Të ndriçosh errësirën

Roland Clarke

Njerëzit që i takojnë Perëndisë besojnë në dritën hyjnore. Bibla thotë, “Perëndia është dritë dhe në Të nuk ka kurrfarë errësirë.” (1 Gjoni 1:5) Perëndia shkëlqeu dritën në errësirë duke e zbuluar vullnetin e tij nëpërmjet profetëve. Siç është shkruar, “Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.” (Psalm 119:105) Kurani thotë, “Allahu është dritë... Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.” (Surja 24:35; 5:44)

Të krishterët dhe myslimanët besojnë që Jezus Krishti është “Fjala e Perëndisë” (në arabisht – Kalimatullah) dhe për shkak të kësaj , ai solli dritë. Në Inxhill (Ungjill) lexojmë, “Fjala u bë mish... Në atë ishte jeta, dhe jeta ishte drita e njerëzve. Dhe drita shkëlqen në errësirë...” (Gjoni 1:14, 4,5) Po ashtu në Suren 5:46 lexojmë që Jezusi pranoi “Inxhillin, që është udhëzim i drejtë dhe dritë, që është vërtetues i Tevratit.”

Drita zbuluese

Kur Jezusi ishte foshnje, pak para se të rrethpritej në Tempull, një profeci e mrekullueshme ishte folur për të. “Ai pra (Simeoni), i shtyrë nga Fryma, erdhi në tempull; dhe, si prindërit i prunë fëmijën Jezus për të bërë me të ato që përshkruan ligji, ai e mori në krah e bekoi Perëndinë duke thënë, ``Tani, o Zot, lejo që shërbëtori yt të vdesë në paqe, sipas fjalës sate, sepse sytë e mi e panë shpëtimin tënd, që ti e përgatite përpara gjithë popujve: dritën për të ndriçuar kombet dhe lavdinë e popullit tënd, Izraelit``. (Lluka 2:28-32)

Kjo dritë që u zbuluar me anë të Mesisë qe përshkruar si “agimi nga lart na ka vizituar, për të ndriçuar ata që dergjeshin në errësirë dhe në hijen e vdekjes” (Lluka 1:78,79). Kjo përmbushi një profeci tjetër, “Por për ju që keni frikë nga emri im, do të lindë dielli i drejtësisë me shërimin në krahët e tij”. (Malakia 4:2)

Drita shëruese

Ekziston një fjalë e urtë arabe që hedh dritë në profecinë hutuese lidhur me “diellin” e drejtësisë që ngritet me “shërim” në krahët e tij. Kjo proverb nënkupton një lidhje në mes diellit dhe shërimit kur I udhëzon njerëzit: “Dil para diellit siç shkon tek doktori.” Është një fakt që doktorët i inkurajojnë pacientët që kanë ulcerë në lëkurë për të marrë rreze dielli të mëngjesit pasi kjo ndihmon plagën të shërohet. Për më tepër rrezet e diellit restaurojnë vitaminën D e cila është e nevojshme për shëndetin tone. Më tej, rrezet e diellit janë një antidote për njerëzit në depresion kronik.

Ne gjithë e dimë që Jezusi bëri shumë mrekulli shërimi. Është shkruar në Inxhill që Jezusi solli “një dritë të madhe... Jezusi shkonte kudo nëpër Galile... duke shëruar çdo sëmundje dhe çdo lëngatë në popull. Dhe fama e tij u përhap në gjithë Sirinë; dhe i sillnin të gjithë të sëmurët që vuanin nga lëngata dhe dhimbje të ndryshme…dhe ai i shëronte.” (Mateu 4:15,16,23,24)

Drita shpëtuese

Në mes të shumë njerëzve të sëmurë që i shëroi Jezusi disa ishin në gjendje kritike, madje edhe në fazën e fundit. Intervenimi i tij i shpëtoi nga vdekja – ai ishte shpëtimi i tyre. (Lluka 7:22; 8:43). Shpëtimi i njerëzve nga vdekja merr një nivel të ri të kuptimit kur kuptojmë që drita e Mesisë shkëlqen fuqishëm mbi ata që jetojnë “në errësirën e luginës së vdekjes”. Jo vetëm kaq, Jezusi ngriti njerëz nga vdekja (siç mësohet në Kuran dhe Bibël). Për ata që jetojnë në gjendje pashprese si lepra, Jezusi ishte fener i shpresës.

Ёshtë edhe një profeci tjetër rreth dritës që ia vlen të mendohet. Tek Isaia 49:6 lexojmë që Perëndia shërbëtor, Mesia, do të jetë “si dritë e kombeve... me qëllim që të jetë Shpëtimi i Perëndisë deri në skajet e tokës.”

Drita dritë-dhënëse

Më herët pamë që ‘Fjala e Perëndisë’ është “dritë që i jep jetë gjithkujt.” Tani do t’i shikojmë mësimet e Krishtit për të parë që ka lidhje të ngushtë në mes të dritë dhe jetës. “Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës.” (Gjoni 8:12).

Disa vite pasi u ngjit në qiell, Jezusi iu paraqit Gjonit në një vizion dhe tha, “Unë jam i pari dhe i fundit, dhe i gjalli; isha i vdekur, por ja, jam i gjallë në shekuj të shekujve, amen; dhe unë i kam çelësat e vdekjes e të Hadesit.” (Zbulesa 1;16-18).

Gjoni përshkroi si u paraqit fytyra e Krishtit “aq e ndritshme si dielli me shkëlqimin e tij”. Ky rrezatim që shkëlqente nga Jezusi na përkujton titullin e tij “Biri i drejtësisë”. Një dritë e tillë ndriçuese nënkupton që ai është i pastër në mënyrë të përkryer dhe pa gabime. (Shih suren 19:19).

A mund t’ju pyes për të konsideruar: “Nëse Jezusi në të vërtetë u ngrit nga të vdekurit, a nuk ka kuptim po ashtu që ai i mban çelësat e vdekjes dhe varrit?” Pas të gjithave, ai hyri në atë fushë të errët dhe doli me sukses! Askush tjetër se ka bërë ndonjëherë këtë!

Dritë për jo-hebrenjtë

Tek Gjoni kapitulli 4 shohim një shembull interesantë se si Jezusi i solli ndriçim shpirtëror popullit të njohur si Samaritanë. Sikurse gjysmë-vëllezërit e tij hebrenj ata besonin në krijuesin Perëndi, që shpalli Ligjin nëpërmjet Moisiut. Fatkeqësisht, samaritanët kishin devijuar nga rruga e vërtetë në mënyra të caktuara. Jezusi tha që ata nuki e dinin në të vërtetë Perëndinë sepse “shpëtimi vjen nga hebrenjtë”. (Gjoni 4:22).

Shumë njerëz në kohët moderne e kritikojnë këtë qasje si të ngushtë. Ata harrojnë që ishte nëpërmjet popullit hebrenj që Perëndia dërgoi profetët, shkrimet dhe në fund Mesinë përmes të cilit Perëndia kishte premtuar që do ta sillte shpëtimin. Ashtu siç edhe doli, samaritanët e pranuan qortimin e dashur të Krishtit dhe e njohën, “Se ai është me të vërtetë Krishti, Shpëtimtari i botës.” (Gjoni 4:42)

Myslimanët duken hezitues për të pranuar këtë titull por Kurani shënon që Allahu zgjodhi emrin e Jezusit dhe e zbuloi nëpërmjet një engjëlli. Emri Jezus nënkupton, “Perëndia është shpëtimi” e pranuar edhe nga Muhamed I. A. Uthman në librin e tij 'Islamic names'. (fq. 77).

A besoni që Jezusi është drita e Perëndisë dhe shpëtimi?

Nëse keni ndonjë pyetje apo doni të dini më tepër më kontaktoni.


Përktheu: Luka
Artikulli në gjuhën angleze: “Lighting Up The Darkness


Artikuj të tjerë nga Roland Clarke
Përgjigje Islamit Faqja kryesore