Si e zbulon veten Perëndia?

Myslimanët dhe të krishterët bashkë pohojnë që janë vazhdues të besimit të Abrahamit. Njëlloj pohojnë që i kanë profetët e tyre dhe shkrimet që e kanë ruajtur me saktësi zbulesën e Perëndisë apo të Allahut. Por çfarë nënkupton secila me anë të kësaj fjale ‘zbulesë’? Të gjithë ne që përpiqemi t’a adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë, pajtohemi që Perëndia duhet zbuluar veten e tij ndaj nesh. Nuk mund ta zbulojmë ne atë me anë të përpjekjeve tona por kemi nevojë që Ai të na zbulohet. Por si e zbulon veten Perëndia?



Surja 42:51-52
"Nuk ka asnjë njeri që t'i ketë folur All-llahu ndryshe, vetëm se me anën e frymëzimit, ose pas ndonjë perdeje, ose t'i dërgojë të dërguar (melek), e ai t'i shpallë me lejen e Tij atë që do Ai. Vërtet,Ai është më i larti, më i urti. Po kështu me urdhërin tonë Ne të shpallëm edhe ty shpirtin (Kur'anin). Ti nuk ke ditur çka është libri (Kur'ani) as ç'është besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve tanë..."

 

 


Pikëpamja islamike e zbulesës

Pikëpamja krishtere e zbulesës

Jezus Krishti, Fjala e Perëndisë 

  Krahasime më të mira 


Pikëpamja islamike e Zbulesës

Surja 42:51-52 qartë thekson që Allahu nuk mund t’i fliste njerëzve përveç me anë të frymëzimit. Është për këtë arsye që Allahu e zbulon veten nëpërmjet caktimit të profetëve, që referohen si resul, në kuptimin e të dërguarit. Këta profetë janë thjeshtë njerëz, dhe si të tillë të kufizuar (Surja 80:1-3). Zbulesa në Islam është nga Perëndia tek njeriu nëpërmjet profetëve. Zbulesa përfundimtare dhe prandaj më e rëndësishmja sipas Islamit, është Kur’ani. I është zbuluar Muhamedit mes viteve 610-632 p.K, me anë të engjëllit Gabriel, duke përdorur një metodë të njohur si Nazil (për të zbritur Tanzil), që nënkupton transmetim fjalë-për-fjalë. 

Konsiderojini pllakat në qiell (Surja 85:21-22). Këto pllaka, në të cilat Kurani thuhet të jetë gdhendur përjetësisht, nuk janë krijuar asnjëherë. Meqë Allahu është i pakufishëm dhe transcendent është e arsyeshme të mendohet që zbulesa e Tij dhe Fjala janë po ashtu të pakufishme dhe transcendente. Zbulesa përfundimtare, e dhënë nëpërmjet Muhamedit, është hyjnore dhe si pasojë përtej sferës së supozimeve njerëzore apo kritikave. Çfarë kjo nënkupton është që Kurani të cilin ne e posedojmë sot është dhe çdo herë ka qenë përfundimtar dhe i pastër, pa mundësi të ndryshimit të tekstit.

Ne duhet ta nderojmë Kur’anin e Allahut, pa bërë pyetje ndonjëherë rreth shpalljeve të saja. A mundet një skllav t’i bëj pyetje zotëriut të tij? Jo, prandaj një mysliman nuk mund ta dyshoj Kur’anin. 

Në këtë kuptim myslimanët i pyesin të krishterët, Çfarë me librin tuaj? Le ta krahasojmë Kur’anin me Biblën.


Pikëpamja krishtere e Zbulesës

Fatkeqësisht kjo çështje ka filluar në këmbën e gabuar. Për sa i takon një të krishteri, krahasimi në mes të Biblës dhe Kur’anit dështon nga kuptimi i tyre i zbulesës.

 

Në kuptimin e krishterë, Perëndia nuk ka folur vetëm në një mënyrë, por në shumëllojshmëri mënyrash:

  1. Krijimi, natyra, e cila është rezultat i ustallëkut hyjnor.
  2. Veprimet, me anë të mrekullive të mahnitshme dhe mënyrave të ndryshme Perëndia ka ndërhyrë direkt në çështjet njerëzore.
  3. Profetët, me anë të fjalëve që u qenë dhënë atyre.

Ne i kemi këto zbulesa. Por për shkak të mosbindjes së Adamit, ne jemi të mëkatshëm. Kjo i ka verbëruar mendjet tona në mënyrë që të mos e shohim Perëndinë (2 Korintasve 4:4). Në këtë mënyrë, i tërë njerëzimi ka dështuar vazhdimisht t’a kuptoj Perëndinë. Është për shkak të këtij mëkati arsyeja që filloi idhujtaria dhe njohuria rreth Perëndisë së vërtetë nuk është kuptuar asnjëherë.

Si pasojë, Perëndia zgjodhi opsionin përfundimtar. Ai u bë njeri nga ne dhe foli për veten e Tij. Për hir se kush është Perëndia, vetëm Ai mund ta dijë dhe zbuloj Perëndinë. Perëndia është i vetmi që mund të flet për Perëndinë. Nëse përpiqesh të më tregosh si duket Perëndia do të dështosh. As unë nuk mund t’ia arrij aspak më mirë sepse duke qenë qenie njerëzore e kufizuar dhe e mëkatshme, ne të gjithë e shtrembërojmë imazhin e Perëndisë. Ai duhet të komunikoj vetë meqenëse të gjithë ndërmjetësuesit janë të pamjaftueshëm për një njohuri të tillë të pakufishme dhe të shenjtë. Këtu, pra, qëndron mënyra e katërt që Perëndia na ka folur.

  1. Jezusi, Fjala e përsosur e Perëndisë, na tregoi kush është Perëndia.


Jezus Krishti, Fjala e Perëndisë

Jezus Krishti nuk është asgjë më pak se Perëndia duke ia demonstruar vetën njerëzimit. Perëndia i lë mënjanë gjithë të tjerët dhe flet për vetën e tij. Këtu dhe vetëm këtu, në Krishtin, Ai do të bëhet i njohur.

Vetë Jezusi e deklaroi këtë. Filipi, një apostull i Krishtit, kërkonte një zbulesë nga Perëndia. Përgjigjja e Jezusit ishte, “Ka kaq kohë që unë jam me ju dhe ti nuk më ke njohur akoma, o Filip? Kush më ka parë mua, ka parë Atin; Si vallë po thua: "Na e trego Atin?". A nuk beson se unë jam në Atin dhe se Ati është në mua? Fjalët që po ju them, nuk i them nga vetja. Ati që qëndron në mua, është ai që i bën veprat?” (Gjoni, 14:9,10)

Le t’a krahasojmë zbulesën e Jezusit me zbulesat tjera të Perëndisë.

  1. Krijimi deklaron madhështinë e Perëndisë, por kjo pohohet edhe nga idhujtarët dhe paganët! A mund të themi që këta mëkatarë e kanë kuptuar kush është Perëndia? Jo, atyre iu duhet më tepër se natyra për t’iu treguar kush është Perëndia.
  2. Mrekullitë konfirmojnë që profeti është nga Perëndia. Por le të shikojmë tek ata profetë që blasfemojnë kundër Perëndisë, duke thënë që ka shumë Perëndi, ndonjëherë duke e deklaruar vetën e tyre Perëndi! Profetët në hinduizëm dhe budizëm sot ekzekutojnë mrekulli që i mahnitin qoftë edhe skeptikët më të mëdhenj. Por a janë këto mrekulli të mjaftueshme për ta kuptuar Perëndinë? Jo, ne kemi nevojë më tepër se mrekullitë.
  3.  Bibla, koleksion i fjalëveprofetëve dhe të dërguarve, është fjala e sigurt e pagabueshme e Perëndisë. Është dëshmia e zbulesës së tij në Jezus Krishtin. Jezusi mësoi që e tërë Bibla flet për të. “Ju hetoni Shkrimet sepse mendoni të keni nëpërmjet tyre jetë të përjetshme; dhe ato janë këto që dëshmojnë për mua.” (Gjoni 5:39). Bibla nuk është fundi i të kuptuarit tonë rreth zbulesës, por pika fillestare, shtylla drejtuese tek Jezus Krishti. Sidoqoftë mendjet tona njerëzore nuk mund ta zbulojnë Perëndinë duke e hulumtuar një libër pavarësisht sa i devotshëm, serioz apo i përkushtuar në mënyrë fetare ky hulumtim të jetë. Prandaj, me anë të Frymës së Perëndisë (ruh-allah) ne zbulojmë Jezus Krishtin në fjalët e Biblës.  

Ne e kuptojmë që për myslimanët kjo mund ta duket konfuze dhe ndoshta kërcënuese. T’ua sqarosh këtë të vërtetë atyre, mund të nevojitet një perspektivë tjetër. Në vend të krahasimit të Kur’anit me Biblën, siç përpiqen shumica të bëjnë, do të ishte më ndihmëse të krahasojmë Kuranin me Jezusin sepse që të dy konsiderohen të jenë Fjala e Perëndisë dhe qëndrojnë si zbulesa të vërteta të Perëndisë për njerëzimin.


Krahasime më të mira

Historikisht, shumë myslimanë dhe të krishterë e kanë krahasuar Muhamedin me Jezusin dhe Kur’anin me Biblën (shih diagramin).

 

KRAHASIMET E VJETRA

Sepse që të dy janë...

Kur'ani krahasuar me Biblën

...libra

Muhamedi krahasuar me Jezusin

...njerëz

 
S’është e çuditshme që myslimanët dhe të krishterët kanë pasur vetëm disa diskutime të dobishme! Një mirëkuptim më i duhur do të ishte të krahasoheshin kategoritë e Islamit dhe të Krishterimit në mënyrë përkatëse. Me këto kategori krahasimet natyrore do të ishin ato mes Kuranit dhe Jezusit; Muhamedit dhe apostujve të Jezusit dhe mes Biblës dhe Hadithit, Tarikut, Siras dhe Tevsirit (shih diagramin).

KRAHASIME MË TË MIRA

Sepse që të dy konsiderohen si...

Kur'ani krahasuar me Jezusin

...zbulesa të përjetshme të Perëndisë

Muhamedi krahasuar me Apostujt e Jezusit

...të dërguarit e zbulesës

Hadithi, Tariku, Sira dhe Tavsiri krahasuar me Biblën

...historia dhe mësimet e zbulesës dhe të të dërguarve

 
Ndërkohë që kjo na ndihmon ta kuptojmë njëri tjetrin, duhet të jemi të kujdesshëm të nënvizojmë që Dhiata e Re flet kryesisht për Jezusin por ka pak për të folur rreth stilit të tij të jetesës. Hadithet dhe Sira në anën tjetër, diskutojnë më së shumti jetën e Muhamedit, atë që ai bëri, por më pak interpretime rreth asaj që ai tha. 

Gjatë të diskutuarit mes të krishterëve dhe myslimanëve në lidhje me zbulesën, ne duhet ta krahasojmë Jezus Krishtin me Kur’anin, e jo Biblën me Kur’anin. Ne nuk i drejtohemi Biblës, por Jezus Krishtit si zbulesa përfundimtare e Perëndisë. Është Jezusi ai që është Fjala përfundimtare e Perëndisë, ai i cili mund ta takohet sot me anë të Frymës së Shenjtë duke e zbuluar atë në faqet e shkruara të Biblës dhe nëpërmjet përvojës personale.

Për këtë arsye ne mbështetemi tek Bibla si ngjarje e frymëzuar, e pagabueshme e fjalëve të Tij dhe veprave përgjatë historisë, që çojnë tek lindja, jeta dhe ringjallja e Jezusit. Vetëm Ai, nëse i afrohemi me besim, do të na zbulohet. Perëndia është tepër larg dhe përtej gjitha fjalëve njerëzore për t’u zbuluar nëpërmjet ndonjë mënyre tjetër sesa me anë të Vetes së Tij.  

Fryma e Perëndisë tani vazhdon t’a çoj shpirtin kërkues tek Jezus Krishti për ta zbuluar Perëndinë atje dhe vetëm atje. Ne duhet t’i lejojmë ata që janë të kënaqur me një zbulim të supozuar të Perëndisë me fjalë të thjeshta njerëzore që të përfitojnë nga rasti, por nuk mund të jemi të kënaqur me asgjë më pak se me një ballafaqim direkt të njeriut me Perëndinë e zbuluar vetë!

Në dritën e këtyre krahasimeve, nuk ka barazim ndërmjet dy zbulesave, Jezusit dhe Kur’anit. Kurani është thjesht një libër, autenciteti i të cilit qëndron vetëm në krahët e një njeriu të kufizuar dhe mëkatar (Surja 8):1-3). Nuk ka barazi me Jezusin, i konsideruar nga myslimanët dhe të krishterët si i pamëkate, i cili, bazuar në fjalën e tij, është vetë Perëndia, zbulesa e përsosur.

"Perëndia, mbasi u foli së lashti shumë herë dhe në shumë mënyra etërve me anë të profetëve, së fundi, këto ditë na ka folur me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtar të të gjitha gjërave, me anë të të cilit e krijoi dhe gjithësinë." (Hebrenjve 1:1-2)


    Përktheu: Luka

    *Artikulli në gjuhën angleze: "How does God reveal Himself?"