Kapitulli trembëdhjetë
Karakteristikat njerëzore të përshkruara ndaj Allahut
Parathënie dhe krahasim me Biblën
Një nga kritikat kryesore që myslimanët kanë në lidhje me Biblën është se ajo i përshkruan Perëndisë cilësi njerëzore. Sipas tyre Bibla është me të meta në këtë aspekt meqenëse të Plotfuqishmit nuk duhet t’i përshkruhen asnjëherë karakteristika njerëzore. Shumë myslimanë besojnë që Bibla në këtë mënyrë e fyen Perëndinë.
Megjithëse Kurani është ndërtuar në bazë të kredibilitetit të Biblës, shumica e myslimanëve i sulmojnë Shkrimet duke pohuar që ato janë ndryshuar. Disa shkojnë tejet larg për të besuar që të krishterët i kanë shtuar vargjet në Dhiatën e Vjetër për ta bërë Perëndinë më njerëzor. Ata sugjerojnë që të krishterët e kanë bërë këtë për të përkrahur “pohimet e tyre të rreme” që Jezusi ishte Perëndia i mishëruar dhe theksojnë që Kurani nuk e përshkruan Allahun në një mënyrë fizike. Ky argument i ka tre vështirësi.
Nuk është logjike. Përse do t’i përfshinin hebrenjtë vargjet e shpikura nga të krishterët në shkrimet e Shkrimeve të tyre të Shenjta? Është një fakt që hebrenjtë dhe të krishterët u janë referuar çdo herë shkrimeve të njëjta të “Dhiatës së Vjetër”.
Nuk është historike. Çdo shpresë që kjo akuzë ka mundur të jetë e vërtetë është lënë anash nga zbulimet e dorëshkrimeve të mahnitshme. Në vitin 1947 barinjtë beduin në Izrael gjetën kopjet e dorëshkrimeve të Shkrimeve hebreje të cilat qenë kopjuar para mbërritjes së Krishterimit. Atyre iu referohemi si dorëshkrimet e Detit të Zi. Ato kanë qenë të ruajtura në qypa nëpër shpella për t’i mbrojtur nga Romakët e shekullit të parë. Ato ofrojnë dëshmi bindëse që të krishterët nuk i kanë ndryshuar Shkrimet e Dhiatës së Vjetër.
Nuk është valide. Argumenti është ngritur mbi bazën e supozimit që Kurani nuk i përshkruan karakteristika njerëzore Allahut ndonëse kjo përmbledhje e tridhjetë e tre vargjeve e demonstron që e bën. Allahu mbahet në fron nga tetë engjëj. Duart dhe fytyra e Allahut përmendet po ashtu sikurse dhe përdorimi i shqisave të tij. Aktivitetet e tij përfshijnë llogaridhënien, gjykimin dhe sprovimin. Ai ka emocione njëjtë si neveria e jo-myslimanëve. Aktivitetet e tij përfshijnë mbajtjen e qiellit nga të mbajturit. Normalisht, myslimanët nuk do të hezitojnë të theksojnë që këto janë vetëm metafora. Të krishterët i shpjegojnë këto lloje referencash në Bibël në të njëjtën mënyrë.
Të krishterët nuk kanë problem me referenca të njëjta në Bibël për disa arsye shtesë. Lajmi i mirë nga Bibla është që njerëzit janë krijuar sipas imazhit të
Perëndisë që nënkupton ata përjetojnë emocione të njëjta, mendime dhe dëshira si i Plotfuqishmi, edhe pse rrugët e tij janë shumë më të larta (Isaia 55:8,9). Bibla deklaron që Perëndia nuk është një hyjni e largët. Në të kundërtën, ai është plotësisht i vetëdijshëm për të gjitha vështirësitë tona.
Bibla zbulon që Perëndia (Jahve) erdhi si një njeri në Jezusin për t’u tunduar në çdo mënyrë ndonëse mbeti pa asnjë mëkat. Jezusi erdhi si Fjala e Perëndisë në mish për të shpëtuar të gjithë ata që besojnë në kryqin dhe ringjalljen e tij. Megjithëse Kurani i atribuon disa karakteristika njerëzore Allahut, Allahu nga Kurani nuk është afër përfshirjes personale që Perëndia i Biblës ka me krijesat e tij.
Kurani thotë...
Froni Pasi qiejt ishin mbaruar, ai i cili i ngriti ato u ngjit në fronin e tij në qiell dhe nga aty vazhdon të mbaj qiejt dhe tokën nga zhdukja (13:2, 57:4, 35:41). Në ditën e gjykimit qielli do të çahet dhe tetë engjëj do të shihen duke mbartur fronin e Allahut mbi kokat e tyre (69:15-17, 39:75). Ata që e mbajnë fronin e Allahut dhe gjenden përreth tij luten vazhdimisht për ata myslimanët që e meritojnë, të jenë të falur (40:7-9).
E mban qiellin nga rënia Allahu mban qiellin. Nuk do të rrëzohet përderisa ai nuk dëshiron që kjo të ndodh (22:65).
Fytyra çdo qenie e gjallë në tokë do të vdesë, por fytyra e tij është e përjetshme (55:26-27).
Gjykatës Ai (Allahu) është më i miri nga gjyqtarët (95:8, 10:109).
Duke u betuar Ai (Allahu) betohet për agimin dhe për dhjetë netët, për atë që krijoi mashkullin dhe femrën dhe për natën kur largohet apo vjen... kjo me siguri është një betim i madh për një njeri të arsyeshëm (92:1-5). Ai betohet për diellin dhe hënën, për ditën dhe natën (91:1,2).
Përjetimi i emocioneve Ai (Allahu) kënaqet (98:8). Ai (Allahu) i urren ata që e mohojnë Islamin (40:10). Allahu nuk i do ata që e mohojnë Islamin (30:45).
Ata të anës së djathtë dhe të majtë Në gjykimin final myslimanët do të qëndrojnë në anën e djathtë të tij dhe ata që mohojnë mësimet e Kuranit do të qëndrojnë në anën e tij të majtë (90:17-19).
Numërimi Ai (Allahu) numëron me kujdes çdo gjë rreth njerëzve në mënyrë që të dalin vetëm para tij gjatë gjykimit (19:94-95).
Sprovat Allahu do t’i testoj besimtarët derisa të gjej kush në mes tyre do të qëndrojë (47:31).
Paraqitja në tokë Zëri që Moisiu dëgjoi nga pema që digjej tha: “Moisi, unë jam Allahu...” (28:30). Allahu ishte në zjarr dhe përreth zjarrit (27:8).
Përcjellës Allahun qëndron duke përcjellë çdo shpirt të vetëm për të ditur çdo gjë që është bërë (13:33). Nëse tre persona flasin fshehurazi, Allahu është i katërti. Nëse janë katër, ai është i pesti. Nëse janë pesë, ai është i gjashti (58:7).
Dëgjues Allahu dëgjoi bisedën në mes të gruas së ndarë dhe Muhamedit (58:1). Ai dëgjon dhe sheh çdo gjë (4:134).
Dora e Allahut Të zotohesh me besnikëri dhe përkushtim ndaj Muhamedi është njëjtë si t’i zotohesh Allahut. Kur ata i vendosin duart bashkë, dora e Allahut është mbi duart e tyre (48:10). Duart e tij janë të shtrira (5:64).
<//font><//font>
Faqja paraprake Indexi Faqja tjeter