Kapitulli 11

Perëndia kishte plane për mua

U linda në një qytet të vogël të Algjerisë dhe në një familje me gjashtë fëmijë. Franca pushtoi vendin tim të lindjes. Prindërit e mi ishin të pashkolluar dhe ata ishin myslimanë, në këtë mënyrë unë isha mysliman prej lindjes. Ata më kishin treguar se i vogël isha kaq i sëmurë sa doktorët më kishin dhënë vetëm dy ditë jetë; por Perëndia kishte plane të tjera për mua. Jo, nuk vdiqa. Në një moshë shumë të re, prindërit më futën në një shkollë fetare ku mësova të mësoja përmendësh Kuranin. Si familje dhe individualisht, vuajtëm shumë nën pushtimin francez. Babai im qe burgosur disa herë, madje edhe një herë kur vëllai im i madh u detyrua të linte shtëpinë për të shërbyer në ushtrinë franceze ai një shërbim i detyrueshëm. Familja ime kaloi disa muaj pa një sigurues. Madje u detyruam të largoheshim nga qyteti ynë për të shkuar diku tjetër.

Një ditë, gjatë luftës civile në Algjeri, ndërsa isha duke luajtur futboll me shokët, na qëlluan. Shumë vdiqën por unë vuajta vetëm plagën e plumbit. Perëndia kishte plane të tjera për mua. Ndërsa isha në spital, pashë shumë njerëz që vuanin dhe vdisnin ditë e natë. Isha i zemëruar me Perëndinë dhe me perëndimorët. Megjithatë, Algjeria fitoi pavarësinë dhe unë isha shumë i gëzuar. Ende serioz rreth fesë sime si mysliman dhe tashmë në shkollën e mesme, fillova t’i përkushtoja më shumë kohë kësaj. Isha një shembull për shumë studentë.

Jeta pa pushtimin francez u qetësua, por ende gjerat nuk kishin ndryshuar. Vendi im ishte i lirë kështu edhe unë, por unë nuk isha i lumtur dhe ndjeja një zbrazëti në jetën time. Disa njerëz e quajnë këtë një krizë identiteti. Ndoshta ishte një krizë identiteti por për mua duhet ta lidhja me atë gjë apo person që mungonte. Duhet të kuptoja pse kisha lindur dhe kur të vdes ku do të shkoj. Gradualisht u bëra një mysliman vetëm me emër dhe më vonë në fakt mendoja se Perëndia nuk ekzistonte. Gjithashtu u bashkova me një lëvizje të fshehtë studentore komuniste. Ndërsa isha ende në shkollën e mesme, fillova të lexoja, të studioja filozofët, dhe gjithashtu të pija, të konsumoja duhan dhe të bëja gjëra të turpshme, tepër të sikletshme për t’i përmendur. Ndjehesha konfuz dhe i humbur. Në studimet e larta e mora drejtimin për matematikë, ndaj natyrisht lexova disa shkrime nga Blaise Pascal, një matematikan francez. Në të ashtuquajturën Basti i Paskalit, Paskali flet për atë nëse Perëndi është apo Perëndia nuk është. Edhe pse Paskali argumenton nga një këndvështrim bixhozi, isha i bindur se për mua nuk ishte lojë bixhozi ose koincidencë. Ky fakt i mëvonshëm shtoi dëshirën time për të kërkuar Perëndinë.

Përfundova shkollën dhe erdha në SH.B.A për të vazhduar studimet . Isha shumë skeptik për të huajt për shkak të shenjave prej pushtimit francez. Por Perëndia kishte plane për mua. Perëndia më dha një familje pritëse të krishterë të cilët u miqësuan me mua dhe me ftuan në shtëpinë e tyre dhe në kishën e tyre. Një ditë dëgjova Dr. Mark Hanna, një shkrimtar i krishterë libanez, duke folur rreth Jezus Krishtit. Nuk isha pranues por dëgjova gjëra të reja rreth këtij Jezusi nga Nazareti.

Me vonë mësova se nëna ime vdiq. Isha shumë i lidhur me të dhe nuk mund të pranoja largimin e saj të papritur nga jeta ime. Humbja e nënës sime dhe dështimi në shumë fusha të tjera të jetës sime më bënë të lënduar, të trishtuar dhe të mbushur deri në fyt. Doja t’i jepja fund jetës sime. Por sikur të ishte dikush duke folur me mua, ca fjalë më arritën duke thënë: “Nëse do t’i japësh fund jetës, atëherë konsideroje të kryer dhe jepja jetën tënde Jezusit ”. Kisha dëgjuar dhe kisha lexuar në një Bibël që më ishte dhënë se kush është Jezusi dhe se çfarë ka bërë për mua në kryq. Dikush më sugjeroi të filloja të lexoja nga libri i Gjonit. Kuptova se isha mëkatar dhe kisha nevojë për Perëndinë në jetën time. U ktheva tek Jezusi duke besuar që Ai vdiq për mua, u varros dhe u ngrit përsëri dhe është i ulur në anën e djathtë të Atit në qiell. U luta duke e ftuar atë në jetën time dhe e pranova atë në zemrën time si Shpëtimtarin dhe Zotin tim personal.

Arrita në kapitullin 6 të librit të Romakëve dhe kuptova se kisha nevojë të pagëzohesha. Pasi mora udhëzimet në një klasë nga një plak i kishës mbi darkën e Zotit dhe pagëzimin, u pagëzova pas dy javësh me zhytje. Perëndia bëri gjithçka. Gjithçka ishte nga dora e tij dhe nuk kisha bërë asgjë vetë vetëm se ta kërkoja atë, të pendohesha dhe të pranoja dhuratën e tij të shpëtimit falas.

E dini, nuk e kisha kuptuar plotësisht atë që ndodhi me mua derisa arrita tek Ezekieli 36:25-27. Thuhet: “Do të lëshoj pastaj ujë të pastër mbi ju dhe do të jeni të pastër; do t`ju pastroj nga të gjitha ndyrësirat tuaja dhe nga të gjithë idhujt tuaj. Do t`ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një shpirt të ri; do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri dhe do t`ju jap zemër prej mishi. Do të vë brenda jush Shpirtin tim dhe do të bëj që ju të ecni sipas statuteve të mia, dhe ju do të respektoni dhe do të zbatoni në praktikë dekretet e mia”.

Perëndia më ndihmoi gjithashtu të merresha me shumë çështje dhe gjëra të tjera të cilat nuk mund t’i kuptoja vetë. Duke ditur se kush është Perëndia dhe kush jam unë, dëshira ime ishte të jetoja për Krishtin, duke e dashur atë, duke iu bindur dhe shërbyer atij. Lutja ime është të përdorem prej tij: “I cili dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen dhe t`ia arrijnë njohjes të së vërtetës”. (1 Timoteu 2:4).

Gjithashtu, duke lexuar hasa tek Jeremias 29:11 ku Perëndia thotë: “Sepse unë i njoh mendimet që kam për ju", thotë Zoti, "mendime paqeje dhe jo të së keqes, për t`ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë.”. E shihni, ai më ka dhënë shpresë dhe të ardhme. Ai kishte plane për mua. Mik, Perëndia ka plane edhe për ju gjithashtu. Lutja ime për ju është që ju ta kërkoni Atë me gjithë zemrën tuaj. Kjo është për të mirën tuaj, jo timen dhe sigurisht jo të mirën e Perëndisë. Ai është duke pritur për ju.

Jezusi thotë: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.”. (Gjoni 14:6). Bibla thotë: “Sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë”. (Romakëve 3:23). Jezusi po ashtu thotë: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme”. (Gjoni 3:16).

Ju nxis t’i ktheheni Perëndisë tani dhe t’ia jepni jetën tuaj atij.

 


Kapitulli 12 - Në luginën e lotëve