dënimin ekstrem gjatë mbretërimit të Tiberit’) dhe Lucian Greku (‘Të krishterët e adhuruan të urtin e kryqëzuar’) , apologjetja e krishterë Justin Martyr i referohet ‘Veprave të Ponc Pilatit’ (tash i humbur, por shumica e kanë bërë kronikë vdekjen e Jezusit të cilit i është referuar) dhe shkrimtarët hebrenj Josephus (‘Pilati e dënoi atë që të kryqëzohet dhe të vdesë....’) dhe Babilonasi Talmud (‘Ai u kryqëzua në natën e Pashkëve’) . Të krishterët e parë e përdorën Darkën e Zotit dhe Kryqin si simbole të sakrificës së Zotit të tyre (1Kor.11:23) dhe kurrë nuk dyshuan rreth realitetit të kryqëzimit.

Myslimanët tradicional e kanë mbrojtur atë që një njeri e kishte zëvendësuar në kryqëzim por kjo e hap një kovë me krimba. Zakonisht thuhet se ishte Juda Iskarioti (e pamundur pasi që ai bëri vetëvrasje, Mat. 27:5; Veprat 1:18) apo Simoni nga Kirena (Marku 15:21; e pamundur pasi që ai vinte nga Libia dhe dukej shumë ndryshe nga Jezusi). Pse ishte e nevojshme që të përfshihet një zëvendësues i pafajshëm? Pse njeriu që u kryqëzua nuk bërtiti për gabimin që ishte bërë? Pse Maria e njohu birin e saj (Gjoni 19:26)? Pse Perëndia i mashtroi dishepujt, i cili, Kurani na tregon se ishte i frymëzuar nga Perëndia dhe besoi në Jezusin (sura 5:111), duke menduar në atë që Jezusi kishte vdekur dhe ishte ringjallur përsëri, pasi që kjo i bëri ta kuptojnë që Jezusi ishte me të vërtetë hyjnor (‘i deklaruar me fuqi që të jetë Biri i Perëndisë nga ringjallja e tij nga të vdekurit, Jezus Krishti Zoti ynë’ (Rom. 1:4-5)). Nëse Jezusi nuk ishte Perëndi, ky mashtrim do t’iu kishte shkaktuar dishepujve që ta adhuronin një Perëndi tjetër, i cili është mëkati (dredhia) më e madhe e njohur në islam. Si mundet Perëndia t’i mashtrojë njerëzit e perëndishëm duke i bindur në mëkatin më të kobshëm që mund të imagjinohet – Ai nuk është mashtrues! Problemi tjetër është që nëse një njeri vetëm shfaqet sikurse Jezusi, atëherë ndoshta Kurani nuk i është dhënë Muhamedit por një njeriu i cili dukej si ai. Përfundimisht, nëse teoria e zëvendësimit ishte e saktë, nëse bëj tradhëti bashkëshortore unë mund t’i iki gjykimit duke deklaruar që unë isha duke fjetur me gruan time, por ajo thjesht u duk sikurse një grua e një tjetri, dhe u paraqit në Kuran për një përparësi hyjnore.

Gjëja kryesore rreth këtyre kritikave dhe të tjerave është që ato janë bërë nga myslimanët – në veçanti shkollaret e mesjetes Al-Razi, i cili shkroi komentin ‘përfundimtar’ të Kuranit dhe për islamizmin me siguri është i njëjtë si Luteri apo Akuini për krishterimin. Pasi që edhe myslimani më i vjetër ka probleme me surën 4:157, çka mund të themi ne? Kurani flet për vdekjen e Jezusit në disa vende të tjera si një ngjarje historike, p.sh. sura 3:55 ‘Allahu tha, ‘O Jezus! Unë po të flas ty dhe po të akuzoj ty që të lartësohesh në Mua’, dhe sura 5:117 ‘Unë [Jezusi] isha dëshmitar i atyre për derisa isha në mesin e tyre, dhe kur ti më morre mua Ti u kujdese për mua’. Fjala arabe për ta ‘marr’ (ta-waffa) në këto vargje kuptohet si ‘vdekje’ si dhe në çdo vend tjetër në Kuran ku paraqitet, p.sh. duke iu referuar vdekjes së Muhamedit te sura 10:46 (‘.... apo nëse Ne shkaktuam që ti të vdesësh ....’) . Te sura 19:15 Perëndia i tha Gjon Pagëzuesit ‘Paqja qoftë mbi të në ditën që u lind dhe në ditën që do vdesë, dhe në ditën që do të ringjallet’ dhe te sura 19:33 Jezusi tha, ‘Paqja me mua në ditën që linda, në ditën që do vdes dhe në ditën që do të ringjallem’. Pasi që ne e dimë se Gjon Pagëzuesi kishte vdekur (Marku 6:14-29), me siguri Jezusi duhej të fliste në atë mënyrë.

Sura 3:169 thotë ‘Mos mendoni për ata të cilët janë vrasës në rrugën e Allahut si të vdekurit. E as për ata që janë gjallë’, që nënkuptohet se efekti i të menduarit për ata që i vrasin njerëzit në mënyrën e Perëndisë nuk ishte realizuar, si martirët që ishin kujtuar më shumë për shkak të vdekjes së tyre se sa për jetën e tyre. Sura 8:17 thotë që ‘nuk ishit ju muslimanët të cilët i kthyet ata, por Allahu e bëri’ duke iu referuar betejës që myslimanët luftuan dhe duke e kujtuar atë që Perëndia ishte në kontroll suprem të fitores. Përfundimisht edhe vetë Kurani pohon që është e pamundur për Krishtin të vdiste – ‘I cili mund të bënte çdo gjë kundër Allahut, nëse Ai do të donte ta shkatërronte Mesinë birin e Marisë?’ (sura 5:17). Shpjegimi më i qëndrueshëm i surës 4:157 në dritën e të gjitha vargjeve të tjera është që judenjtë ishin të paaftë që të mburren për atë që e kishin vrarë Jezusin sepse Perëndia ishte në kontroll suprem në lejimin që Biri i tij të vdiste në kryq!

 

6. ‘Kurani përmban deklarata shkencore të cilat vërtetojnë që ishte i frymëzuar nga Perëndia’

Është pohuar që aty ka procese të ndryshme shkencore të sqaruara në Kuran të cilat nuk kanë qenë të njohura në kohën e Muhamedit dhe prezenca e tyre sqaron që Kurani ishte hyjnisht i frymëzuar. Vargjet janë marrë nga konteksti dhe përkthimi i ndrydhur u mundua të që t’i sqarojë këto pika. Në tekstet e shkruara nga shkencëtarë perëndimorë që janë ribotuar në Arabinë Saudite me pasazhe nga Kurani të futura në tekst në pika të ndryshme që të jep impresion që Kurani me saktësi është duke përshkruar diçka që nuk është zbuluar deri tash. Rezultati është që shumica e njerëzve e marrin këtë deklaratë si fakt të vlefshëm, pasi që ata nuk e njohin aq shumë kuptimin e vërtetë të arabishtes apo për burime të mundshme të fakteve shkencore në ditën e Muhamedit.

Shembujt e këtyre deklaratave i përfshinë vargjet të cilat flasin rreth rrënjes së shiut, dhe të tjerat të cilat thonë që uji është nën tokë – konkluzioni – Kurani është duke e përshkruar rrotullimin e ujërave. Një krahasim i këtyre vargjeve në Bibël tregojnë që e njëjta ide ishte shumë kohë para Muhamedit. Një varg tjetër deklaron që malet janë sikurse tenda dhe e parandalojnë tokën prej lëvizjeve. Gjeologët kanë cituar se malet kanë ‘rrënjë’ nëntoke që e mbajnë tokën në paqe, kur është larg realitet parandalimi i tërmeteve, në të vërtetë malet janë ndërtuar si rezultat i aktivitetit të tërmeteve.

Ndoshta shuma më e madhe e shkrimeve nga myslimanët për këtë lami interesohet për shumimin e embrionit njerëzor. Shumë vargje e përshkruajnë se si ne u krijuam nga një pikë fare e cila shpërthen përpara (sura 53:46) prej ‘mesit të palcës kurrizore dhe brinjëve’ (sura 86:7). Myslimanët deklarojnë që është ide krejtësisht e rrejshme që sperma është prodhuar nga vendi i palcës kurrizore që e përcjellë në pjesën e zhvillimit embrionologjik e cila analizohet të jetë afër veshkëve – megjithatë nuk ka asnjë mundësi tjetër të interpretimit të këtij konteksti. Në të vërtetë fizicienti grek Hipokrati mësoi 1000 vjet para Muhamedit që sperma ka kaluar përmes pjesës së veshkëve dhe palcës kurrizore. Disa vargje të tjera thonë që ne jemi zhvilluar në katër faza – një pikë e spermës, një pikë gjaku, një pjesë e mishit dhe një fazë në të cilën eshtrat janë të mbuluar më mish (sura 22:5; 23:13). Duke u munduar që t’i identifikojmë saktësisht këto pika të zhvillimit njerëzor që këto faza janë të lidhura me, shkencëtarët myslimanë e kanë mbishikuar faktin që Galeni, i shkruar në Pergam të Turqisë (Zb. 2:12) në vitin 150 pas Krishtit deklarojnë se qeniet njerëzore kalojnë nëpër këto katër faza të zhvillimit. Shembuj të tjerë mund të jipen nga Kurani dhe Hadithet (thëniet e Muhamedit) të cilat janë ndrydhur për t’i treguar gjërat të cilat janë zbuluar tash shpejt. Në secilin rast të veçantë përfundimisht është demonstruar që këto gjëra në origjinal janë mësuar nga grekët antikë, por në të vërtetë ata ishin njerëz të njohur në Arabi në kohën e Muhamedit. Para vërtetimit që Kurani është frymëzim hyjnor, ata siguruan evidenca tjera që kanë origjinë njerëzore.

 

7. ‘Shikoni në të gjitha shthurjet në shoqërinë e krishterë – Islamizmi është i pastër’

Në fakt shthurja është në saje të numrit të madh të njerëzve që e refuzojnë Krishtin, por shumë myslimanë mendojnë që të gjithë perëndimorët janë të krishterë, ashtu siç ne tundohemi të themi që të gjithë arabët janë myslimanë kur ka shumë që janë vetëm në mënyrë kulturore myslimanë.

Por pse të ndalemi te shoqëria perëndimore? Ndonjë mund të argumentojë (ndjeshmërisht) që aq sa ka probleme në shoqërinë islame aq ka edhe në shoqërinë krishtere, për veç se ato shpesh kalohen ose fshihen. Për shembull vendet ku kanë luftë apo shqetësime civile gati të gjitha janë muslimane. Korrupcioni në vendet islamike është i përhapur. Pozita e gruas është shumë më e kufizuar sesa në Britani. Nën ligjin islamik nëse një grua është dhunuar ajo duhet të sjellë katër dëshmitarë për të dëshmuar krimin në vend që ta sjellë çështjen. Nëse ajo deklaron që ishte dhunuar por nuk mund të sjellë katër dëshmitar që e kanë parë jo vetëm që çështja hidhet, por ajo mund të fshikullohet apo ta gjuajnë me gurë për vdekje për të pasur efekt në publik në qoftë se bëjnë tradhëti bashkëshortore.

Kur i bëjmë statistikat e krimeve dhunuese në perëndimi dhe i krahasojmë ato me vendet muslimane e shohim se janë shumë më të mëdha në perëndim, kjo ndodh për arsye se ata nuk përsëriten në vendet muslimane apo që ata nuk mund të paraqesin dëshmitarët e nevojshëm? Ndonjë mund të argumentojë që poligamia kurrë nuk ka qenë pjesë e planit sovran të Perëndisë dhe është e pamundur që të kujdesesh më shumë sesa për një grua (Zan. 1:27; 2:24; Ligji i përt. 17:17; 1Kor.7:2; 1Tim. 3:2). Kurani lejon deri në katër gra (sura 4:3) dhe jo vetëm që Muhamedi kishtë së paku nëntë gra, po ai duhej të flinte me të gjitha në një natë të vetme (Bukhari vëll. 7, hadith 142). Të krishterët janë të urdhëruar që t’i duan gratë e tyre sikurse Krishti e deshi Kishën dhe e dha jetën e tij për të (Efes. 5:25, 33) kurse Kurani i urdhëron meshkujt që t’i rrahin gratë e tyre nëse ato nuk iu binden atyre (sura 4:34 – fjala në literaturën arabe do të thotë fshikullojë apo rrahje e fortë). Njëra nga gratë e Muhamedit, Ajshja ishte vetëm 7 vjeçe kur ai u martua me të, dhe tjetra Zejnepja ishte gruaja e djalit të tij të adoptuar por ishte e detyruar që të martohet me Muhamedin kur ai ra në dashuri me të.

Shumë shembuj mund të jepen por këto mund të kenë efekt për të ndërtuar pengesa në vend të urave. Është më e dobishme për të treguar mësimet e Jezusit, e t’i leni para shokëve të juaj myslimanë dhe t’i pyesni se çka do të ndodhte me shoqërinë poqëse çdo njeri i ndjek prioritetet e tij. Kur iu përgjegjen ndonjërës prej këtyre pyetjeve mundohu që të distancohesh nga çështjet më me pak rëndësi dhe vazhdo të shikosh drejt Jezusit, mbi të cilin mvaret shpëtimi ynë. Një mysliman i sinqertë do të bënte pyetje të shumta por shumica e tyre do të janë për harengë dhe do ta pengojë atë për të dëgjuar për lajmin e mirë të shpëtimit nëpërmjet Jezusit sakrificës që bënë shlyerjen.


Autori është një mjek praktikant në Britanin e Madhe dhe do të ishte i kënaqur që t’i dëgjonte përgjigjet e juaja në adresën elektronike: lactantius(at)hotmail.com


Artikulli botohet me lejen e shtëpisë botuese TENDA, Prishtinë

Përgjigje Islamit Faqja kryesore