Konceptet e gabuara të dyanshme
Keith Small
Konceptet e gabuara të të krishterëve rreth islamit dhe konceptet e gabuara të myslimanëve rreth krishterimit.
Parathënie
Të gjithë ne e dimë lëndimin personal kur jemi të keqkuptuar. Është akoma më tragjike kur keqkuptimet dhe konceptet e gabuara janë ngritur në nivelet kombëtare dhe kulturore duke e zgjeruar lëndimin në miliona njerëz. Në këto ditë të rritjes së udhëtimit dhe komunikaconit ne kemi mundësinë e pakësimit të zvogëlimit të keqkuptimeve që na kanë plagosur në disa herë për shekuj. Ne kemi mundësinë për të folur dhe dëgjuar njëri-tjetrin si asnjëherë tjetër. Pra, le të mos e humbim këtë mundësi. Unë shpresoj së kontributi im do të jëtë një pjesë e vogël e të mbuluarit të shumicës së koncepteve të gabuara që janë ngritur mes myslimanëve dhe të krishterëve.
Për të kuptuar njëri-tjetrin në të vërtetë duhet të flasim dhe të dëgjojmë me mirësjellje dhe objektivitet aq sa ne mundemi. Është shumë e thjesht për t’u çjerrë dhe për të paragjykuar kur ne ballafaqohemi me diçka të vështirë për t’u kuptuar ose diçka kontradiktore nga ajo çfarë ne presim, ose e kundërta, nga ajo që ne duam të bësojmë. Ky lloj paragjykimi nuk i bën askujt mirë. Kjo vetëm përforcon stereotipat jo të përpiktë, përzgjat dhe thellon keqkuptimet. Shkenca moderne përpiqet me gjithçka që të mbizotërojë injorancën dhe keqkuptimin me kërkime të paanshme. Ne do të bënim mirë po ta adoptonim qëndrimin e paanshëm drejt gjërave më të vështira të cilat shkenca nuk mund t’i adresojë që janë të adresuara me anë të besimeve tona.
Kjo është një përpjekje e shkurtër për të adresuar disa prej koncepteve të gabuara që janë midis të krishterëve dhe myslimanëve rreth njëri-tjetrit dhe fesë së njëri-tjetrit. Unë preferoj të them së konceptet e gabuara mes të krishterëve dhe myslimanëve më tëpër se mes islamit dhe krishtërimit, sepse përfundimisht keqkuptimët ndodhin mes njërezve, jo prej sistemit të besimit.
- Konceptet e gabuara të të krishterëve në lidhje me islamin.
Këto janë gjëra të cilat të krishtëret duhet t’i vendosin në zemër.
A. Shumë të krishterë i shohin myslimanët si ekstremista, terrorista ose të pa tolerueshëm.
- Shumë të krishterë besojnë mediat të cilat shpesh shfaqin ekstremizëm. Ata nuk e kuptojnë që atyre u është dhenë një pamje jo e qartë. Shumë prej tyre janë të paditur rreth shumëllojshmërisë se brenda islamit ka grupime paqësore ashtu si dhe të dhunshme, grupime të motivuara shpirtërisht ashtu si dhe të motivuara politikisht.
- Shumë të krishterë nuk e kuptojnë anën politikë të islamit. Të krishterët qëndrojnë të paditur rreth rolit të Muhamedit si zotërues politik në Medinë dhe një shumicë mësimesh të ligjit në Kuran dhe islam për sa i përket politikës. Shumë në mënyrë të thjeshtë e shohin Muhamedin nëpërmjet shembullit të Jezusit i cili nuk pati një çështjë politke.
- Edhe pse Jezusi u rrit nën një fuqi imperialiste shtypëse, të krishterët perëndimorë nuk e dinë përjetimin e të qenurit i dominuar nga një forcë tjetër politike apo ekonomike. Mos harroni unë thashë të krishterët perëndimorë dhe jo ata të Lindjës së Mesme, jo afrikanët, jo evropianët lindorë dhe të krishterët në Kinë. Të krishterët perëndimorë e kanë të vështirë ta vlerësojnë lëndimin shkaktuar nga myslimanët ndaj perëndimorëve të përfshirë në Lindjen e Mesme. Ata nuk i kuptojnë pengesat që rrjedhin së tepërmi nga dhuna që përdorin ekstremistët. Të krishterët perëndimorë shpesh nuk e kuptojnë varfërinë dhe shtypjen sepse jetët e tyre kanë qenë relativisht të lira prej padrejtësisë dhe dëshirave.
Këtu është një tendencë për t’i parë të gjithë myslimanët si fetarë fanatikë në vënd që të shihen normal. Unë mendoj se ka tre lloj arsyesh për këtë.
Këto janë arsyet pse unë mendoj se të krishterët shpesh bëjnë një përgjithshmëri jo të drejtë rreth asaj se çfarë janë myslimanët.
B. Shumë të krishterë nuk e kuptojnë vendin e Muhamedit në Islam dhe i drejton ata në dy lloje konceptesh të gabuara në lidhje me Muhamedin.
- Shpesh të krishterët prej padijës mendojnë se Muhamedi mban të njëjtin vend gjeneral në islam ashtu si Jezusi në krishtërim. Ata nuk e kuptojnë se myslimanët nuk e shohin islamin si feja e Muhamedit, ky është religjoni që Muhamedi nisi. Myslimanët e shohin islamin si feja themelore të cilën të gjithë profetët e shpallën, e Muhamedi ishte si profeti i fundit. Kjo është pse termi “muhamedanizëm” është pak ofensiv dhe është më saktë e zëvëndësuar me “islam”. Koncepti i gabuar këtu është mbivlerësimi i rëndësisë së Muhamedit tek myslimanët në fenë Islame, pothuajse duke besuar në adhurimin e tij.
- Nga ana tjetër, të krishterët gjithashtu nënvlerësojnë çfarë Muhamëdi do të thotë për myslimanët . Kjo shihet në atë që shumë të krishterë nuk e kuptojnë qëndrimin ekzistues kundrejt Muhamedit ashtu siç shprehet për këtë çështje Salmon Ruzhdiu. Ndërsa myslimanët nuk adhurojnë Muhamedin, të krishterët shpesh nuk e kuptojnë vendin e dhembshurisë dhe të përkushtimit që ai ka, kështu që ata të kuptojnë lëndimin e shkaktuar prej plagëve të shpifjeve. Myslimanët e shohin Muhamedin si profetin e fundit dhe më të madhin, dhe i japin atij respektin më të madh që ata i japin ndonjë njeriu. Është pikërisht si lëndimi që ndiejnë të krishterët kur ata dëgjojnë se Jezusi ishte ”thjesht vetëm një mësues i mirë”, “thjesht një njeri”, ose deri në “një profet”. Për të krishterët, Jezusi është shumë më tepër dhe për ta thirrur atë më pak është një blasfemi. Të krishterët kanë nevojë ta kuptojnë emocionin e përfshirë në besimet e të tjerëve dhe të jenë të ndjeshëm ndaj myslimanëve.
C. Shumë të krishterë kanë koncepte të gabuara rreth rolit të politikës dhe fesë në Islam.
- Të krishterët mund të provojnë të besojnë që islami është shpërndarë me anë të shpatës. Ata janë shpesh të paditur ndaj historisë së botës e cila tregon shpërndarjen e islamit nëpër botë që ishte edhe rezultat i tregtarëve dhe i misionarëve myslimanë sufi. Kjo është veçanërisht e vërtetë për islamin e shpërndarë në Azi. Të krishterët perëndimorë provojnë më tëpër të dinë rreth luftërave me islamin që kanë ndodhur rreth Mesdheut dhe në Evropë.
- Të krishterët gjithashtu janë të paditur ndaj natyrës politike të islamit kështu ata mendojnë që të mos përfshihet në politikë sot. Përgjatë historisë islami ka parë domethënien politike për të qenë të gatshëm për të përmbushur shpërndarjen e fesë që kur feja islame është nënkuptuar të përfshijë gjithë jetën. Të krishterët shpesh nuk e kuptojnë që Kurani dhe ligji islamik përfshijnë jo vetëm fenë personale por edhe ligjin e familjes, ligjin civil dhe ligjin e kriminalistikës.
- Të krishterët gjithashtu harrojnë për shumicën e historisë së krishtërimit. Kisha e ka ndarë këtë pamje e cila donte të përfshihej në mënyrë intime në politikë. Kisha ka patur për shumicën e historisë së saj shpatën politike autoritativë duke e parë si një mbështetje e nevojshme dhe të duhur për pozitën e saj.Vetëm në vitet e vonshme këto lloj gjërash kishin ndryshuar.
D. Shumë të krishterë shohin kulturën islamike si të prapambetur ose të papastër.
- Të krishterët janë shpesh të paditur rreth trashëgimisë së pasur kulturore islamike. Ata nuk e dinë se myslimanët kanë volume të gjëra të literaturës arabe, persiane dhe urdu. Ata nuk e dinë se islami ka një histori të gjatë dhe të plotë në arkitekturë, kaligrafi, poezi, filozofi dhe shkencë. Kjo na çon te të krishterët duke mos kuptuar pse myslimanët shpesh marrin më tepër krenari në trashëgiminë e tyre kulturore myslimane sesa në arritjet kulturore të perëndimit.
- Si në perëndim në përgjithësi, të krishterët shpesh gjykojnë kombe të tjera në termat e procesit teknologjik, ose ata flejnë në paragjykimin e diçkasë që ata nuk mund ta kuptojnë.
- Të krishterët nuk e dinë influencën e islamit që ka patur në kulturën tonë. Ata nuk e kuptojnë se njohuria e filozofisë platonike dhe e Aristotelit ka ardhur nëpërmjet përkthimeve të teksteve në arabisht. Shumë janë injorantë në lidhje me debatet dhe diskutimet në teologji që zuri vend midis studiuesve islamik dhe të krishterë për qindra vite. Ata nuk e kuptojnë që të gjitha shkencat tona dhe veçanërisht matematika, mjekësia dhe astronomia ishin të influencuara nga kërkimet e librave islamike mesjetare. Shumica nuk e kuptojnë së të gjitha artet e bukura kanë qenë themelisht të influencuara nga artet islamike, prej pikturës dhe literaturës e deri tek arkitektura dhe muzika. Në përgjithësi, shumica e të krishterëve janë të paditur në lidhje me gjatësinë dhe varietetin e kontaktit dhe influencës mes islamit dhe të krishtërimit.
Këto janë vetëm disa prej zonave ku të krishterët kanë nevojë të informohen mirë në lidhjë me islamin.
2. Konceptet e gabuara myslimane rreth krishtërimit.
Ju lutemi pranojeni këtë si një pamjë nga jashtë. Këto janë koncepte të gabuara që unë i kam numëruar personalisht.
A. Shumë myslimanë shohin të gjithë perëndimin si të krishterë.
- Për arsyë të kulturës dhe të fesë që janë të ndërthurura në islam, unë mendoj se myslimanët kanë një kohë të vështirë për të kuptuar se të gjithë perëndimorët nuk janë të krishterë. Perëndimi ka një trashëgimi kulture të krishterë, por mbi të gjitha kultura dhe shoqëria jonë e ka lënë këtë trashëgimi për të ndjekur një kurs më tepër modern. Feja në perëndim ka qenë lëvizur jashtë jetës publike për të qenë më tepër një çështje private. Krimi, imoraliteti, abuzimet ndaj drogës dhe të pirët e alkooholit nuk janë gjërat që krishtërimi këshillon apo i lejon. Është një kundërshtim i pathyeshëm ndaj tyre për mëkatet të cilat janë në brendësi të tyre dhe për lëndimin dhe tragjedinë që nxitin.
- Shumë myslimanë e kanë të vështirë të kuptojnë se shumica e vendeve në perëndim nuk lejojnë që kisha të këtë një fuqi dominuese në politikë. Kufizimi i fuqisë së kishës është një reflektim i mësimeve biblike ku detyrimi dhe feja e vërtetë nuk shkojnë së bashku. Myslimanët provojnë ta ngatërrojnë Jezusin me Muhamedin dhe të mendojnë së ai la një ligj dhe një drejtim politik të njëjtë si Muhamedi. Jezusi nuk i bëri këto gjëra. Ligji që ai la është ligji i dashurisë i themeluar nga ajo që quhet Rregulla e Artë: “ Kështu në çdo gjë, u bëni të tjerëve atë çfarë ju do të donit që ata të bënin për ju, sepse kjo përmbush Ligjin dhe Profetët.” (Matëu 7:12) Është ky mësim, i cili vazhdon të operojë në një shkallë të lartë në perëndim, kjo është prapa lirisë së shprehjes në njerëz, deri në atë shkallë ku Muhamedi është fyer në Vargjet Satanike dhe Jezusi është i poshtëruar në Tundimin e Fundit. Kjo gjithashtu kontribon në atë pse perëndimi e paraqet si gabim ose deri në blasfemi që të jesh i plagosur apo i vrarë. Të krishterët gjithashtu kanë mësuar për të dashur armiqtë e tyre dhe të luten për pendimin e tyre.
- Gjithashtu, myslimanët provojnë të keqkuptojnë se sipas Biblës, të behësh i krishterë është fillimisht një vendim personal, dhe jo një identitet familjar apo kulturor. Askush nuk ka lindur i krishterë. Secili duhet të vendosë për vetën e tij që ata do të besojnë në vdekjen e Jezusit për të në kryq, për faljen e mëkateve të tyre. Jezusi tha: ”Sepse Perëndia aq shumë e dëshi botën, sa dha Birin e Tij të vetëmlindurin, që kushdo që beson në Të të mos humbasë, por të këtë jetën e përjetshme”(Gjoni 3:16). Një kulturë bëhet "e krishterë" vetëm në pamje të dytë pasi shumë njerëz kanë zgjedhur Krishtin dhe i bindën mësimeve të Tij dhe këto ndikojnë në jetën që ata jetojnë.
B. Shumë myslimanë e paraqesin mesazhin themelor të krishterimit dhe islamit si të njëjtë të cilat në esencë mësojnë të njëjtën gjë.
- Unë e vlerësoj tolerancën që kjo ndjenjë përpiqet të shprehë, por nuk është e drejtë ndaj të krishterëve ose myslimanëve për të thënë së ata mësojnë mbi të gjitha të njëjtën gjë. Islami shpall se është feja e fundit. Kjo është shpallja e vetë Kuranit (Sura 61:9, “As-Saff” osë”Rangjët”): “ Është Ai që e ka dërguar lajmëtarin e Tij me drejtim dhe të vërtetën e fësë, që Ai mund ta bëjë fitues mbi çdo fe sado idhujtarë dhe e padëshirueshme mund të jetë.” (Nga përkthimi i Piktalit) Kështu, Jezusi shpall të jetë e vetmja rrugë për tek Ati dhe mësimet e Tij si qëndrimet më autoritative të së vërtetës së dhënë prej Perëndisë për gjithë njërëzimin (Gjoni 14:6) : “Jezusi u përgjëgj: “ Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta. Askush nuk mund të shkojë tek Ati veç nëpërmjet meje.”
- Qëndrimë të tilla, edhe pse të mbajtura mirë, këto ngatërrojnë të vërtetën. Në mënyrë që të dyja, islami dhe krishtërimi, të jenë të vërteta, në të njëjtën kohë pjesët e përgjithshme paraqitën të gabuara. Për shembull, islami thotë që pendimi i sinqertë është i mjaftueshëm për Perëndinë që të fitohet falja e mëkateve të një personi. Krishterimi thotë se pendimi nuk është i mjaftueshëm, por duhet të bashkohet me besimin në flijimin, pra vdekjen e Krishtit. Këto janë pamje shumë të ndryshme. Ato përfshijnë dallimin e pamjeve të natyrës së mëkatit, karakterit të Perëndisë dhe faljes. Asnjëra palë nuk mund ta zmadhojë pamjën e saj pa lënë mënjanë themelet esenciale të doktrinës.
C. Shumë myslimanë mendojnë së Bibla ka qenë e korruptuar, kurse kjo që është, përmbajtja dhe kuptimi i janë ndërruar intenzivisht dhe në mënyrë radikale.
Me shumicën e myslimanëve që unë kam folur, janë të bindur së Bibla është e korruptuar aq shumë saqë nuk mund t’i besohet. Kjo çështjë në vetvete është kaq shumë e rëndësishme sa nuk duhet të trajtohet lehtësisht nga cilido, por duhet studiuar me kujdes dhe me objektivitet. Bibla dhe Kurani secila shpallin për vetën e tyre se përmbajnë të vërtetën që të çon në jetën e përjetshme. Këtu ato nuk bien dakord me njëra-tjetrën. Këtu janë katër gjëra të cilat janë shpesh të keqkuptuara prej myslimanëve në lidhje me Biblën.
- Ekzistenca e kaq shumë përkthimeve të Biblës nënkupton se janë shumë versione të ndryshmë të Biblës, duke nënkuptuar Bibla të ndryshme. Kjo është krejt gabim. Ka vetëm një Bibël, në gjuhët origjinale: hebreje, aramaike dhe greke. Ka edhe përkthime të ndryshme të këtij libri, për arsye të natyrës së përkthimit. Gjuha ndryshon, kështu edhe përkthimet duhet të reflektojnë mbi këto ndryshime. Gjuha është po ashtu e pasur në kuptim. Përkthimet e tanishme sjellin në pah nuanca të cilat mund të mungojnë në të tjerat. Kuptimi themelor në këto përkthime është i njëjtë. Kjo situatë është e njëjtë më atë që është gjetur në përkthimet e Kuranit në anglisht prej gjuhës urdu. Ka pra shumë përkthime të ndryshmë nga i njëjti libër. Gjithashtu nuk ka pasur kurrë një hezitim për të përkthyer Shkrimet. Gjuhët origjinale kurrë nuk kanë qenë të vlerësuara si gjuhë të shenjta kundrejt përkthimit. Bibla paraqet që kjo zbulesë mund të transmetohet gjithashtu në gjuhët njerëzore. Zbulesa do të thoshte të kuptohej, të dëshirohej dhe t’i bindej ndaj asaj. (Ligji i Përtërirë30:11-14). Kjo është pse të krishterët marrin shumë dhimbje për të parë Biblën të përkthyer dhe të përkthyer saktësisht.
- Shpesh është besuar, se ka katër ungjij në Dhiatën e Re, ndërsa aty ishte një origjinal që kisha e korruptoi. Nuk ka asnjë evidencë historikë që një gjë e tillë mund të këtë ndodhur. Nuk ka asnjë evidencë që Jezusi u la një libër dishepujve të tij quajtur “Ungjilli”. Në fakt, Jezusi premtoi, jo për të lënë një libër, por për t’u drejtuar dishepujt në gjithë të vërtetën ashtu siç ata shkruajtën për Të. Jezusi la një rregull për t’iu referuar Shkrimeve ndaj dishepujve të tij, të cilët ai do t’i drejtonte me anë të Shpirtit të shenjtë (Gjoni 14: 25-26; 16:26-27).
- Shpesh është thënë për Biblën se që kur ka dorëshkrime të ndryshmë prej të cilave teksti mund të jetë i korruptuar. Unë kam ardhur në përfundimin se shumë myslimanë nuk e kuptojnë se libri i tyre Kurani është në të njëjtën situatë. Në traditën islame është e shënuar se shumë prej shokëve të Muhamedit patën përmbledhje të Kuranit që ndryshonin prej njëra-tjetrës. Këto diferenca janë ruajtur. Koleksionët e Kuranit janë të dallueshme në shumë rregulla, për shembull; numri dhe rendi i Sureve, shqiptimi i fjalëve dhe përdorimi i fjalëve të ndryshme në të njëjëtin kontekst. Nëse dikush i ekzaminon këto variacione me paanësi, do të kuptojë se situatat për Biblën dhe Kuranin janë të njëjta. Këto variacione ne detaje nuk ndikojnë fare në përshtatjen e tekstit. Janë disa zona të vogla të cilat janë në dyshim ndaj leximit të saktë, por asnjë nga variantet e leximit nuk ndikojnë në shumicën apo pakicën e doktrinës në islam apo krishtërim. Të dy librat janë të saktë në lidhje me ruajtjen historikë në tekstet e tyre. Ndryshimi domethënës ndërmjet të dy librave është në mesazhin e tyre, dhe jo në tekstin historik të tyre. Është një koncept i gabuar të besosh që njëra ka qenë e korruptuar mbi mbështetjen në transmetimin e tekstit të tij përgjatë kohës kur të tjerët nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
- Gjithashtu myslimanët janë shpesh të paditur ndaj historisë së transmetimit të Biblës që mban ajo. Dhiata e Vjëtër në Bibël ka qenë Shkrimi i shenjtë i judenjve që para Jezusit dhe vazhdon të jetë edhe sot. Dhiata e Re ka qenë Shkrimi i shenjtë bashkë me Dhiatën e Vjetër për të krishterët që në ditët e apostujve të Jezusit. Në pesë shekujt që vijojnë këtë Bibël që ne e kemi sot ishte po ai Shkrim i të krishterëve. Përmbajtja e saj apo kuptimi nuk kanë ndryshuar as në kohët e Muhamedit e as më vonë.
D. Shumë myslimanë besojnë se të krishterët e kanë bërë Jezusin si Perëndi, kjo është që ata e kanë ngritur një njeri në hyjni.
Gjithë çfarë të krishterët besojnë rreth Jezusit të qënurit Perëndi vjen prej fjalëve të vetë Jezusit dhe veprave në ungjijt dhe në dëshmitë e dishepujve më të afërtë të Jezusit ashtu siç ndodhin në Dhiatën e Re. Besimi i krishterë është i bazuar në atë që Jezusi tha rreth vetes së tij dhe e provoi atë, ato që dishepujt kishin parë nga Jezusi dhe ato me çfarë ishin mësuar prej tij. Nëse ju i lexoni ungjijt me paanësi do të shikoni se Jezusi e identifikon veten e tij si Perëndi dhe bën shumë gjëra të cilat janë cilësi vetëm të Perëndisë. Të krishterët nuk e kanë bërë Jezusin të jetë Perëndi. Ne vetëm kemi pranuar çfarë Jezusi shfaqi për veten e tij. Të krishterët janë të ndjeshëm ndaj blasfemisë ashtu si çdo jude apo mysliman. Ne e kemi pranuar Jezusin si Perëndi me anë të ekzaminimit të evidencës të lëna pas prej vetë Jezusit. Këto janë disa prej shumë zonave ku unë kam gjetur se myslimanët mund të informohen mirë në lidhje me këto.
Përfundimi
- Siç thashë në fillim, këto janë vetëm pak prej keqkuptimevë më të mëdha midis myslimanëve dhe të krishterëve.
- Shqetësimi im është që ne të diskutojmë besimet tona drejt, me paanësi, qartë dhe me respekt e dhembshuri. Ne do të biem dakord që Perëndisë është për t’i shërbyer me gjithë jetët tona dhe me gjithë zemër. Le t’i afrohemi pra njëri-tjetrit me sinqeritet dhe të kërkojmë për të korrigjuar konceptet tona të gabuara nga të dyja anët.
- Ju falënderojmë që më lejuat për t’iu adresuar.
• Ky artikull botohet me lejen e shtëpisë botuese TENDA.