Kapitulli pesë
Martesa dhe Divorci
Parathënie dhe krahasim me Biblën
Në Islam martesa nuk është një bashkim lidhës. Kurani nuk e vështron divorcin si opsion tragjik kur çdo gjë tjetër dështon. Ekzistojnë dallime të habitshme në mes asaj që Kurani mësoj dhe Bibla në anën tjetër lidhur me këtë temë siç demonstron ky koleksion i përbërë prej njëzet e pesë vargjeve.
Një ngjarje e vërtetë që e ilustron këtë fakt gjendet në librin, Jo pa vajzën time (Not Without my Daughter) nga Betty Mahmoody (St. Martin’s Press, 1987) dhe në filmin me të njëjtin titull me aktore Sally Field. E dokumenton krizën që shumë gra të krishtera ballafaqohen kur martohem me burra myslimanë. Znj. Mahmoody qe zënë rob në Iran nga të afërmit e saj deri sa iku, porse nuk mund të largohej pa vajzën e saj. Myslimanët zemërgjerë ndihmuan në ikjen e saj. Që atëherë, ajo punon me gra që e gjejnë veten në të njëjtën situatë. Ajo ka ndihmuar më tepër se shtatëdhjetë e pesë fëmijë të ribashkohen me nënat e tyre në Shtetet e Bashkuara (Ladies Home Journal, Nëntor 1998, fq.44).
Mësimet islamike rreth martesës dhe divorcit kanë shkaktuar shqetësime madje edhe në mes myslimanëve. Për një grua myslimane, e cila është divorcuar pa ndonjë arsye të qartë, nënkuptoi fillimi i një kërkimi që e çoi atë tek përgjigjet biblike. Ajo e përqafoi Krishterimin kur e zbuloi shenjtërinë e martesës që proklamohet në Bibël. Emri i saj është Bilkiz Sheik, autore e librit Guxoja ta quaja Atë. Çfarë është dallimi? Njëjtë si Kurani dhe Bibla mësojnë kundër imoralitetit seksual mirëpo mësimet biblike janë unike.
Në librin dhe pikërisht kaptinën e parë të Biblës, “njeriu” definohet si mashkull dhe femër dhe shpallet që ata u krijuan në imazhin e Perëndisë (Zanafilla 1:27). Në martesë, ata të dy bëhen “një mish” (Zanafilla 2:24). Zoti Jezus i përdori këto pasazhe për të theksuar shenjtërinë e martesës dhe lejimin e vetëm të divorcit në rast të pandershmërisë (Mateu 19:3-12). Shumë të krishterë besojnë që definicioni i fjalës “pandershmëri” përfshin braktisje dhe fyerje. Martesa e krishterë është aq e shenjtë sa përdoret anembanë Dhiatës së Re për të ilustruar dashurinë e Perëndisë për nusen e tij, kishën globale (Efesianëve 5:31,32).
Në kundërshtim me instruksionet biblike rreth martesës, shkalla e divorcit në vendet perëndimore është tejet e lartë. Disa myslimanë janë kritikë rreth këtij fakti. Ata kanë të drejtë. Ka një problem. Të krishterët besojnë që kjo gjë është një nga ato fakte që thekson të vërtetën biblike se çdo kush u privua nga lavdia e Perëndisë dhe të gjithë qëndrojnë në nevojë për Shpëtimtarin për hir dhe ngushëllim (Romakëve 3:22-24).
Kurani thotë...
Bekime me gra dhe fëmijë (djem) Besimtarëve në Kuran u ishte dhënë gra, fëmijë e nipa. Atyre u qe dhënë gjëra të mira. Është e pabesueshme pse jobesimtarët largohen prej bekimeve të tilla (16:72).
Poligamia Myslimanëve u lejohet të marrin deri në katër gra. Nëse burri mendon se nuk mund t’i trajtoj gratë e shumta në mënyrë të drejtë atëherë ai duhet të martohet vetëm me një grua (4:3). Madje edhe kur burri përpiqet ta arrijë më të mirën e tij, është e pamundshme. Vetëm jini të sigurt që të mos braktisni ndonjërën që të ndjehet në pasiguri. Allahu do të ju fal kur nuk jeni plotësisht të paanshëm (4:129).
Konkubinat Myslimanët duhet të tërhiqen nga marrëdhëniet seksuale përtej grave dhe robëreshave që i kanë zënë në luftë. Marrëdhënie të tilla janë të pafajshme (23:5,6). Skllevërit nuk ndajnë në mënyrë të barabartë pasuritë e Allahut me pronarët e tyre. Pronarët e tyre nuk frikësohet nga skllevërit siç bëjnë në mes tyre vetë (30:28).
Martesat të rritur – fëmijë Kur myslimanët duan t’i divorcojnë nuset e tyre fëmijë që nuk e kanë filluar ciklin e tyre, ata duhet të presin tre muaj para finalizimit të divorcit për t’u siguruar që fëmija nuk është shtatzënë. Nëse fëmija është shtatzënë, burri duhet të largohet nga divorci deri pas lindjes (65:4).
Thjeshtrat Kur një mysliman martohet me një grua që ka fëmijë të vetë, ai mund të martohet me vajzat e saj po ashtu përderisa nuk ka pasur kontakt seksual me nënën e tyre (4:23).
Gratë e martuara Është e palejueshme për myslimanët të martohen me gra që tashmë janë të martuara, vetëm nëse janë skllevër të cilët i kanë poseduar me forcë nga lufta (4:24).
Divorci Nëse një burrë mysliman do të ndërrojë gruan e tij të tanishme me një grua tjetër, ai nuk duhet të merr asnjë nga dhuratat e martesës nga ajo edhe në rast se është pasuri (4:20). Nëse është divorcuar me gruan e tij me një deklaratë pagane, “Ti je nëna ime,” ai është në rrugë të gabuar. Ajo nuk mund të jetë nëna jote. Nëse e do prapa, duhet ta lirosh një skllav, të agjërosh dy muaj apo t’i ushqesh gjashtëdhjetë njerëz të varfër (58:1-4).
Gratë jobesimtare Një mysliman nuk duhet të qëndrojë i martuar me një grua që është jobesimtare. Ai duhet t’ia merr ato që ka shpenzuar për të dhe t’i ofroj asaj ato që ka shpenzuar ajo për të (60:10).
Gratë e trashëguara Myslimanët nuk mund t’i trashëgojnë gratë kundër vullnetit të tyre. Gratë e trashëguara nuk duhet trajtuar me padrejtësi në çështje financiare, veç nëse janë fajtore për mëkat seksual (4:19).
Rimartesa Nëse një mysliman ndahet nga gruaja e tij në mënyrë të pakthyeshme (duke thënë “Unë ndahem nga ti” tre herë) ai nuk mund ta martojë atë sërish deri sa ajo të ketë marrë një burrë tjetër dhe është divorcuar nga burri tjetër. Pas kësaj, çifti fillestar nuk do të jetë fajtorë nëse martohen sërish (2:230).
Drejtat e grave Në çështjet e divorcit, gratë kanë të drejta të njëjta por pak më të vogla se burrat meqë burrat kanë status më të lartë se gratë (2:228). Nëse një grua vëren që burri i saj është mizor apo e ka braktisur atë, çifti duhet të rregulloj problemin mes veti dhe të vijë te një marrëveshje reciproke (4:128).
Prostitucioni Ato robëresha që dëshirojnë pastërti nuk duhet detyruar në prostitucion për një përfitim tokësor. Por nëse pronari i detyron ato, Allahu është mëshirues (24:33).
Trashëgimia e të vejave Burri, i cili është gati për të vdekur, duhet t’i lërë gruas së tij furnizime të mjaftueshme sa të mos ketë nevojë të lëshoj shtëpinë për një vjet, vetëm nëse ato dëshirojnë ta bëjnë këtë. Ca furnizime duhet bërë po ashtu gratë e divorcuara (2:240,241).
Vende për mbjellje Gratë janë për burrat vende për t’i zotëruar dhe mbjellë kurdo dhe sido qoftë të duan ata (2:223).
Rrahja e grave Burrat janë përgjegjës për gratë sepse janë krijuar superior ndaj grave dhe për shkak se i furnizojnë ato. Gratë e mira janë bindëse. Nëse dyshohet mosbindja, gratë e rebeluara duhet qortuar, të lihen të flenë vetëm dhe të rrihen deri sa të ndryshojnë (4:34).