Një jetë e ndryshuar
Dëshmi besimi nga Pakistani
Khalid Mansoor Soomro është nga Republika Islamike e Pakistanit. Ai ishte një ndjekës i zjarrtë i Muhamedit deri sa sfida që ai bëri para studentëve të krishterë dha rezultat. Kjo është dëshmia e fuqishme e këtij njeriu që konvertoi në njohurinë shpëtuese të Jezus Krishtit.
Në moshën 14 vjeçare unë isha nxënës në një shkollë krishtere në Saddar Karachi Pakistan. I takoj një familjeje myslimane. Prindërit e mi më detyruan të mësoj Kuranin përmendësh kur isha 7 vjeç dhe kështu bëra. Kisha shumë shokë të krishterë në shkollë dhe isha i befasuar t’i shikoja të studionin përderisa çdoherë takoja të krishterë të profilit të ultë. Unë diskutoja dhe argumentoja aq shumë me ta lidhur me saktësinë e Kuranit dhe mohimin e Biblës në Kuran nga Allahu. Unë çdoherë i detyroja ata të pranojnë islamin. Shpesh mësusi im i krishterë më thoshte të mos veproja ashtu. Ai thoshte, “Perëndia mund të të zgjedhë ty ashtu si zgjodhi apostullin Pal”. I pyeta ata kush është Pali, unë njoh vetëm Muhamedin.
Një ditë derisa po diskutonim unë i sfidova ata për të djegur Librat e shenjtë të njëri tjetrit. Ata duhej të digjnin Kuranin dhe unë duhej të bëja të njëjtën gjë me Biblën. Ne u pajtuam: “Libri që do digjej, nuk do ishte libër i vërtetë. Libri që nuk do digjej, ka të vërtetën në të. Perëndia vetë do të shpëtonte fjalën e tij.” Për fat të keq ata nuk ishin të gatshëm të bënin këtë të frikësuar që jetonin në një shtet islamik dhe një gjë e tillë do t’i dërgonte ata të ballafaqoheshin me ligjin dhe pasojat e tij. Unë u thashë që mund ta bëja këtë vetë.
Së pari i vura zjarrin Kuranit dhe u dogj para syve tanë. Pastaj u përpoqa të bëj të njëjtën gjë me Biblën. Sapo fillova, Bibla më goditi në gjoks dhe unë rashë për toke. Kishte shumë tym përreth trupit tim. Unë po digjesha, por nga një zjarr shpirtëror. Papritmas pashë një njeri me flokë të arta, i mbështjellur me dritë. Ai vendosi duart e tij në kokën time dhe më tha: “Ti je biri im dhe tani e tutje do të predikosh Ungjillin në mbarë botën. Shko! Zoti yt është me ty.”
Shkova në shtëpi dhe u tregova prindërve të mi çfarë më ndodhi. Por ata nuk besuan. Ata mendonin që të krishterët më vënë nën magji, por u thashë që e tërë kjo ndodhi para vetë syve të mi dhe shumë njerëz të tjerë po shikonin këtë. Ata edhe më tutje nuk besuan dhe më hodhën jashtë shtëpisë dhe refuzuan të më pranojnë si anëtarë të familjes së tyre.
Shkova në një kishë afër shtëpisë sime; i tregova priftit për çdo gjë që më ndodhi. I kërkova atij të më tregonte Biblën. Ai më dha një dhe unë dhe pranova Jezus Krishtin si Shpëtimtarin tim më 17.02.1985.
Familja refuzoi të më pranonte. Unë shkoja në kisha të ndryshme dhe fitoja më tepër njohuri për Fjalën e Zotit. Unë poashtu ndoqa shumë kurse biblike dhe pastaj hyra në shërbesë. Tani pas 17 vjetëve, kam parë shumë njerëz të vijnë tek Zoti dhe të pranojnë Jezus Krishtin si Shpëtimtar. Duke iu falënderuar Zotit, tani jam i martuar dhe kam një familje të krishterë. Unë dhe gruaja ime Khalida jemi të përfshirë në shërbesën e Zotit dhe të gatshëm të ndajmë mrekullitë që Perëndia po bën në jetët tona.
Përktheu: Luka
Dëshmi të tjera besimi