Çështja për krishterimin

Pjesa 3

Kush është Jezusi?

Hyrje

Në këtë seri artikujsh po përpiqem të parashtroj çështjen për krishterimin. Tek pjesa 1 e këtyre serive shtrova argumentin për arsyeshmërinë e besimit tonë. Argumenti konsiston në tre premise:

  1. Bibla është në parim dokument i besueshëm i historisë.
  2. Në bazë të kësaj kemi dëshmi të mjaftueshme për të besuar që Jezus Krishti është Biri i Perëndisë.
  3. Jezus Krishti mëson që Bibla është pikërisht Fjala e Perëndisë

Përfundimi: Meqenëse Bibla është Fjala e Perëndisë, atëherë krishterimi është i vërtetë.

Në pjesët 1 dhe 2, u morëm me premisën e parë dhe kërkuam të vendosnim besueshmërinë historike dhe autenticitetin e Biblës. Në këtë artikull dhe në atë të muajit të ardhshëm do të përpiqem të marr evidencat historike të caktuara në premisën e parë dhe të ndërtojmë çështjen se kush është Jezusi. Do të argumentoj nga kënde të ndryshme se është e arsyeshme të besojmë se Jezusi është Perëndia në mish.

Premisa e Dytë

Premise të cilën kërkoj të mbroj thotë “Duke u bazuar këtu [p.sh. duke u bazuar në vërtetësinë historike të Dh.R] kemi prova të mjaftueshme për të besuar që Jezus Krishti është Biri i Perëndisë”. Disa linja të argumentimit që do të ndjek janë (a) Argumenti Perëndi, gënjeshtar, lunatik, (b) argumenti i të urtëve dhe (c) ringjallja e Jezusit. [1] Këto argumente do të shërbejnë për të provuar se Jezusi është Ai që vetë ka thënë se është. Sikurse Jezusi u përball me dishepujt në Cezarea të Filipisë, edhe ne duhet të paraqitemi me termat se kush Jezusi është. Sikurse na tregohet në ungjillin sipas Mateut:

“Pastaj Jezusi, mbasi arriti në krahinën e Cezaresë së Filipit, i pyeti dishepujt e vet: ``Kush thonë njerëzit se jam unë, i Biri i njeriut?``. Dhe ata thanë: ``Disa Gjon Pagëzori, të tjerë Elia, të tjerë Jeremia, ose një nga profetët``.Ai u tha atyre: ``Po ju, kush thoni se jam unë?``. Dhe Simon Pjetri duke u përgjigjur tha: ``Ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë``.Dhe Jezusi duke përgjigjur u tha: ``I lumur je ti, o Simon, bir i Jonas, sepse këtë nuk ta zbuloi as mishi as gjaku, por Ati im që është në qiej.” [2]

Perëndi, gënjeshtar, i çmendur

Ndoshta një nga argumentimet e përdorura zakonisht në lidhje me hyjninë e Jezusit është trilema Perëndi, gënjeshtar, lunatik. [1] Ndoshta shumë preja atyre që e kanë paraqitur këtë argument nuk kanë qenë të vetëdijshëm se ishte formuluar nga C. S. Lewis dhe prezantuar nga radio BBC dhe më vonë në punën e tij themelore Thjesht krishterim në vitet 1940. Ia vlen të përsërisësh fjalët e thëna nga vetë Lewis.

Po përpiqem të parandaloj ndonjë që do të thotë marrëzira që njerëzit shpesh thonë për Të: “Jam gati ta pranoj Jezusin si një mesues të madh moral, por nuk pranoj pohimin e Tij se ishte Perëndi”. Kjo është një nga gjërat që nuk duhet ta themi. Një njeri që ishte thjesht njeri dhe ato gjëra që Jezusi tha nuk mund të jetë vetëm një mësues i madh moral. Ai ose do të ishte lunatik në të njëjtin nivel me atë që thotë se ai është një vezë e zier pa lëvozhgë – ose do të ishte djalli i ferrit. Ju duhet të bëni zgjedhjen tuaj. Ose ky njeri ishte dhe është Biri i Perëndisë: ose ndryshe një i çmendur apo diçka më keq se kaq. Ju mund ta mbyllni atë si një të çmendur, ju mund ta pështyni Atë ose ta vrisni Atë si një demon; ose mund të bini para këmbëve të Tij dhe ta quani Perëndi dhe Zot. Por le të mos e marrim në mbrojtje pa kuptim duke thënë se ishte një mësues i madh. Nuk e ka lënë këtë të hapur për ne. Nuk kishte këtë qëllim. [4]

Kush tha Jezusi se ishte?

Sipas gjërave që Jezusi tha është më e arsyeshme të dalim në përfundimin se Ai ishte sikurse Ai pohoi se ishte, Perëndia. Megjithatë, është e vërtetë se Jezusi ka thënë gjëra të cilat tregonin se ai e konsideronte veten Perëndi? Sigurisht që po, madje dhe armiqtë e Tij e kuptuan Atë në këtë mënyrë. [5] Për shembull Ai pohoi se kishte lavdi me Atin, [6] Ai pohoi se ishte Unë JAM, [7] Ai foli me autoritet të plotë, [8] Ai pohoi se Perëndi ishte Ati i Tij, [9] Ai pohoi se ishte një Atin, [10] Ai pohoi se vinte nga Perëndia, [11] Ai pohoi se ishte mënyra e vetme për tek Ati, [12] Ai pohoi se ishte i aftë të falte mëkatet, [13] Ai pohoi se meritonte besnikëri absolute, [14] Ai pohoi se ishte gjykatësi i gjithë njerëzimit dhe të mos nderoje Atë ishte tymos nderoje Atin, [15] dhe Ai pranoi adhurim. [16]

Ashtu siç e dëshmon trilema jonë, Jezusi ose ishte duke treguar të vërtetën ose jo. Nëse ai nuk po e tregonte të vërtetën, atëherë ai ose e dinte që nuk po e tregonte ose nuk e dinte. Nëse nuk po e tregonte të vërtetën dhe ai e dinte që nuk po e tregonte të vërtetën, atëherë ai është gënjeshtarë. Nëse ai nuk e tregonte të vërtetën dhe nuk e dinte që nuk po e tregonte të vërtetën (p.sh ishte i mashtruar rreth hyjnisë së tij) atëherë ai është i çmendur. Nëse ai po e tregonte të vërtetën, atëherë ai është Zot.

Fuqia e këtij argument qëndron në faktin se nuk është e arsyeshme të besojmë që Jezusi ishte gënjeshtarë apo i çmendur. Pse? Sepse çdo gjë tjetër në jetën e tij indikon që ai është model i mendjes së shëndoshë dhe mirësjelljes. Në të vërtetë, edhe jobesimtarët madje përgjatë tërë historisë e kanë pranuar superioritetin moral të Jezusit nga Nazareti. Si rezultat, përderisa dikush nuk ka kundërshtime filozofike, nuk ka asnjë arsye për të mohuar vrullin e argumenteve dhe të përfundojmë që Jezusi është Perëndi.

Argumenti Zot, gënjeshtar, i çmendur

Argumenti i të urtëve

Duke pasuar në një linjë të afërt me argumentin Perëndi, gënjeshtar, i çmendur, vijmë tek ajo që e kam quajtur “Argumentimi i të urtëve”. U ndesha me këtë argument në librin interesant të Peter Kreft të titulluar Midis Parajsës dhe Ferrit. [17] Merrni në konsideratë këta dy faktorë: disa njerëz kanë pohuar të jenë Perëndi, shumë të tjerë jo; disa njerëz konsiderohen si të urtë (p.sh. ata zotërojnë mençuri të madhe), shumë të tjerë nuk janë. Ka katër kombinime të mundshme të këtyre kategorive. Së pari, janë ata që nuk kanë pohuar se janë Perëndi dhe nuk konsiderohen të urtë. Kjo është pjesa më e madhe e njerëzve që kanë jetuar ndonjëherë. Së dyti, janë ata që nuk kanë pohuar se janë Perëndi por konsiderohen si të urtë. Njerëz të tillë për shembull janë Moisiu, Sokrati dhe Konfuçie. Së treti, janë ata të cilët kanë pohuar se janë Perëndi por nuk merren si të urtë. Këta njerëz janë konsideruar si të marrë. David Koresh mund të jetë një shembull. Së katërti, janë ata që kanë pohuar se janë Perëndi dhe konsiderohen si të urtë. Vetëm një person hyn në këtë kategori dhe ai është Jezusi i Nazaretit. Kështu, në të njëjtën mënyrë si tek argumenti Perëndi, gënjeshtar, i çmendur, personi Jezus Krisht imponon veten e tij tek ne për të shkuar drejt një vendimi se kush mendojmë ne se ai është. Shpjegimi më i arsyeshëm që llogaritet si provë është se Jezusi është ai që tha se ishte, kështu pra ai është Perëndi.

Argumenti i të urtëve

Ringjallja

Nuk ka dyshim se aspekti më i njohur i jetës së Jezusit Nazaretas është ringjallja e tij prej së vdekurish. Në ringjalljen e tij, Jezusi qëndron veçmas nga të perënditë dhe perëndeshat që njerëzimi në kotësinë e tij ka thirrur. [18] Larg asaj së qenëri, vetëm diçka që të tjerët pohuan për të, Jezusi Nararetas parashikoi dhe përmbushi ringjalljen e tij prej së vdekuri. [19] Në pohimin tonë se Jezusi u ngjall prej së vdekurish, ne si të krishterë nuk po flasim në mënyrë metaforike. Me ringjallje nuk kuptojmë se Jezusi u ngrit “shpirtërisht”, jo vetëm që kujtimi i Jezusit jeton në zemrat e të gjithë ndjekësve të tij ose në vazhdimësinë e çështjes së tij. Nuk po njohim vetëm ndikimin e tij në histori. Doktrina e ringjalljes pohon se trupi fizik i Jezusit u kthye në jetë. Por kjo nuk është thjesht një ringjallje e trupit. Trupi i tij u ngrit i lartësuar, megjithëse fizik. [20]

Shumë kanë pohuar se doktrina e krishterë e ngritjes së Jezusit prej së vdekurish është tepër fantastike për të qenë e vërtetë. [21] Në mënyrë interesante, ringjallja e Jezusit i ka drejtuar njerëzit tek konvertimi kur ata kanë kërkuar ta analizojnë atë historikisht. [22] Rrëfimet e ringjalljes së Jezusit në Dhjatën e Re u janë nënshtruar analizave rigoroze historike , më shumë ndoshta se çdo aspekt tjetër në Bibël. Çfarë kanë zbuluar më saktësi këto analizime historike rreth historicitetit të ringjalljes së Jezusit? Një shqyrtim i kujdesshëm tregon se përfundimi se Jezusi u ngrit trupërisht prej së vdekurish është shpjegimi më i mirë për provat që rrethojnë dy fakte të vërtetuara prej historisë: Jezusi vdiq dhe varri i tij u gjet i boshatisur. Në artikulli tonë të ardhshëm, marr përsipër punën për të treguar pse një ringjallje prej së vdekurish është i vetmi shpjegim i fortë për këto dy fakte.


Shënime

[1] Do të merremi me argumentet Perëndi, gënjeshtar, i çmendur dhe të urtët në këtë artikull dhe me ringjalljen në numrin e muajit të ardhshëm. Ju rekomandoj disa libra për të lexuar që merren me argumentet se kush Jezusi është. Krahas punëve të Lewis, Geisler, dhe Kreeft të përmendura më poshtë, libra të tjerë që ju rekomandoj janë Josh McDowell, Evidenca që kërkon një verdikt : Evidenca historike për besimin e krishterë (Campus Crusade, 1972); Gary Habermas dhe Anthony Flew, A u ngrit Jezusi prej së vderkurish ? Debati i ringjalljes (New York: Harper & Row, 1987); dhe J. P. Moreland, Ngjitja në qytetin Secular: Një mbrojtje e krishtërimit (Grand Rapids: Baker Book House, 1987). Na shkruani për t’u pajisur me bibliografine e libave prej 10 faqeve në lidhje me apologjetikën e krishterë.

[2] Mateu16:13-17

[3] Një trilemë është një problem i trefishtë, dallohet nga dilema e cila është një problem i dyfishtë.

[4] C. S. Lewis, Thjesht krishterim (New York: Macmillian Publishing Co., 1952): 55-56. Nuk njoh formulim të argumentit Perëndi, gënjeshtar, i çmendur më të hershëm se ai i Lewis.

[5] Kujtoni: nëse kundërshtari juaj bën pyetje në lidhje me autenticitetin e fjalëve të Jezusit atëherë drejtojuni premisës së pare tek argument që cakton vërtetësinë e Dhjatës së Re.

[6] Gjoni 17:5 "Tani, pra, më përlëvdo, o Atë, pranë teje, me lavdinë që unë e kisha pranë teje para se të bëhej bota." Krahaso Isaia 42:8; 48:11 ku Jehova pohon se nuk ia jape lavdinë e vet asnjërit. Kështu, për Jezusin, një hebre, të pohosh se ke lavdi me Perëndinë do të thotë se je Perëndi.

[7] Gjoni 8:55-59

[8] Mateu 7:24-29

[9] Gjoni 5:17-18. Judenjtë e kuptuan këtë si një pohim i barazisë me Perëndinë.

[10] Gjoni 10:30-33

[11] Gjoni 8:42-47

[12] Gjoni 14:6

[13] Mateu 9:2-7

[14] Luka 14:26

[15] Gjoni 5:21-23

[16] Gjoni 20:28-29

[17] Peter Kreeft, Midis parajsës dhe ferrit (Downers Grove, IL: Inter-Varsity Press, 1982): 52-67.

[18] Disa kanë debatuar se nocioni i “perëndisë që vdes dhe ngrihet prej së vdekurish” është një motiv i njohur në mitologjinë botërore dhe se krishterimi thjesht e ka marrë këtë nocion në interpretimin e tij në jetën e Jezusit. Kjo dukshëm është e pavërtetë. Do të adresoj këtë dhe pohime të tjera mbi varësinë e supozuar të krishterimit tek besimet pagane për motive vetjake në një artikull të ardhshëm. Për një burim shumë të mirë në lidhje me këtë çështje shihni Ronald H. Nash, Ungjilli dhe grekët [më parë Krishterimi dhe bota helene ] (Dallas: Probe Books, 1992).

[19] Mateu 16:21; 20:17-19; Marku 8:31; 9:31; Gjoni 2:19; 10:17-18

[20] Periodikisht kanë shpërthyer kundërshtime në historinë e kishës në lidhje me natyrën e ringjalljes së Jezusit prej së vdekurish. Teologjia e krishterë ortodokse ka mbajtur qëndrimin se ringjallja e Jezusit prej së vdekurish ishte fizike edhe pse kishte ndryshime të mëdha në trupin e tij. Për një diskutim në lidhje me statusin e tanishëm të kundërshtimit mbi natyrën e ringjalljes së Jezusit prej së vdekurish dhe se si po sfidohet pozita ortodokse në rrethet ungjillore shihni, Normal L. Geisler, Beteja për ringjalljen (Nashville: Thomas Nelson Publishers, 1989).

[21] Pa dashur të bëhem i tepërt, më lejoni t’ju kujtoj kundërshtimet filozofike kundra krishterimit (p.sh. njerëzit nuk ngrihen prej së vdekurish) nuk mund t’u jepet përgjigje me argumente historike. Kundërshtimeve filozofike i duhet përgjigjur me argumente filozofike. Për një diskutim në lidhje më këtë pikë shihni pjesën "Historia kundrejt Filozofisë" Janar, 1994 (Vëll. 2, nr. 1) nga Instituti Isakar . Për një analizë më të thellë të kësaj çështjeje shihni Norman L. Geisler, Apologjetika e krishterë (Grand Rapids: Baker, 1976).

[22] Rrëfimi më i njohur i atij që doli për të përgënjeshtruar ringjalljen e Jezusit me anë të analizimit historik, provat përfshinë gazetarin anglez Frank Morison. Gjetjet e tij që më vonë çuan në konvertimin e tij tek Krishti janë në librin e tij Kush e lëvizi gurin? (Grand Rapids, MI: Zondervan Publishing House, 1958).


Copyright © 1994 Insituti Isakar. Të gjitha të drejtat e rezervura. Përdorimi me leje.
Përktheu: Luka
Artikulli në gjuhen angleze: Who is Jesus?
Pjesa 4: Kush është Jezusi? – Ringjallja e tij
Seria e artikujve Çështja për krishterimin
Përgjigje Islamit faqja kryesore