Kapitulli 5

Dëshmia e Leas

Unë u bëra e krishterë me 21 korrik, 1996. Më lejoni t’ju tregoj si ndodhi kjo gjë.

Unë isha një myslimane shumë e devotshme por fillova të ndjehesha sikur kishte diçka mungonte në besimin tim si myslimane. Fillova t’i lutesha Perëndisë të më dëshmonte nëse besimi mysliman ishte e vërteta, dhe shpejt pas kësaj fillova të kisha ëndrra të çuditshme. Në njërën prej këtyre ëndrrave i pashë disa të krishterë që qëndronin në rresht për t’u futur në parajsë. U përpoqa të futesha edhe unë këtë rresht, por një qenie shumë e gjatë më bllokoi rrugën dhe unë fillova të qaja. Ana në të cilën gjendesha unë ishte e tmerrshme, ndërkohë që ana në të cilin gjendeshin ata ishte një vend i bukur – aq e bukur, aq e kaltër.

Nuk mund ta nxirrja këtë ëndërr jashtë nga mendja. Me të vërtetë më pushtoi. Ua tregova ëndrrën miqve të mi mysliman, përveç faktit që ishin të krishterët në rresht në ëndrrën tim sepse isha i frikësuar se çfarë mund të mendonin.

Kështu, ata vetëm thanë që Perëndia po më thoshte të lutem më shumë dhe kështu bëra. Por gjithnjë e më shumë një zbrazëti e madhe dhe një depresion më kaploi – zbrazëti që nuk e kisha përjetuar asnjëherë më parë. Nuk mund të flija dhe në fakt fillova të merrja Ryhiphenol (qetësues) që të largohesha nga kjo ndjenjë. U bëra një person plotësisht tjetër, i tërhequr dhe fillova të kërkoja psikiatër, por kjo vetëm sa e keqësoi situatën. Unë madje desha të vetëvritesha. As nuk i frikësohesha vdekjes më.

Pastaj, ditën që i tregut mikes sime më të mirë (e cila ishte agnostike) që do të merrja jetën time, ajo tha që i kujtoheshin disa gra të krishtera që i kishte takuar disa herë, dhe mendoi që mund të ishin në gjendje për të më ndihmuar. Po atë ditë, u takova me ato dhe ato e ndanë ungjillin me mua; ato u lutën për mua dhe ajo zbrazëti e tmerrshme filloi të hiqej dhe kjo barrë e madhe ishte larguar nga unë. Fillova të shkoja në kishë me to dhe herën e dytë që shkova pastori bëri një ftesë për të pranuar Jezus Krishtin. Isha aq e shkëputur nga brenda. E luftova Frymën e Shenjtë dhe po dridhesha, nuk e pranova ftesën e tij, por ndërsa po dilja jashtë nga shërbesa, Zoti më foli: “Ёshtë tani apo kurrë.”

Rashë së qari në trotuar dhe i thashë vetes sime, më duhet të shkoj në dhomën e lutjes ku njerëzit po luteshin për ta pranuar Zotin, dhe kështu bëra. Perëndia e largoi barrën time dhe fillova të shihja çdo gjë nën një dritë tjetër.

Shpejt fillova ti humbisja miqtë dhe të gjitha që i doja dhe njihja. Megjithatë, Perëndia më do dhe dha Birin e tij për mua, që të mos humbisja. Rastësisht, mikja më e mirë u shpëtua të njëjtën ditë në një kishë tjetër. Zoti më tregoi që isha me të vërtetë në rrugë të drejtë.

Unë kurrë s’jam penduar që u bëra e krishterë. Në momente të caktuara ishte vështirë sepse isha persekutuar tejet shumë, por që jam bërë edhe më e fortë në besim për shkak të kësaj. Në këtë moment kam një fëmijë që po rritet si mysliman. Babai i tij m’i ka mohuar të drejtat për të komunikuar me të. Ia kam nënshtruar birin tim Perëndisë sepse kam kaluar netë pa gjumë duke menduar për birin që është me mijëra milja larg meje dhe unë nuk kam në kontroll se çfarë po ndodh tani, por Perëndia është në kontroll. Ju lutem që të luteni për mua dhe për një mrekulli nga Perëndia që unë do të jem një ditë në gjendje ta shoh birin sërish meqë tani jemi duke jetuar madje edhe në kontinente të ndryshme. Lutem që kjo dëshmi e imja e shkurtër do t’i prek ata që e lexojnë. Perëndia ju bekoftë të gjithëve.


Kapitulli 6 - Rrugëtimi i Tahirit