Kapitulli gjashtëmbëdhjetë
Ligji Islamik
Parathënie dhe krahasim me Biblën
Kurani merret gjerësisht me ligjin Islamik siç shihet nga përmbledhja e njëqind e gjashtë vargjeve. Islami është një besim shumë legalistik. E fokuson mesazhin e saj në ligj. E thekson nënshtrimin ndaj urdhërimeve të Kuranit dhe traditës islamike në anën tjetër të gjetur në librat historic të quajtura “Hadithe.” Shumë prej rregullave në Kuran janë një përzierje e virtyteve biblike, vlerave arabike dhe ritualeve pagane të mëhershme.
Vlerat biblike siç janë besimi, bindja, lutja, bamirësia, drejtësia dhe martesa janë evidente në Kuran. Kjo duhet pritur meqë myslimanët besojnë që Kurani është vazhdimësi e mësimeve të profetëve të Biblës. Disa nga vlerat kanë ngjashmëri me ato të Biblës ndërsa të tjerat aprovojnë zakonet arabe të kohës së Muhamedit. Martesa është një virtyt I tillë që mund të përdoret si shembull I këtij fakti. Kurani lejon gjëra të tilla si poligamia, konkubinat (robëreshat) që janë zënë në betejë dhe një formë të incestit. Kjo e fundit nuk përfshin lidhjet farefisnore, por një burrë mund të martohet me vajzën e gruas sikurse edhe nënën e tyre. Një burrë mund të martohet me nusën e tij përderisa djali i tij i adoptuar e ka divorcuar atë. Rregulla të tilla janë të huaja për të krishterët.
Si Islami dhe Krishterimi në të njëjtën kohë e theksojnë rëndësinë e sjelljes së drejtë, por “Rregulla e artë” mungon në Kuran dhe është e dukshme në Bibël. Kjo rregull është “Gjithçka, pra, që ju dëshironi t`ju bëjnë njerëzit, ua bëni edhe ju atyre, sepse ky është ligji dhe profetët.” (Mateu 7:12) Zoti Jezus vazhdoi të proklamonte që kjo rregull “përmbledh Ligjin dhe Shkrimet e profetëve” (Mateu 7:12). Një mësim i ngjashëm nuk mund të haset në recitimet e Muhamedit në Kuran.
Një mësim tjetër që është unik në Bibël është “hiri”. Dhiata e Re e definon hirin e Perëndisë si falje plotësisht e pamerituar nga ana e Perëndisë dhe dashuria për njerëzit e tij. Duke e njohur dashurinë e tillë të krishterët lirohen nga ankthi i përpjekjes për të bërë të pamundurën, të fitojnë favorin e Perëndisë dhe kjo i fuqizon të kënaqin Perëndinë. Ata nuk jetojnë më në ligj por në Frymë (Romakëve 8:1-4).
Një shembull i asaj se si hiri vepron në jetët e të krishterëve, mund të merret nga një situatë e thjeshtë trafiku. Personi “që jeton sipas ligjit” kalon nëpër një zonë shkolle dhe e vështron vazhdimisht matësin e shpejtësisë për t’u siguruar që e përmbush ligjin. Personi “që jeton sipas frymës” kalon nëpër një zonë shkolle, ngadalëson dhe vazhdimisht vështron përreth në ndonjë fëmijë që mund të kalojë rrugën apo të humbas topin. Të krishterët shpallin motivim për të përmbushur ligjin që është më e fuqishme sesa frika nga ferri.
Ky hir i mahnitshëm reflektohet në ritualet krishtere sikurse pagëzimi dhe darka e shenjtë. Këto rituale janë vazhdimësi e atyre që u ishin dhënë hebrenjve në Dhiatën e Vjetër të njohur si rrethprerja apo darka e Pashkës. Mbajtja dhe kuptimit i këtyre ritualeve hebreje qenë transformuar për besimtarët tek Mesia për shkak të kryqit dhe ringjalljes së Krishtit.
Në mënyrë të njëjtë, ritualet e kërkuara nga ligji islamik janë vazhdimësi e atyre të praktikuara nga idhujtarët që banonin në Mekë para Muhamedit. Ata po ashtu, janë transformuar nga forma islamike e monoteizmit. Në fakt, paganët apo idhujtarët e kohës së Muhamedit praktikuan shumicën e ritualëve të kërkuara nga Kurani. Praktika të tilla përfshinin pelegrinazhin në Mekë, rrotullimin rreth ndërtesës në formë drejtkëndëshi Qabesë që është brenda një arene të madhe, duke i vizituar kodrat e shenjta afër Mekës dhe muajin e agjërimit. Për paganët e fisit të Muhamedit, Allahu ishte emri i hyjnisë së tyre më prominente. Kushërirët e Muhamedit nga fisi Hashim qenë mbrojtësit e Qabesë në Mekë. Është një ndërtesë me përmasa përafërsisht 13.70 m e lartë, 10 m e gjerë dhe 15 m e gjatë. Muhamedi pohoi disa gjëra. Allahu është i vetmi hyjni, Allahu kërkoi devocionin e të gjithë njerëzve kudo dhe që ritualet pagane duheshin vazhduar me përjashtim të idhujve brenda Qabesë. E vetmja gjë brenda Qabesë që është lejuar të qëndrojë ishte guri i zi. Njëjtë siç vepruan paganët para Muhamedit, ky gur (ndoshta meteorit) puthet në nderim nga myslimanët sot përderisa ata rrotullohen përreth Qabesë. Përmbushja e këtyre ritualeve është qendrore në ligjin islamik sepse myslimanët besojnë që është themeluar nga Abrahami.
Kurani thotë...
Deklarata e besimit Muslimanët duhet të thonë që Allahu është një, i përjetshmi, i cili nuk ka lindër kë dhe as nuk është i lindur (112:1-4).
Refuzoni perënditë Mos u bëni nga ata që i shoqrojnë Allahut perëndi të tjerë (30:31).
Kthyerja kah Kibla Jobesimarët habiten pse Muhamedi urdhëroi njëherë të luten në drejtim të Jerusalemit dhe pastaj e ndërroi kah Meka (2:142). Kur luteni duhet të drejtoheni nga Kibla në Mekë (2:144).
Ritet e mëparshme pagane të vazhduara Dy kodrat Safa dhe Merve, janë simbole (shenja) të Allahut, andaj nuk është mëkat për një individ në pelegrinazh në Mekë apo për një vizitorë për të ecur përreth tyre (siç bënin paganët si pjesë e adhurimit të tyre të idhujve) (2:158).
Detyra për të vizituar Mekën Tempulli i parë apo shenjtorja e caktuar ndonjëherë apo e ndërtuar për njerëzimin ishte në Mekë. Ky është vendi ku qëndroi Abrahami dhe lutej. Është urdhër nga Allahu që të gjithë myslimanët të cilët kanë mundësi të vizitojnë këtë vend (3:96,97).
Ritualet pagane të ndryshuara Kur të kthehen nga pelegrinazhi në Mekë, (paganët do të futeshin në shtëpitë e tyre nga dera e pasme). Dera në të cilën futet një person nuk ka të bëjë gjë me drejtësinë. Frikësojuni Allahut dhe hyni nga dera e duhur (2:189).
Agjërimi Gjatë muajit të Ramazanit, myslimanët duhet të agjërojnë gjatë orëve të ditës. Nëse nuk munden, ata duhet të shpengojnë veten e tyre duke e ushqyer një të varfër. Fazat e hënës janë krijuar që t’i dijë njerëzimi fazat dhe kohën kur duhet shkuar në pelegrinazh (2:183-189).
E premtja Nxitoni të faleni të premteve. Ndaloni punën tuaj për t’u falur. Ky është ligji por shumica e shoqëruesve të Muhamedit e braktisën atë të premteve për shkak të shitblerjeve apo ndonjë argëtim që i tërhiqte ata (62:9-11).
Luftoni Allahu do t’i udhëzojë ata që luftojnë në rrugën e Islamit (29:69). Myslimanët duhet të luftojnë me çdo kë , madje edhe kundër të krishterëve dhe hebrenjve, që kanë mohuar Islamin, përderisa të paguajnë kontributin financiar të rregullt (xhizjen) me nënshtrim të plotë dhe të ndjehen plotësisht të nënshtruar ndaj pushtuesve të tyre islamik (9:29).
Një e pesta e plaçkave të luftës Luftoni me idhujtarët të cilët nuk do të binden derisa Islami të sundon si religjion suprem. Jepini Muhamedit, farefisit të Muhamedit, nevojtarëve, jetimëve dhe udhëtarëve një të pestën e plaçkave tua (8:41).
Mbytjet Myslimanët nuk duhet t’i mbysin ata që janë shpallur të shenjtë nga Allahu, përderisa është për një shkak të drejtë (25:68). Myslimanët nuk duhet t’i vrasin myslimanët e tjerë dhe ata që veprojnë ashtu padrejtësisht do të digjen në ferr (4:29,30).
Hakmerruni apo falni Ndëshkoni për një vepër të keqe me masë të njëjtë. Nëse dikush zgjedh për të falur është më mirë, por ata që e mbrojnë veten nuk janë në gabim (42:40-41). E mira dhe e keqja kanë ndryshim. Rezistoni të keqen me të mirë dhe armiku yt do të bëhet miku yt më i afërt (41:34). Falni, ngrituni për drejtësi dhe shmanguni injorantëve (7:199).
Shpagimi për mbytje Kur një person mbytet atëherë shpagimi lejohet përderisa është i “paanshëm”. Personi i lirë duhet të mbytet nëse i liri është mbytur, robi për robin dhe femra për femrën. Nëse pala e gabuar e fal atëherë një taksë e bollshme duhet paguar (2:178).
Themeloret Myslimanët e palëkundur luten, japin lëmoshë, besojnë në ditën e gjykimit dhe kanë frikë nga denimi meqë askush nuk është sigurt nga denimi. Ata po ashtu frenojnë dëshirat e tyre seksuale për gratë e tjera përveç grave të tyre dhe robëreshave (skllaveve) sepse këto janë të palejueshme për ta. Myslimanët e sinqertë mbajnë premtimet dhe japin dëshmi të ndershme (70:22-35, 13;18-24). Ata që lexojnë Kuranin, luten dhe japin lëmoshë do të shpërblehen (35:29,30). Kur myslimanët kujtohen për zbulesat dhe mrekullitë e Kuranit bien në fytyrë (sexhde) në adhurim (32:15). Kushdo që nënshtron veten ndaj Allahut dhe bën vepra të mira ka lidhje të sigurt në jetë (31:22).
Larja para lutjes Kur ngritësh për t’u lutur , laji duart tua deri tek bërrylat, këmbët tuaja deri tek nyejt dhe fshije kokën. Nëse uji nuk është në dispozicion, përdore rërën e pastër dhe fërkoji duart dhe fytyrën tënde me të (5:6).
Kohët e lutjes Allahu është për t’u lavdëruar në mëngjes dhe mbrëmje, në perëndimin e diellit dhe drekë (30:17, 18). Kur dikush lutet, ai duhet thënë, “Falënderuar qoftë All-llahu, i cili nuk pati fëmijë dhe nuk ka për Të shok në sundim, dhe sa i përket aftësisë, nuk ka nevojë për ndihmëtarë, dhe madhëroje Atë me madhërinë që i takon” (17:111).
Pak gjumë Të drejtët do të shkojnë në kopshte kur të vdesin sepse kanë jetuar jetë të drejtë, flinin pak gjatë natës dhe agimi i zinte shpesh duke u lutur. Ata iu jepnin lypësve dhe atyre që madje nuk mund të kërkonin gjë (51:15-19). Ata kalonin natën duke qëndruar dhe rënë në sende në adhurim, duke u lutur që Allahu nuk do t’i dërgonte ata në ferr (25:64-65).
Lutja për falje Nuk ka zot tjetër përveç Allahut. Lutuni atij për faljen e gabimeve tuaja sepse ai di kudo që shkoni (47:19). Kërkoni Allahut të ju falë sepse ai është shpesh i mëshirshëm (73:20).
Cilësitë Besimi, veprat e mira, drejtësia dhe përcaktimi janë shenja të një myslimani (103:3). Ata ecin me përulje në tokë dhe iu përgjigjen injorantëve duke thënë, “Paqe” (25:63, 17:37).
Kurvëria Kurvëria është e ndaluar (25:68). Marrëdhëniet seksuale janë të lejuara vetëm me katër gra. Vajza e gruas së re mund të merret si njëra nga katër gratë përderisa martesa me nënën nuk është konsumuar ende. Marrëdhëniet seksuale janë po ashtu të lejuara me skllavet (robëreshat) edhe nëse ato janë të martuara, madje me gruan e djalit të adoptuar nëse ata divorcohen dhe me fëmijë të moshës së re (33:37-38, 4:23, 65:4).
Jobesimtarët Jobesimtarët mohojnë Gjykimin e fundit dhe largohen nga jetimët. Ata nuk i nxisin të tjerët t’i ushqejnë të varfërit. Ata janë të tillë që shtiren si religjioz por nuk japin lëmoshë ndaj të varfërve (107:1-7).
Favoret Mos jep duke pritur më shumë në kthim (74:6).
Njollat Mos lejoni rrobat të njollosen rrobat tuaja nga lëngjet trupore (74:4).
Durimi Ji i durueshëm derisa Allahu të veprojë (74:7). Një mysliman lutet rregullisht, kërkon nga të tjerët t’i binden ligjit islamik dhe qëndron me durim çfarëdo që sjellë jeta ndaj tij (31:17).
Kontributet financiare Nëse myslimanët nuk japin me bujari për shkak të Islamit, ata do të dëmtojnë shpirtrat e tyre dhe do të zëvendësohen nga të tjerët (47:38).
Dëshmitë nga ferri Mëkatarët do të pyeten nga ata që janë në kopshtet e parajsës, “Çfarë ke bërë për t’u dërguar në ferr?” Përgjigja e tyre do të jetë që nuk janë lutur apo ushqyer të varfërit, janë marrë me thashetheme dhe kanë mohuar besimin në ditën e gjykimit (74:40-46).
Asnjë siguri Ata që pendohen, përkushtojnë veten e tyre ndaj Islamit dhe bëjnë atë që është e drejtë, kanë të drejtë të shpresojnë për kopshtet e përjetshme (28:67).
Udhëtari Jepi atë që i takon të afërmit, nevojtarit dhe udhëtarit (30:38).
Fëmijët e adoptuar Fëmijët e adoptuar duhet të emërohen sipas baballarëve të tyre të vërtetë nëse kjo është e mundur (33:5).
Mohimi i Islamit Nëse dikush detyrohet të mohoj besimin e tij mysliman por në zemrat e tyre besojnë, ata do të jenë të falur. Ata që sinqerisht mohojnë Islamin, pasi të kenë qenë myslimanë, do të vuajnë zemërimin e Allahut dhe do të dënohen ashpër. (16:106).
Ndalesat e ushqimeve Ushqimet e vetme të ndaluara janë ato të kafshëve të vdekura, gjaku, derri dhe ushqimi i dhuruar ndaj idhujve, por nëse hahen pa ndonjë qëllim për të mëkatuar, Allahu do të jetë i mëshirshëm (16:115). Këta janë ushqimet e njëjta të ndaluara ndaj hebrenjve që erdhën para myslimanëve (16:118).
Vizitat ndaj xhamive Jo-myslimanët nuk duhet lejuar t’i vizitojnë xhamitë e Allahut por vetëm ata që besojnë në Allahun dhe ditën e gjykimit, që luten dhe paguajnë lëmoshë-taksa dhe që kanë frikë ndaj Allahut vetëm (9:18).
Mohimi i familjes jobesimtare Myslimanët nuk duhet t’i trajtojnë baballarët apo vëllezërit si miq nëse ata zgjedhin të mohojnë islamin (9:23).
Sprovimi i guximit Allahu përdor frikën, urinë, vdekjen dhe humbjen e pasurisë për të sprovuar patundshmërinë e myslimanëve (2:155).
Alkooli dhe bixhozi Vera, bixhozi, idhujtaria dhe përdorimi i shigjetave për të paralajmëruar të ardhmen janë mjete të djallit (5:90).
Nacionalizmi islamik Myslimanët duhet të bëhen popull i drejtë dhe unik (3:104,105). Myslimanët janë populli më i mirë që është ngritur ndonjëherë për njerëzimin (3:110).