Kapitulli dymbëdhjetë

Vullneti i lirë – Paracaktimi

Parathënie dhe krahasim me Biblën

Një temë që Bibla dhe Kurani e kanë të përbashkët është ajo e vullnetit të lirë dhe paracaktimit. Bibla qartë e prezanton njëjtë si përgjegjësinë e njerëzve për të besuar në Perëndinë dhe faktin që askush nuk mund të besoj pa frymëzimin e inicimin e Perëndisë (Gjoni 6:35-51). Është një paradoks me të cilin teologët e krishterë janë munduar me shekuj. Disa studiues gjejnë përkrahje të bollshme në Bibël për të qëndruar në çështjen e “vullnetit të lirë”, ndërsa të tjerët besojnë që Bibla qartë e thekson sovranitetin e Perëndisë mbi çdo gjë, përfshirë edhe çështjen e shpëtimit. Të tjerët edhe më tutje besojnë që Bibla i paraqet këto të vërteta duke ekzistuar njëkohësisht në një marrëdhënie e cila mund të kuptohet vetëm nga Perëndia.

Meqenëse Kurani është shkruar qindra vite para Shkrimeve të Shenjta, imiton natyrshëm shumë tema nga Bibla dhe paradoksin në mes të “zgjedh” dhe të “zgjedhurit që ekziston në atë tekst po ashtu. Në krahasim, vargjet kuranore janë më ekstreme se ato të homologëve biblikë në një kontrast të spikatur. Vargjet kuranore lidhur me përgjegjësinë e njerëzve për të vendosur janë shumë të theksuara, ndërkohë që vargjet rreth kontrollit të Allahut mbi jetën e atyre që besojnë dhe atyre që nuk besojnë theksohen po ashtu fuqishëm.

Të krishterët janë të mësuar duke i marrë paradokset e tilla në frymën e njëjtë siç e vështrojnë edhe doktrinën e Trinitetit të Shenjtë. Ata besojnë që ndonjë e vërtetë është përtej të kuptuarit të tyre sepse udhët e Perëndisë janë më të larta nga inteligjenca jonë e kufizuar. Ndërkohë që shumë myslimanë, luftojnë me paradoksin e vullnetit të lirë dhe paracaktimit. Një mysliman pas leximit të këtyre njëzet e gjashtë vargjeve mund të ketë një konflikt të vërtetë të besimit sepse besojnë çdo gjë që mësohet në Kuran duhet të jetë plotësisht logjike. Ata besojnë që të njëjtat standarde “logjike” janë të lindura tek të gjithë njerëzit, gjë që u jep atyre një arsye shtesë për të mohuar Trinitetin e Shenjtë, por ata ngelen me këtë paradoks jologjik ndonëse hyjnor i vullnetit të lirë dhe paracaktimit.

Kurani thotë...

Vendimet Kurani është paralajmërim për të gjithë njerëzit; ndaj atyre që duan të ecin në mënyrë të drejtë, megjithatë askush nuk mund ta bëj këtë përveç atyre që iu ka mundësuar Allahu (81:27-29, 76:29-30).

Sprova Njeriu është krijuar nga një pikë fare për të qenë i sprovuar. Atij i është dhënë të pamurit, dëgjimi dhe udhëzimet për të parë nëse do të jetë mirënjohës që të shkoj në parajsë. Në parajsë ata do të pinë verë që rrjedh nga një burim i vazhdueshëm ndërkohë që në ferr do të ketë zinxhirë, pranga dhe zjarr (76:2-6).

Udhëheqja Allahu e udhëheq atë që do në rrugë e drejtë (10:25). Allahu vendos kë do ta largoj nga e vërteta dhe kë do ta udhëzoj (35:8). Allahu hap apo i ngurtëson zemrat për Islamin (39:18-22). Allahu i jep furnizim të plotë atij që do dhe i jep pak atij që do (39:52).

Besimi Askush nuk mund të ketë besim përderisa Allahu nuk ia mundëson atij. Allahu do t’i dënoj ashpër ata që nuk mendojnë (10:100).

Fatkeqësia e paracaktuar Allahu urdhëron para kohe çdo gjë të keqe që ndodh në tokë apo që i ngjan individëve (57:22).

Kontroll mbi çdo krijesë Nuk ka asnjë krijesë të gjallë flokët e të cilit nuk janë nën zotërim (11:56).

Të krijuar për ferr Atë që Allahu e udhëzon është në rrugë të drejtë dhe atë që e humbë do të jetë në mesin e humbësve. Shumë nga xhinët dhe njerëzit janë krijuar për ferr (7:178,179).

Allahu udhëzon në humbje Është e pamundur për një person të korrigjoj ata që Allahu i ka bërë të humbin (4:88).

Përgjegjësia personale Ata që e mohojnë komunikimin e Allahut janë të shurdhër dhe memec. Ata janë në errësirë të thellë. Allahu i humb (çorienton) ata që do dhe i vë në rrugë të drejtë ata që do (6:39). Apostujt janë përgëzues dhe qortues për njerëzimin. Ata që besojnë dhe përmirësojnë rrugët e tyre nuk kanë përse të kenë frikë dhe të pendohen. Por ata që i mohojnë zbulesat e Allahut do të dënohen për mëkatet e tyre (6:48,49).

Zgjedhja e udhëheqësve të këqij dhe dënimi i tyre Allahu ka ngritur udhëheqës të këqij në çdo qytet të cilët bëjnë dredhi. Së shpejti ata do të dënohen për planet e tyre të liga (6:123, 124).

Të mbushet ferri Nëse Allahu do të donte ai do t’i jepte udhëzim çdo kujt, por fjala e Allahut është definitive dhe do ta mbushë ferrin me njerëz dhe xhinë (32:13, 11:119, 7:18).


Faqja paraprake                                       Indexi                                      Faqja tjeter