Kapitulli 13
Dëshmia ime personale – Akbar nga India
Emri im është Akbar, djalë i Muhamed Kaja Mohinudin dhe Navanbe. Më poshtë është dëshmia ime. Do të ndaj se si unë duke qenë mysliman, pranova Jezus Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin tim.
Para se të ndaj dëshminë time, dua të citoj një varg nga Shkrimi, shkruar nga apostulli Pal tek Romakët 10:20 ku Zoti thotë: “...unë u gjeta nga ata që nuk më kërkonin, unë iu shfaqa atyre që nuk pyesnin për mua”. Apostulli Pal e citoi këtë shkrim nga Isaia 65:1. Arsyeja se pse e citova këtë varg është për të dëshmuar se si Perëndia , i cili është i mëshirshëm dhe i dashur, veproi sipas këtij Shkrimi në jetën time dhe në jetët e tërë familjes sime. Fjala e tij është dëshmuar si e vërtetë dhe është përmbushur në jetët tona. Megjithëse nuk e kërkuam atë, megjithëse nuk pyetëm për të, ai na gjeti dhe e manifestoi veten e tij tek ne. Oh, do të doja që çdo frymëmarrje e imja ta lavdëronte atë dhe të shërbente si një këngë e ëmbël për Zotin tim Jezus Krisht.
Ja ku është dëshmia ime. Unë jam fëmija i gjashtë i prindërve të mi; i lindur më 4 prill 1981 pas tre vajzave dhe dy djemve në një familje myslimane; u përkas vendasve të Kesamudramit, një qytetet i madh në distriktin Varangal, një nga distriktet më të mëdhenj në Andhra Pradesh, shtet në Indi.
Babai im ishte një konduktor dhe punonte për Hekurudhat Jug Qendrore dhe nëna ime ishte një amvisë. Babai im ishte një drejtues aktiv në xhami dhe nëna ime ishte një mësuese e Kuranit. Ata të dy ishin shumë me pasion ndaj Islamit dhe mjaft serioz në ndjekjen e traditave, ritualeve, besimeve dhe mësimeve të tij. Prindërit na kishin rritur me të njëjtën frikë dhe besim ndaj Islamit.
Gjithçka nisi me vëllanë tim më të madh. Emri i tij është Mustafa, i lindur pas tre motrave të mia më të mëdha. Më lejoni t’ju tregoj se si ka ndodhur. Një ditë ndërsa po ecte në rrugë, papritur dëgjoi një zë që e thërriste në emër: “Mustafa, Mustafa, unë jam Zoti, Perëndia yt”. Ai pa rreth e qark për të gjetur se kush e thërriste atë por nuk mundi të gjente asnjë përveçse vetes së tij në atë vend. Ishte një eksperiencë e çuditshme për të, që kurrë nuk kishte ndodhur në jetën e tij. Sërish, kur zëri i erdhi për herë të dytë, e kuptoi se i vinte prej qiellit. Ndonëse e kuptoi se i vinte prej qiellit, nuk e dinte se zëri i kujt ishte. Para se të mund të mendonte diçka tjetër, ai u rrethua nga një fuqi e cila ishte si një fuqi elektrike. Ajo e çoi tek një takim të krishterësh në një tendë, ku një predikues po predikonte rreth Jezus Krishtit. Fuqia e cila ishte rreth tij i tha vëllait tim: “Ai që të foli në rrugë është po ai për të cilin po flet predikuesi”. Vëllai e kuptoi se ishte Jezus Krishti i cili kishte folur me të. Atje e pranoi Jezus Krishtin si Zot dhe Shpëtimtar me bindje të fortë ndërsa Fryma e Shenjtë vepronte në zemrën e tij.
Kur nëna, babai dhe anëtarët e tjerë të familjes mësuan rreth besimit të ri të vëllait tim, u mërzitën shumë. Ne ishim myslimanë. Ne nuk besojmë që Jezus Krishti është Bir i Perëndisë. Sipas Kuranit, ai është vetëm një profet në mesin e shumë profetëve të tjerë. Allahu nuk ka bij ose bija dhe ne nuk besojmë në kryqëzimin e Jezus Krishtit. Para kryqëzimit të Jezus Krishtit, Allahu e mori atë në qiell. Të krishterët mendojnë se ai u kryqëzua në kryq, sikurse edhe judenjtë, por ata kryqëzuan dikë tjetër fytyra e të cilit ishte ndryshuar prej Allahut për të qenë e ngjashme me atë të Krishtit. Ne gjithashtu besonim se Bibla ishte ndryshuar prej të krishterëve dhe Jezus Krishti erdhi vetëm tek judenjtë, dhe ai premtoi se Muhamedi do të vinte si një i dërguar i Allahut për mbarë botën. Ne duhet të ndiqnim Muhamedin tani.
Prindërit e mi ishin shumë të mërzitur, ishin shumë të zemëruar me Mustafanë. Ndërsa ditën shkonin, kishim debate dhe diskutime midis Kuranit dhe Biblës. Një ditë një kushërirë e nënës erdhi të na takonte. Ajo vuante prej një sëmundjeje hemorragjike prej shumë kohësh dhe ishte dobësuar mjaft për shkak rrjedhjes së vazhdueshëm të gjakut. Ajo priste nënën time që ta çonte tek një doktor i mirë. Vëllai im tha: “Unë do të lutem për të”. Ne pranuam dhe pamë ndërsa ai vendoste duart mbi të dhe filloi të lutej. Ajo u rrëzua dhe një zë që bërtiste doli prej saj duke thënë: “Nuk do e lë atë. Nuk do e lë atë”. Prej kësaj ai e dinte se ajo ishte e pushtuar nga një frymë e ligë. Vëllai im tha: “Në emrin e Jezusit, largohu prej saj”. Fryma e ligë filloi të dridhej dhe e la atë duke thënë: “Për shkakun tënd po largohem prej saj, përndryshe do e kisha vrarë atë”. Pas pak kohë, ajo u ngrit dhe pyeti se çfarë i kishte ndodhur asaj dhe pse ishte mbi dysheme. Ajo nuk dinte asgjë nga ato që i kishin ndodhur asaj. E vetmja gjë që dinte ishte se ishte shëruar. Shërimi, ngushëllimi dhe fuqia erdhën në trupin e saj. Nuk kishte dhimbje e as rrjedhje gjaku. Ajo ishte me plot gëzim dhe një shkëlqim i madh lumturisë vihej re në fytyrën e saj.
Ndërsa e tërë kjo ndodhi para syve të mi, fillova të arsyetoj se pse një frymë e ligë u largua në emër të Jezusit dhe pse jo prej emrit të ndonjë profeti tjetër. Pse kjo frymë e ligë iu bind urdhrit që iu dha në emër të Jezusit? Çfarë ka në emrin e Jezus Krishtit që edhe një frymë djallëzore i bindet atij? Pse jo në emrin e Muhamedit? Çfarë fuqie përmban emri i Jezusit? Mendja ime ishte e mbushur me të gjitha llojet e mendimeve dhe arsyetimeve.
Vendosa të lexoja Biblën për të mësuar me shumë për Jezus Krishtin, për të cilin thuhej prej të krishterëve se ishte Biri i Perëndisë. Me një zemër të hapur në kërkim të se vërtetës, fillova të lexoja Biblën. Ndërsa isha duke lexuar arrita tek Shkrimi prej Markut 16:16-18 ku në vargun 17 Jezus Krishti thotë: “Dhe këto janë shenjat që do t`i përcjellin ata që do të besojnë: në emrin tim ata do t`i dëbojnë demonët…”. Ky shkrim pothuajse me rrëzoi përdhe dhe më drodhi shpirtin. Kjo ishte folur prej Jezus Krishtit para 2000 vjetësh. Unë isha i habitur dhe u ndjeva shumë mirë që Fjala e Jezus Krishtit është e vërtetë dhe ende e gjallë. Sipas këtij Shkrimi, kur vëllai im urdhëroi frymën e ligë të largohej në emër të Jezus Krishtit, ajo u largua. Nuk mund të mohoja faktin që Fjala e Jezus Krishtit është e vërtetë. Ajo u manifestua para syve të mi.
Ky incident solli besimin tek unë. Nëse Fjala e Jezus Krishtit ishte provuar si e vërtetë në atë rast, atëherë të gjitha Fjalët e Jezus Krishtit në Bibël duhet të jenë të vërteta. Ndërsa vazhdova të lexoja Biblën, fillova të merrja përgjigje për çdo dyshim dhe keqkuptim që kisha për Jezusin. Mora përgjigje ndaj të gjitha pretendimeve të bëra prej myslimanëve rreth Jezus Krishtit dhe doktrinës së krishterë. Bibla më korrigjoi dhe më ndihmoi të kuptoja që teologët myslimanë e kishin gabim.
Nëpërmjet Fjalëve të Jezus Krishtit, u njoha me Perëndinë, një atë i dashur me të cilin mund të isha shumë i afërt. Unë mund të flisja personalisht me të dhe të kisha miqësi me të. Dashuria e Perëndisë mbushi boshllëkun në shpirtin tim. Unë kuptova dashurinë e Perëndisë dhe qëllimin e planin e Perëndisë përmes Jezus Krishtit, i cili u dërgua të vdiste në kryq për të marrë mëkatet e botës. Gjoni 3:16-17 thotë: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij”.
Kuptova që shpëtimi është një dhuratë falas për të gjithë njerëzimin përmes Jezus Krishtit prej Perëndisë dhe që njeriu nuk mund ta arrijë atë përmes veprave të mira.
Filipianët 2:8-11 thotë: “Dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e përuli vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit. Prandaj edhe Perëndia e lartësoi madhërisht dhe i dha një emër që është përmbi çdo emër, që në emër të Jezusit të përkulet çdo gju i krijesave (ose gjërave) qiellore, tokësore dhe nëntokësore, dhe çdo gjuhë të rrëfejë se Jezu Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë Atë”.
Në 24 Dhjetor 1998, pranova Jezus Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin tim dhe u pagëzova. Që atëherë kam patur një nxitje të fortë dhe pasionante për t’ia predikuar ungjillin dhe Fjalën e Tij të së vërtetës një bote që po vdes. Lashë punën time në një kompani ndërkombëtare dhe e dedikova jetën time për predikimin e ungjillit e Jezus Krishtit dhe Fjalën e tij të se Vërtetës në të gjithë botën.
Ndërsa ditët kalonin, lajmi për konvertimin tim u përhap nëpër qytet. Ishte e turpshme për prindërit dhe të gjithë të afërmit e mi. Konsiderohej e turpshme për emrin e familjes që unë dhe vëllai im po ndiqnim krishterimin dhe predikonim ungjillin.
Gradualisht me kalimin e kohës, anëtarë të familjes sime filluan të pranonin ungjillin dhe erdhën tek Jezus Krishti ndërsa Perëndia në mënyrë të mrekullueshme hapi zemrat e tyre sikurse hapi zemrën e Lidias tek Veprat 16:14 “Dhe një grua, me emër Lidia, që ishte tregtare të purpurtash, nga qyteti i Tiatirës dhe që e adhuronte Perëndinë, po dëgjonte. Dhe Zoti ia hapi zemrën për të dëgjuar gjërat që thoshte Pali”.
Ne kemi qenë të keqinformuar prej myslimanëve të rajonit tonë dhe të afërmve të tjerë që ishin pranë nesh dhe të dashur më parë. Duke qenë të qortuar për emrin e Jezus Krishtit ne e vlerësonim veten tonë si të bekuar sepse ai na bëri të vlefshëm të vuanin turpin për emrin e Tij. Edhe pse shumë herë jemi kërcënuar me vdekje, kurrë nuk kemi parë prapa. Çfarëdo që të kemi vuajtur dhe që po vuajmë më tej, është asgjë krahasuar me dashurinë dhe kryqëzimin e Perëndisë sonë.
Kemi filluar një shërbesë kishtare në qytetin tonë. Kemi predikuar ungjillin e Jezus Krishtit nëpër fshatra që janë rreth qytetit dhe distriktit. Kam punuar me Institutin Jeta e Re. Mora filmin e Jezusit dhe një projektor dhe shkova për ungjillëzim nëpër të gjithë fshatrat përreth madje edhe në pyje të thella ku jetonin njerëzit në fise. Ua shfaqja filmin e Jezusit dhe predikoja ungjillin. Shumë erdhën tek Jezus Krishti duke e pranuar atë si Zot dhe Shpëtimtar. Kisha po rritet çdo ditë duke qenë se shumë njerëz bashkohen me ne. Për momentin kongregacioni i kishës është më shumë se 500-600 veta. Ka edhe shumë grupe të vogla dhe degë të kishës në vende të ndryshme për të cilat vëllai im i madh po kujdeset tani.
Sot, anëtarët e familjes sime janë të shpëtuar, të pagëzuar dhe marrin pjesë aktivisht në shërbesë.
Kohët e fundit, disa muaj më parë, Perëndia më ka drejtuar në Mumbai për të filluar një shërbesë, veçanërisht në mesin e myslimanëve. U zhvendosa në Mumbai për të filluar këtë shërbesë së bashku me gruan time Susana, me të cilën jam martuar kohët e fundit.
Romakëve 10:20 thotë: “Unë u gjeta nga ata që nuk më kërkonin, unë iu shfaqa atyre që nuk pyesnin për mua”. Përsëri kjo u përmbush në jetën time dhe në jetët e familjes sime.
I gjithë nderi dhe lavdia i takon Perëndisë së Plotfuqishëm, i cili është i pasur në mëshirë dhe në hirin e tij. Amen.
Akbari ka kërkuar që të përfshij edhe adresën e tij të postes elektronike: peterakbar(at)rediffmail.com