Kapitulli tetëmbëdhjetë

Bibla e shenjtë

Parathënie dhe krahasim me Biblën

Myslimanët sot e mohojnë Biblën si të korruptuar pavarësisht nga vargjet kuranore të cituara më poshtë që përkrahin frymëzimin dhe besueshmërinë e Shkrimeve hebraike dhe krishtere. Kurani e plotëson Biblën shumë herë me argumentim të mirë teksa Kurani pohon të vazhdojë, konfirmojë dhe fitojë besueshmërinë e saj nga Bibla. Siç vihet re nga ky koleksion i shtatëdhjetë e një vargjeve, e bën këtë duke theksuar që Muhamedi është profet I njëjtë me Abrahamin, Moisiun, Davidin dhe me profetët dhe apostujt tjerë. Pohon që Allahu është i njëjta hyjni i adhuruar nga të krishterët dhe hebrenjtë e kohës së Muhamedit, që ishte përafërsisht 600 vjet pas shërbesës tokësore të Krishtit. Kurani e njeh validitetin e Shkrimeve të Shenjta, të ardhura nga hebrenjtë dhe të krishterët, si të frymëzuara në mënyrë hyjnore.

Mohimi islami i Biblës rrjedh nga vargjet që nënkuptojnë se hebrenjtë dhe të krishterët i korruptuar Shkrimet e tyre të Shenjta të cilat u ishin besuar atyre. Kapitulli në vazhdim, “Vargjet e falsifikuara,” demonstron qartë se Kurani i fajëson vargjet e falsifikuara në dy grupe. Ata janë adhuruesit e idhujve që shkruan poezinë e tyre dhe mësuesit e rremë në mes të krishterëve dhe hebrenjve që paraqitën ndryshe Biblën e tyre dhe shitën vargjet false për dobi të tyre. Myslimanët sot kuptojnë që duhet sulmuar kredibilitetin e Biblës sepse mesazhi dhe tregimet e Kuranit janë në kontradiktë me Shkrimet e Shenjta që pohon t’i konfirmojë. Pyetja shtrohet, Nëse Bibla është e ndryshuar, kur ka ndodhur dhe përse do ta lejonte Perëndia Fjalën e tij të ndryshohej?

Myslimanët e gjetën të vështirë të pohonin që Bibla qe ndryshuar para Muhamedit meqë vargjet në Kuran e mbështesin Biblën e studiuar nga të krishterët dhe hebrenjtë gjatë asaj kohe. Ata nuk mund të përkrahin besimin që Bibla është ndryshuar pas kohës së Muhamedit për shkak të shkencës moderne. Ka dëshmi të shumta nga dorëshkrimet e lashta që përmbajtja e Biblës e studiuar sot në sinagoga dhe kisha anembanë botës në thelb është transmetuar e pandryshuar nëpër shekuj.

Disa myslimanë përpiqen të paraqesin problemi duke zgjedhur pjesë të Biblës që do t’i pranonin si Shkrime të frymëzuara. Ata e bëjnë këtë sepse disa vargje në Kuran vetëm e përmendin Torën (ligjin e Moisiut në pesë librat e parë), ndërsa të tjerët përfshijnë bashkë Zeburin (Shkrimet si Psalmet e Davidit) dhe Inxhillin (Ungjillin). Ata nuk e imagjinojnë që Kurani e pranon “Librin”, gjë që është ajo që literalisht fjala “Bibël” nënkupton. Si rezultat, vargjet që Muhamedi i recitoi mbështesin tekstin e plotë “të Biblës”. Ata po ashtu nuk pranojnë që shumë vargje deklarojnë se ka shumë profetë dhe engjëj të cilët specifikisht nuk përmenden në Kuran. Sa i takon “Ungjillit”, shumë myslimanë nuk pranojnë që kisha iu është referuar vazhdimisht mesazhit të tërë Dhiatës së Re si “Ungjilli” i Jezus Krishtit. Sërish, Kurani mbështet Biblën ndonëse është kontradiktor me përmbajtjen e Biblës. Ky është problem për myslimanët.

Kurani thotë...

Mbështetja e Kuranit në Bibël Mësimet rreth ditës së Gjykimi janë të shkruara në Shkrimet e mëhershme; në librat e Abrahamit dhe Moisiut (87:17-19)? Monoteizmi është e vërteta e mësuar në Kuran dhe Bibël. Jobesimtarët sfidohen t’u tregojnë argumente myslimanëve për të kundërtën (21:24).

Karakteri i profetëve Kur profetët, pasardhësit e Adamit, Noeut, Abrahamit dhe Izraelit pranonin zbulesa ata përkuleshin në lotë dhe adhuronin (19:58). Çdonjëri nga profetët biblik ishte në rrugë të drejtë (6:83-85).

Pajtimi me Biblën Ngjarjet në Kuran nuk janë trillime por por vërtetues dhe sqarues i Biblës (12:111).

E sqaron tërësisht Biblën Kurani është nga Allahu dhe për këtë arsye e sqaron plotësisht Biblën e cila erdhi para tij (10:37).

Dyshuesit të drejtuar tek të krishterët dhe hebrenjtë "Po, (fjala vjen), nëse je në dyshim (Muhamed) për këtë që të zbritëm ty (për ngjarjet e pejgamberëve), atëherë pyeti ata që lexojnë librin para teje. (10:94). Të gjithë ata që erdhën para Muhamedit ishin njerëz të thjeshtë ashtu siç ishte ai njeri i thjeshtë. Nëse ka ndonjë dyshim rreth kësaj, njerëzit duhet t’i pyesin ithtarët e librit (21:7, 16:43).

Moisiu Moisiut iu ishin dhënë Shkrimet si dëshmi, udhëzim dhe bekim për të gjithë njerëzit në mënyrë që t’i mësojë ata (28:43, 46:12).

I mbrojtur Askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e Allahut (18:27, 6:115).

Hebrenjtë dhe Shkrimet Popullit hebrenj i ishte dhënë Tora (pesë librat e parë të Biblës) por nuk ishin dëgjues ndaj saj. Ata janë si gomarë të rënduar me libra të rëndë. Ata janë mizorë (të përbuzur) sepse mohojnë zbulesat e Allahut. Nëse hebrenjtë janë me të vërtetë miq të vërtetë të Allahut ata do ta dëshironin vdekjen, por ata nuk e dëshirojnë sepse kanë bërë atë që është e gabuar (62:5-7). Fëmijëve të Izraelit u ishte dhënë Bibla, profetësia dhe ishin të favorizuar mbi popujt tjerë. Ishte vetëm pasi Shkrimet iu kishin ardhur atyre kur ata u përçanë në fraksione (45:16-17). Udhëzimi iu ishte dhënë Moisiut dhe fëmijët e Izraelit trashëguan Biblën, që është udhërrëfyes për të zotët e mendjes (40:53-54).

Besimi në Bibël i urdhëruar Ata që nuk pajtohen me ndonjë nga Shkrimet që iu janë dhënë apostujve do të kenë pranga të vendosura rreth qafave të tyre të tërhequr nëpër ujë të vluar dhe të cilën do të hidhen në zjarr në ditën e gjykimit (40:69-72). Apostujt tjerë qenë dërguar para Muhamedit dhe mund të bënin mrekulli vetëm me lejen e Allahut. Disa nga ngjarjet e tyre rrëfehen në Kuran dhe disa prej tyre jo (40:78). Myslimanët e vërtetë janë ata që besojnë në Kuran dhe në Bibël (2:4). Myslimanët duhet patjetër të thonë që besojnë në Allahun, në Kuran dhe në atë që ishte zbuluar më parë ndaj Abrahamit, Ismaelit, Isakut, pasardhësve të jakobin, Moisiut, Jezusit dhe profetëve të tjerë (2:136).

Të gjitha kombet Çdo racë në tokë ka pasur profetët e tyre që jetonin në mesin e tyre të cilët kishin ardhur me Biblën (35:23-25).

I njëjti Perëndi Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kurr i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë mizorë dhe thuajuni: “Ne i besuam asaj që na u zbrit neve dhe që u zbriti juve dhe se Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe se ne i jemi dorëzuar Atij. (29:46).

Psalmet e Davidit Allahu i jep ca profetëve më shumë zbulesa se të tjerëve . Psalmet i ishin dhënë Davidit (17:55).

Mbështetje për Muhamedin Allahu iu përgjigj Moisiut që do të kishte mëshirë për të devotshmit, ndaj atyre që besojnë në zbulesat e tij dhe ndaj atyre që ndjekin Muhamedin, i cili nuk mund të lexoj as të shkruaj, të cilin njerëzit e gjejnë të përmendur në Torë dhe në Ungjill që e kanë ata në duart e tyre.(7:157).

Bibla e studiuar Ata që i trashëguan Shkrimet i kanë studiuar ato mirë dhe dinë të mos thonë diçka për Allahun që nuk është e vërtetë. Ata janë të dedikuar ndaj Biblës dhe ata të cilët jetojnë nga Bibla dhe janë të dedikuar ndaj lutjes do të kenë shpërblimin e tyre (7:168-170). Të krishterët dhe hebrenjtë nuk pajtohen ndonëse e e lexojnë të njëjtën Bibël (2:113).

Shpërdorimi i Biblës Ka njerëz analfabetë në mesin e të krishterëve dhe të hebrenjve të cilët nuk dinë gjë rreth Biblës. Ata vetëm dinë gënjeshtra dhe hamendësojnë çfarë Bibla thotë. Ata i shkruajnë shkrimet me duart e tyre dhe i shesin ato për përfitime të lira. Ata do të dënohen (2:78,79). Disa i lanë Shkrimet pas dore dhe i shisnin ato për çmim të ultë (3:187). Ka edhe të krishterë dhe hebrenj të tjerë që nuk i shesin zbulesat për çmim të lirë. Ata besojnë në Allahun, Bibël dhe në Kuran (3:199).

Shumë profetë Ka shumë profetë përfshirë Noeun, Abrahamin, Ismaeilin, Jakobin, fiset, Jezusin, Jobin, Jonën, Aronin, Solomonin dhe Davidin të cilit iu ishte dhënë Psalmet. Ka profetë të tjerë që nuk përmenden në Kuran (4:163-165).

Tora është e besueshme Tora përmban gjykimin (vendimin) e Allahut. Ёshtë udhërrëfyes dhe dritë e zbulesës (5:43,44).

Ungjilli është i besueshëm Jezusi, biri i Marisë, erdhi duke konfirmuar Torën e cila ishte zbuluar tashmë. Atij iu ishte dhënë Ungjilli në të cilin ka udhëzim dhe dritë. Pajtohet me Torën dhe është udhërrëfyes dhe admirues ndaj atyre që i shmangen së keqes. Të krishterët duhet gjykuar në bazë të asaj çfarë Allahu iu ka zbuluar në Ungjill (5:46,47).

Bibla është e besueshme Profetët ishin të zgjedhur dhe të udhëzuar. Atyre u ishte dhënë Bibla, urtësia dhe profetësia. Nëse njerëzit në kohën e Muhamedit mohuan Biblën, do t’iu besohet tjerëve që besojnë në të vërtetë në Shkrime (6:87-89).

Mësuesit e vërtetë dhe të rremë biblik Në mesin e ithtarëve të Biblës ka shumë individë të besueshëm dhe disa të cilëve nuk mund t’iu besohet fare. Një pjesë e tyre i pështjellojnë Shkrimet me gjuhët e tyre. Ajo që ata pohojnë është nga Bibla në fakt nuk është kështu (3:75-78). Mësuesit e rremë do të sfidohen të sjellin Torën për ta lexuar që të dëshmojnë atë që e thonë është e vërtetë. Pas leximit, ata që trillojnë pavërtetësi rreth Allahut janë mëkatarë të mëdhenj (mizorë) (3:93-94). Asnjë nuk është më i lig se personi që trillon gënjeshtra ndaj Allahut. Ai deklaron që ka pranuar frymëzim kur në fakt kjo nuk ka ndodhur. Ai thotë që mund të shkruajë zbulesa si Shkrimet. Engjëjt do të vijnë për ta dënuar atë kur ai vdes (6:93).

Njohja personale e Perëndisë Ka vetëm një Perëndi. Të krishterët dhe hebrenjtë e njohin atë siç i njohin bijtë e tyre. Por të tjerët kanë humbur shpirtin e tyre nëpërmjet adhurimit të idhujve, trillimeve të pavërteta rreth Allahut, sjelljes mëkatare dhe mohimit të zbulesave (6:20-22).

E pandryshuar Fjalët e Allahut janë përplot me të vërteta dhe drejtësi. Askush nuk mund t’i ndryshojë ato (6:115).

Shpresë për të krishterët dhe hebrenjtë Nëse ithtarët e Biblës do të kishin besim dhe do të ruheshin nga e liga, ata do të faleshin. Nëse do të mbanin atë që iu ishte zbuluar në Torë dhe Ungjill, ata do të shpërbleheshin (5:65,66). Ata nuk do të udhëzohen përderisa ndjekin atë që mësohet në Torë dhe Ungjill. Shkrimet biblike janë zbulime hyjnore, por të lexuarit e tyre shkakton rebelim tek ata që nuk kanë besim (5:68).


Faqja paraprake                                       Indexi                                      Faqja tjeter