Kapitulli dhjetë
Ferri
Parathënie dhe krahasim me Biblën
Një nga dallimet më thelbësore në mes të Biblës dhe Kuranit është theksi i vendosur në ferr. Dhiata e re nga Bibla i referohet ferrit vetëm katërmbëdhjetë herë. Asnjë nga referencat nuk përmban shumë specifika. Megjithëse Kurani është një tekst më i shkurtër se Dhiata e Re, ferri përmendet nëntëdhjetë e pesë herë (vargjet përsëritëse nuk janë mbuluar në këtë përmbledhje të dyzet e shtatë vargjeve). Muhamedi shpesh i përdori referencat ndaj ferrit si kërcenim ndaj atyre që do të mohonin Kuranin.
Bibla e shoqëron ferrin me Gehenën, e cila ishte një vend mbeturinash jashtë Jerusalemit ku digjeshin vazhdimisht plehrat. Vazhdimisht e përshkruan si vend të një errësirë të jashtme, të vajtimit dhe zjarrit. Bibla shpall që ferri është fundi i paevitueshëm i njerëzve po të mos shpëtohen nga Perëndia. Perëndia e deshi aq shumë botën sa që erdhi në Krishtin Jezus për të vuajtur vdekjen dhe ferrin si zëvendësim për gjithë ata që do të pranonin faljen e tij dhe jetën e përjetshme. Një nga personat e shpëtuar ishte një hajdut i cili qe kryqëzuar pranë Jezusit. Ai thjeshtë e mbrojti Zotin kundër përqeshjes së kriminelit tjetër dhe i kërkoi të kujtohej kur Jezusi të vinte në mbretërinë e tij. Zoti Jezus i premtoi atij që do të ishin bashkë në parajsë (Luka 23:39-43).
Kurani e përsërit parimin biblik të ferrit të zjarrtë, madje shkon më tej duke përshkruar çdo aspekt fizik të torturës. Detajet specifike përfshijnë rrahjen prej engjëjve dhe ecjen në zinxhirë. Bëhet aq me detaje sa e kontradikton veten ndonjëherë. Për shembull, thotë i vetmi ushqim në ferr do të jetë një “barishte” apo një bimë e hidhur. Më pas Kurani cekë që i vetmi ushqim do të jetë fëlliqësia, e më vonë thekson që ushqimi i tyre do të jetë nga pema Zakum. Një portretizim konfliktuoz ka të bëjë me zinxhirët. Humbësi ose do të ecën duke tërhequr një barrë të rëndë, të zvarritet nëpër ujë të zier dhe zjarr apo do të jetë i lidhur me të tjerët së bashku në një gropë të thellë.
Një nga kundërshtimet kryesore që myslimanët kanë me Biblën është dhurata e lirë e faljes e ofruar nga Perëndia (Efesianëve 2:8-10). Bibla zbulon që kryqi i Krishtit dhe fitorja e ringjalljes së tij i mundën fuqitë e ferrit për ata që besojnë, gjë që u jep atyre motivim dhe mundësi të jetojnë për Perëndinë. Myslimanët insistojnë që kërcënimi i ferrit duhet të jetë para çdo kujt, madje edhe para myslimanëve, në mënyrë që të jetojnë një jetë të mirë.
Kurani thotë...
Zjarri i ferrit Nëse Allahu do të dëshironte ai do t’i jepte çdo kujt udhëzim të duhur, por fjala e Allahut është thënë që ai do ta mbush ferrin me njerëz dhe xhinë (32:13, 11:119, 7:18).
Zjarri Të këqijtë (mëkatarët) do të digjen në ferr (82:14). Zjarri nxitet nga Allahu dhe do të ndizet fortë, do depërtoj në brendësi të tyre dhe do të jen të lidhur me pranga të vazhdueshme (104:6-9). Në ditën e gjykimit, njerëzit do të shtyhen në zjarrin e ferrit për shkak se e kishin mohuar në tokë dhe do të digjen atje si rezultat i veprave të tyre (52:11-16).
Të pirët Jobesimtarëve në ditën e gjykimit do t’u jepet ujë i vluar për të pirë (88:5).
Ushqimi Ushqimi i vetëm do të jetë një “barishte” (bimë e hidhur me ferra helmuese e cila duket dhe mbanë erë të keqe). Nuk do ta përmbush urinë e tyre (88:6). Ushqimi i vetëm do të jenë të shpëlarat, që vjen nga pastrimi i plagëve (69:36). Ushqimi i tyre do të jetë nga pema e Zekumit e cila rriten në fundin e ferrit me frute që duken si koka dreqërish, nga e cila do të mbushin barkun e tyre, do të pinë ujë të valë dhe do të hidhen sërish në ferr (37:62-68).
Zinxhirët Njerëzit do të detyrohen të ecin me zinxhirë të gjatë shtatëdhjetë kubit (69:32). Ata që nuk pajtohen me ndonjërën preh shkrimeve (Biblën apo Kuranin) që u është dhënë apostujve do t’i kenë prangat dhe zinxhirët të vendosur në qafët e tyre dhe do të zhyten në ujin e valë dhe do të hidhen në ferr ditën e gjykimit (40:69-72). Ata do të lidhen bashkë dhe do të hidhen në një vend të ngushtë ku do të kërkojnë vdekjen e tyre (25:13).
Pyetje tallëse Mëkatarët do të pyeten nga ata në kopshtet e parajsës, “Çfarë keni bërë për t’u dërguar në ferr?” Përgjigja do të jetë që nuk janë lutur apo ushqyer të varfrit, kanë përgojuar dhe mohuar besimin në ditën e gjykimit (74:40-46). Banorët e parajsës do të tallen me ta në ferr (7:44-50).
Pa mbarim Mundimi nuk do të ndaloj asnjëherë dhe as që do t’u lehtësohet atyre që janë ferr (16:85).
Të rrahur nga engjëjt Kur një jobesimtar vdes, engjëjt ia marrin shpirtin duke e rrahur në fytyrë dhe prapa shpine duke thënë. “Shijoni mundimin e zjarrit të ferrit” (8:50).
Kamxhikët prej hekuri Jobesimtarët do të fshikullohen me kamxhikë hekuri (22:21).