Jezus Krishti – Biri i Perëndisë apo Perëndia Bir?

Sam Shamoun

 

Hyrje

Shumë dijetarë myslimanë besojnë që pohimi i Jezusit për të qenit Biri i Perëndisë nuk është dëshmi e mjaftueshme që ai besoi se ishte Perëndi. Ata theksojnë që ka një dallim të qartë në mes të shprehjeve "Perëndia Bir" dhe "Biri i Perëndisë", meqë e para nënkupton Hyjni kurse shprehja e fundit nuk e ka këtë kuptim. Ata debatojnë me tej që Jezusi nuk e thirri vetveten asnjëherë "Perëndia Bir," por përdori një titull që shpesh përdoret edhe për të tjerët pa nënkuptuar që këta persona të tjera janë qenie hyjnore. Përse, atëherë të krishterët supozojnë se Jezusi domosdoshmërisht pohoi të ishte Perëndi për shkak se tha që ishte Bir i Perëndisë?

Qëllimi i këtij artikulli është për të ekzaminuar mënyrën se si Jezusi e quajti veten Bir të Perëndisë për të dëshmuar se nuk ka substancë çfarëdo qoftë tjetër në këtë pohim shpesh të përsëritur të myslimanëve. Do të demonstrojmë që mënyra se si Jezusi e identifikoi veten si Biri i Perëndisë fuqimisht dhe qartë e përkrah Hyjninë e tij absolute. Caku ynë këtu do të jetë për të dëshmuar që Krishti po e thërret veten Perëndia Bir kur tha që ishte Biri i Perëndisë, sepse shprehja e fundit funksionin si sinonim me frazën e mëparshme, p.sh Biri i Perëndisë në referim ndaj Jezusit e ka të njëjtin kuptim si Perëndia Bir.

Duke e marrë në vështrim të mëparshmen po kalojmë tani tek dëshmia biblike.

Të dhënat biblike

Jezusi është Biri i dashur i Perëndisë dhe trashëgimtari

Shëmbëlltyra e mëparshme na ndihmon të vlerësojmë më mirë vetë-pranimin e Jezusit:

"Pastaj ai filloi t`u flasë me shëmbëlltyra: ``Një njeri mbolli një vresht, e thuri me gardh, gërmoi një vend për të shtrydhur rrushin, ndërtoi një kullë dhe ua besoi disa vreshtarëve dhe pastaj shkoi larg. Në kohën e të vjelave dërgoi shërbëtorin te vreshtarët për të marrë prej tyre pjesën e vet të frutave të vreshtit. Por ata e kapën, e rrahën dhe e kthyen duarbosh. Ai u nisi përsëri një shërbëtor tjetër, por ata, mbasi e gjuajtën me gurë, e plagosën në kokë dhe e kthyen të turpëruar. Përsëri dërgoi edhe një tjetër, por ata e vranë. Më pas dërgoi shumë të tjerë dhe nga këta disa i rrahën, të tjerët i vranë. I ngeli edhe një për të dërguar: birin e tij të dashur. Më së fundi ua dërgoi edhe atë duke thënë: "Për djalin tim do të kenë respekt". Por ata vreshtarë i thanë njeri tjetrit: "Ky është trashëgimtari, ejani ta vrasim dhe do të na mbesë trashëgimia". Dhe e kapën, e vranë dhe e hodhën jashtë vreshtit. (Marku 12:1-8).

Tek shëmbëlltyra, Zoti i vreshtit nënkupton Perëndinë dhe shërbëtorët iu referohen profetëve të Perëndisë të cilët ai i dërgoi në Izrael:

"Nga dita në të cilën etërit tuaj dolën nga vendi i Egjiptit e deri më sot, ju kam dërguar tërë shërbëtorët e mi, profetët çdo ditë me urgjencë dhe insistim.“ Jeremia 7:25

"Megjithatë unë ju kam dërguar tërë shërbëtorët e mi, profetët, me urgjencë e këmbëngulje për t`ju thënë: "Oh, mos e bëni këtë gjë të neveritshme që unë e urrej". Jeremia 44:4

Biri i dashur dhe trashëgimtari në këtë shëmbëlltyrë të veçantë mendohet të jetë Jezusi të cilët udhëheqësit hebrenj e mohuan dhe mbytën.

Mësimi i Jezusit këtu prerazi tregon që ai nuk besonte të ishte në të njëjtin nivel me shërbëtorët si profetët e tjerë, por faktikisht mendoi për veten të jetë më i madh në pozitë dhe një që kishte marrëdhënie më të afërt me Perëndinë. Krishti në parim është duke pohuar të mos jetë i njëjtë me profetët/shërbëtorët duke e konsideruar veten më të madh se të gjithë ata meqë është Biri unik i Perëndisë dhe Ai i cili posedon çdo gjë të i takon Atit të tij.

Kjo nuk është hera e vetme që ai pohoi t'i zotëronte apo posedonte të gjitha që Perëndia posedonte:

"Çdo gjë më është dhënë në dorë nga Ati im, dhe asnjëri nuk e njeh Birin, përveç Atit; dhe asnjëri nuk e njeh Atin, përveç Birit dhe atij të cilit Biri don t`ia zbulojë. ” Mateu 11:27

"Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë prej meje dhe do t`jua kumtojë. Të gjitha gjërat që ka Ati janë të miat; për këtë ju thashë se ai do të marrë prej simes dhe do t`jua kumtojë.” Gjoni 16:14-15

"Jezusi tha këto gjëra, pastaj i ngriti sytë drejt qiellit dhe tha: ``O Atë, ora ka ardhur, përlëvdo Birin tënd, që edhe Biri yt të të përlëvdojë, sepse ti i ke dhënë pushtet mbi çdo mish, që t`u japë jetë të përjetshme të gjithë atyre që ti ia ke dhënë… Dhe të gjitha gjërat e mia janë të tuat, dhe gjërat e tua janë të miat; dhe unë jam përlëvduar në to.” Gjoni 17:1-2, 10

Dhe meqë ai është trashëgimtari kjo nënkupton se Jezusi posedon nder më të madh dhe ka autoritet mbi shërbëtorët e Perëndisë, profetët:

"Por lum sytë tuaj që shohin dhe veshët tuaj që dëgjojnë. Sepse në të vërtetë ju them se shumë profetë dhe të drejtë deshën t`i shohin gjërat që ju po shihni dhe nuk i panë, dhe t`i dëgjojnë gjërat që ju dëgjoni dhe nuk i dëgjuan! ” Mateu 13:16-17

"‘Abrahami, ati juaj, ngazëllohej në shpresën që të shihte ditën time; e pa dhe u gëzua``. Judenjtë, pra, i thanë: ``Ti ende nuk je pesëdhjetë vjeç dhe e paske parë Abrahamin?``. Jezusi u tha atyre: ``Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: para se të kishte lindur Abrahami, unë jam." Gjoni 8:56-58

"Perëndia, mbasi u foli së lashti shumë herë dhe në shumë mënyra etërve me anë të profetëve, së fundi, këto ditë na ka folur me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtar të të gjitha gjërave, me anë të të cilit e krijoi dhe gjithësinë. Ai, duke qenë shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij dhe duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së tij, mbasi e bëri vetë pastrimin nga mëkatet tona, u ul në të djathtën e Madhërisë në vendet e larta… Dhe akoma, kur ta shtjerë të Parëlindurin në botë, thotë: ``Le ta adhurojnë të gjithë engjëjt e Perëndisë". Hebrenjve 1:1-3, 6

"Sepse Jezusi është i denjë për më shumë lavdi se Moisiu, meqenëse ai që ndërton shtëpinë ka më shumë nder se shtëpia. Sepse çdo shtëpi ndërtohet prej dikujt, por ai që ka ndërtuar gjithçka është Perëndia. Dhe Moisiu qe me të vërtetë besnik në shtëpinë e Perëndisë si shërbëtor, për të dëshmuar për të gjitha gjërat që duheshin thënë, por Krishti, si bir, është mbi shtëpinë e tij dhe shtëpia e vet jemi ne, në qoftë se e mbajmë deri në fund guximin dhe mburrjen e shpresës. ” Hebrenjve 3:3-6

"Për këtë shpëtim kërkuan dhe hetuan profetët që profetizuan nga hirin për ju, duke kërkuar të njohin kohën dhe rrethanat që tregonte Fryma e Krishtit që ishte në ta, dhe që dëshmonte që më parë për vuajtjet që do të vinin mbi Krishtin dhe për lavditë që do të pasonin. Dhe atyre iu zbulua se ata i administronin jo për vete, po për ne, ato gjëra që po ju rrëfehen tani nga ata që ju kanë predikuar ungjillin, me anë të Frymës së Shenjtë të dërguar nga qielli; gjëra të cilat engjëjt dëshirojnë t`i vëzhgojnë. " 1 Pjetrit 1:10-12

Në fakt, Jezusi pohon të ketë qenë ai i cili i dërgoi këta profetë:

"Prandaj, ja unë po ju dërgoj profetë, dijetarë dhe skribë; ju disa prej tyre do t`i vritni dhe do t`i kryqëzoni, disa të tjerë do t`i fshikulloni në sinagogat tuaja dhe do t`i persekutoni nga një qytet në tjetrin, që të bjerë mbi ju gjithë gjaku i drejtë i derdhur mbi dhe, nga gjaku i të drejtit Abel, deri te gjaku i Zaharias, birit të Barakias, që ju e vratë ndërmjet tempullit dhe altarit. Në të vërtetë po ju them se të gjitha këto gjëra do të bien mbi këtë brez. Jeruzalem, Jeruzalem, që i vret profetët dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë kam dashur t`i mbledh bijtë e tu ashtu si i mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët!" Mateu 23:34-37

Jezusi Biri është Zoti i lartësuar i krijimit dhe Biri hyjnor i njeriut

Jezusi më tej identifikon veten si Birin e njeriut që rrinë i kurorëzuar në të djathtën e Perëndisë si Mbret i krijimit që përcakton fatin e përjetshëm të çdo personi:

"Atëherë do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur në re, me pushtet të madh e me lavdi. Atëherë ai do të dërgojë engjëjt E VET dhe do t`i mbledhë të zgjedhurit E VET nga të katër erërat, nga skaji i tokës deri në skaj të qiellit. ” Marku 13:26-27

"Atëherë kryeprifti u ngrit në mes të kuvendit dhe e pyeti Jezusin duke thënë: ``Nuk përgjigjesh fare? Çfarë po dëshmojnë këta kundër teje?``. Por ai heshti dhe nuk u përgjigj fare. Përsëri kryeprifti e pyeti dhe i tha: ``A je ti Krishti, Biri i të Bekuarit?``. Dhe Jezusi tha: ``Unë jam. Dhe ju do ta shihni Birin e njeriut të ulur në të djathtën e Pushtetit dhe duke ardhur me retë e qiellit. Atëherë kryeprifti, duke i shqyer rrobat, tha: ``Ç`nevojë kemi më për dëshmitarë? " Marku 14:60-64

"Dhe kur të vijë Biri i njeriut në lavdinë e tij, bashkë me të gjithë engjëjt e shenjtë, atëherë do të ulet mbi fronin e lavdisë së vet. Dhe të gjithë kombet do të mblidhen para tij; dhe ai do ta ndajë njërin nga tjetri ashtu si i ndan bariu delet nga cjeptë. Dhe delet do t`i vërë në të djathtën e tij dhe cjeptë në të majtën. Atëherë Mbreti do t`u thotë atyre që do të jenë në të djathtën e tij: "Ejani, të bekuar të ATIT TIM; merrni në trashëgim mbretërinë që u bë gati për ju që nga krijimi i botës. Sepse pata uri dhe më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe më dhatë për të pirë; isha i huaj dhe më pritët, isha i zhveshur dhe më veshët, isha i sëmurë dhe ju më vizitonit, isha në burg dhe erdhët tek unë". Atëherë të drejtët do t`i përgjigjen duke thënë: "Zot, kur të pamë të uritur dhe të dhamë për të ngrënë; ose të etur dhe të dhamë për të pirë? Dhe kur të pamë të huaj dhe të pritëm ose të zhveshur dhe të veshëm? Dhe kur të pamë të lënguar ose në burg dhe erdhëm te ti?". Dhe Mbreti duke iu përgjigjur do t`u thotë: "Në të vërt etë po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua. Sepse pata uri dhe nuk më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe nuk më dhatë për të pirë, isha i huaj dhe nuk më pritët, i zhveshur dhe nuk më veshët, i sëmurë dhe në burg dhe nuk erdhët të më shihni". Atëherë edhe ata do t`i përgjigjen duke thënë: "Zot, kur të pamë të uritur ose të etur, ose të huaj, ose të zhveshur, ose të lëngatë ose në burg dhe nuk të shërbyem?". Atëherë ai do t`u përgjigjet atyre duke thënë: "Në të vërtetë ju them: sa herë nuk ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre më të vegjëlve, këtë nuk ma bëtë as edhe mua". Dhe ata do të shkojnë në mundim të përjetshëm, dhe të drejtët në jetën e përjetshme". Mateu 25:31-46

Jezusi qartë po i referohet vetes si Biri hyjnor i njeriut të cilin e pa profeti Daniel, Ai i cili sundon përjetë dhe adhurohet nga cdo krijesë:

"Unë shikoja disa vegime nate, dhe ja mbi retë e qiellit po vinte dikush që i ngjante një Biri njeriu; ai arriti deri te i Lashti i ditëve dhe iu afrua atij. Atij iu dha sundimi, lavdia dhe mbretëria, me qëllim që gjithë popujt, kombet dhe gjuhët t`i shërbenin; sundimi i tij është një sundim i përjetshëm që nuk do të kalojë, dhe mbretëria e tij është një mbretëri që nuk do shkatërrohet kurrë". Danieli 7:13-14

Për më tepër, thënia e Jezusit që qëndron në anën e djathtë të Perëndisë është aludim i drejtpërdrejtë ndaj këtij Psalmi:

"ZOTI i thotë Zotërisë time: "Ulu në të djathtën time deri sa t`i bëj armiqtë e tu stol të këmbëve të tua". Psalmi 110:1

Duke iu referuar këtij teksti të veçantë Jezusi po u tregonte akuzuesve të tij që është Zoti i Davidit që mbretëron me Perëndinë si Mbret, një çështje që e shtroi më herët po atë javë:

"Dhe Jezusi, duke i mësuar në tempull, tha: ``Vallë, si mund të thonë skribët se Krishti është Bir i Davidit? Sepse vetë Davidi, nëpërmjet Frymës së Shenjtë, tha: "Zoti i ka thënë Zotit tim: Ulu në të djathtën time, derisa t`i bëj armiqtë e tu stol të këmbëve të tua". Vetë Davidi, pra, e quan Zot; si mund të jetë vallë bir i tij?``. Dhe pjesa më e madhe e dëgjonte me ëndje. ” Marku 12:35-37

Përgjigja ndaj pyetjes së Jezusit është se Krishti është në të njëjtën kohë Biri i Davidit dhe Zoti i tij meqenëse Mesia është pasardhës njerëzor i Davidit por edhe Biri i Perëndisë në anën tjetër:

"Dhe një zë erdhi nga qielli: ``Ti je Biri im i dashur në të cilin jam kënaqur." Marku 1:11

"Kështu arritën në Jeriko. Kur ai po dilte nga Jeriko me dishepujt e tij dhe me një turmë të madhe, biri i Timoteut, Bartimeu i verbër, ishte ulur gjatë rrugës dhe lypte. Kur dëgjoi se ai që po kalonte ishte Jezusi Nazareas, filloi të bërtasë dhe të thotë: ``Jezus, Bir i Davidit, ki mëshirë për mua!``. Shumë e qortonin që të heshte, por ai bërtiste edhe më fort: ``Bir i Davidit, ki mëshirë për mua". Marku 10:46-48

"lidhur me Birin e tij, të lindur nga fara e Davidit sipas mishit, i deklaruar Biri i Perëndisë në fuqi, sipas Frymës së shenjtërisë nëpërmjet ringjalljes prej së vdekurit: Jezu Krishti Zoti ynë.” Romakëve 1:3-4

"Unë, Jezusi, dërgova engjëllin tim për t`ju dëshmuar për këto gjëra nëpër kisha. Unë jam Rrënja dhe pasardhja e Davidit, ylli i ndritshëm i mëngjesit". Zbulesa 22:16

Që këtu, si Biri hyjnor i Perëndisë ai është Zoti sovran i Davidit dhe Padroni; ndonëse në lidhje me natyrën njerëzore të tij është Biri i tij.

Tek kapitulli i njëjtë i Markut 13 ku Krishti iu referuar vetes si Biri i njeriut nga Danieli, Biri i njeriut Zoti vazhdoi të nënkuptonte se është më i madh në gradë se engjëjt dhe njerëzit:

"Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë. Sa për atë ditë dhe atë orë, askush nuk e di, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati. " Marku 13:31-32

Ekziston qartë një renditje e pushtetit këtu, p.sh njeriu, engjëjt, Biri dhe pastaj Ati. Kështu do të dukej nëse do t'i vendosnim në formë të një renditjeje gradore:

1. Ati.
2. Biri.
3. Engjëjt.
4. Njerëzimi i rënë.

Është e dukshme nga kjo që Krishti është superior ndaj njerëzve dhe engjëjve, duke qenë i nënshtruar vetëm ndaj Atit në kuptim të autoritetit. (1)

Në fakt ai madje flet që fjalët e tij kanë të njëjtin autoritet të qëndrueshëm siç e kanë fjalët e Perëndisë:

"Gjithnjë, o Zot, fjala jote është e qëndrueshme në qiejt. " Psalmi 119:89

"Bari thahet, lulja fishket, por fjala e Perëndisë tonë mbetet përjetë." Isaia 40:8

Në këtë mënyrë, Zoti Jezus besoi se është më i madh se i tërë rendi krijues meqë është Biri hyjnor i Perëndisë/Biri i njeriut të cilin të gjitha kombet do ta adhurojnë si Mbretin Sovran.

Jezusi Bir është Ai që e zbulon në mënyrë të përkryer Perëndinë

Si Biri hyjnor Krishti e kupton tërësisht natyrën e Perëndisë dhe si rrjedhojë ka mundësinë t’ia zbuloj njeriut në mënyrë të përkryer Perëndinë:

"Në të njëjtën orë Jezusi ngazëlloi në frymë dhe tha: ``Unë të lavdëroj, o Atë, Zot i qiellit dhe i tokës, sepse ua fshehe këto të urtëve dhe të zgjuarve dhe ua zbulove fëmijëve të vegjël. Po, o Atë, sepse kështu ty të pëlqeu. Gjithçka më është dhënë në dorë nga Ati im; dhe askush nuk e di kush është Biri, përveç Atit, dhe kush është Ati, përveç Birit, dhe atij që Biri do t`ia zbulojë." Lluka 10:21-22

Zoti Jezus pohon një njohuri intime, reciproke ndaj Perëndisë Atë që pandeh si kuptueshmërinë e tij ashtu edhe gjithëditurinë. Pas të gjithave, një krijesë e kufizuar nuk është në gjendje për të njohur Perëndinë në të njëjtën mënyrë si ai/ajo njihet nga Perëndia; dhe as që mundet një qenie e përkohshme të supozoj që ai/ajo mund të njihet vetëm nga Perëndia sepse kjo nënkupton që personi i cili e bën këtë pohim është i pakuptueshëm dhe si rrjedhojë kërkon një mendje ta pakufizuar apo një entitet të gjithëdijshëm të njoh plotësisht dhe të kuptoj Perëndinë e pakuptueshëm.

Prandaj nuk duhet të habitemi që pikërisht në këtë kontekst Jezusi pohon të jetë Ai që zgjodhi t’ia zbuloj Atin kujtdo që I pëlqen. Duke parë që Zoti Jezus ka një njohuri të përkryer dhe intime ndaj Perëndisë, atëherë ai vetëm mundet në mënyrë adekuate dhe të plotë t’ia zbuloj thelbin/karakterin/natyrën e Perëndisë njerëzimit. Siç thotë Krishti tek ungjilli I Gjonit:

"Askush nuk mund të vijë tek unë, po qe se Ati që më ka dërguar nuk e tërheq dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit. Në profetët është shkruar: "Të gjithë do të jenë të mësuar nga Perëndia". Çdo njeri, pra, që ka dëgjuar dhe mësuar nga Ati, vjen tek unë. Jo s`e ka parë ndonjë Atin, përveç atij që është nga Perëndia; ky e ka parë Atin. " Gjoni 6:44-46

Arsyeja përse Ati i sjell të gjithë të mësojnë nga Biri është sepse ai vetëm e ka parë apo kuptuar Perëndinë dhe si rezultat është I kualifikuar tërësisht ta bëjë Atin të njohur.

Për ta thënë këtë në terma më të thjeshtë, Perëndia qartë dhe plotësisht e ka bërë vetën të njohur përmes personit të Birit të tij të dashur pasi Biri ka njohuri dhe kuptueshmëri të plotë rreth natyrës dhe personit të Atit.

Jezusi Bir është i barabartë me Atin në esencë dhe natyrë

Përfundimisht, Jezusi sikurse Biri thekson të jetë i barabartë me Atin në fuqi dhe dinjitet, duke qenë në gjendje për të bërë çdo gjë që Perëndia bën:

"Për këtë Judenjtë e përndiqnin Jezusin dhe kërkonin ta vrisnin, sepse bënte këto gjëra të shtunave. Por Jezusi u përgjigj atyre: ``Im Atë vepron deri më tash, e edhe unë veproj``. Për këtë Judenjtë kërkonin edhe më tepër ta vrisnin, sepse jo vetëm se shkelte të shtunën, por edhe se thoshte se Perëndia ishte ati i vet, duke e barazuar veten me Perëndinë. Atëherë Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ``Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se Biri nuk mund të bëjë asgjë prej vetvetes, përveç asaj që sheh se bën Ati; GJЁRAT në fakt që bën Ati, i bën PO ASHTU dhe Biri. Sepse Ati e do Birin dhe i dëfton gjithçka që bën vetë; dhe do t`i dëftojë vepra më të mëdha se këto, që të mrekulloheni. Në fakt ASHTU SI Ati ringjall të vdekurit dhe u jep atyre jetën, PO KЁSHTU edhe Biri i jep jetën kujtdo që do. Sepse Ati nuk gjykon asnjë, por gjithë gjyqin ia dha Birit, që të gjithë ta nderojnë Birin ASHTU SIÇ nderojnë Atin; kush nuk e nderon Birin, nuk nderon Atin që e ka dërguar. Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Ai që e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen në gjyq, por ka kaluar nga vdekja në jetë. Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Po vjen ora, madje ka ardhur, kur të vdekurit do të dëgjojnë zërin e Birit të Perëndisë, dhe ata që e kanë dëgjuar do të jetojnë. Sepse, sikurse Ati ka jetë në vetvete, kështu ia ka dhënë dhe Birit të ketë jetë në vetvete; dhe i ka dhënë gjithashtu autoritet të gjykojë, sepse është Bir i njeriut. Mos u mrekulloni për këtë, sepse po vjen ora kur të gjithë ata që janë në varre do ta dëgjojnë ZЁRIN E TIJ dhe do të dalin prej tyre; ata që kanë bërë të mira, në ringjallje të jetës, dhe ata që kanë bërë të liga, në ringjalljen e dënimit." Gjoni 5:16-29

Këtu, Zoti po i informon kundërshtarët e tij që Biri nuk vepron në mënyrë të pavarur nga Perëndia, por vepron vetëm në union të përsosur me të. Siç edhe thotë në një vend tjetër:

"Sepse unë kam zbritur nga qielli jo për të bërë vullnetin tim, por vullnetin e atij që më ka dërguar. " Gjoni 6:38

Dhe ashtu si Bir i dashur ai ka të drejtat e njëjta hyjnore për të punuar gjatë Sabatit si Ati i tij ka, ndonëse çdo kush tjetër i nënshtrohet rregullave të Sabatit të diktuara nga Perëndia.

Sikur kjo të mos ishte mahnitëse mjaftueshëm, Krishti thotë që është në gjendje për t’iu dhënë jetën të vdekurve, njëjtë siç mundet edhe Ati, dhe është Ai i cili do t’i ngrejë të vdekurit frymërisht dhe fizikisht, një çështje që e shtron një vend tjetër:

"Ky është vullneti i Atit që më ka dërguar: që unë të mos humbas asgjë nga të gjitha ato që ai më ka dhënë, por t`i ringjall në ditën e fundit. Ky, pra, është vullneti i atij që më ka dërguar: që kushdo që sheh Birin dhe beson në të, të ketë jetë të përjetshme, dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit." Gjoni 6:39-40

Zoti më tej thotë që të gjithë duhet nderuar atë njëjtë siç e nderojnë Atin, që nënkupton se Krishti kërkon nga njerëzit ta adhurojnë atë siç bëjnë me Atin sepse kjo është mënyra si Ati nderohet po ashtu. Është habi e vogël që hebrenjtë përfunduan që Krishti po e barazonte veten me Perëndinë.

Zoti Jezus kishte për t’u thënë më tepër kundërshtarëve të tij:

"Delet e mia e dëgjojnë ZЁRIN TIM, unë i njoh dhe ato më ndjekin; dhe unë u jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin kurrë, e askush nuk do t`i rrëmbejë nga dora ime. Ati im, që m`i dha, është më i madh se të gjithë; dhe askush nuk mund t`i rrëmbejë nga dora e Atit tim. Unë dhe Ati jemi një." Gjoni 10:27-30

Krishti thotë që është një me Atin në kontekst të mbrojtjes dhe dhënies së jetës së përjetshme besimtarëve, gjë që të gjitha këto janë funksione hyjnore sipas Shkrimeve hebrenje.

"Tani e shikoni që unë jam Ai dhe që nuk ka Perëndi tjetër përbri meje. Unë të bëj që të vdesësh dhe të jetosh, unë të plagos dhe të shëroj, dhe nuk ka njeri që mund të të lirojë nga dora ime." Ligji i Përtërirë 32:39

"Nuk ka asnjë të shenjtë si Zoti, sepse nuk ka asnjë tjetër veç teje, nuk ka asnjë shkëmb si Perëndia ynë… Zoti të bën të vdesësh dhe të bën të jetosh; të zbret në Sheol dhe të ngjit që andej. " 1 Samueli 2:2, 6

"Sepse ai është Perëndia ynë dhe ne jemi populli i kullotës së tij dhe kopeja për të cilën ai kujdeset. Sot, po të jetë se dëgjoni zërin e tij, mos e fortësoni zemrën tuaj si në Meriba, si ditën e Masas në shkretëtirë. " Psalmi 95:7-8

"Para fillimit të kohës unë jam gjithnjë po ai dhe askush nuk mund të çlirojë njeri nga dora ime; kur unë veproj, kush mund të më pengojë?" Isaia 43:13

Në mënyrë të mahnitshme, Jezusi i përshkruan personit të tij çdo gjë të cilat këto Shkrime ua atribuojnë Jahvesë, si për shembull:

• Delet dëgjojnë zërin e Jezusit.
• Askush nuk mund t'i grabis delet nga dora e Jezusit.
• Jezusi u jep deleve jetën e përjetshme.

Për më tepër, Dhiata e Vjetër thotë që nuk ka person që mund të kryej vepra në të njëjtën mënyrë si Jahve:

"Nuk ka asnjë të barabartë me ty midis perëndive, o Zot, as ka vepra të njëllojta me të tuat. Tërë kombet që ti ke krijuar do të vinë të bien përmbys para teje, o Zot, dhe do të përlëvdojnë emrin tënd. Sepse ti je i madh dhe kryen mrekulli; vetëm ti je Perëndia. " Psalmi 86:8-10

"Sepse kush mund të krahasohet në qiell me Zotin? Dhe kush është i njëllojtë me Zotin midis bijve të të Fuqishmit? Perëndisë ia kanë frikën shumë në kuvendin e shenjtorëve, dhe respektohet thellë nga tërë ata që e rrethojnë. O ZOT, Perëndi i ushtrive, kush është i fuqishëm si ti, o Zot? Besnikëria jote të rrethon kudo." Psalmi 89:6-8

Dhe më tej Jezusi vepron njëjtë siç vepron Jahve! Arsyeja përse mundet? Sepse është Jahve Perëndia Bir. Për ta vendosur këtë në formë të silogjizmit:

A. Askush nuk mund t’i bëjë veprat që i bën Perëndia, veçanërisht në mënyrën si Jahve I bën ato.
B. Jezusi bën çdo vepër që e bën edhe Ati dhe I kryen ato saktësisht në të njëjtën mënyrë.
C. Si rezultat, Jezusi është Jahve Perëndia.

Vërejtjet përfundimtare

Në dritë e së mëparshmes a është për t’u habitur që hebrenjtë deshën ta vinin në vdekje Jezusin rreth pohimit të tij që është Biri i Perëndisë në një mënyrë unikë, një Bir jo i njëjtë me ndonjë bir tjetër të Perëndisë?

"Judenjtë iu përgjigjën: ``Ne kemi një ligj dhe sipas ligjit tonë ai duhet të vdesë, sepse e bëri veten Bir të Perëndisë." John 19:7

A është për t’u befasuar me të vërtetë që hebrenjtë u përpoqën ta vrisnin Krishtin në bazat e asaj që ai po e bënte veten Perëndia duke pohuar të ishte Biri i Perëndisë në një mënyrë që e bënte të barabartë me Perëndinë?

"Prandaj Judenjtë morën përsëri gurë për ta vrarë me gurë. Jezusi u përgjigj atyre: ``Ju tregova shumë vepra të mira nga Ati im; për cilën nga këto më vrisni me gurë?``. Judenjtë u përgjigjën duke thënë: ``Ne nuk të vrasim me gurë për asnjë vepër të mirë, po për blasfemi, dhe sepse ti, duke qenë njeri, e bën veten Perëndi``. Jezusi u përgjigj atyre: ``A nuk është shkruar në ligjin tuaj: "Unë thashë: Ju jeni perëndi"? Nëse ai i quan perëndi ata, të cilëve u qe drejtuar fjala e Perëndisë (dhe Shkrimi nuk mund të bjerë poshtë), ju thoni se ai, që Ati e ka shenjtëruar dhe e ka dërguar në botë, blasfemon, sepse kam thënë: "Unë jam Biri i Perëndisë" Nëse unë nuk bëj veprat e Atit tim, mos më besoni, por nëse i bëj, edhe po të mos më besoni mua, u besoni të paktën veprave, që të njihni e të besoni se Ati është në mua dhe unë në atë``. Për këtë arsye ata kërkonin përsëri ta kapnin, por ai ikte nga duart e tyre. " Gjoni 10:31-39

Ata ishin qartazi në gabim për të mos besuar në qëndrimet hyjnore të Jezusit dhe në lidhje me mendimin që ai po blasfemonte. Ringjallja fizike, trupore e Krishtit nga të vdekurit, prej nga është ngritur të jetoj në një qenie të pashkatërrueshme dhe të pavdekshme, është dashur t’i ketë bindur ata që Ai është saktësisht ai që kishte pohuar të ishte, Biri plotësisht hyjnor i Perëndisë:

"Burra të Izraelit, dëgjoni këto fjalë: Jezusi Nazareas, njeriu i dëftuar nga Perëndia ndër ju me vepra të fuqishme, me mrekulli dhe shenja që Perëndia bëri ndër ju me anë të ti tij, siç edhe vet e dini, ai, pra, sipas këshillit të caktuar dhe të paranjohur të Perëndisë, ju dorëzua juve dhe ju e zutë dhe, me duart e të padrejtëve, e gozhduat në kryq dhe e vratë. Por Perëndia e ka ringjallur, pasi e zgjidhi nga ankthet e vdekjes, sepse nuk ishte e mundur që vdekja ta mbante atë… Ai, pra, duke qenë profet, e dinte se Perëndia i kishte premtuar me betim se nga fryti i belit të tij, sipas mishit, do të ngjallet Krishti për t`u ulur mbi fronin e tij; dhe, duke parashikuar këtë, foli për ringjalljen e Krishtit, duke thënë se shpirti i tij nuk do të lihej në Hades dhe se mishi i tij nuk do të shihte kalbjen. Këtë Jezus, Perëndia e ka ringjallur; dhe për këtë të gjithë ne jemi dëshmitarë! Ai, pra, duke qenë i ngritur në të djathtë të Perëndisë dhe duke marrë nga Ati premtimin e Frymës së Shenjtë, ka përhapur atë që ju tani shihni dhe dëgjoni. Sepse Davidi nuk është ngritur në qiell, madje ai vetë thotë: "Zoti i ka thënë Zotit tim: Ulu në të djathtën time, derisa unë t`i vë armiqtë e tu si stol të këmbëve të tua!". Ta dijë, pra, me siguri, gjithë shtëpia e Izraelit se atë Jezus që ju e keni kryqëzuar, Perëndia e ka bërë Zot e Krisht. " Veprat e apostujve 2:22-24, 30-36

"Pali, shërbëtor i Jezu Krishtit, i thirrur për të qenë apostull, i veçuar për ungjillin e Perëndisë, siç i kishte premtuar ai me anë të profetëve të tij në Shkrimet e shenjta lidhur me Birin e tij… i deklaruar Biri i Perëndisë në fuqi, sipas Frymës së shenjtërisë nëpërmjet ringjalljes prej së vdekurit: Jezu Krishti Zoti ynë. " Romakëve 1:1-2, 4

"Sepse dihet se Perëndia ynë lindi nga fisi i Judës, për të cilin Moisiu nuk tha asgjë lidhur me priftërinë. Dhe kjo bëhet edhe më e qartë, në qoftë se del një prift tjetër pas shëmbëllimit të Melkisedekut, që nuk u bë i tillë në bazë të ligjit të porosisë së mishit, po në bazë të fuqisë të jetës së pashkatërrueshme… kurse ai, mbasi qëndron për jetë të jetës, ka priftëri të patjetërsueshme, prandaj edhe mund të shpëtojë plotësisht ata që me anë të tij i afrohen Perëndisë, sepse gjithmonë rron që të ndërmjetësojë për ta." Hebrenjve 7:14-16, 24-25

"Dhe kur e pashë, rashë para këmbëve të tij si i vdekur. Dhe ai vuri dorën e tij të djathtë mbi mua, duke më thënë: ``Mos u tremb! Unë jam i pari dhe i fundit, dhe i gjalli; isha i vdekur, por ja, jam i gjallë në shekuj të shekujve, amen; dhe unë i kam çelësat e vdekjes e të Hadesit. " Zbulesa 1:17-18

Dëshmia e atyre që e dinin Dhiatën e Vjetër ofron mjaft dëshmi bindëse që Krishti nuk ishte thjeshtë duke e thirrur veten Bir i Perëndisë në kuptimin e të qenit krijesë e lidhur ngushtë me Perëndinë. Hebrenjtë saktësisht e kuptuan që Krishti po thoshte që është Biri I Perëndisë në mënyrë të tillë për të barazuar veten me Perëndinë (Atin). Që këtej, Jezusi në fakt pohonte të ishte Perëndia Bir sepse ai I përshkroi personit të tij funksione dhe tituj të caktuar që vetëm një I cili mendonte dhe besonte të ishte Perëndi mund ta bënte këtë.

Një apologjist i krishterë shprehet kështu:

Robert Andersoni thotë:

"Asnjë dëshmi konfirmuese nuk është më bindëse se ajo e dëshmitarëve armiq, dhe fakti që Jezusi i shtroi pohimet lidhur me Hyjninë është e përforcuar pashmangshmërisht nga veprimet e amriqve të Tij. Ne duhet të kujtojmë që hebrenjtë nuk ishin një fis i egër injorant, por një popull me kulturë të lartë dhe mjaft religjioz; dhe ishte mbi bazën e kësaj akuze që, pa një zë kundër, vdekja e tij qe dekretuar nga Sanhedrini – Këshilli i madh i tyre kombëtar, I përbërë nga udhëheqësit e tyre më eminent, përfshirë njerëz të tipit të Gamalielit dhe nxënësit të tij të famshëm, Saulit nga Tarsi. " 2/5

Nga Hilarian Felder ne kemi këtë deklaratë që sjell më tepër dritë rreth gjykimit që në fakt Farisenjtë ngarkojnë mbi veten e tyre:

"Por meqenëse ata dënuan Shpëtimtarin si blasfemues me anë të vetë rrëfimit të tij, gjyqtarët dëshmuan zyrtarisht një betim që Jezusi rrëfeu jo vetëm të ishte Mesia-Mbreti teokratik dhe biri njerëzor i Perëndisë, por po ashtu që ishte Mesia hyjnor dhe Biri thelbësor i Perëndisë, dhe që Ai në bazë të këtij rrëfimi është vendosur në vdekje." 7/306, Vol. 1

Si rezultat i studimit tonë, ne mundemi atëherë të përfundojmë me siguri që Jezusi pohoi hyjninë për veten e tij në një mënyrë që të gjithë mund ta kuptonin. Këto pohime qenë konsideruar blasfemike nga udhëheqësit religjioz dhe rezultoi në kryqëzimin e Tij sepse "Ai e bëri veten të ishte Biri i Perëndisë" (Gjoni 19:7). 21/45 (Gjosh McDouell, Evidence that Demands a Verdict [Thomas Nelson Publishers, 1979], Volumi I, Kapitulli 6. Jezusi –Biri i Perëndisë, 1A. Pohimet direkte të Tij lidhur me hyjninë, 2B. Gjyqi, p. 92; theksimi I nënvizuar është i yni)

Dhe:

Hilarian Felder ndërlidh që "Gustav Dalmani e sheh veten të detyruar ndaj këtij rrëfimi: ‘Askund nuk e gjejmë që Jezusi pohoi të ishte Biri i Perëndisë në mënyrë të tillë që vetem lidhja religjioze dhe etike nënkuptohet, që të tjerët munden por edhe duhet t’i posedojnë në fakt…. Jezusi i ka ofruar njerëzimit të kuptojnë pagabueshëm që Ai nuk është vetëm “një” por “Biri i Perëndisë”." … 7/269

H.F. Stevenson komenton që "është e vërtetë që termi ‘bij të Perëndisë’ përdoret për njerëzit (Hosea 1:10) dhe për engjëj, në Dhiatën e Vjetër (Zan. 6:2; Jobi 1:6; 38:7). Porn ë Dhiatën e Vjetër, titulli ‘Bir i Perëndisë’ përdoret për dhe nga Zoti ynë në një mënyrë krejt tjetër. Në çdo rrethanë termi nënkupton që Ai është Biri I vetëmlindur; i barabartë, i përjetshëm me Atin. " 40/123

Në përdorimin e vazhdueshëm të termit "Bir" në pranëvënie ndaj "Atit," ata deklarojnë pohimin e tij të qartë rreth barazisë me Atin dhe formulojnë të vërtetën rreth Trinitetit (Gjoni 10:30-33; 3:35; 5:19-27; 6:27; 14:13; Marku 13:32; Mateu 23:9,10)…

Felderi shkruan rreth konceptit të Krishtit rreth Perëndisë të qenit Ati i tij: "Sa herë që Jezusi flet për marrëdhëniet e tij me Atin e Tij, Ai vazhdimisht përdor dhe pa papërjashtim shprehjen ‘Ati im’; dhe sa herë që kërkon vëmendjen e dishepujve rreth marrëdhnies së tyre fëmijërore me Perëndinë, ekziston një karakterzim njëjtë i përcaktuar, “Ati Yt.’ Asnjëherë nuk e bashkon veten me dishepujt dhe njerëzit me formën e fjalimit natyror, ‘Ati Ynë.’"

Felderi vazhdon më tej: "Edhe në ato raste kur Jezusi u bashkoi veten me dishepujt para Perëndisë, atëherë do të ishte me siguri e pritur ai do të përdorte shprehjen kolektive, ‘Ati Ynë,’ por pikërisht e kundërta qëndron, ‘Ati Im’: ‘Që tani e tutje unë nuk do të pi më nga ky fryt i hardhisë, deri në atë ditë kur, bashkë me ju, do ta pi të re në mbretërinë e Atit tim’ (Mateu 26:29). ‘Dhe ja, unë po dërgoj mbi ju premtimin e Atit tim, ’ (Lluka 26:29). ‘Ejani, të bekuar të Atit tim; merrni në trashëgim mbretërinë që u bë gati për ju që nga krijimi i botës’ (Mateu 25:34). Në këtë mënyrë Jezusi e dallon veten qartë në mes birërisë hyjnore të Tij dhe të dishepujve sikurse dhe njerëzve në përgjithësi."

Scotchmer përfundon që "dishepujt e tij dhe armiqtë e tij kuptojnë nga prapavija e tyre hebrenje që kuptimi i vërtetë i termit ‘Bir i Perëndisë’ ishte Hyjnia. Njëqind e katër herë, Krishti i referohet Perëndisë si ‘Atë’ apo ‘Ati’" (Ibid., 3A. Titles, 2B. Biri I Perëndisë, fq.100-101; theksi i nënvizuar i yni)

Prandaj është me bollëk e qartë që me përdorimin e tij të shprehjes "Biri i Perëndisë" Jezusi nënkuptoi të ishte Perëndia Bir, Biri unik i cili është plotësisht Perëndi në natyrë dhe i barabartë me Atin e tij të dashur në esencë.

Amen. Eja, o Perëndi i bekuar dhe i pavdekshëm, eja! Ne dëshmojnë që ti je në fakt Perëndia Bir, Zoti i përjetshëm i lavdisë, Mbreti ynë i bekuar dhe Shpëtimtar të cilin e duam përjetë e gjithmonë. Amen dhe amen!


Shënime

(1) Duhet theksuar që tekste të veçanta biblike përsërisin faktin që Krishti si Bir hyjnor i nënshtrohet Atit në kuptim të autoritetit dhe gradës, pa e nënkuptuar këtë që ai është inferior në esencë dhe natyrë:

"Dhe ju jeni të Krishtit dhe Krishti është i Perëndisë. " 1 Korintasve 3:23

"Por dua që të dini se kreu i çdo njeriu është Krishti, edhe kreu i gruas është burri; edhe kreu i Krishtit është Perëndia. " 1 Korintasve 11:3

"Dhe kur t`i ketë nënshtruar të gjitha, atëherë Biri vetë do t`i nënshtrohet Atij që i nënshtroi të gjitha, që Perëndia të jetë gjithçka në të gjithë." 1 Korintasve 15:28

Për më tepër rreth kësaj teme ju rekomandojmë artikujt në vijim në gjuhën angleze:

http://answering-islam.org/Shamoun/q_father_greater.htm

http://answering-islam.org/Shamoun/q_authority_given.htm

http://answering-islam.org/Shamoun/q_jesus_subject.htm


Përktheu: Luka
Artikulli në gjuhën angleze: “Jesus Christ – Son of God or God the Son?


Artikuj të tjerë në gjuhën angleze nga Sam Shamoun
Përgjigje Islamit Faqja kryesore