Dhuna në Bibël dhe në Kuran

Perspektivë krishtere

Pas ngjarjeve të 11 shtatorit, çështja e dhunës dhe religjionit ka arritur sërish tek diskutimet dhe debatet e thella. Sapo të krishterët dhe të tjerët të vullnetit të mirë dënojnë justifikimin dhe themelin islamik për orientim tek dhuna në emër të Perëndisë – arsyetim të gjetura si në Kuran ashtu edhe në jetë e profetit Muhamed – neve na thuhet shpejtë që Bibla (veçanërisht shkrimet e Dhiatës së Re) dhe historia krishtere janë po ashtu të mbushura me dhunë dhe që nuk duhet veçuar Islamin apo Kuranin në këtë aspekt.

Për shembull, Fareed Zakaria, në artikullin e quajtur në Newsweek “Pse na urrejnë: Rrënjët e tërbimit islamik – dhe çfarë mund të bëjmë në lidhje me këtë” shkruan, “Historiani Paul Johnson ka debatuar që Islami është në brendësi një religjion jo-tolerant dhe i dhunshëm. Dijetarë të tjerë nuk janë pajtuar, duke theksuar që Islami dënon masakrën e njerëzve të pafajshëm dhe e ndalon vetëvrasjen. Asgjë nuk do të zgjidhet nga të kërkuarit për ‘islamin e vërtetë’ apo duke cituar Kuranin. Kurani është një libër tejet i paqartë, i mbushur me poezi dhe kontradikta (njëjtë sikurse Bibla). Mund të gjesh në të gjykime të luftës dhe nxitje për të luftuar, shprehje të bukura të tolerancës dhe pamje të vrazhda ndaj jo-besimtarëve. Citimet nga Kurani zakonisht na tregojnë më tepër rreth personit që zgjodhi pasazhet se sa rreth islamit. Çdo religjion është në pajtim me më të mirën dhe më të keqen e njerëzimit. Nëpërmjet historisë së gjatë, krishterimi ka përkrahur inkuizicionin dhe anti-semitizmin, por po ashtu të drejtat njerëzore dhe mirëqenien sociale.” 

Si munden të krishterët t’u përgjigjen këtyre kundër-akuzave? A dallojnë të krishterët dhe shkrimet e tyre nga myslimanët terroristë dhe të tjerët që përdorin dhunë në emrin e Perëndisë për t’i shkatërruar armiqtë e tyre? Çfarë mund të thuhet në dritën e historisë sonë të errët kishtare dhe po ashtu pasazheve grafike të Dhiatës së Re që duket se nuk hedhin dritë më të mirë në rrënjët e veprimeve të traditës sonë të besimit? Më poshtë janë disa prej reflektimeve të mia rreth këtyre pyetjeve. Koha nuk më lejon të zhvillojë çdonjërën pikë tërësisht, por shpresoj që mund të jenë një ndihmesë për të sjellë disa qartësime rreth këtyre çështjeve. 

  1. Si të krishterë ne duhet të jemi shumë këmbëngulës që të krishterët kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë shumë gjëra të turpshme në emër të Krishtit, POR çështja është kjo: të krishterët që përdorin dhunë në emër të Perëndisë për t’i shkatërruar armiqtë e tyre nuk kanë justifikim për veprimet e tyre nga Jezus Krishti, jeta e tij dhe mësimet e gjetura në Dhiatën e Re. Ndërkohë që myslimanët që janë të përfshirë në dhunë dhe shkatërrim të çdo kujt që kundërshton islamin, kanë arsyetim të bollshëm për veprimet e tyre nga Kurani dhe jeta e thëniet e profetit Muhamed. Është përtej dimensionit të këtij artikulli t’i citojmë vargjet dhe pasazhet nga Kurani, Hadithi dhe biografia e profetit Muhamed (lexuesit mund t’i referohen artikujve të tjerë në uebfaqe në gjuhën angleze, p.sh në pjesën Muhammad and his enemies (Muhamedi dhe armiqtë e tij)  apo Islam & Terrorism (Islami dhe terrorizmi), por mjafton të themi që është përtej ndonjë dyshimi që profeti i Islamit kishte inkurajuar vrasjen dhe kërcënimin e armiqve të tij, jo vetëm në vetë-mbrojtje siç raportohet zakonisht nga myslimanët, por edhe në promovimin e çështjes së Perëndisë dhe përhapjes së islamit. E panevojshme për t’u thënë, veprimet e profetit qenë në kontradiktë të drejtpërdrejtë me mësimet dhe veprimet e Jezus Krishtit dhe dishepujve të tij. Atëherë çështja nuk është se të krishterët nuk janë orientuar ndaj dhunës dhe akteve të tjera të tmerrshme. Ata kanë kryer në fakt shumë vepra të tmerrshme, por duke e bërë këtë, ata e kanë tradhtuar personin të cilin pohojnë që janë duke e ndjekur. Por kur myslimanët i kryejnë këto akte, ata munden në fakt të pohojnë që janë duke ndjekur shembullin e profetit të tyre dhe në këtë mënyrë të përmbushin vullnetin e Perëndisë dhe promovimin e çështjes së tij. Kjo, me siguri, është një dallim i madh!
  2. Kur e kthejmë vëmendjen tonë në Dhiatën e Re dhe i vërejmë pasazhet që gjenden në librin e Jozueut lidhur me shfarosjen e kananitëve që jetonin në atë tokë, ne mund të vërejmë edhe më tej ndryshime dramatike në këto pasazhe ndaj ngjarjeve në historinë e hershme të islamit. Tema primare në këto ngjarje është çështja e shenjtërisë së Perëndisë. Madje me qindra vite para invazionit të Kananit, Perëndia i kishte thënë Abrahamit që mëkatet e njerëzve që jetojnë në tokë nuk e kanë arritur kufirin, por atëherë kur banorët e kishin njollosur tokën në maksimum, toka do t’i “villte”. Në fakt, Perëndia më vonë e paralajmëroi popullin e Izraelit të ishte i kujdesshëm në mos përsëritjen e mëkateve të njerëzve të mëparshëm, ndryshe toka do t’i villte edhe ata po ashtu. Kështu e shohim që Perëndia përdori Izraelin si një instrument të drejtësisë së Tij për të pastruar tokën nga mëkatet dhe më vonë në histori Perëndia përdori popuj të tjerë si asirianët dhe babilonasit si instrumente të Tij për të pastruar tokën me anë të shkatërrimit të popullit të Izraelit për shkak të mëkateve të tyre.
    Gjithsesi, kur një person lexon ngjarjet e hershme të sulmeve të profetit Muhamed dhe luftërave, jo vetëm që nuk sheh të përmendur temën e shenjtërisë hyjnore dhe kundërshtimin ndaj mëkatit, por motivet kryesore që ai takon janë grabitja e armikut dhe marrja e presë dhe plaçkave të luftës apo ngushëllimi dhe kënaqësitë e parajsës apo pushtimi i armiqve dhe përhapja e sundimit të profetit. Unë nuk jam duke përsëritur një akuzë të vjetur stereotipive ndaj islamit. Unë sapo kam mbaruar leximin e biografisë më të vjetër myslimane të profetit Muhamed, e shkruar nga Ibn Is’hak në shekullin e dytë të periudhës islamike (përkthyer në anglisht nga A. Guillaume dhe botuar nga Oxford University Press në 1955). Unë me të vërtetë i inkurajoj të gjithë myslimanët dhe jo-myslimanët ta lexojnë këtë libër për të parë vetë dhunën dhe veprimet e profetit Muhamed dhe ndjekësve të tij të hershëm.
  3. Një çështje tjetër e rëndësishme që duhet të kemi në mendje është fakti që urdhri hyjnor për shkatërrimin e disa qyteteve në Kanan, ishte për një grup specifik njerëzish, në një kohë specifike dhe për një qëllim specifik. Askund në periudhën e mëvonshme të Dhiatës së Re nuk e shohim Perëndinë të urdhërojë popullin e Izraelit për të shkuar dhe sulmuar popujt tjerë paganë, qoftë në vetë-mbrojtje apo si mënyrë për të promovuar besimin në Perëndinë e vërtetë të qiellit dhe tokës. Megjithëkëtë, në Kuran, ne hasim urdhërime të përgjithshme për t’i vrarë dhe shkatërruar armiqtë e islamit që është e aplikueshme për të gjithë kohërat, vendet dhe grupet e njerëzve. Është përtej çdo kundërshtimi që nga kohërat e hershme, menjëherë pas vdekjes së profetit, grupet e ndara myslimane filluar të luftonin, të vriteshin dhe mbysnin madje njëri tjetrin në emër të Perëndisë. Historia e islamit, deri në ditën e sotme është e mbushur me apele të myslimanëve të ndryshëm ndaj pasazheve çdo herë të zbatueshme të Kuranit për t’i shkatërruar dhe vrarë armiqtë.
  4. Do të doja të përfundoja këtë artikull duke përdorur një analogji të njohur islamike. Myslimanët përgjithësisht besojnë meqenëse islami është religjioni i madh i fundit monoteist, është superiore në çdo aspekt ndaj judaizmit dhe krishterimit. Duke jetuar në Lindjen e Mesme dhe duke u rritur në një vend mysliman, neve na është thënë çdo herë që judaizmi ishte si shkolla fillore, krishterimi si shkollë e mesme dhe islami si universitet. Çdo njëri religjion ishte nga Perëndia , por secili në mënyrë të vazhdueshme është më i lartë dhe më i mirë. Tani pyetja që duhet bërë është, si mundet Islami të pohojë etikë superiore ndaj Dhiatës së Re, dhe më tej të kthehet prapa në përdorimin dhe arsyetimin e dhunës, elemente që ishin kryesisht pjesë të traditës së hershme judaike? Duket që Islami jo vetëm që nuk e ka përmirësuar mësimin e Jezusit në Dhiatën e Re në lidhje me përdorimin e forcës, por kjo në fakt e ka çuar islamin disa hapa prapa në këtë aspekt.

Shpresoj që komentet e mësipërme kanë qenë të dobishme në qartësimin e disa prej çështjeve të cilat i hasim këtyre ditëve lidhur me përdorimin e dhunës në Kuran dhe në Bibël. Si të krishterë, nuk duhet harruar që lentet me anë të të cilave duhet shikuar në çdo gjë në jetë dhe madje Biblën vetë është kryqi i Jezus Krishtit. Përfundimisht, është kryqi që përcakton për ne kush është Perëndia, si është Ai dhe mënyrën se si Ai e shpengon botën. 


Përktheu: Luka
Artikulli në gjuhë angleze: “Violence in the Bible and Quran
Përgjigje Islamit faqja kryesore.