Kapitulli katër

Statusi i grave

Parathënie dhe krahasim me Biblën

Është perceptim i përgjithshëm që burrat mysliman i trajtojnë gratë si të jenë më inferiore. A është kjo sjellje një problem kulturor apo është kryesisht e bazuar në mësimet dhe vargjet që Muhamedi i recitoi dhe që janë të përshkruara në Kuran? Njëzet e nëntë vargjet e grumbulluara në këtë kapitull e bëjnë të qartë që Islami mëson burrat jo vetëm që janë më superior dhe si të tillë kanë autoritet mbi gratë, porse janë edhe të urdhëruar t’i rrahin ato nëse rebelohen.

Ka shumë raste të keqtrajtimit të grave nga burrat në vende po ashtu me trashëgimi krishtere. Dallimi qëndron se Bibla promovon kryesisht dinjitetin e çdo individi pavarësisht gjinisë së tyre. Historia dëshmon faktin që aty ku përqafohet ungjilli, të drejtat njerëzore përmirësohen gradualisht. Ka arsye të shumta për këtë prirje.

Të krishterët besojnë që jetët e tyre duhet të modelohen pas shembullit të Zotit Jezus i cili kaloi kohë duke i mësuar gratë, që në të njëjtën kohë madje theu zakonet e kohës së tij (Luka 10:38-42). Respekti i tij qe demonstruar edhe ndaj grave mëkatare gjithashtu që qenë kthyer tek ai për dhembshuri (Luka 7:36-39). Ai tejkaloi barrierat raciale dhe kulturore për t’ia shpalosur identitetin e tij të vërtetë gruas samaritane (Gjoni 4:41-42). Pas ringjalljes së tij, Jezusi nderoi dishepujt e gjinisë femërore duke iu shfaqur atyre së pari (Mateu 28:8-10).

Shumë të krishterë interpretojnë pasazhe të shumta biblike për të nënkuptuar që burrat dhe gratë kanë role të ndryshme për të luajtur në shtëpi dhe kishë, por edhe kështu, të krishterët pajtohen që Bibla mëson qartazi barazinë gjinore. Në fillim të Biblës zbulohet që Perëndia krijoi “njeriun” dhe e krijoi “atë” si “burrë dhe grua”. Ata qenë krijuar njëjtë në imazhin e Perëndisë (Zanafilla 1:27). Në sytë e Perëndisë burri dhe gruaja në martesë bëhen një person (Zanafilla 2:24). Në Dhiatën e Re, është e shkruar që, si të krishterë, ka barazi në mes të besimtarëve. Kjo zbulon që, në kishë, nuk ka më burrë apo grua, jude apo grek, skllav apo i lirë porse që të gjithë janë një në Krishtin Jezus (Galatasve 3:28).

Kurani thotë...

Inferioriteti i grave Burrat kanë autoritet mbi gratë sepse janë krijuar të jenë superior dhe për shkak se burrat harxhojnë pasuritë e tyre për t’u kujdesur për gratë (4:34). Burrat kanë një status më të lartë apo konsiderohen një shkallë më lartë se gratë, dhe në çështjet e divorcit, burri ka më tepër të drejta (2:228).

Posedimet Gjërat që njerëzit tundohen t’i lakmojnë janë gratë, djemtë, ari dhe argjend, kuaj, bagëtisë dhe bujqësisë. Këto janë posedimet e kësaj bote por gjëja më e rëndësishme është jeta e drejtë (3:14).

Superioriteti i burrave dhe rrahja e grave Burrat janë përgjegjës për gratë sepse janë krijuar të jenë superior ndaj tyre dhe për shkak se i përkrahin (furnizojnë) ato. Gratë e mira janë bindëse. Gratë që dyshohen për mosbindje duhet të qortohen, të lihen të flenë vetëm dhe të rrihen. Kur i kthehen bindjes, asnjë dënim tjetër nuk mund të administrohet mbi to (4:34).

Vende për mbjellje Gratë janë fusha për burrat t’i posedojnë dhe t’i mbjellin kurdo dhe në çdo kohë që duan (2:223).

Armiqtë Gratë dhe fëmijët janë armiq të besimtarëve. Kini kujdes nga ta. Nëse besimtari i fal shkeljet e tyre atëherë edhe Allahu do të veprojë ashtu. Pasuria dhe fëmijët janë tundim. Detyra kryesore e një personi është të jetë i vëmendshëm ndaj Allahut, t’i bindet atij dhe të jep me bujari lëmoshë (64:14-17).

Vlera dhe natyra e grave Të kesh djem është më me vlerë se sa të kesh vajza meqë ato rriten duke mbajtur stoli dhe nuk janë në gjendje të flasin logjikisht ndonjë argument. Ata që mendojnë se engjëjt janë femra do të duhet të përgjigjen për këtë besim. Ata që mendojnë se Allahu ka vajza që janë perëndesha e kanë gabim dhe janë të padrejtë. Ai nuk ka! Përse do të duhej Allahu të kishte vajza kur djemtë janë të preferuar (17:40, 43:16-19, 53:19-22)?

Besueshmëria e grave Dy burrave u kërkohet të dëshmojnë gjatë huamarrjes. Nëse dy burra nuk mund të gjenden, atëherë një burrë dhe dy gra do të mjaftojnë. Gratë duhet zgjedhur me kujdes. Duhet patjetër dy sepse nëse njëra nga ato gabon apo harron diçka atëherë tjetra do ta përkujtoj (2:282).

Pabarazi në çështjet financiare Meshkujt do të trashëgojnë dy herë më shumë se femrat. Vetëm nëse dy apo më tepër vajza mbijetojnë, ato mund të ndajnë dy të tretat e pasurisë. Nëse është vetëm një vajzë, ajo mund të trashëgojë vetëm gjysmën e pasurisë. (4:11). Nëse një grua vdes, burri i saj do të trashëgojë gjysmën e pasurisë nëse nuk kanë fëmijë. Në anën tjetër, e veja do të trashëgojë vetëm një të katërtën e pasurisë së burrit (nëse nuk kanë fëmijë) (4:12). Nëse një burrë vdes pa lënë fëmijë dhe ka motër, ajo mund të trashëgojë gjysmën e pasurisë së tij. Nëse gruaja vdes pa fëmijë, vëllezërit e saj mund të trashëgojnë të tërë pasurinë e saj. Nëse një burrë vdes pa lënë fëmijë dhe ka si vëllezër ashtu edhe motra, ndarja në mes çdo mashkulli do të jetë e një mase sa e dy femrave (4:176).

Mbulojat Gratë e Muhamedit dhe gratë myslimane duhet të mbulojnë veten me mantelin e tyre kur janë larg shtëpisë në atë mënyrë sa të njihen por të mos ofendohen (33:59).

Skllevërit (robëreshat) e mundshëm Myslimanët janë ata që abstenojnë nga marrëdhëniet seksuale jashtë grave të tyre dhe robëreshave që i kanë zënë në luftë. Marrëdhënie të tilla janë të pafajshme (23:5-6). Shërbëtorët (skllevërit) nuk i ndajnë njëjtë pasuritë që Allahu ua jep pronarëve të tyre. Pronarët nuk duhet t’u frikësohen shërbëtorëve siç kanë frikë ndaj njëri tjetrit (30:28).

Djemtë janë bekim Gratë, djemtë dhe nipat janë shpërblime për besimtarët (16:72).

Gratë të mbyllen për paturpësi Nëse një grua akuzohet nga katër dëshmitarë për gjëra të paturpshme dhe ajo e pranon atë, mbylleni atë në shtëpinë e saj deri sa të vdes apo deri sa Allahu të gjej një mënyrë tjetër. Nëse dy burra janë të shpallur fajtorë për të njëjtën gjë ata duhet dënuar por nëse ata pendohen lini të lirë (4:15,16).

Kurorëshkelësit me 100 të rëna Njëjtë si meshkujt dhe femrat që janë fajtorë për tradhti apo seks paramartesor duhet të fshikullohen me njëqind kamxhikë. Absolutisht asnjë mëshirë nuk duhet ofruar. Duhet të dëshmohet nga një grup i myslimanëve (të jenë të pranishëm). Ata munden të martohen vetëm me një person që është gjetur fajtor për të njëjtën faj apo me një jobesimtarë në Islam (24:2).


Faqja paraprake                                      Indexi                                       Faqja tjeter