Kapitulli 4

Një mysliman nga Pakistani takohet ballë për ballë me Jezus Krishtin

Unë jam azali dhe vij nga Republika Islamike e Pakistanit. Unë isha një ndjekës i zjarrtë i Muhamedit deri tek rezultatet e një sfide që kisha shtruar para ca studentëve të krishterë. “Pastaj u tha atyre: “Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese.” (Marku 16:15).

Unë i takoj një familje myslimane dhe prindërit e mi më detyruan të mësoja Kuranin përmendësh kur isha shtatë vjeç, dhe kështu bëra. Kur u bëra 14 vjeç po studioja në një shkollë krishtere në Sadar Karachi. Kisha shumë shokë të krishterë (apo të njohur) në shkollë. Befasohesha t’i shihja ata duke studiuar, sepse çdo herë i gjeja të krishterët në profile të ulëta në shoqëri. Unë diskutoja dhe argumentoja shumë herë me ta lidhur me saktësinë e Kuranit dhe mohimin e Biblës nga Allahu në Kuranin e Shenjtë. Unë çdo herë i detyroja ata të pranonin Islamin. Shpesh mësuesi im i krishterë më thoshte të mos veproja ashtu. Ai thoshte, “Perëndia mund të të zgjedhë ty ashtu siç e kishte zgjedhur apostullin Pal.” Unë i pyesja ata kush është Pali; unë e njoh vetëm Muhamedin.

Një ditë gjatë diskutimeve tona unë i sfidova ata t’i digjnim Librat e Shenjtë të njëri tjetrit. Ata do të digjnin Kuranin dhe unë do të veproja njëjtë me Biblën. Ne u pajtuam: Libri i të cilit do të digjej do të ishte falsë. Libri që nuk do të digjej ka të vërtetën në të. Vetë Perëndia do të ruante fjalën e tij. Për fat të keq ata nuk ishin në gjendje ta bënin këtë sepse kishin frikë. Ata jetonin në një vend islamik dhe të bënin një gjë të tillë mund t’i çonte në përballje me ligjin dhe me pasojat e saj. U thashë atyre që do ta bëja vetë kë gjë.

Së pari, i vura flakën Kuranit dhe u dogj para syve të mi. Pastaj, u përpoqa të bëja të njëjtën me Biblën. Sapo fillova, Bibla më goditi në gjoks dhe unë u rrëzova për toke. I tërë trupi im ishte në një tym. Unë po digjesha, por nga një zjarr shpirtëror.

Befas pashë një njeri me flokë të arta, i mbuluar me dritë që reflektonte nga ana ime. Ai vendosi duart e tij në kokën time dhe më tha “Ti je biri im dhe që tani e tutje do të predikosh ungjillin tek kombi yt. Shko! Zoti yt është me ty.”

Më pas pashë gurin nga varri i cili u hoq. Maria Magdalena po i fliste atij për të cilin ajo mendoi se ishte rojtari që ta merrte trupin e Zotit të saj. Rojtari ishte pikërisht vetë Jezusi. Ai e puthi dorën e Marisë dhe më pas erdha unë. U ndjeva shumë i fuqishëm, sikur dikush të më godiste, nuk do të lëndohesha.

U ktheva në shtëpi dhe u tregova prindërve rreth çdo gjëje që kishte ndodhur, por ata nuk besuan ngjarjen. Ata menduan që të krishterët më kishin bërë magji; por unë u thashë atyre që e tërë kjo kishte ndodhur para syve të mi dhe shumë njerëz po më vështronin. Ata edhe më tutje nuk e besuan dhe më përzunë nga shtëpia, dhe madje refuzuan të më pranonin si anëtarë i familjes.

Unë shkova në një kishë afër shtëpisë sime; i tregova Atit atje rreth gjithçkaje që kishte ndodhur. I kërkova atij të ma tregonte Biblën. Ai më dha një dhe unë e lexova ngjarjen e Mari Magdalenës, e pranova Jezus Krishtin si Shpëtimtarin tim me 17 shkurt, 1985.

Familja ime refuzoi të më pranonte. Unë shkoja në disa kishte dhe fitoja më shumë njohuri rreth Fjalës së Perëndisë. Unë po ashtu ndoqa shumë kurse biblike dhe më pas fillova në shërbesë. Tani pas 20 vjetësh, kam parë shumë njerëz të vijnë tek Zoti dhe të pranojnë Jezus Krishtin si Shpëtimtarin e tyre.

Duke e falënderuar Perëndinë, unë tani jam i martuar dhe kam një familje të krishterë. Ne jemi të dy të përfshirë në punën e Zotit dhe jemi në mundësi t’i ndajmë mrekullitë që Perëndia ka qenë duke i bërë në jetët tona. Edhe pse nuk është lehtë dhe ne përjetojmë shumë vështirësi, ne ndjehemi si Pali që kalonte nëpër vështirësi dhe vuajtje për lavdinë e Shpëtimtarit të tij, i cili vetë kishte kaluar nëpër vuajtje gjatë ecjen së tij në tokë dhe në kryq.

Ne e falënderojmë Perëndinë Atë për dërgimin e Birit të tij në këtë tokë për të na ofruar ne jetën nëpërmjet tij. Ne e falënderojmë Perëndinë për Frymën e tij që na inkurajon ditë për ditë të jetojmë për të.

 


Kapitulli 5 - Dëshmia e Leas