Kapitulli nëntëmbëdhjetë

Vargjet e falsifikuara

Parathënie dhe krahasim me Biblën

Myslimanët sot sulmojnë kredibilitetin e Biblës kryesisht për shkak se i keqkuptojnë njëzet e dy vargjet e përmbledhura në këtë kapitull. Ata mendojnë që këto vargje mësojnë që hebrenjtë dhe krishterët e kanë marrë Biblën të frymëzuar në mënyrë hyjnore dhe e kanë korruptuar duke futur në të tregime dhe duke mësuar nga trillimet e tyre. Të interpretuara si duhet, këto vargje nga Kurani në të vërtetë përkrahin kredibilitetin e Biblës. Ky është një kapitull i rëndësishëm sepse ka të bëj me marrëdhëniet krishtero-myslimane.

Thelbi i kësaj çështjeje është definicioni i “vargjeve të falsifikuara.” Hulumtimet fillojnë me një përshkrim të një traditë të lashtë pagane dominuese në kohën e Muhamedit. Në ato ditë, idhujtarët ishin të famshëm me anë të shumë poetëve të tyre që pohonin se vargjet e tyre ishin të frymëzuar nga perënditë e tyre. Vargjet që Muhamedi i shpalli dënuan “Shkrimet”e tyre si trillime të thjeshta njerëzore.

Në të njëjtën mënyrë, Kurani pohoi që kishte të krishterë dhe hebrenj në kohën e Muhamedit që po ashtu trillonin vargje. Kurani i akuzon ata për shitjen e vargjeve të falsifikuara si pjesë ekzistuese të Biblës. Kurani e bën të qartë që këto trillime apo shtrembërime nuk ishin shtuar në Bibël sikurse Kurani i sfidon mësuesit e rremë të lexojnë Biblën e vërtetë publikisht për të dëshmuar që vargjet e falsifikuara ishin jo Shkrimore.

Kurani thotë...

Shumë poetë në kohën e Muhamedit Jobesimtarët thonin se Muhamedi ishte thjesht një poet (52:30). Poetët gjenden duke ecur pa ndonjë qëllim në çdo luginë. Ata mbledhin ndjekës që besojnë në gabime. Poetët mësojnë gjëra që nuk i praktikojnë (26:224-226).

Vargje me dëshira të liga Çdo jobesimtar, që nuk ka frikë nga jeta e përtejme, do që Shkrimi i tij personal t’i prezantohet atij (74:52-53).

Idhujtarët falsifikonin Shkrimet Njerëzit më të ligë në botë janë ata që sajojnë zbulesa të rreme dhe mohojnë zbulesat e Allahut. Ata adhurojnë idhuj të pafuqishëm (10:17-18).

Idhujtarët sfidohen Idhujtarët thonë që Kurani është një trillium. Ata sfidohen të shkruajnë një kapitull si ajo me ndihmën e perëndive të tyre (10:38).

Vrasja e fëmijëve Vrasja e fëmijëve është një mësim i shpikur nga idhujtarët për t’i mashtruar njerëzit e tyre. Nëse Allahu nuk do të donte që ata ta bënin këtë nuk do të ishte bërë. Lërini ata vetë (6:137).

Ligjet e shpikura Idhujtarët trillonin gënjeshtra se çfarë prodhimesh dhe kafshësh janë të ndaluara të hahen. Ata ndalonin kalërimin e disa kafshëve dhe të tjerët nuk e shpallnin emrin e Allahut gjatë therjes së tyre që ishte mëkat. Ata lejonin mbytjen e fëmijëve të tyre. Ata trillonin gënjeshtra rreth Allahut. Ata ishin larguar nga rruga e drejtë dhe nuk ishin në udhëzim (6:137-140).

Blenë Disa me qëllim blinin tregime të pavërteta që i përdornin për t’i mashtruar të tjerët dhe të talleshin me Kuranin (31:6).

Krishterët analfabetë dhe hebrenjtë Ka analfabetë në mes të krishterëve dhe hebrenjve që nuk dinë gjë rreth Biblës. Ata dinë vetëm gënjeshtra dhe shpifin çfarë Bibla thotë. Ata i shkruajnë shkrimet me duart e tyre dhe i shesin ato për një çmim të lirë. Ata do të dënohen (2:78,79).

Mësuesit e rremë biblik Ka ithtarë të Biblës që i shtrembërojnë Shkrimet me gjuhët e tyre. Mësuesit e rremë do të sfidohen që ta sjellin Torën dhe ta lexojnë për të dëshmuar atë që thonë nëse është e vërtetë. Pas leximit, ata që trillojnë të pavërteta rreth Allahut janë mëkatarë të mëdhenj (mizorë) (3:93,94). Kur judenjtë mizorë shtrembëruan fjalën që iu ishte dhënë Moisiut, një ndëshkim ishte zbritur për ta (2:59).

E pandryshuar Fjalët e Allahut janë përplot me të vërteta dhe drejtësi. Askush nuk mund t’i ndryshojë ato (6:115).

E mbrojtur Askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e Allahut (18:27).


Faqja paraprake                                       Indexi                                      Faqja tjeter