Kapitulli tetë

Dita e gjykimit

Parathënie dhe krahasim me Biblën

Njëjtë si Kurani dhe Bibla deklarojnë për ditën e gjykimit. Disa prej katastrofave të kohëve të fundit të përmendura në Kuran reflektojnë atë që Bibla shpalli qindra vite para lindjes së Muhamedit. Megjithatë, ekzistojnë një numër i dallimeve në mes të mesazhit biblik dhe atij kuranor. Të përmbledhura në këtë kapitull nga Kurani janë 35 vargje të parafrazuara lidhur me këtë temë.

Bibla ofron paralajmërime specifike se çfarë do t’i paraprij gjykimit përfundimtar. Profecitë lidhur me përhapjen e ungjillit në çdo komb (Mateu 24:14), karriera e Antrikrishtit (Zbulesa 13) dhe vendi ekzistues i konfliktit të fundit botëror (Zbulesa 16:16) janë disa nga shumë paralajmërime. Paralajmërimet specifike mungojnë tërësisht në Kuran, ndonëse ka edhe dallime më mahnitëse.

Kurani nuk i referohet mesazhit qendror të Biblës, që ka të bëjë me kthimin triumfues të Jezus Krishtit. Bibla zbulon që Zoti Jezus do të ulet në qendrën e fronit të Perëndisë, si Shpëtimtar dhe Gjykatës njëkohësisht (Mateu 25, Zbulesa 7:16-17). Një pasazh nga Kurani që e përmend Jezusin në ditën e gjykimit, e paraqet atë para gjyqit duke u pyetur nga Allahu. Allahu e pyet Jezus nëse ai kishte pohuar që ai dhe nëna e tij janë dy perëndi tjerë krahas Allahut apo nuk kishte pohuar një gjë të tillë. Ndaj kësaj pyetjeje Jezusi përgjigjet që ai kurrë nuk do ta kishte thënë një gjë të tillë (5:115-117).

Kurani nuk deklaron që Jezusi do të vijë si Shpëtimtar i atyre që besuar në të si Zot. Në fakt, nuk ka shpëtim në Kuran. Nëse dikush shkon tek kopshtet e përjetshme islamike do të jetë sepse ai vdiq në betejë duke luftuar në rrugën e Islamit apo ai është cilësuar t’i ketë katër gjëra; që Allahu i ka dhënë ndriçimin për të besuar në Islam, që veprat e tij të mira do të peshojnë, që ritualet religjioze qenë mbajtur dhe Allahu të ketë mëshirë në të.

Kurani thotë...

Jezusi do të vihet në pyetje Në ditën e gjykimit, Allahu do t’i bëj pyetje Jezusit i cili do të jetë një nga apostujt e tjerë. Jezusi do të pyetet nëse iu kishte thënë njerëzve për ta adhuruar atë dhe nënën e tij si dy perëndi tjerë përveç Allahut. Jezusi do ta mohoj fuqishëm (5:115-117).

Dielli Në ditën e gjykimit dielli do të mbështjellët (81:1).

Dielli dhe hëna do të përplasen Dielli dhe hëna do të bashkohen (75:9).

Yjet Yjet do të bien (81:2).

Kodrat Kodrat do të bëhen pluhur (81:3).

Vajzat e vogla Foshnjat që janë varrosur së gjalli (sepse ishin vajza) do të ngritën dhe do të merren në pyetje pse iu kishte ndodhur kjo gjë (81:8-9).

Qielli Qielli do të çahet në dysh (55:37).

Ringjallja Në atë ditë të vdekurit do të ngritën nga varret e tyre dhe të gjitha veprat e tyre do të ekspozohen (100:9-10).

Toka Toka do të dridhet njëpasnjëshëm deri sa të bëhet pluhur (89:21).

Librat Çdo personi do t’i jepet libri i besimit dhe veprave të tyre. Nëse individi e merr librin në dorën e djathtë atëherë ai do të ketë dënim të lehtë. Nëse do t’u jepet prapa shpine atëherë ata do të digjen në ferr (84:7-12).

Shkallë për në parajsë Në ditën e gjykimit, shpirti dhe engjëjt do të ngjiten nëpër shkallë në parajsë brenda një (70:4).

Pesëdhjetëmijë vjet Dita e gjykimit do të jetë një ditë por e cila do të jetë sa një periudhë pesëdhjetëmijë vjetësh (70:4).

Do të vijë së shpejti Jobesimtarët mendojnë që Dita e gjykimit nuk do të vijë së shpejti por myslimanët e dinë që do të jetë së shpejti (70:6-7).

Pa shpengim Për të shpëtuar vetën nga mundimet e Ditës së gjykimit, mëkatari do të flijonte me dëshirë fëmijët e tij, gruan, vëllanë, të afërmin dhe çdo person tjetër në botë. Flaka e ferrit do t’ua heq flokët nga koka e çdo mëkatari sepse nuk kishte besuar dhe mënjanuar pasurinë e tij (70:10-18).

Froni Në ditën e gjykimit qielli do të dobësohet dhe do të çahet në dysh. Çarja e qiellit do të zbuloj tetë engjëj të cilët do të vërehen duke e mbartur fronin e Allahut mbi kokat e tyre (69:15-17).

Peshoret Në ditën e ringjalljes, veprat e çdo kujt do të maten në peshore. Madje edhe veprat e vogla sa kokrra e sinapit do të peshohet (21:47).


Faqja paraprake                                       Indexi                                      Faqja tjeter