A ekziston vetëm një Perëndi Shpëtimtar?
Në artikullin e titulluar “Një dialog lidhur me Perëndinë e vërtetë” autori tregon si njëshmëria e Perëndisë dhe fuqia e tij shpëtuese janë thurur në mënyrë të përsosur tek shkrimet e profetëve. Shumë myslimanë pajtohen me këtë. Sidoqoftë, disa kanë kundërshtuar çdo kritikë ndaj asaj si Ulematë përmblodhën 99 emrat e bukur të Allahut (duke hequr atributin Shpëtimtar gjë që ka qenë e respektuar nga profetët e mëparshëm).
Ata janë përpjekur ta sqarojnë këtë si keqkuptim. Ata debatojnë që në mesin e 99 emrave ka dy emra të tjerë që kanë të njëjtin kuptim si Shpëtimtar, p.sh Mbrojtës dhe Mbështetës. Sqarimi i tyre duke kështu: Le të supozojmë që Perëndia të mbron nga rreziku, sëmundjet apo armiqtë; a nuk të ‘shpëton’ kjo?
Duhet pranuar që ka ngjashmëri në mes të fjalës mbroj dhe shpëtoj por termet mbrojtës dhe mbështetës nuk janë aq afër në kuptimin për të shpëtuar siç janë termet çlirim apo shpëtim. Një mënyrë e lehtë për ta verifikuar këtë është për t’i vështruar ngjarjet e Noeut, Lotit, Moisiut dhe Jonas siç përshkruhet në Kuran. Dikush mund të pyes, “Cilat fjalë janë përdorur lidhur me çështjen kryesore – momentin e shpëtimit?” “A i përdor Kurani fjalët ‘mbroj’ dhe ‘mbështes’?” Jo nuk janë aty. Në vend të kësaj ne gjejmë sinonime të përdorura, për shembull, ‘çlirim’ (nagja). Një person mund të përfundon që termi ‘mbroj’ (mbrojtës) është një sinonim i afërt i termit ‘shpëtoj’ (shpëtimtar) por termi ‘mbroj’ (mbrojtës) nuk përdoret në këto ngjarje shpëtuese sepse nuk i afrohet kuptimit të fjalës. Duket që myslimanët kanë marrë rrugë të gjatë për të mbajtur qëndrimin që Islami mbështet termin e nderuar Shpëtimtar.
Do të ishte e vlefshme për ne t’iu hedhim një vështrim termeve në Kuran që kanë kuptim të njëjtë me shpëtoj/çliroj. Një ekzaminim i këtyre termeve dëshmon që nuk kishte arsye përse Ulemaja nuk kanë inkorporuar një apo më shumë nga këto atribute të Allahut në përmbledhjen origjinale të emrave hyjnorë.
Për shembull, ata kanë mundur ta kenë përfshirë emrin Inkaath bazuar në idenë e të qenit të shpëtuar nga “gropa (gremina) e ferrit” d.m.th ‘ferri’ si në suren 3:103. Zgjedhja e këtij emri do të kishte qenë gjë e duhur. Po ashtu do të ishte e ngjashme me konceptin biblik. Fatkeqësisht ata e humbën këtë rast për të treguar vazhdimësi në mes të emrave islamik të Perëndisë dhe atributeve hyjnore të përshkruara tek profetët e hershëm.
Një titull tjetër hyjnor që Ulematë kanë mundur të zgjedhin është emri Al Mungjija. Kjo bazohet në ngjarjen epike shpëtuese ku Moisiu dhe njerëzit e tij qenë “shpëtuar” nga fuqia militare e fuqishme e ushtrisë egjiptiane në Detin e Kuq (surja 2:50). Termi nagja përdoret gjithashtu në shpëtimin e Jonas – ngjarje e cila në Bibël citohet nga profeti duke thënë, “Shpëtimi i përket Zotit.” (Jona 2:9).
Duhet të kemi parasysh po ashtu që titulli, Al Mungjija (derivat i nagjja) nuk përdoret vetëm në Kuran në lidhje me çlirimin nga një dëmtim fizik, por gjithashtu i referohet edhe jetës së pastajme (d.m.th metafizike). Titulli Al Mungjija do të duhej të ishte zgjedhja e duhur për ta përfshirë në mesin e 99 emrave të Perëndisë sepse ka ngjashmëri po ashtu me termin biblik shpëtoj/shpëtim. Nëse studiuesit myslimanë do ta kishin zgjedhur këtë emër do të ndihmonte për të konfirmuar pohimin e tyre që Islami është vetëm vazhdimësi e asaj që është zbuluar nëpërmjet profetëve të mëparshëm. Por sërish, Ulemaja humbi një mundësi të artë.
Sidoqoftë, kjo nuk është e tëra: ekziston edhe një term tjetër që Ulemaja ka mundur ta ketë zgjedhur e që është mjaft e ngjashme me Shpëtimtar, emri Shpengues (Al Fadi). Sipas sures 37:107, i Plotfuqishmi tha, “Kështu në këtë mënyrë ne i shpërblejmë bamirësit.” Sërish, termi Shpëtimtar/Shpengues qëndron jashtë dukshëm me mungesën e tij – në fakt, shohim një mënyrë të vazhdueshme të lënies jashtë.
Folur në mënyrë kuranore, të tre këto terme do të ishin zgjedhje të vlefshme por përmbledhësit zgjodhën, në vend të këtyre, katër emra të ngjashëm të mbledhura rreth temës së fuqisë, emra si, i madh dhe i Plotfuqishëm, i fuqishëm dhe i Gjithëfuqishëm. Një apo dy nga këto emra do të ishin të mjaftueshëm. Kjo do të linte ‘vend’ për t’i përfshirë emrat hyjnor Shpëtimtar dhe Shpengues.
Korrelacioni i afërt në mes të veprës shpëtuese dhe shpenzuese të Perëndisë është e dukshme anembanë Biblës por më lejoni të citoj një shembull që korrespondon me ngjarjen epikë shpëtuese të Eksodit e përshkruar në Kuran. Në Psalmin 106:7-12 lexojmë se si Izraelitët “ngritën krye pranë detit, Deti i Kuq. Megjithatë Zoti i shpëtoi për hir të emrit të tij, për të bërë të njohur fuqinë e tij. I bërtiti Detit të Kuq dhe ai u tha, dhe i udhëhoqi nëpër humnerat si nëpër një shkretëtirë. I shpëtoi nga dora e atij që i urrente dhe i shpengoi nga dora e armikut. Dhe ujërat i mbuluan armiqtë e tyre, dhe nuk shpëtoi as edhe një prej tyre. Atëherë u besuan fjalëve të tij dhe kënduan lavdinë e tij.” (shkronjat e zeza të shtuara për shkak të theksit).
Një vështrim ndaj spektrit të plotë të atributeve të Perëndisë
Nëse mendoni për këtë gjë: detyra e përpilimit të atributeve të Allahut, iu ofroi këtyre udhëheqësve shpirtërorë një mundësi të mrekullueshme për të portretizuar diçka të një koleksioni të madh të përsoshmërisë hyjnore, duke iu dhënë njerëzve të devotshëm të Perëndisë një vështrim ndaj madhështisë së shumëfishtë të Perëndisë. Sepse këta përpilues ishin njerëz mjaft intelegjent ne do të duhej të prisnim nga ata t’I fusnin këto emra, si p.sh, Shpëtimtar apo Shpengues. Nuk do të kishte qenë vështirë për t’i përfshirë këta emra që me siguri do të ofronte një spektër më të gjerë të përsoshmërisë së Perëndisë. Tragjikisht, Ulemaja i mbishikoi këto atribute – me qëllim apo apo, Perëndia e di.
Po dikush mund të thotë, A është kjo e tëra e nevojshme? A është në të vërtetë një çështje kaq e madhe? A nuk do të duhej të krishterët t’i mbishikonin këto dallime ‘semantike’ me considerate për tolerance dhe raporte të harmonishme?
Unë nuk mendoj ashtu. Kjo nuk është çështje periferike. Sipas Jezus Krishtit kjo gjë prek bërthamën e çështjes së “njohjes së Perëndisë” dhe “adhurimit të Perëndisë në frymë dhe në të vërtetë.” Më lejoni t’ua sqaroj atë që e mendova. Unë i kam theksuar këto dy fraza sepse ato nxirren në pah në një dialog ndërfetar në mes të Jezusit dhe Samaritanëve të përshkruar në Ungjillin sipas Gjonit, kapitulli 4. Këtu e shohim Jezusin duke u fokusuar pikërisht në këto dy gjëra. Samaritanët, sikurse myslimanët, ishin ‘gjysmë-vëllezërit’ e hebrenjve. Ata po ashtu besonin në një krijues Perëndinë që shpalli Torën me anë të Moisiut. Interesant, ata po ashtu besonin në ardhjen e Mesisë.
Jezusi tha, “Ju adhuroni atë që s`e njihni; ne adhurojmë atë që njohim; sepse shpëtimi vjen nga Judenjtë. Por vjen ora, madje ajo ka ardhur, që adhuruesit e vërtetë ta adhurojnë Atin në frymë dhe në të vërtetën, sepse të tillë janë adhuruesit që kërkon Ati.” (Gjoni 4:22-23).
Disa lexues mund të supozojnë deklarata e Jezusit nënkupton që ai po fliste me një anësi etnocentrike. Ky nënkuptim nuk arsyetohet asesi. Jezusi thjeshtë po theksonte fatin që ishte gjerësisht i njohur: Mesia që do të vinte do të jetë hebrenj. Ishte ai që do të ishte “Shpëtimi im deri në skajet e tokës.” (Isaia 49:6). Është interesantë për të parë që në fund të vizitës së tij dy-ditëshe në Samari, Jezusi qe brohoritur nga fshatarët si “Shpëtimtarin e botës.” (Gjoni 4:42). Jo vetëm që të tjerët e njihnin Jezusin si Shpëtimtar, por ai këtë e tha edhe vetë. Ne lexojmë tek fjalët e Jezusit në Gjoni 12:47, “sepse unë nuk kam ta shpëtoj botën.” Pastaj sërish lexojmë tek Gjoni 3:17, “Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij.”
Fakti që shpëtimi i Perëndisë do të vinte nëpërmjet Mesisë ishte i vulosur po ashtu në emrin që u zbulua nga qielli – emri Jezus (Isa, Jeshua) duke nënkuptuar “Perëndia është shpëtimi” (shih artikullin në gjuhën angleze Emri i vërtetë i Jezusit).
Shtrohet pyetja, “A është Jezus Krishti një Shpëtimtar tjetër përveç Perëndisë? A është ai i barabartë në autoritet me Perëndinë? A është Perëndi?” Kjo na çon sërish tek pyetja fillestare të cilën e bëmë tek titulli:
A ekziston një Shpëtimtar hyjnor apo janë dy?
Veç kësaj, është e rëndësishme t’I përgjigjemi këtyre pyetjeve në mënyrë që është e pajtueshme me të vërtetën themelore të profetëve të Dhiatës së Re. “Para meje asnjë Perëndi nuk u formua dhe pas meje nuk do të ketë asnjë tjetër... unë jam Zoti dhe përveç meje nuk ka Shpëtimtar tjetër. (Isaia 43:10,11) Nëse Perëndia është (folur saktësisht) i vetmi Perëndi dhe Shpëtimtar, si mundet Jezusi të jetë Shpëtimtar po ashtu?
Një përgjigje të shkurtër ndaj kësaj pyetjeje mund të shihet tek Mateu 1:21-23, ku engjëlli tha, “Dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t`i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre.” E gjithë kjo ndodhi që të përmbushej fjala e Zotit, e thënë me anë të profetit që thotë: ``Ja, virgjëresha do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë, të cilit do t`i venë emrin Emanuel, që do të thotë: ‘Zoti me ne’."
Falja e mëkateve arriti të konsiderohej në teologjinë hebrenje si prerogativë hyjnor (shih gjithashtu suren 3:135). Sidoqoftë Jezus Krishti hapur pohoi të kishte këtë autoritet. (Marku 2:1-11). Ky fakt, në mes të shumë tjerave, na çon të përfundojmë që Jezus Krishti ishte Hyjnor – “Perëndia me ne’.
Një ekzaminim më i plotë ndaj kësaj pyetjeje mund të gjendet në artikullin, A është Shpëtimtari domosdoshmërisht Perëndi?
Çështje për të menduar
Nga diskutimi i mëparshëm kemi parë që në mesin e shumë përsosmërive të Perëndisë, një qëndron jashtë: Shpëtimtarë. Në thelb, mund të themi që është nënshkrimi i tij. Ky emër dukshëm mungon në Kuran. Por ka edhe një vëzhgim tjetër të rëndësishëm.
Bibla mëson që njëra prej shenjave dalluese të Satanit – nënshkrimit të tij nëse doni -, është mohimi i veprës shpëtuese të Jezusit me anë të vdekjes flijuese në kryq.
Në një rast lexojmë që Jezusi paralajmëroi vdekjen e tij dhe Pjetri e kundërshtoi të Zotin e tij, duke thënë, “O Zot, të shpëtoftë Perëndia; kjo nuk do të të ndodhë kurrë!” Jezusi iu kthye Pjetrit dhe tha, ``Shporru prej meje, o Satan! Ti je një skandal për mua, sepse s`ke ndër mënd punët e Perëndisë, por punët e njerëzve``. (Mateu 16:22,23).
Sikurse Pjetri, myslimanët përpiqen të mohojnë vdekjen e Jezusit. Islami mëson që Isaja do të thyej kryqin kur të vijë në kohët e fundit, duke e përforcuar në këtë mënyrë mohimin e kryqit siç mësohet në Kuran. Andaj, ju nxis, të jeni të kujdesshëm ndaj kurthit të djallit. Lutuni dhe kërkoni me kujdes Shkrimet për të gjetur faljen dhe shpëtimin me anë të “Qengjit të Perëndisë që merr mëkatin e botës.”
Nëse mund të jem ndonjë ndihmesë për ju, ju lutem më kontaktoni. (në gjuhën angleze)
Përktheu: Luka
Artikulli në gjuhën angleze: “Is there Only One Savior God?”
Artikuj nga Roland Clarke
Përgjigje Islamit Faqja kryesore