A është ky agjërimi të cilin e pëlqej?

 

A je duke e mbajtur agjërimin? A je duke e parë nevojën për të agjëruar? Nëse urdhërimet e Perëndisë janë të rëndësishme për ty, atëherë me siguri është e rëndësishme të agjërosh po ashtu.

Por megjithatë shumë burra dhe gra që abstenojnë nga ushqimi, uji dhe substancat e dëmshme nuk agjërojnë në fakt në mënyrën e vërtetë të Perëndisë. Ka një kuptim të vogël të agjërimit në botën tonë.


Surja 2:185a

"Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë"

Surja 2:185b

"All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju."

 Agjërimi në Kuran & Hadith

Agjërimi i muajit të Ramazanit është urdhëruar qartë në Kuran. Një e pesta e gjithë njerëzve në planet janë thirrur të abstenojnë nga ushqimi gjatë orëve të dritës së diellit. Ky muaj është përkujtim i shpalljes së Kuranit dhe do të duhej të shoqërohej me lutje dhe lexim të Kuranit. Është manifestim i dhembshurisë me fleksibilitet të ofruar ndaj të sëmurëve dhe udhëtarëve. Qëllimi i Perëndisë është zbuluar: “All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju.” (Surja 2;185b)

“Islami është ndërtuar në pesë shtylla” në mesin e të cilëve është agjërimi gjatë muajit të Ramazanit (Dyzet hadithet e An-Navavit:3). Agjërimi po ashtu përmendet si një nga kërkesat për të hyrë në parajsë (An-Navavi:22). A ka ndonjë pyetje në lidhje me atë se sa i rëndësishëm ka qenë për Muhamedin dhe shoqëruesit e tij?

Në të njëjtën kohë, le të mbajmë mend që agjërimi nuk është një gjë unike për asnjë religjion. Le të mos jetë asnjëri aq krenar për të besuar që veprat e tyre të mira janë më të mira se të tjetrit. Qoftë edhe në ditët e Muhamedit jo-myslimanët e bollshëm agjëronin në të njëjtën mënyrë sikurse shoqëruesit e Profetit (An-Navavi:25). Madje ateistët dhe paganët kanë agjëruar, por sigurisht jo për Perëndinë.


 Agjërimi sot

Ne duhet të pranojmë në këtë kohë që si të krishterët ashtu edhe myslimanët përreth globit kanë dështuar në mandatin e tyre për të agjëruar. Për shembull, është mirë e njohur që gjatë muajit të Ramazanit konsumohet më tepër ushqim se sa në çdo kohë tjetër të vitit në botën myslimane. Veç kësaj, ky muaj është i njohur për të qenë tejet i vështirë në mesin e myslimanëve, me shumë tensione në shoqëri duke rezultuar shpesh në zemërata dhe përleshje.

Bota e krishterë në përgjithësi nuk është më e mirë, ku agjërimi është kthyer për shumë nga një akt sekret në një akt jo ekzistues pothuajse, ndonëse ka të tillë që do të agjëronin edhe më tutje gjatë muajit të kreshmëve të mëdha. Nëse jemi në kërkim të agjërimit të pëlqyer të Perëndisë, atëherë nuk do të duhej të mbanim portretet e dështimit në fytyrat e njëri tjetrit. Shumica e abuzimeve në botën krishtere dhe myslimane vijnë nga pellgu i materializmit që është përfshirë tashmë në mbarë planetin.

Por çfarë ka të bëjë me ty dhe mua nëse myslimanët dhe të krishterët nuk agjërojnë si duhet? A i kuptojmë ligjet e Perëndisë të jenë ashtu si i shohim njerëzit duke vepruar përreth nesh ? Jo, ne duhet të kërkojmë agjërimin e pëlqyer, atë që është mësuar nga gjithë profetët, nga Adami tek Abrahamit dhe bijtë e tij të drejtë!


 1000 vjet para Hixhrit

Perëndia vazhdimisht i ka thirrur njerëzit në pendim nëpërmjet profetëve të tij. Kjo ishte çështja me profetin Isaia, pasardhësin e Abrahamit që jetoi dhe profetizoi para paraqitjes së krishterimit dhe islamit, në momente kur njerëzit e Perëndisë kishin harruar çfarë ishte agjërimin i pëlqyer (zgjedhur) nga Perëndia. Ai deklaron:

“Ja, ju agjëroni për grindje dhe mosmarrëveshje... A është ky agjërimi të cilin e pëlqej, dita në të cilën njeriu pikëllon shpirtin e tij? Të përkulësh kokën si xunkthi dhe të shtrihesh mbi një shtrat prej thesi dhe hiri? A e quan këtë vallë agjërim dhe ditë që i pëlqen Zotit? Agjërimi që më pëlqen a nuk është vallë ky: të thyesh zinxhirët e ligësisë, të zgjidhësh verigat e zgjedhës, t`i lësh të lirë të shtypurit, të dërmosh çdo zgjedhë? A nuk konsiston vallë në ndarjen e bukës sate me atë që ka uri, në sjelljen në shtëpinë tënde të të varfërit pa strehë, në të veshurit e atij që është lakuriq, pa lënë pas dore ata që janë nga gjaku yt? Atëherë drita jote do të shpërthejë si agimi dhe shërimi yt do të mbijë menjëherë, drejtësia jote do të të pararendë dhe lavdia e Zotit do të jetë praparoja jote” (Isaia 58:4-8).

Gati gjashtëqind vjet para Hixhrit, Jezusi, biri i Marisë, deklaroi:

" Dhe kur të agjëroni, mos u tregoni të pikëlluar si hipokritët; sepse ata shfytyrohen për t`u treguar njerëzve se agjërojnë; në të vërtetë ju them se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre. Kurse ti, kur të agjërosh, vajose kokën dhe laje fytyrën, me qëllim që të mos u tregosh njerëzve se ti agjëron, por Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, i cili shikon në fshehtësi, do ta japë shpërblimin publikisht.” (Mateu 6:16-18)


 Vëmendje profetëve

Nëse profetët flasin, ne duhet të dëgjojmë, edhe nëse jetojmë me qindra vite pas shërbesës së tyre. Mësimet e Jezusit në këtë aspekt janë të vlefshme për respektin tonë. Ai tha që pas largimit të tij, ndjekësit e tij do të agjëronin. Pikërisht kjo ndodhi. Shoqëruesit e Jezusit dhe ndjekësit e tyre praktikuan në mënyrë aktive agjërimin e padukshëm, normalisht dy herë në javë, edhe pse shumë jobesimtarë refuzuan të veprojnë kështu. Kishte po ashtu momente kur besimtarët agjëronin së bashku, zakonisht në kohë krizash apo në ngjarje të veçanta. Nuk ishte një agjërim i detyruar vjetor. Ajo kishte një qëllim të menjëhershëm. Me paratë që do t’i shpenzonin për ushqime ata që agjëronin u jepnin të varfërve, njëjtë si besimtarëve ashtu dhe jobesimtarëve, pa kërkuar ndonjë shpërblim. Ata e shihnin këtë si pjesë e dashurisë së tyre për Perëndinë, jo si mjet të fitimit të së drejtës për të shkuar në parajsë. Ata dëshironin të jetonin me anë të Frymës së Perëndisë dhe jo me stomakun e tyre.

Agjërimi i tyre ishte gjithashtu i dhembshur. Asnjë nuk duhet të detyrohet të agjëroj as privatisht por as publikisht, sepse kjo është çfarë hipokritët religjiozë bëjnë. Nëse shoqëria na detyron të agjërojmë, atëherë na grabit nga gëzimi i bindjes së Perëndisë nga dashuria.

Do të duhej të ishte njëjtë edhe me ne sot, nëse kërkojmë t’i ndjekim profetët tanë. Agjërimi ynë duhet të shihet vetëm nga Perëndia. Duhet të jetë një mjet i kontrollimit të apetit tonë, jo i keqësimit. Do të duhej të na ofronte mundësi të lutemi dhe t’i bëjmë kërkesë Perëndisë për ata përreth nesh. Do të duhej të pastronte shpirtin tonë në mënyrë që në nga karakteri të bëhemi më shumë si profetët e Perëndisë. Jetët tona duhet të ndryshojnë nga agjërimi. Dhe më së shumti, agjërimi duhet të na ndihmoj të njohim Perëndinë më mirë, jo vetëm të njohim fakte dhe doktrina rreth Perëndisë.

A është agjërimi juaj privat apo një aktivitet publik? Nëse nuk është privat, atëherë më vjen keq, sepse ju tashmë e keni marrë shpërblimin tuaj, aprovimin e shoqërisë. Nëse është sekret, atëherë shpërblimi juaj është në qiell, me Perëndinë.

A është agjërimi juaj pjesë e një procesi të rregullt apo ditor për t’i mposhtur mëkatet dhe apetitet tuaja, për t’i kërkuar Perëndisë të rafinoj karakterin tuaj për tu përshtatur me të Tijin? Ti mund të thuash, jo, i shokuar. Asnjë s’mund të jetë si Perëndia. Perëndia është Perëndia vetëm. Kjo është e vërtetë. Por Perëndia e ka bërë njeriun sipas shëmbëlltyrës së tij. Ne nuk jemi si bishat, të paaftë për ta kuptuar Perëndinë. Atë që Perëndia e ka bërë në imazhin e Tij, Ai është i gatshëm të ketë bashkësi me të. Dhe çfarë është religjioni pa rafinimin e karakterit tonë për të qenë si i Tij? Nuk është asgjë veç një numër rregullash! Rregullat janë shpikur nga njerëzit, por vetëm Perëndia e bën rrugën të jetë e njohur.

Nëse thua po, agjërimi im ka për qëllim të ndërtoj një marrëdhënie me Perëndinë, atëherë të lumtë. Ju keni bërë një hap të mirë në të kuptuarit e agjërimit të pëlqyer nga Perëndia, siç mësohet nga Jezusi, biri i Marisë. Dhe nëpërmjet sekretit të tij, agjërimit të shenjtë, duke përqafuar jetën e Jezus Krishtit, ne mësojmë çka nënkupton ta duam dhe njohim Perëndinë. Për këtë të gjithë profetët dëshmojnë.

" A është ky agjërimi të cilin e pëlqej...?"


Kjo pamfletë është përmbledhur nga një grup interdenominacional i të krishterëve ungjillorë lidhur me dialogun myslimano-krishterë.

   Përktheu: Luka

   * Artikulli në gjuhën angleze: “Is not this the kind of fasting I have chosen?