Kapitulli 6

Rrugëtimi i Tahirit

Unë quhem Tahir dhe ky është rrugëtimi im nga islami në krishterim.
Shpejt pas arritjes në Shtetet e Bashkuara nga Palestina 14 vjet më parë, unë u martova me një vajzë të këndshme të krishterë. Ajo u përpoq të bëhej myslimane për të më kënaqur mua, por sa më shumë që përpiqej, më tepër largohesha prej saj. Ne patëm një fëmijë së bashku, por ajo martesë nuk zgjati shumë sepse është vështirë të duash kur zemra jote është e mbushur me urrejtje. Urrejtja ishte ajo që unë isha mësuar teksa po rritesha në Palestinë; urrejtja për hebrenjtë, të krishterët dhe urrejtja ndaj botës. Si një palestinez, ti mësohesh që nga dita e parë se e tërë bota është përgjegjëse për fatkeqësinë tonë, sidomos hebrenjtë dhe të krishterët.

Pasi u ndamë, ish-gruaja ime më tregoi që e kishte pagëzuar vajzën time. Isha aq i inatosur sa ia mësyva kishës, mallkova priftin që kishte kryer pagëzimin dhe i thashë atij që do të shkonte në ferr për shkak të kësaj. Nuk doja që fëmija im të rritej si i krishterë. Të drejtat e mia jo mbikëqyrëse për ta vizituar vajzën m’u hoqën për shkak se ish-gruaja ime frikësohej në mos e kidnapoja vajzën për ta çuar atë në Palestinë. Gjykata e miratoi këtë gjë dhe unë më shumë rrallë arrijë ta shoh vajzën time.

Përvoja ime e ardhme me kishën ishte në universitet kur e dashura ime myslimane arabe dhe unë luanim me idenë e të konvertuarit në krishterim vetëm për shkak se ishte religjion më i butë. E dinim që ajo që po bënim ishte e gabuar dhe dënimi që pasonte për apostazi në Islam është gurëzimi, por neve na duhej një ideologji që do ta arsyetonte jetën tonë mëkatare. Për hir të ftesës së një vajzë arabe të krishterë nga universiteti që ta vizitonim kishën në atë kohë, ne vizituam kishën e saj një të diele. Shërbesa kishtare ishte plot me gëzim, diçka që nuk kisha parë kurrë në Islam. Pas shërbese, na e dhanë nga një Bibël dhe një libër tjetër rreth hyjnisë së Krishtit. Disa muaj më pas, dhe pastaj sërish në natën e krishtlindjes, ne e kërkuam një kishë që disa miq tanë arabë të krishterë nga universiteti na e kishin treguar, por për habinë tonë kisha ishte e mbyllur.

Miku im Khalili dhe unë takoheshim së bashku dhe ne do të diskutonim  rreth jetës dhe gjendjes së botës. Nganjëherë në mendonim për islamin dhe përse gjërat ishin kaq të rrëmujshme në vendet myslimane. Ne dyshonim nëse ky religjion që ne mezi e ndiqnim me anë tradite ishte i vërtetë. Por dyshimi ynë nuk çoi në një veprim të menjëhershëm.

Unë u martova sërish. Këtë herë ishte një martesa e rregulluar me një vajzë nga Palestina. Kjo u realizua pasi familja ime më pengoi që të martohesha me të dashurën time nga universiteti për shkak se ajo nuk ishte mjaftueshëm e pastër për ta. Unë e solla gruan time të re në Shtetet e Bashkuara por e gjeja të vështirë ta doja për faktin se mezi e njihja atë. Kështu, gëzohesha që puna ime më çonte nga qyteti në qytet. Në këtë mënyrë do të përfshihesha në gjëra që nuk mund të përmenden (përfshirë të pasurit të dashura në çdo qytet) dhe nuk kisha nevojë të mendoja për situatën time. 

Më pas ndodhi 11 shtatori, 2001. Teksa rrëzoheshin kullat, edhe copëza e fundit e respektit që kisha për Islamin u shemb po ashtu. Kjo më katapultoi në një kërkim të thellë për të Vërtetën. 

Si rezultat i rënies ekonomike për shkak të 11 shtatorit, unë u pezullova nga një punë shumë e mirë. Ndërsa isha në linjë interneti çdo ditë duke kërkuar punë, “për një arsye” shumë shpesh e gjeja veten në forumet krishtere. Një ditë në internet madje e gjeta edhe Biblën në arabisht.

Kështu një natë dimri e gjeta veten duke lexuar nga ungjilli i Gjonit. Unë kurrë nuk e kisha besuar Biblën dhe isha mësuar gjatë tërë jetës sime që Bibla është e korruptuar dhe e ndryshuar. Sapo fillova të lexoja, ngela i mahnitur. Nuk mund të ndalesha teksa po lexoja për Jezusin dhe jetën e tij të bukur, të pastër, të pamëkatë, të shenjtë, të mahnitshme dhe të mrekullueshme. Mbaj mend që kisha lexuar të tërë ungjillin nga fillimi deri në fund. Qe herët  në mëngjes kur mbarova së lexuari. Po qaja aq shumë sa shqetësohesha se mos e çoja gruan time nga gjumi sepse nuk doja të më shihte duke qarë që të mos më pyeste përse.

Disa më vonë, u futa në kompjuterin tim dhe “për një arsye” kërkova për ca kisha arabe në rajon. Pastaj e thirra një dhe zëri në telefon më tregoi që babai i tij kishte qenë pastor por që kishte vdekur. Ai më dha një numër tjetër që të thërrisja një njeri që quhej Faruk. Ky person është pastori im tani dhe personi që Zoti e kishte zgjedhur për të më çuar tek vetja e tij. Ne diskutuam gjëra të thella si personaliteti i Muhamedit, jetesa e tij, martesat e tij të shumta dhe luftërat e tij të shumta. Faruki më dha një libër që kishte shkruar që krahasonte islamin me krishterimin, e mbushur me referenca nga Kurani dhe Bibla.

Ndërkohë që po lexoja librin e Farukut, në një të njëjtën kohë isha i shokuar dhe i fascinuar. I shikova referenca nga Bibla dhe Kurani, dhe që të gjitha ishin po thuajse aty dhe unë nuk mund t’i besoja syve të mi! Kuptova që kisha qenë i mashtruar tërë jetën time! Gjëja kryesore që kishte kapluar vëmendjen time ishte mënyra krejtësisht e ndryshme e trajtimit të grave tek të dy religjionet.

Nuk mund të theksoj ditën e saktë në të cilën Faruku më udhëhoqi në lutje duke pranuar Zotin në jetën time si Zoti dhe Shpëtimtar, por ishte diku herët në vitin 2002. Megjithatë e mbaj mend ditën e saktë të pagëzimit. Ishte dita më e mrekullueshme dhe e frikshme në jetën time! Dhe kam ndryshuar aq shumë që nga momenti që kam pranuar Krishtin.

Unë jam i lirë! Tani kam kuptuar që nuk mund të krahasohet krishterimi me islamin. Aty ku më parë kisha shumë rregulla për të ndjekur nga Kurani dhe detyrimi, unë tani kam një marrëdhënie me Perëndinë.  Është aq ndryshe. Islami është bazuar në imponim por krishterimi sjell aq shumë paqe dhe dashuri. Unë tani jem një njeri krejt tjetër. I jam përkushtuar gruas sime dhe po mësoj që ta dua atë. Tani, në vend që të marrë pjesë në klube, lexoj Biblën. Shkoj në kishë dhe studime Bibla kur mundem. Dhe nuk i urrej hebrenjtë më.

Kam qenë duke e ndarë dëshminë dhe besimin tim me shumë njerëz, po thuajse me të gjithë që i kam afër. E kam ndarë me familjen time, bashkëpunëtorë dhe madje me njerëz në rrugë. Nuk shkoi dhe aq mirë me familjen time, veçanërisht me gruan time e cila edhe më tutje refuzon ta pranojë faktin që unë jam konvertuar. Ajo mendon që unë po luaj me këtë gjë dhe shumë shpejt do të vij në vete. Në anën tjetër, familja ime provoi të më bindte nëpërmjet debateve rreth krishterimit dhe islamit, më pas edhe në nëpërmjet braktisjes dhe injorimit. Por përfundimit, kanë arritur të më pranojmë për atë që jam bërë, për shkak të një marrëdhënie të mirë dhe të dashur që kemi. Sikur të jetonim edhe më tej në Palesitnë, jam i sigurt që gjërat do të ishin ndryshe dhe ata do të më mohonin dhe apo madje edhe të më kërcënonin.

Meqë ra fjala, miku im Khalili e ka refuzuar po ashtu islamin plotësisht dhe refuzon t’u bindet rregullave dhe urdhëresave të islamit. Ai po jeton jetën e tij si një person sekular larg nga religjioni tërësisht. unë jam në lutje të vazhdueshme për të që të vijë tek Zoti dhe të çlirohet nga i ligu.

Ia kam dhënë gruas sime një kopje të librit të Farukut, por ajo u ofendua pasi e lexoi. Ju lutem lutuni për të ta njohë të Vërtetën. Unë dua të shkoj në kishë si familje, por kjo është vetëm një ëndërr përderisa ajo nuk e pranon Jezus Krishtin. Për momentin, unë shkoj në kishë të dielën në mëngjes kur kushtet më lejojnë. Gruaja ime duke e ditur ku po shkoj, vazhdimit bënë plane të momentit të fundit që të më parandalojë së shkuari. Unë e marrë shumicën e “ushqimit shpirtëror” nëpërmjet leximit të Biblës dhe duke i dëgjuar pastorët në radio ndërsa jam në makinë apo në internet.

Unë doja që ju të dini atë që Zoti ka bërë në jetën time. Nëse keni qenë në Amerikë për çfarëdo kohe, ju e kuptoni tashmë që të krishterët nuk janë Satani i madh, sikurse jeni mësuar. Unë jam dëshmi që një jetë mund të ndryshojë kur Krishti lëshon dritë në errësirë. Shpresoj që do të jini të sfiduar të shihni dhe të mësoni më tepër rreth së vërtetës, kudo që gjendet ajo: radio, televizion, libra apo në internet. Ju drejtoftë Jezusi në kërkimin tuaj.


Kapitulli 7 - Dëshmia e Faruk Ibrahimit