Kapitulli njëmbëdhjetë
Shpëtimi
Parathënie dhe krahasim me Biblën
Titulli i këtij kapitulli është çorientues. Myslimanët nuk janë të shpëtuar. Çdo mysliman do ta pranonte këtë fakt sepse nuk ka koncept të vërtetë të shpëtimit në mësimet islamike siç dëshmon përmbledhja pasuese e njëzet e tetë vargjeve. Shpëtimi është krejtësisht një përvojë krishtere sepse vetëm Jezus Krishti mësoi që ishte “Perëndia me ne” për t’i shpëtuar ata që besojnë në të. Kurani nuk e interpreton Muhamedin si Shpëtimtar.
Pa Shpëtimtar, myslimanët duhet të varen në veprat e tyre të mira, të cilat mund të shpërblehen me anë të ofrimit të mëshirës së Allahut. Të krishterët besojnë që Zoti Jezus Krisht përjetoi kryqin në vendin e tyre në mënyrë që ata të kenë “vullnetin e lirë” të jetës së përjetshme (Efesianët 2:8-10). Ata e kanë pranuar këtë dhuratë me anë të besimit dhe janë pagëzuar me anë të bashkimit me Frymën e Shenjtë dhe me kishën globale. Shumë myslimanë mendojnë ky besim është i rrezikshëm për shoqërinë. Ata besojnë që kërcënimi i ferrit është i nevojshëm për të nxitur një jetë të devotshme dhe vepra të mira. Nëse shpëtimi do të ishte dhuratë, atëherë ata pyesin veten çfarë do ta motivonte ndoshta një person për të jetuar një jetë të mirë.
Pavarësisht kësaj, të krishterët janë të famshëm me veprat e tyre të mira që shihen në ekzistimin e spitaleve e shumta të krishtera, shkollave, jetimoreve dhe programeve të tjera në mbarë botën. Këto veprat të mira nuk bëhen për të fituar hyrjen në mbretërinë e Perëndisë por më tepër si përgjigje ndaj hirit shpëtues në kryq dhe ringjalljes triumfuese të Krishtit. Të krishterët njoftojnë që Fryma e Shenjtë e Perëndisë që banon në ta i motivon ata për vepra të mira.
Kurani ofron vetëm një mënyrë me anë të së cilës një mysliman mund të ndjehet i sigurt për vendin e tij të kopshtet (xhenetet) e përjetshme. Kjo “mënyrë” edhe më tutje varet nga veprat e individit. Na mëson që personi që vdes duke luftuar për Islamin lejohet në kopshtet e dëshirave epshndjellëse.
Kurani thotë...
S’ka Shpëtimtar Në ditën e gjykimit askush nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë tjetrit (82:19, 35:18, 39:7).
Veprat do të shënohen Çdo person do të ketë përcjellës të cilët shkruajnë çdo vepër të mirë dhe të keqe në mënyrë që në ditën e gjykimit të drejtët do të jetojnë në lumturi dhe të këqijtë do të jenë në zjarre ku nuk do të ketë ikje (82:10-15). Në atë ditë qoftë edhe vepra më e vogël e mirë apo e keqe do të ekspozohet (99:7-8).
Peshoret Çdo vepër e një personi do të peshohet në peshore, gjë që do të shqyrtohet në ditën e gjykimit. Nëse veprat e tyre të mira do të jenë të rënda, do të kenë lumturi të përjetshme. Nëse janë të lehta shtëpia e tyre do të jetë gropa e pafundme nga zjarri (101:4-11).
Djajtë Allahu dërgon djaj kundër jobesimtarëve për t’i nxitur ata në vepra të këqija (19:83).
Lutjet Ata që e mbartin fronin (arshin) e Allahut dhe e rrethojnë atë, luten vazhdimisht për ata myslimanë që e meritojnë për të qenë të falur (40:7-9).
Mëshirë për myslimanët Allahu do të ketë mëshirë për të drejtët, ata që janë bamirës, besojnë në zbulesat e tij dhe ata që e ndjekin profetin (i cili as nuk mund të lexojë as të shkruajë), të cilin njerëzit do ta gjejnë të përmendur në Torë (Ligjin e Dhiatës së Vjetër) dhe në Ungjill (Dhiatën e Re) (7:156-157, 39:9).
Kontributet e fshehta Dhënia e lëmoshës është e mirë, por shlyerja për disa mëkate tuaja mund të arrihet nëse u jep para të varfërve në fshehtësi (2:271).
Veprat e mira do të shumëfishohen Veprat e mira të çdo personi do të maten me drejtësi madje edhe në peshën e një grimce të vogël. Çdo vepër e mirë do të paguhet shumëfish (4:40).