Kapitulli 3

Rruga nga Damasku      

Ziadi ishte lindur dhe rritur në Damask, duke mbaruar shkollën e tij në kryeqytetin historik të Sirisë. Pothuajse tërë jetën e tij, Ziadi ka qenë një myslimanë praktikues si çdonjëri tjetër në familjen e tij të devotshme. Ai do të shoqëronte shpesh të atin e tij, tre vëllezërit e tij, dhe disa fqinj në xhami gjatë lutjeve të së premtes në drekë dhe shpesh për lutje gjatë ditëve të tjera. Pjesën tjetër të kohëve të përditshme të lutjes do t’i mbante në shtëpi apo në punë. As edhe një herë nuk kishte dështuar për të mbajtur muajin e agjërimit që nga fëmijëria e tij.

Pas diplomimit nga universiteti shtetëror, Zaidi u shpërngul në Riad, në Arabinë Saudite, ku dhe punoi për disa vite si inxhinier. Ndërsa ishte në Arabinë Saudite, ai vazhdoi të merrte pjesë në të gjitha detyrat religjioze myslimane, sikurse edhe bëri pelegrinazhin në Mekë. Nganjëherë mendonte për Inxhillin dhe Tevratin por do t’i largonte këto mendime anash sepse besonte që nëpërmjet trajnimeve të tija religjioze, ai i dinte të gjitha që kishte nevojë të dinte për Biblën e Shenjtë dhe Jezus Krishtin. Ndonëse, sipas dëshmisë së tij, “ajo që kisha dëgjuar nga miqtë e mi të krishterë në Damask dhe që kisha parë në jetët e tyre, mbeta me shumë pyetje të pa përgjigjura për shumë vite.”

Në vitin 1979, së bashku me gruan e tij dhe vajzën e tij të vogël, Gada, u nis për në Gjermani për një vit për shkak të një trajnimi specializues të siguruar nga punëdhënësi i tij. Gjatë qëndrimit të tyre familjar në Gjermani, Gada u sëmurë shumë dhe qe pranuar në spital. Pas pranimit të kujdesit mjekësor për katër ditë pa asnjë përmirësim, doktorët dukeshin të bindur për vdekjen e saj të shpejtë.

I tronditur nga skena e fytyrën e zbehtë të vajzës së tij, Ziadi e la dhomën e saj me zemër shumë të rënduar për t’u kthyer në dhomën e pritjes. Atje ai ngeli i palëvizshëm, në vuajtje për ca momente, përderisa nuk vuri re një tavolinë në mes të dhomës që mbante libra dhe revista. Ai pa dy libra të njohur – versionin në anglisht të Biblën së Shenjtë dhe versionin gjerman të saj. Ai u çua dhe eci deri tek tavolina për të marrë njërën.

Ndërkohë që u kthye në karrigen e tij, ai e mbajti librin të mbyllur duke kujtuar disa thënie të Jezus Krishtit të cilat i kishte dëgjuar nga miqtë e tij të mëparshëm të krishterë në Damask. Duke mbajtur mend njërën thënie, ai me padurim e hapi Librin që ishte në dorën e tij dhe i drejtuar nga Fryma e Shenjtë, filloi të kërkonte pasazhin. Kur e gjeti, filloi ta lexonte në heshtje:

“Dhe çfarëdo të kërkoni në emrin tim, do ta bëj, që Ati të përlëvdohet në Birin. Në qoftë se do të kërkoni diçka në emrin tim, unë do ta bëj.” (Gjoni 14:13-14).

Duke parë gatishmërinë e Birit të përshkruar në këto vargje, Ziadi u mbush me një shpresë të bollshme. Ai bëri një lutje të ngrohtë Perëndisë së Gjithëfuqishëm në emër të Jezus Krishtit. Kërkesa e tij e vetme ishte: që vajza e tij që po vdiste tashmë të shërohej.

“Menjëherë gjeta një qetësi të thellë dhe siguri,” tha Ziadi. “E lashë dhomën e pritjes i mbushur me gëzim të paparë, duke e parë dritën që më rrethonte. Sapo arrita tek dhoma e Gadas, vrapova tek shtrati i saj dhe e përqafova butësisht, duke i thënë, ‘Gada, e dashura ime, Perëndia do të të shërojë.’”

Siguria me të cilën Ziadi e bëri këtë deklaratë e habiti madje edhe atë, por ai e dinte thellë në zemrën e tij se Perëndia i është përgjigjur lutjes së tij.

Lotët që kishin rënë nga sytë e tij në faqet e Gadas përderisa e përqafonte atë, Ziadi i pastronte. Me lotë gëzimi edhe më tej në sytë e tij, ai iu kthye gruas së tij duke i thënë: “I kam kërkuar Perëndisë në emër të Jezusit ta shërojë Gadanë. Asnjëherë më parë nuk jam lutur më me zjarr, as edhe kaq thjeshtë në një mënyrë shumë të veçantë. Disi jam i sigurt që Perëndia i është përgjigjur kësaj lutjeje.”

Në të vërtetë, Gada ishte shëruar. Dy ditë më vonë, doktorët e lëshuan nga spitali. Nuk mund të gjenin arsye për ta mbajtur më.

Që nga kjo përgjigje e mahnitshme ndaj lutjes së Ziadit, bashkë Ziadi dhe gruaja e tij kanë përjetuar veprën transformuese të Perëndisë në jetët e tyre. Ata e dinë të vërtetën rreth Jezus Krishtit dhe e shpallin besimin e tyre në të. Më vonë, Gada i ndoqi ata në këtë shteg; ajo po ashtu, tani beson që Jezusi është rruga, e vërteta dhe jeta.

Leje e sjellshme është dhënë për ta ndarë këtë dëshmi nga  Arabic Bible Outreach Ministry (www.arabicbible.com)

 


Kapitulli 4 - Një mysliman takohet përballë me Krishtin