Kapitulli pesëmbëdhjetë
Tregimet e çuditshme
Parathënie dhe krahasim me Biblën
Në Kuran mund të hasen të përfshira shumë tregime të çuditshme. Këto tregime mund të jenë disa nga “fabulat” që tërhoqën kritikë nga jobesimtarët të cilët e dëgjuan Muhamedin t’i recitonte ato. Kurani vetë pranon që jobesimtarët e akuzuan Muhamedin të recitonte fabula sikur të ishin ato histori të vërteta (16:24, 25:5, 68:15, 83:13).
Çfarë i bën këto tregime të çuditshme është e qartë për jo-myslimanët sot po ashtu. Ekziston një tip i tregimit të “Rip Van Winkle” që përfshin diellin duke ndryshuar drejtimin e tij për t’i mbajtur disa të rinj në gjumë për 300 vjet. Kurani flet për një supermen i cili udhëtoi aq gjatë në perëndim për të dëshmuar vendin ku dielli vendosi të pushonte, në fund të ditës, në një lym të zi balte. Një tregim tjetër ka të bëjë me një ushtri që i përdori elefantët e cila u mund nga një tufë e zogjve që lëshuan toptha dheu mbi ta përderisa nuk u zhdukën tërësisht. Hebrenjtë që kishin thyer Sabathin qenë shndërruar në majmunë nga Allahu.
Disa nga tregimet, të përfshira në këtë kapitull përbëjnë 64 vargje të parafrazuara, të cilat janë pak të gjata. Siç ishte rasti me kapitullin e mëparshëm “Karakteret biblike në Kuran,” këto tregime janë shkurtuar.
Kurani thotë...
Gjumashët Disa të rinj dhe qeni i tyre ikën nga persekutimi i idhujtarëve që donin t’i dënonin për besimin e tyre në një Zot. Ata ishin drejtuar nga Allahu në një shpellë ku dhe fjetën për shumë vite. Dielli e ndërroi kahjen e tij për t’iu ndihmuar atyre. Askush përveç Allahut nuk e di sa të rinj ishin por disa thonë që ishin shtatë. Me shtimin e qenit të tyre ishin tetë. Askush përpos Allahut nuk e di sa kishin fjetur por disa thonë që ishin treqind e nëntë vjet (18:9-25).
Ringjallja pas 100 vjetëve Një skeptik vëzhgonte një qytet të shkatërruar dhe mendonte si do t’i kthente në jetë trupat e banorëve të lashtë të këtij qyteti. Allahu e bëri skeptikun të vdiste dhe pas 100 vjetëve e solli në jetë. Ai qe pyetur sa vite nuk ka qenë i pranishëm dhe ai u përgjigj vetëm një ditë. Atij iu tha që nuk kishte qenë për njëqind vite. Ushqimi i tij dhe uji ishin ende të freskëta por gomari i tij ishte kthyer në eshtra të thata. Ajo që i ndodhi atij do të jetë shenjë e ringjalljes së fundit për të gjithë njerëzimin. (2:259)
Supermeni Një njeri i fuqishëm qe krijuar që mund të bënte çdo gjë. Emri i tij ishte Dhul-Karnejn. Në mes tjerash, ai udhëtoi në një rrugë larg në perëndim ku edhe vuri re vendin ku zbriti dielli. Ai mori një rrugë tjetër larg në lindje sa që vërejti një lloj të njerëzve që ishin afër lindjes së diellit përderisa e filloi udhëtimin e tij. Ata ishin lënë pa ndonjë mbrojtje ndaj afërsisë së rrezeve djegëse të diellit. Një tjetër akt heroik i tij ishte për të konstruktuar një pendë të madhe, e cila plotësisht do të mbulonte hapësirën në mes të dy kodrave të rrëpira. Penda përbëhej nga përbërës hekuri të shkrirë me bakër të shkrirë, e cila ishte aq masive sa njerëzit e Gogëve dhe Magogëve nuk mund ta peshonin, apo të gërmonin nëpër të për t’i shqetësuar fqinjët e tyre. Penda e madhe do të mbijetojë deri në Ditën e Gjykimit. (18:83-98).
Elefantët dhe shpendët Një ushtri që përdorte elefantë qe mundur njëherë nga Allahu. Tufat e shpendëve i mësyn ata me gurë argjile dhe i kositi ata të gjithë si një gjeth i grimcuar (i ngrënë nga një bagëti). (105:1-5).
Xhinët e konvertuar Disa xhinë fluturuan deri në qiell në mënyrë që të përgjojnë rreth leximit të Kuranit që ndodhte në qiell. Ata i panë shigjetat e zjarrta (shkëndijat) që flakeshin ndaj xhinëve për t’i mbajtur larg nga ajo që ndodh rreth fronit të Allahut. Ata e dëgjuan mesazhin që Allahu është një dhe që nuk ka grua po fëmijë dhe e besuan mesazhin. Ata u bënë myslimanë. Prandaj disa xhinë janë besimtarë të Islamit. Të tjerët janë lëndë djegëse për zjarrin e ferrit (72:1-15).
Vrasja e devesë së Allahut Populli i Themudit qe paralajmëruar nga profeti Salih të kthehen nga adhurimi i idhujve por ata debatuan me të. Salihu ju tha atyre që një deve ishte e Allahut dhe nuk duhet prekur, por ata e vranë atë. Salihu profetizoi që do të dënoheshin pas tre ditëve. Në mëngjesin e ditës së profetizuar ata të gjithë u gjetën të vdekur në shtëpitë e tyre si rezultat i një shpërthimi. Të gjithë janë të humbur (11:61-68).
Shkelësit e Shabatit të shndërruar në molla Hebrenjtë duhet të mbajnë mend që një grup i atyre që kishin shkelur Shabatin qenë ndryshuar në molla të neveritshme nga Allahu si një shembull për brezat e ardhshëm (2:65,66).