KAPITULLI 1

Ngjarja e Aliut

Unë jam lindur në Kurdistanin lindor (Iran). Prindërit e mi ishin myslimanë nominal dhe në të vërtetë asnjëherë nuk mendoja shumë për religjionin. Në një moshë shumë të re, u dërgova në një shkollë islamike për të mësuar Kuranin por pas disa muajsh braktisa shkollën dhe asnjëherë më nuk u ktheva prapa. Të gjitha larjet dhe kohët dhe ndryshme të lutjes nuk kishin shumë kuptim për mua. Sa herë që kishte diskutime rreth religjionit, unë thjesht do të sëmuresha nga stomaku. E urreja religjionin. Çdo herë mendoja që ishte diçka që i skllavëronte njerëzit dhe që njerëzit religjioz ishin budallenj.

Për shkak të aktiviteteve politike të babait tim dhe vështirësive të tij me policinë e Iranit, ne duhej ta linim atdheun tonë. Pas disa vitesh ne u vendosëm në perëndim. Jeta u bë ferr. Diskriminimi ishte kudo. Duke mos ditur çfarë të bëj, unë fillova të kaloja kohën me njerëz të gabuar. Pa menduar dy herë, fillova të eksperimentoja me droga ndonëse ishte vështirë për mua t’i vendosja duart në to. Miqtë e mi dhe unë do të pinim mbrëmjeve çdo të shtune dhe do të shikonim filma pornografikë.

Në një moment, unë u ndjeva i sëmurë nga kjo lloj jete. Po kërkoja për një jetë më tumirë, për një mënyrë që t’u ikja të gjitha këtyre problemeve. Meqenëse problemet po ngriheshin dita  ditës, fillova të mendoja edhe për vetëvrasje, por nuk kisha guxim të bëja një gjë të tillë. Kur i tregova një mikut tim mysliman të gjitha këto probleme, ai sugjeroi që të shkoja me të në xhami, dhe kështu bëra.

Atë natë, kur e lëshova xhaminë, e solla një kopje të Kuranit me vete. Duke lexuar ndjehesha i dëshpëruar dhe nuk mund të kuptoja asgjë nga ky libër. Kur ia tregova këtë gjë mikut tim, ai më tha që duhej ta lexoja në arabisht. Por arabishtja nuk ishte gjuha ime amtare dhe unë nuk e flisja. Fillova të merrja kurse të gjuhës arabe, por ishte shumë vështirë dhe ndjehesha sikur kjo po e rriste problemin edhe më tej.

Rastësisht gjeta Kuranin në gjuhën kurde, të përkthyer nga një poet i famshëm kurd, Haxhari. Ishte aq e zbraztë dhe e vdekur dhe e mërzitshme (me respekt) si versioni në anglisht. Përfundimisht mora vendimin që nuk do ta lexoja sërish sepse nuk kishte asnjë gjë që mund të fitoja. Nuk mund t’i zgjidhja problemet e mia.

Një ditë, isha me të dashurën time në një librari. E bleva një libër që më bëri mjaft kureshtar. Quhej Sidarta nga një autor gjerman, Herman Hesse. Pasi e lexova librin, fillova të mendoja rreth budizmit meqë libri bazohej në jetën e Budës. Por edhe më tej ndjeja që përgjigjet nuk ishin aty dhe që diçka mungonte.

Një ditë, takova disa njerëz që më folën për dashurinë e Perëndisë dhe mëshirën e tij. Kjo çoi në një diskutim të gjatë. Kur po bëhesha gati të largohesha, e mora një Bibël dhe një fletushkë. Kur arrita në shtëpi, e hapa dhe e mbylla, e pastaj e lash anash. Kur u zgjova, ishte 4:30 e mëngjesit. Sa herë që zgjohem aq herët, fitoj dhembje koke dhe marramendje; por këtë herë ndjehesha që kisha qenë i zgjuar tërë natën dhe nuk ndjehesha i sëmurë fare.

Për habinë dhe tronditjen time, fletushkë që më ishte dhënë një ditë më parë ishte në gjoksin tim. Me kokëfortësi edhe më tej, po i thoja vetës që gjatë tërë kësaj kohe kam qenë duke ikur nga Perëndia. Do të provoj të lexoj Biblën këtë herë për të parë se çfarë kishte për të thënë. Ndërkohë që po e hapja atë, e pashë një varg ku thuhej, “Prandaj, nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.” (2 Korintasve 5:17). Po mendoja në veten time që gjatë tërë kësaj kohe kam qenë duke kërkuar një jetë të re dhe ja këtu po ofrohet. E vendosa Biblën time poshtë dhe u nisa për në banjë. E lava fytyrën. U shikova në pasqyre dhe e tërë jeta ime e neveritshme dukej si një “gjë e vjetër”. Mund ta ndjeja Frymën e Shenjtë të Perëndisë. Kur u ktheva në dhomën e fjetjes, Fryma e Shenjtë thjeshtë më përkuli në gjunjë dhe në atë mëngjes përreth orës 6, pranova Krishtin si Shpëtimtarin tim.

Pasi shkova në shkolla atë mëngjes, ndjeja sikurse kishe raketa në këpucët e mia. Ecja përreth dhe nuk mund t’i ndjeja këmbët e mia. Nuk mund të mos buzëqeshja. Prania e Perëndisë ishte kudo. Për disa nga varësitë e mia, kërkova ndihmë. Notat e mia u përmirësua shumë herë. Marrëdhënia me prindërit e mi dhe familjen time po ashtu u përmirësua. I jam borxh për të gjitha këto Jezus Krishtit që manifestoi dashurinë e tij duke vdekur në kryq që unë të mos paguaja pasojat për mëkatin tim.

 


Kapitulli 2 - Ëndrra e Ibrahimit