Kapitulli nëntë

Parajsa

Parathënie dhe krahasim me Biblën

Jeta e përjetshme nuk quhet “qiell” në Kuran. Koncepti mysliman i shpërblimit qiellor është tejet ndryshe nga ajo që përshkruhet në Bibël. Tridhjetë e shtatë vargje të parafrazuara nga Kurani janë përfshirë në këtë kapitull për të sqaruar pikëpamjen myslimane të kopshteve të parajsës.

Kurani i përshkruan këto kopshte si vende të kënaqësive sensuale. Disa nga këto kënaqësi mohohen për myslimanët përderisa janë në tokë. Në tokë, meshkujt myslimanë janë të kufizuar sa i përket numrit të grave që mund t’i kenë në të njëjtën kohë. Kurani premton një furnizim të pakufizuar të virgjëreshave që presin për ta në jastëkë kadifeje në tenda të mbrojtura. Një frenim tjetër tokësor është kundër pirjes së alkoolit. Në kopshtet e përjetshme do të ketë furnizime të pafundme të verës, që mund të pihen pa ndonjë pasojë të dëmshme. Banorët e kopshteve janë vazhdimisht falënderues.

Imazhi i qiellit i përshkruar në Bibël, nuk përfshin marrëdhëniet seksuale. Zoti Jezus e bëri të qartë që ata në qiell nuk do të jenë të martuar, porse do të jenë si engjëjt e Perëndisë (Mateu 22:30). Imazhi dominues i qiellit në Bibël është të adhuruarit e Perëndisë dhe marrëdhënia në mes të njerëzve nga çdo grup etnik (Zbulesa 7:9).

Kurani thotë...

Dëshirat e plotësuara Jeta e përtejme do të jetë një vend ku të gjitha dëshirat e tyre jo vetëm që do të plotësohen por do të tejkalojnë (50:35).

Burime të pafundme të verës Të devotshmit do të pinë nga një burim vere që rrjedh pafundësisht, e cila është e përzier me ujë kafuri (76:5-6). Do të jetë verë e bardhë që nuk do të intoksikojë ata në kopshtin e haresë (37:45-47).

Kopshtet Kënaqësitë e jetës së përjetshme do të jenë në dy kopshte (xhenete) të mbushura me kënaqësi sensuale (55:46-48). Krahas tyre, ka edhe dy kopshte të tjera, që janë të mbushura me kënaqësi po ashtu (55:62).

Virgjëreshat Në kopshte ka fruta, hije, burime dhe të virgjëra. Virgjëreshat janë të turpshme dhe të bukura si rubinë dhe korale. (55:56,58). Në grupin e dytë të kopshteve do të ketë dhe vasha (hyri) qiellore me sy të errëta, të cilat do të detyrohen të qëndrojnë në tendat e tyre të mëdha të kufizuara. Asnjë burrë e as xhin nuk i ka prekur më parë. Ndershmëria e tyre do të jetë e sigurt deri në ardhjen e atyre që e kanë fituar parajsën. Ato presin të mbështetura në mbuloja jeshile dhe në shtroje të bukura (55:70-76). (Këto vasha do të jenë të një moshe (të reja) (78:33). Në kopshte, myslimanët do të bashkohen në marrëdhënie seksuale me këto vasha (hyritë) të cilat kanë sy të bukur të mëdhenj dhe të errët (52:20, 44:54, 2:25). Virgjëreshat do t’i rrethojnë ato që janë të turpshme me sy të mëdha delikate si vezë (37:48-49).

Shërbëtorët djem margaritarë Ata do të shërbehen nga të rinj të devotshëm që janë të bukur si margaritarë të vlefshëm. Ata do të presin në çdo nevojë të tyren (52:24).

Ushqim dhe pije Në kopshtet e bukura, myslimanët do të hanë e pinë deri sa të kënaqet zemra e tyre (69:24).

Lavdërim dhe miqësi Në xhenetet e begatshme lumenjtë do të kalojnë nga këmbët e banorëve. Ata do të lavdërojnë Allahun dhe do të përshëndesin njërin tjetrin, “Selam!” (10:9-10). Ata bëjnë tesbih ditë e natë pa u lodhur fare (41:38).

Stoli ari dhe rroba mëndafshi Ata në kopshtet e përjetësisë do të zbukurohen me stoli ari dhe do vishen me rroba mëndafshi të dizajnuara prej fijeve të arta (18:31, 35:33).

Gratë dhe familjet Myslimanët, fëmijët e të cilëve ndoqën Islamin, do të ribashkohen në kopshtet e haresë në mënyrë që baballarët të mos humbin nga ajo që kanë arritur në tokë (52:21). Myslimanët do të hyjnë në kopshtet e Edenit, sikurse do të futen edhe gjithë baballarët e tyre, gratë dhe pasardhësit që ndoqën Islamin (13:23).

Pallate të bukura është urdhër për të besuar në Allahun dhe Muhamedin. Është e detyrueshme për të luftuar për Islamin me çdo gjë që myslimanët kanë, madje edhe me jetët e tyre, në mënyrë që Allahu t’ua falë mëkatet atyre dhe t’i lejoj në kopshtet (xhenetet) e Edenit ku do të ketë pallate të mëdha (61:11-12). Ata që e merituan do të kenë dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën nën të cilat rrjedhin lumenjtë (39:20).


Faqja paraprake                                       Indexi                                      Faqja tjeter