Kapitulli 2

Ëndrra e Ibrahimit

Ëndrrat e mia mbinatyrore filluan së pari gjatë shkollës fillore. Kisha zakon të lutesha çdo natë para se të flija - duke lavdëruar Allahun, falënderuar dhe duke kërkuar vazhdimisht udhëheqje prej tij. Ishte viti 1987, pas ca kohe meditimesh dhe lutjesh, që Allahu më foli në një ëndërr.

Nuk dija asgjë rreth përmbajtjes së Biblës, por ajo që pashë ishte shumë e ngjashme me atë që është e përshkruar në librin e Veprave në Inxhill: “Dhe, si ata po i mbanin sytë e ngulitur në qiell, ndërsa ai po largohej, ja dy burra në rroba të bardha iu paraqitën atyre, dhe thanë: ``Burra Galileas, pse qëndroni e shikoni drejt qiellit? Ky Jezus, që u është marrë në qiell nga mesi juaj, do të kthehet në të njëjtën mënyrë, me të cilën e keni parë të shkojë në qiell``. (Veprat 1:10-11).

Në këtë ëndrrën e parë isha i habitur të shihja retë të mblidheshin në maje të një mali. Pasi u mblodhën retë, dy engjëj të veshur në lëbardhë qëndronin në maje të malit. Jezusi po qëndronte në mes të engjëjve. Ai i la engjëjt dhe erdhi tek vendi ku unë po qëndroja duke shikuar. Përderisa po më afrohej, unë u përkula dhe ai i vendosi duart e tij në kokë time. Me dashuri të thellë që ndjeja nga ai, unë fillova të pendohesha. Ëndrra ishte aq e fuqishme për mua, por në mëngjes nuk i tregova askujt nga frika se çfarë mund të më bënte familja ime. Qëndrova i heshtur për atë vit, duke mos i treguar askujt çfarë kisha përjetuar.

Një vit më vonë në 1988 unë pashë edhe një ëndërr tjetër. Sërish Jezusi po qëndronte në mes dy engjëjve në mal, por këtë herë përderisa po vinte në drejtimin tim ai po përpiqej të më kalonte. Iu luta të mos më kalonte, dhe sërish u gjunjëzova dhe u pendova. Ai nuk i vendosi duart e tij mbi mua, dhe pasi u zgjova sërish ngela i heshtur për shkak të frikës sime.

Herën e tretë më erdhi ëndrra një vit pas të dytit (në 1989). Ndërkohë që po shikoja në fytyrën e Jezusit  në maje të malit, ai ishte plot me dhembshuri dhe po më buzëqeshte. Dy engjëjt mungonin këtë herë, por në vend të tyre ishte një grup i madh njerëzish. Ne po shkonim drejt Jezusit, që ishte plot me paqe dhe gëzim. Mëngjesin tjetër u ndala për të medituar mbi ëndrrën më të fundit. Pas tre vitesh, përfundimisht mora një vendim të rëndësishëm për të ndjekur Jezusin i cili m’u paraqit këto tri herë me dashuri të jashtëzakonshme.

Sërish vendosa të isha i heshtur rreth këtyre ngjarjeve, por që kisha filluar të shihja për mundësi që do të mund të njihja këtë Krisht më mirë. Ironike mjaft, Gideonët po shpërndanin Bibla falas në shkollën time ndaj çdo nxënësi të interesuar. Mora Biblën, të parë që kisha mbajtur ndonjëherë në dorë. Çdonjëri nxënës ishte i inkurajuar ta lexonte çdo ditë. Zoti më foli gjatë asaj kohe përderisa po lexoja nga ungjilli i Gjonit: Jezusi i tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.” (Gjoni 14:6)

Ky varg siguroi një urë në mes meje dhe Jezusit dhe unë e vendosa besimin tim të plotë në të.

 


Kapitulli 3 - Rruga nga Damasku