Kapitulli njëzet

Të krishterët

Parathënie dhe krahasim me Biblën

Kurani ka shumë gjëra për të thënë në temën rreth të krishterëve, gjë që ilustrohet nga përmbledhja e tridhjetë e tetë vargjeve. Disa njerëz habiten kur gjejnë që Muhamedi filloi me shpalljet e tij rreth gjashtëqind vjet pas ngritjes së Jezus Krishtit. Kishte të krishterë që praktikonin besimin e tyre dhe që studionin Biblën e Shenjtë ndërkohë që Muhamedi i ri gjurmonte për besimet e tij. Kishte po ashtu komunitete të shumta hebraike.

Siç kemi ndarë më parë, Muhamedi ishte i vetëdijshëm për të dy besimet monoteiste, por fisi i tij ishte në krye të Qabesë, një ndërtesë e madhe e mbushur me idhuj në Mekë. Fisi i tij besonte që hyjnia kryesore quhej “Allah.” Kur Muhamedi shpalli që Allahi ishte ai dhe i vetmi “Krijues i botërave,” ai shpresonte që si të krishterët ashtu edhe hebrenjtë do ta mirëprisnin atë si profet të barabartë me Abrahamin, Davidin dhe Jezusin.

Vargu i tij i parë e demonstron këtë shpresë. Hebrenjtë dhe krishterët qenë të nderuar si “Ithtarët e Librit (Biblës).” Vargjet që Muhamedi i recitonte ndërtuan kredibilitetin e Kuranit mbi themelet e Biblës. Kur të dy besimet mohuan Muhamedin dhe vargjet e tij, Kurani filloi t’i sulmonte ata dhe besimet e tyre. Kjo është arsyeja përse ka kontradikta në lidhje me atë që mëson Kurani rreth të krishterëve dhe hebrenjve. Një krahasim i shpejtë në mes të pesë vargjeve të cituara më poshtë dhe atyre të fundit e demonstron qartë këtë fakt. Tek Surja 2:62 Kurani pohon që të krishterët dhe hebrenjtë i pret shpërblimi në ditën e Gjykimit. Tek Surja 98:6 ata quhen krijesat më të këqija në botë.

Kurani thotë...

Shpërblimi i pret judenjtë dhe të krishterët Ata që janë myslimanë, judenj, krishterë apo Sabej i pret shpërblimi me Zotin e tyre dhe nuk duhet të kenë frikë apo pikëllim sepse ata besojnë në Allahun, Ditën e Fundit dhe bëjnë atë që është e drejtë (2:62).

Dishepujt e devotshëm Disa nga ithtarët e Biblës i recitojnë Shkrimet e tyre të Shenjta gjatë natës dhe përkulen në adhurim. Ata besojnë në Allahun dhe Ditën e Fundit dhe janë të devotshëm. Ata do të shpërblehen (3:113-115).

E njohin Perëndinë personalisht Ka vetëm një Perëndi. Të krishterët dhe judenjtë e njohin atë siç i njohin bijtë e tyre. Por të tjerët kanë humbur shpirtrat e tyre me anë të adhurimit të idhujve, trillimet të pavërtetave rreth Allahut, sjelljes mizore dhe mohimit të zbulesave (6:20-22).

Dyshuesit të drejtuar tek të krishterët dhe hebrenjtë "Po, (fjala vjen), nëse je në dyshim për këtë që të zbritëm ty (për ngjarjet e pejgamberëve), atëherë pyeti ata që lexojnë librin para teje. Ty të erdhi nga Zoti yt e vërteta, pra, mos u bë prej atyre që dyshojnë.” (10:94).

Bibla e studiuar nga të krishterët dhe hebrenjtë Ata që trashëguan Shkrimet i studiuan ato mirë dhe dinë të mos thënë gjëra rreth Allahut që nuk janë të vërteta (7:169). Të krishterët dhe hebrenjtë nuk pajtohen ndonëse studiojnë të njëjtën Bibël (2:113).

Ndjekësit e Jezusit përshëndetën Jezusi, biri i Merjemës, ndoqi linjë e profetëve dhe të apostujve. Atij iu ishte dhënë Ungjilli dhe Allahu ka vendosur dhembshuri dhe mëshirë në zemrat e ndjekësve të tij (57:27).

I njëjti Perëndi U thoni ithtarëve të Biblës që ju (myslimanët) besoni në Shkrimet që iu ishin dhënë atyre dhe në Kuranin tuaj. U thoni që Allahu juaj dhe Perëndia i tyre është i njëjti Perëndi dhe që ju i jeni nënshtruar atij (29:46).

Shpresë për të krishterët dhe hebrenjtë Nëse njerëzit e Biblës do të besonin dhe do të ruheshin nga e keqja, ata do të faleshin. Sikur ata të mbanin atë që zbuluar në Torë dhe Ungjill, ata do të shpërbleheshin (5:65,66). Ata nuk do të udhëzohen deri sa të ndjekin ata që mësohet në Torë dhe Ungjill (5:68).

Hebrenjtë janë armiq – krishterët janë të përulur Hebrenjtë dhe paganët janë me armiqësi më të fortë ndaj Islamit, por më të afërmit janë që quajnë veten “të krishterë”. Ata kanë priftërinj dhe murgj dhe nuk mburren. Lotët rrjedhin nga lotët e tyre kur dëgjojnë leximin e Kuranit sepse e kuptojnë që është i vërtetë. Por atyre që nuk besojnë dhe mohojnë zbulesat e Allahut do t’i pret zjarri i ferrit (5:82-86).

Denominacione nuk kishte ndarje denominacione në mes të hebrenjve dhe krishterëve deri pas arritjes së Muhamedit, i cili “shpalli” mësime të thjeshta që të adhurojnë dhe t’i binden vetëm vetëm Allahut, të luten vazhdimisht dhe të japin zeqatën dhe kjo është feja e vërtetë (98:4-5). Fëmijët e Izraelit u përçanë në grupe vetëm pasi u vendosen në tokën e Izraelit ku iu dha njohuria (10:93).

Allahu nuk ka Bir Ata që besojnë se Allahu ka bir duhet të qortohen sepse kjo është një blasfemi e tmerrshme dhe e pavërtetë (18:4-6). Allahu kur nuk ka lindur fëmijë dhe nuk ka tjetër hyjni përveç tij (23:91). Jehuditë thonë Ezra është biri i Allahut ndërkohë që të krishterët thonë Mesia është biri i Allahut. Allahu i shkatërroftë ata. Ata janë të prishur. Ata adhurojnë rabinët, murgjit dhe Mesinë, birin e Marisë, si Zot përveç Allahut në kundërshtim me urdhërimin monoteist që iu dhënë atyre (9:30, 31).

Murgjit Institucioni i murgjve nuk ishte nga Allahu por një përpjekje njerëzore për ta kënaqur Allahun. Murgjit nuk ishin të suksesshëm në përpjekjet e tyre por disa u shpërblyen për besimin e tyre. Shumë ishin rebeluar dhe janë të keqbërës (57:27).

Luftoni kundër të krishterëve Myslimanë, luftoni këdo që mohon Islamin, madje edhe të krishterët dhe hebrenjtë, përderisa të paguajnë kontributet financiare me nënshtrim të vullnetshëm dhe të deri ndjejnë veten plotësisht të nënshtruar ndaj pushtuesve të tyre islamik (9:29).

Pretendimi për parajsë Judenjtë dhe të krishterët pretendojnë që do të shkojnë vetëm ata në parajsë. Kjo është një fantazi e tyre (2:111).

Ndaloni së thëni, “Tre” Ithtarët e Biblës nuk duhet të ekzagjerojnë. Mesia, Jezusi biri i Merjemës, ishte vetëm një i dërguar i Allahut, fjala që iu ishte dhënë Marisë dhe shpirt prej tij. Kështu që besoni në Allahun dhe të dërguarin e tij dhe ndaloni së thëni “tre”. Allahu është vetëm një. Ai është po ashtu transcendent dhe i madhërishëm për të patur bir. Mesia nuk është i turpëruar për të qenë rob i Allahut (4:171,172, 5:72,73).

Të përcaktuar si jobesimtarë Jobesimtarët janë ata që thonë Allahu është Mesia, biri i Marisë (5:17).

Shmanguni së bërit miq judenjtë dhe të krishterët Myslimani që i zë të krishterët dhe judenjtë si miq bëhet njëri nga ata (5:51).

Bashkë judenjtë dhe të krishterët janë krijesat më të këqija Të krishterët, judenjtë dhe idhujtarët, të cilët nuk besojnë në Muhamedin apo në Kuran, do të digjen përjetë në ferr dhe janë krijesat më të liga në botë (98:6).


Faqja paraprake                                       Indexi                                      Faqja tjeter