Kapitulli 12

Në luginën e lotëve

Unë quhem Ibrahim dhe për shkak të sigurisë familjare e përdori po ashtu nofkën Timote Abraham. Jam një egjiptian i thjeshtë nga regjioni Delta. Fermat më rrethonin nga çdo njëra anë me përrenjtë e lumit madhështor Nil që dhuron jetë me pjellshmëri. Në fëmijërinë time kisha një edukim të fortë islamik, duke studiuar Kuranin (al-Kitab) në dyqanin e fshatit Ata më mësonin t’i frikësohesha Perëndisë (Allah në arabisht) i cili krijoi qiejt dhe tokën për gjashtë ditë. Nuk kishte asnjë arsye për të dyshuar një religjion që theksonte frikën ndaj Perëndisë, veprat e mira dhe të jetuarit e një jete morale. Recitimi i Kuranit kishte për qëllim të prodhonte një ndjenjë të qetësisë. Unë kënaqesha në rrethin sufi të adhurimit meqenëse ata adhuronin personin e Muhamedit. Ky ishte grupi i Abu – al –Azemit. Unë po kërkoja një afërsi më të madhe me Allahun e Plotfuqishëm.

Një mbrëmje rreth orës 7, në xhaminë al-Mahata, pasi mbaruam së luturi lutjen al-Magrib, u njoftova me Muhamed Imamin dhe Sylejman Kavashin. Ata ishin tejet ndikues për të më inkorporuar në grupin e tyre “Vëllazëria myslimane” – në arabisht al-Ikuan al-Muslimin.” Ata më inkurajonin të bëhesha një mysliman i devotshëm dhe të agjëroja të hënave dhe të enjteve të çdo jave, për të ndërprerë festën me ta në xhami ku hanim bukë, djathë, tamër dhe sallatë të shijshme. Unë me vëmendje imitoja çdo gjë që profeti Muhamed bëri, qoftë edhe pozitën e tij ulur përderisa hante. Ata ishin shumë të mirë ndaj meje. Ata gjithashtu shihnin në mua një potencial të të qenit një folës elokuent. Prandaj, Sylejman Hashimi, udhëheqës në atë kohë, mu afrua me butësi, “Ibrahim, ti je i thirrur nga mësimi i Kuranit ta shpallësh mesazhin e Islamit ‘da’avah.” “Allahu im!” mendova. “Unë jam vetëm 14 vjeç dhe frikësohem lehtë.” Megjithatë, Sylejmani më dha një grumbull të librave për t’i studiuar që të përgatisja predikimin që kisha për ta ndarë të nesërmen. Që nga ajo kohë e tutje, qe bërë e zakonshme për mua të predikoja të hënën e parë të çdo muaji lunar. Isha i mbushur me zell meqë drejtuesit e mi kishin rregulluar të shkoja nëpër qytetet e afërta për të predikuar nga xhamia në xhami.

Unë me shumë zell doja çdo njeri të ndiqte traditën e profetit Muhamed dhe si rezultat i kësaj motra ime nuk kishte zgjedhje tjetër veç t’i bindej urdhrit tim të Kuranit të vinte velin që një mënyrë dëshmonte modesti. Kisha nevojë për miratimin e babait tim. Mendoja sikur ai të dëgjonte të birin 14 vjeçar ungjilltar mysliman të predikonte. Për habinë time babai qe kritikuar rreptë nga njerëzit për djalin që tani ishte një “fanatik”. Vëllazëria myslimane konsiderohej si një bandë religjioze nga shumica e myslimanëve të rëndomtë. Si rrjedhojë, babai im u zemërua shumë ndaj radikalizmit tim islamik dhe pa menduar shumë më goditi në dhëmbë. Sot dhëmbi im i përparshëm nuk është i vërtetë. Më kujton qëndrueshmërinë e mëparshme deri në pikën e vdekjes për të qenë një fundamentalist mysliman i zellshëm dhe gatishmërinë time për t’u persekutuar për përkushtimin tim. Babai im dogji tërë librarinë time islamike suni (kryesisht vahabiste dhe salafi). Ai e dinte shumë mirë që Muhamed Mansori, një agjent i policisë së sigurimit, po i regjistronte predikimet e mia nga tualeti i xhamisë. Isha aq i rreptë në të ndjekurit e synetit të Muhamedit sa nuk i tundja duart me femra gjatë përshendetjes. Unë thjesht doja të isha një mysliman i devotshëm. Pasi mbarimit të lutjeve të tyre në xhami, babai im e ndali njërin nga drejtuesit e grupit tim, Sylejman Hashimin duke i kërkuar në formë lutjeje të më linin të lirë, pra djalin e tij. Më pas babai bëri një betim të ndarjes (hilif alaja bi al-talak) që unë nuk do të lejohesha të hyja në xhaminë ku Vëllazëria Myslimane lutej, unë iu binda babit, por i kërkova mëshirë të më lejonte t’i dëgjoja predikimet e tyre duke qëndruar jashtë xhamisë.

Nuk isha i frikësuar asgjë prej kësaj dhe vazhdoja të predikoja Islamin çdo ditë në parakalimin e mëngjesit (tabur es-sabah) sikurse edhe në çdo xhami ku shkoja të mësoja. As edhe një moment nuk më dukej që Islami mund ta kishte gabim. Në përpjekjen time për ta përhapur Islamin kudo, një revistë më erdhi në dorë që kishte adresa të miqve nga Shtetet e Bashkuara. E zgjodha një rastësisht dhe i shkrova me shpresë që ta konvertoja atë njeri në Islam. I shkrova Gjonit nga Pensilvania, SHBA për afro dy vjet, secili duke u përpjekur ta konvertonte njëri tjetrin. Lexova çdo libër që mund të gjeja për të hedhur poshtë Biblën. Për t’i keqësuar gjërat më shumë, nuk kisha fare respekt për Biblën sepse i vendosa këmbët dhe këpucët e mia mbi të sepse Kurani më mësonte që ishte e ndryshuar.

Pas kësaj Gjoni më habiti kur erdhi të më vizitonte në fshatin tim. Kjo ishte hera e parë që pashë një të krishterë të vërtetë. Sinqeriteti i tij, çiltërsia, vërtetësia e tij dhe mendja e tij e hapur më impresionuan. Gjoni qëndroi me mua për dy muaj. Ai kishte një jetë lutjeje të mrekullueshme që shërbeu si model për mua në jetën time të mëvonshme. Nuk e dija që të krishterët luteshin derisa nuk e pashë “letrën e gjallë” pikërisht në mes të shtëpisë sime, një njeri prej një vendi të largët i cili u bë njëri nga ne dhe që mishëroi me të vërtetë dashurinë e Krishtit. Gjoni kishte një jetë të mrekullueshme lutjeje; lutej më shumë se sa fliste, duke i thënë fjalët nga Bibla. Fillova t’ia kisha zilinë Gjonit për intimitetin që kishte me Perëndinë dhe kjo e shtoi recitimin tim të Kuranit.

Islami është një religjion që duhet të nderohet për mësimet ndaj ndjekësve të tyre për të qenë të moralshëm, të pastër dhe mirëdashës. Nuk ka asnjë dyshim që Muhamedi qëndron në histori si një gjeni. Por duhet të vihet re po ashtu që një mysliman mund të bëj vepra të mira aq sa mundet në këtë botë por në ditën e gjykimit Perëndia do t’i peshojë veprat e çdo personi në “peshore”. Veprat e mira do të vendosen në njërën anë të peshores kurse të këqijat në anën tjetër. Nëse veprat e mira do jenë më të rënda, atëherë besimtari do të shkoj në parajsën e përshkruar në Kuran si vend të kënaqësisë seksuale duke u argëtuar me hyritë sy mëdha (surja al-Vakia 56:20-23). Sidoqoftë, Krishti Zoti ynë tha “Në ringjallje, pra, as martohen as martojnë, por ata do të jenë në qiell si engjëjt e Perëndisë” (Mateu 22:30). Miku im mysliman, sipas Islamit, nëse veprat e tua të këqija do të jenë më të rënda ti do të hidhesh në zjarrin e ferrit. Duket që ti do të duhej të ishe vetëm 51 përqind i mirë për të hyrë në parajsë. Gjithsesi ti ngelesh absolutisht i pasigurt nëse do të shkosh në parajsë. E tëra çfarë mund të thuash, miku im mysliman është kjo: “Vetëm Perëndia e di!” Ti shpreson për mëshirën e Allahut dhe shpreson që engjëjt apo profeti do të ndërmjetësojnë për ty në ditën e fundit në mënyrë që të shpëtohesh nga ferri.

Unë kam qenë si ti, vëllai im apo motra ime myslimane, në të njëjtën varkë deri sa e kuptova që mund të jesh plotësisht i sigurt rreth shkuarjes në qiell. Sytë më mbushën me lot vetëm kur kujtoj sa i humbur isha dhe që tani jam i gjetur. Përderisa dridhem në lot, duke parë madhështinë e Perëndisë, unë gëzohem për të ditur që kam jetën e përjetshme me siguri.

Perëndia në Bibël është njëjtë i drejtë dhe i mëshirshëm. Drejtësia e tij kërkon që çdo kush të dënohet me ferr, sepse ai është i përsosur 100 përqind. Pavarësisht sa tepër përpiqemi ta kënaqim Perëndinë, ne çdo herë dështojmë nga përsosshmëria e tij. Veprat tona të mira nuk do na sjellin më afër Perëndisë. Perëndia vuri re pamjaftueshmërinë tonë dhe vendosi të paguaj dënimin vetë. Ai e dërgoi Fjalën e tij Isa al-Masih (Jezus Krishtin), i cili është absolutisht pa mëkat dhe i pagabueshëm për të mbartur dënimin e mëkateve tona në kryq. Çfarë mund t’i thuash gjykatësit kur ai zgjodhi të paguaj dënimin tënd për ty? Bibla thotë tek Gjoni 3:16 “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.” Pikërisht sepse Perëndia na do ai dërgoi Fjalën e tij, Jezus Krishtin, për të vdekur për mëkatet tona. Islami asnjëherë nuk na dhuron sigurinë e të shkuarit në qiell, por Krishti këtë e bën absolutisht! Lavdi Perëndisë! Faleminderit, Zoti im, që zgjodhe në mënyrë sovrane të paguash çmimin vetë në personin e mishërimit të Fjalës tënde, Zotit Jezus Krisht, i cili është zbulesa e manifestuar e natyrës së Allahut të Plotfuqishëm.

Pasi Gjoni shkoi, ndikimi i tij qëndroi edhe më tej. Mendova që do ta dobësoja Gjonin duke i thënë, “Gjon, vizita jote më ka bërë një mysliman më të fortë në besim dhe mos provo t’i konvertosh myslimanët sërish.” Sidoqoftë, Gjoni triumfoi me përgjërimet dhe lutjet e tij. Lutja e tij ndërmjetësuese e lëvizi ZOTIN për të më zgjuar në mes të natës sikur të mos kisha gjumë apo pushim fare. Konflikti i brendshëm arriti kulmin e saj. I shqetësuar iu afrova Biblës sime dhe e hapa rastësisht. E gjeta këtë pjesë, “Saul, Saul, pse po më përndjek?” (Veprat 9:4). Më kujtohet një ditë në mesin e një debati në mes meje dhe Gjonit, e përqesha Biblën dhe thashë, “Gjon, Bibla jote është gjëja më absurde! Si mund ta besosh ngjarjen e Saulit që u bë Pal, shërbëtor i ungjillit?” Gjoni tha, “Ngjarja është e vërtetë, dhe kjo është arsyeja përse jam i durueshëm me ty. Ti do të jesh një Pal tjetër një ditë!? Iu përgjigja, “Gjon, ti duhet të jesh jashtë kontrollit të mendosh madje për një moment që unë mund ta lë religjionin e të gjitha religjioneve, Islamin!” Duke reflektuar mbi fjalët, “Saul, Saul...” Unë thashë, “Zot! Unë? Unë po të persekutoj? Unë nuk të kam bërë asgjë personalisht... Më kujtohet që isha shndërruar në një vajzë studente të mjekësisë para policisë... por nuk të kam bërë gjë ty. A është e vërtetë se ai që prek një nga njerëzit e tu prek mollëzën e syrit tënd?”

Islami mohon kryqëzimin e Zotit Jezus Krisht sepse Kurani kishte ndër mend t’ua hiqte hebrenjve fitoren të cilën e pohonin të ishte në ekzekutimin e tyre të Jezusit. Kurani thekson që Perëndia e vendosi dikë tjetër i cili dukej sikurse ishte ai në kryq në vend të Jezusit. Tani miqtë e mi mysliman, Perëndia nuk përfshihet në punë mashtruese, sepse nëse ai do të donte ta shpëtonte Jezusin nga kryqi, sepse sikur të donte ai të shpëtonte Jezusin nga kryqi, ai do ta bënte mrekullisht duke mos pasur nevojë të mashtrojë askënd duke vendosur pamjen e Jezusit në dikë tjetër. Ky gabim i Kuranit është shumë i zhurmshëm dhe dëshmon që Kurani nuk ka origjinë hyjnore. Për më tepër, Kurani është vetë-kontradiktës. Ndërsa deklaron që hebrenjtë nuk e kanë mbytur në të vërtetë Jezusin, në të njëjtën kohë pohon shumë qartë realitetin e vdekjes së Jezusit në suren e familjes së Imranit (S.3:55) siç thekson në pjesën e parë të vargut:

Kur Perëndia tha:

“O ISA! UNË DO TË BЁJ QЁ TЁ VDESЁSH, DHE MЁ PAS DO TË MARRË PRANË VETES.”

Miku im mysliman, qëllimi im nuk është të të ndërroj fenë, por të ngre pyetjen përfundimtare, Kush është Krishti? A qe kryqëzuar ai? Dhe si të ndikon kjo ty? Nëse e tërë historia njerëzimit rrotullohet rreth Krishtit, atëherë e tërë jeta ime dhe ekzistenca do të duhej të rrotullohej rreth tij po ashtu. Të mohosh kryqin e Krishtit është të kontradiktosh vetë historinë. Muhamedi vetë në Kuran deklarohet të jetë nxitur nga Perëndia për t’iu referuar ithtarëve të librit (hebrenjve dhe të krishterëve) nëse ishte në dyshim sa i përket Kuranit:

“Po, (fjala vjen) nëse je në dyshim për këtë që të zbritëm ty (për ngjarjet e pejgamberëve), atëherë pyeti ata që lexojnë librin para teje.” Surja Junus 10:95.

Për të parën herë në jetën time, fillova të bëja pyetjen “pse?” dhe sfidoja çdo gjë që merrja si të vërtetë më parë. Të gjitha postulatet i ekzaminova në mënyrë kritike. Kjo më futi në telashe në një shoqëri autoritare. Pyetjet ata thonë, fluturoji në fytyrën e Allahut. Bindu. Kjo është e tëra. Në Vëllazërinë Islamike, motoja jonë ishte “samaana va ataana” që do të thotë , “ne kemi dëgjuar dhe jemi bindur.” Pas disa vitesh studimi, arrita tek dy konkluzione logjike: Bibla është Fjalë e pandryshueshme e Perëndisë dhe Jezusi është Fjala e Perëndisë. Fillova të shikoja se ishte e mundshme që Jezusi të ishte Perëndi. Në mënyrë intelektuale, unë i pranova gjitha pohimet e besimit të krishterë, por në zemrën time unë edhe më tej kisha frikë që do goditesha i vdekur pasi të thërrisja Perëndinë e Plotfuqishëm “Ati im.” Kisha nevojë për një mrekulli! Bibla na mëson duke thënë që askush nuk mund të thotë “Jezusi është Zot” vetëm me anë të Frymës së Shenjtë (1 Korintasve 12:3). Pa habi që çdo përvojë shpëtimi është një mrekulli e lindjes nga vdekja në jetën e përjetshme!

Nga thellësia e zemrës sime, nga mesi i konfliktit të brendshëm, i bëra thirrje Allahut edhe në xhami, “Zot, me trego të vërtetën! A është Jezusi apo Muhamedi? A mund të ndodhë që Ti të jesh Ati im? Më trego të vërtetën dhe po këtë të vërtetë në të cilën më drejton ti unë do ta ndjek me tërë jetën time pavarësisht çmimit!” U mbusha me lot sepse e dija që çmimi mund të ishte jashtëzakonisht i madh për një person të dobët, të thatë si unë. Sepse si do të përballoja të përjashtohesha nga familja dhe të flija në rrugë si një person i pastrehë? Dhe çfarë nëse drejtuesit e Vëllazërisë myslimane kuptojnë për mua! Dhe çfarë nëse ata, në drejtësinë dhe zellin e tyre islamik do të përpiqeshin të mbronin Islamin dhe të më vrisnin mua? Sipas religjionit islamik , një femohuesi do të duhej t’i jepeshin tre ditë mundësi të kthehej dhe pas kësaj gjaku i të pafeut mund të derdhej legjitimisht në emrin e Allahut! Fjalët e profetit Muhamed vazhdonin të tingëllonin në veshin tim, “Çdo personi (një myslimani) i cili ka ndërruar religjionin e vet, vriteni.” Kjo traditë është rrëfyer nga Ebu Bekri, Uthmani, Aliu, Muad Ibn Xhabali dhe Kalid Ibn Validi. Sidoqoftë këmbëngula duke i kërkuar Perëndisë të më drejtonte – Më udhëhiq, O Jehova i madh që je, mua udhëtarin e kësaj toke të shterp; Unë jam i dobët por Ti je i fuqishëm.

Një nate Krishti m’u shfaq në ëndërr dhe tha me një zë të ëmbël të butë, “Të dua!” E pashë me sa kokëfortësi e kisha rezistuar atë gjatë tërë këtyre viteve dhe i thashë atij në lot, “Të dua po ashtu! Të njoh Ty! Ti je i përjetshëm përherë e përherë.” U zgjova me lot plot në fytyrën time i mbushur me gëzim të pa përshkruar, duke besuar që Krishti vetë preku si mendjen dhe zemrën time dhe unë u dorëzova. Isha mbushur me një pasion të madh për Krishtin, duke kërcuar lartë e poshtë, duke i kënduar lavde emrit të tij dhe duke i folur atij ditë e natë. Unë madje as që do të flija pa Fjalën e tij të pagabueshme, Biblën, afër gjoksit tim.

Përjetova atë çfarë një “fëmijë i llastuar” i Perëndisë do të përjetonte: Perëndia do të më dhuronte çdo gjë që unë do t’i kërkoja në lutje. Por më pas, Perëndia donte gjithashtu që unë ta doja atë dhe ta adhuroja atë për hir të tij, jo për atë që fitoja nga ai. U përpoqa të mbaja besimin tim sekret duke u pagëzuar si rrjedhojë fshehurazi në shtëpinë e pastorit tim.

I mbushur me gëzimin e shpëtimit, nuk mund ta fshihja apo mohoja më Krishtin. Kështu, kur një shok i fëmijërisë sime më pyeti nëse Krishti ishte kryqëzuar, unë iu përgjigja, “Po!” dhe ia sqarova arsyen. Ai u lut me mua ta pranonte Krishtin. Ai po dridhej i tëri dhe djersinte sa herë që lutej me mua. Ai mund të shihte sa i fuqishëm ishte emri i Zotit Jezus. Udhëheqësit e mi të mëparshëm në grupin islamik fanatik, duke dashur të dinin kush ishte maja e shtizës, e kërcënuan ta vrisnin nëse nuk do u tregonte të gjitha rreth ungjillëzimit tim. Fatkeqësisht, ai më tradhëtoi dhe unë u rraha para xhamisë ku predikoja më parë islamin me zell. Në sytë e tyre unë isha një i pafe që meritonte vdekjen nëse nuk do tërhiqesha. Ata e konsideruan konvertimin tim si formën më të tmerrshme të fyerjes së Islamit dhe Kuranit.

Meqë konvertimi im i fshehtë tani u bë publik shpejt dhe pasi myslimanët thurnin kurthe të më vrisnin, unë duhej të largohesha. Unë ndiqesha nga myslimanët nga fshati im në Delta, deri në Ismaili ku dhe arrita në Kajro aty ku jetonin miqtë e mi të krishterë. Sidoqoftë, të krishterët nuk qenë të gatshëm të më strehonin dhe duhej të kthehesha në fshat, duke kërkuar strehë nga duart e tij mbrojtëse. U ktheva nga Kajro dhe gjeta një turmë të zemëruar të myslimanëve që kishin mbushur shtëpinë tonë. Nëna ime kishte të veshur rrobat e zisë, e veshur në të zezë siç ishte zakoni në Egjipt. Për ata ta lësh Islamin, nënkuptonte të ishe i vdekur!!! Gratë myslimanë bërtisnin në mua, “Nëna jote nuk e meriton tërë këtë fyerje nga ti. Pse t’i shkaktosh asaj tërë këtë pikëllim?” Një grua tjetër bërtiste, “E gjora nënë! Djalin i saj e la për hir të pafeve të krishterë. Po të isha në vendin e saj, do të vrisja birin tim nëse do të vraponte pas të pafeve si një qen.” Pranova një letër nga një mik në Jordani që më thoshte se babai im po ecte rrugëve të Jordanisë duke qarë sepse punëtorët myslimanë atje e kishin turpëruar tepër. Për shkak të kësaj ai qëndroi i sëmurë në shtrat për një muaj deri sa nuk folëm bashkë në telefon.

Është plotësisht e paharrueshme që myslimanët e dhunshëm u futën në shtëpinë tonë në mënyrë barbare. Nëna ime u gjunjëzua në këmbët e fqinjit tonë “Sayed” duke iu lutur atij të kursenin jetën time dhe të vrisnin nënën në vendin tim. Në një agoni të tillë të pa përshkruar, nëna ime më zhbirëroi dhe përjashtoi nga trashëgimi para gjithë njerëzve në fshat. Unë e dua mamanë time më tepër se çdo person tjetër në botë, por asnjë fuqi njerëzore, pavarësisht sa gjigante të jetë, nuk mund të më ndajë nga dashuria e Krishtit. Unë do të jetoj çdo herë për Krishtin.

Bibla ime, të gjitha librat e mi të krishterë dhe kasetat muzikore qenë konfiskuar dhe djegur. Vendosa të largohesha nga regjioni Delta për në Kajro. Edhe pse policia ishte afër për të më zënë, Zoti ua verbëroi sytë atyre dhe më mbrojti mua. Në Kairo unë fshihesha tek një M..., mik baptist egjiptian që më ngushëllonte tërë kohën. U treta i tëri kur ai lexoi:

“Kështu ata u larguan nga sinedri, duke u gëzuar sepse qenë çmuar të denjë të fyhen për emrin e Jezusit” (Veprat 5:41).

I jam mirënjohës Perëndisë që siguroi këtë mik, M., i cili më dishepullizoi, më mësoi të jetoj një jetë triumfuese të plotë në adhurim dhe falënderim. Ai më dha një Dhiatë të Re xhepi në arabishte dhe më tha i sinqertë që prindërit e tij ishin të frikësuar. Po ashtu më thanë që nëse do të vazhdoja të fshihesha te ta, ata do të mbaronin në burg përjetë. Nuk kisha ku të shkoja. Kështu në bazë të këshillës së pastorit tim të fshehtë, u ktheva prapa në fshat, duke e fshehur Dhiatën e Re në arabisht në çorapet e mia, duke u lutur që nuk do të dilte jashtë tyre. Në një moment u arrestova dhe më pas arrestohesha dhe lirohesha vazhdimisht. Mësova çfarë do të thoshte të kisha Perëndinë si vendin tim të fshehjes. Në burg, Shpëtimtari im e dinte që kam ardhur të përjetoja paqen e vërtetë. Nuk dridhesha sepse e shihja Krishtin në burg, jo veten time. Këndoja këngë gëzimi në mes të lotëve, duke pritur Yllin e ndriçuar të mëngjesit të vinte dhe të më çlironte. Vendosa ta fshihja Biblën në një vend ku policët nuk mund ta konfiskonin – në zemrën time duke e mësuar përmendësh. Që atëherë e kam bërë shprehi të flija me Biblën pranë meje. Pesë vjet më vonë, arrita t’i shpëtoja një përpjekjeje myslimane të më vrisnin dhe qesh i shokuar kur kuptova që ka ca të krishterë të deklaruar në Amerikë që sulmonin Biblën për të cilën unë isha i gatshëm të vdisja. Fjala e Zotit më ka dhënë premtime të besimit të cilat i zbatoj që kur isha fëmijë dhe lutem sipas tyre me besim. Portat e qiellit hapen ndërsa ne lutemi nëpërmjet Fjalës së Zotit. Fjala e tij sjell jetë!!!

Një herë kur shkova për t’i dhënë mamasë sime dhuratën e ditës së nënës, ajo më pyeti në mënyrë retorike, “Dhuratë për ditën e nënës?” i përgjigjesha, “Po” sa herë që ajo e përsëriste pyetjen. Ajo më shikonte me një pikëllim të madh dërrmues dhe tha, “Djali im, të cilin e kam pritur 15 vjet që ta kem dhe i cili më në fund u lind, tashmë është i vdekur. Unë të kam mohuar deri në ditën e gjykimit, Ibrahim.” Unë qava por Krishti e preku zemrën time dhe tha, “Unë jam tani familja jote! Unë jam babai yt, vëllai, nëna, motra, miku dhe çdo gjë për ty tani, Timote.” Nuk mund t’i harroj ato ditë kur nëna ime e thërriste policinë të më arrestonin. Ajo madje shkoi te një grua shtrigë të më mallkonte në mënyrë që të më sillte prapa në flegrën e Islamit. Shtriga i tha, “Djali yt po ndjek një rrugë të cilën nuk do ta lë kurrë dhe ai do të jetë fitimtarë gjatë tërë jetës së tij deri sa jetë gjallë.” Këto fjalë, nga goja e shtrigës, e sollën vëllanë tim të vogël të njihte Krishtin. Dëshmia e demonëve rreth Zotit tonë fitimtar pasqyron skepticizëm dhe mosbesim absurd. Apostulli Pal thotë tek Romakëve 8:35-39:

“Kush do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? Pikëllimi, a ngushtica, a përndjekja, a uria, a të zhveshurit, a rreziku, a shpata? Siç është shkruar: “Për ty po vritemi gjithë ditën; u numëruam si dele për therrje” Por në të gjitha këto gjëra ne jemi më shumë se fitimtarë për hir të atij që na deshi. Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe gjërat e tashme as gjërat e ardhshme, as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është ne Jezu Krishtin, Zotin tonë.”

Ju po ashtu mund të bëheni më tepër se fitimtarë nëpërmjet Krishtit, Fituesit tuaj që ju do! Besojeni Atë!

E humba Biblën time dhe të gjitha librat e krishterë qenë konfiskuar. E tëra që kisha ishte një radio. Shkoja tinëzisht të merrja radion time që të dëgjoja fshehurazi Zërin e Shpresës, duke kërkuar për ca këngë “ngushëlluese” gjatë natës. (Meqë ra fjala, unë flas tani publikisht tek Zëri i Shpresës meqë jetoj në një shtet të lirë, në Amerikë). Megjithëkëtë, mamaja ime më zuri dhe e mori radion nga dora ime dhe më rrahu në kokë me këpucën e saj. Isha vetëm 20 vjeç në atë kohë. U luta për një Bibël dhe Perëndia më dëgjoi. Shkova të marrë një paketë me Bibël nga posta. Shefi i postës, Kemali, më goditi me shpullë rëndë dhe më grushtoi në fytyrë. Pashë çdo lloj tmerri... Qaja nga fuqia e dhembjes. Ai më tha, “Ti vetëm shko pas këtyre të krishterëve të pafe, braktise Islamin dhe ne do të të zhdukim. Do të të dërgojmë prapa diellit!” Ndjehesha si në grackë duke u lutur në mënyrë të zjarrtë për ta braktisur Egjptin dhe të praktikoja besimin tim në Krishtin.

Atë i ngushëllimit, ti asnjëherë nuk më le. Të lutem më përkujto Birin tënd duke u varur në kryq dhe duke bërtitur në agoni të thellë, “Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?” Zoti Jezus, ata të gjithë të braktisën ty dhe më tej ti gjeje ngushëllim tek Ati yt. Unë duhet të mbështetem tek Ati siç bëre ti.”

Pas 3 vjetësh, unë vendosa të kaloja në Kajro, gjë që nuk ishte aspak më e sigurt. Herën e fundit kur më kishte arrestuar policia, më thanë, “Sipas nesh, ti je një i pafe i cili ka bërë një tradhti të madhe. Herën tjetër nëse arrestohesh, do të të pasojë dënimi me vdekje.” Për t’u bërë më keq, pronari i “krishterë” më tha që nuk mund ta strehonte një kriminel të arratisur më. Nuk isha më i mirëpritur në vendin tim. Megjithatë, Zoti ndërhyri dhe një ungjilltar palestinez, Anis Shorosh, më njoftoi me Dr. Paige Patterson. Ai filloi të më ndihmonte të aplikoja për vizë në Shtetet e Bashkuara. Së pari, viza m’u mohua, por Dr. Pattersoni nuk u dorëzua. Më në fund, më ishte lejuar viza hyrëse dhe isha në gjendje që në mënyrë mbinatyrore të lëshoja Egjiptin.

Zot, ti kurrë nuk i çliron fëmijët e tu nga robëria për t’i kthyer prapa sërish... Më ndihmo të jetoj diku për të ushtruar besimin tim të krishterë pa ndonjë shqetësim policie. Zot, të lutem bëj çfarë do që duhet që unë të mos jetoj në një mjedis ku njerëzit do të më detyronin të shkoja në xhami. Ti do që fëmijët e tu të të adhurojnë lirshëm edhe nëse kjo nënkupton të ikin për jetën e tyre në mënyrë që Krishti të bëhet gjithçka në çdo gjë.

Po të mos ishte Dr. Pattersoni, unë do të isha një histori sot. Isha planifikuar të ekzekutohesha por Perëndia pa që kishte më shumë punë për mua të bënte. Andaj, ai e përdori Dr. Pattersonin për të shpëtuar jetën time mbinatyrshëm. Perëndia i Plotfuqishëm është “Babai i jetimëve” (Psalmi 68:5) dhe atëherë kur babai dhe nëna ime më braktisën, siç deklaron Davidi, Perëndia më mbajti pranë vetës. A është Perëndia i Plotfuqishëm, Ati yt Qiellor, miku im? (Galatasve 4:6). Perëndia, i Plotfuqishmi dhe i Madhërishmi gëzohet për ty personalisht (Fjalët e Urta 8:31).

Pas largimit në Shtetet e Bashkuara, kisha sërish frikë që një ditë do të duhej të ballafaqohesha me autoritetet policore egjiptiane, veçanërisht për shkak të faktit që kisha ardhur me një vizë studentore dhe e cila një ditë do të mund të skadonte. Sipas qeverisë egjiptiane unë jam një i pafe i cili e ka diskredituar Islamin siç kam shkaktuar edhe përçarje kombëtare. Vetëm Allahu e di se nuk kam ndjenja të ngurta drejt Egjiptit, mëmëdheut tim e as Islamit. Predikuesit më mundësonin të fshihesha nëpër ferma nëse do të vinte te më e keqja. Unë vetëm doja të jetoja dhe jo të isha dash kurbani i zemërimit religjioz të dikujt. Një organizatë krishtere më sponsorizoi dhe dërgoi një peticion për lejen time të qëndrimit në mënyrë të përhershme. Pas gjashtë vjetësh të gjata pritjeje, Zoti e nderoi kërkesën time duke më ofruar vendbanim të përhershëm, vetëm disa ditë para ditës së martesës, 18 Prill, 1998. Nuk doja që askush të më akuzonte në mënyrë të rremë që isha martuar me një vajzë për të fituar green card. Unë u martova me Angjelën për shkak të saj dhe jo për shkak të marrjes së leje qëndrimit. Unë i jap Angjelës tërë veten time, sepse burimi i dashurisë sonë është hyjnor. Nuk është asnjëherë një emocion i shkurtër por një “besëlidhje” në të cilën ZOTI është dëshmitar në mes meje dhe gruas së rinisë sime, partnerit tim dhe mikut tim më të mirë. (Malakia 2:14).

Këtu është momenti për mua ta lavdëroj Perëndinë për dhuratën e martesës. Është pikërisht në kohën kur ia dorëzova vetën Perëndisë dhe dëshirën e perëndishme të martesës, kur ai e solli pranë meje Angjelën. Angjela është një engjëll nga Perëndia për zemrën time. Ajo është e bukur nga jashtë por edhe në brendësinë e saj. Që të dy e ndajmë të njëjtin vizion të demonstrimit të dashurisë së Perëndisë ndaj vëllezërve dhe motrave tona myslimane. Nuk bëra kompromis për asgjë më pak seç e dija Allahu donte të kisha: Angjela është një grua e lutjes, e kujdesshme, e dashur, mikpritëse, dhënëse dhe e shoqërueshme. Ajo është e përsosur për mua. Unë argëtohem nga fakti që ajo i do prindërit e mi dhe u jep me sakrificë atyre. Lutja ime është - Zot, çfarë bëra unë për t’u trajtuar me mirësinë tënde ekstravagante që më dhurove një grua e cila më do mua dhe familjen time? Zoti më nderoi në momentin kur e vendosa Atë mbi dëshirën time të kisha grua dhe tani ne jemi një çift lutës. Në fakt, Krijuesi dhe Shpenguesi ynë është mblesi ynë përfundimtar.

Zot, le të mos kem asnjëherë siguri dhe lehtësi në jetë në kompensim të bashkësisë me Ty. A nuk the Zot, “Dhe ju do të jeni të urryer nga të gjithë për shkak të emrit tim; por ai që do të ngulmojë deri në fund, do të shpëtohet.” (Marku 13:13). Të lutem mos lejo të nxitohem për shpëtimin tënd, Zot, në mes të fatkeqësisë, por të lutem të më japësh durim në mënyrë që t’i duroj mundimet si një ushtar i kryqit të Krishtit! Zot, le të më konsumoj dashuria jote në atë masë në mënyrë që zbatimi i vullnetit tënd të jetë buka e vërtetë e jetës sime. Në emër të Krishtit, amen!

Njerëzit mund ta kontaktojnë Ibrahimin me anë emaili: JesusVictr(at)aol.com lidhur me çdo diskutim dhe pyetje.

 


Kapitulli 13 - Akbar nga India