Kapitulli dy

Krishterimi dhe Islami

Krahasimi me Biblën është thelbësore

Çdo studim i Kuranit duhet të përfshijë edhe krahasimin me Biblën sepse myslimanët besojnë që Islami është i ndërtuar në themelet e Shkrimeve hebraike dhe krishtere. Kurani të cilin Muhamedi e recitoi pohoi të pajtohej me Biblën dhe ta plotësonte atë. Myslimanët besojnë Allahu ia zbuloi Ligjin Moisiut, Psalmet Davidit, mesazhe shumë profetëve të tjerë, Ungjillin Jezusit dhe në fund Kuranin Muhamedit. Bibla ka qenë aq shumë e rrënjosur në gadishullin arabik sa judenjtë dhe të krishterët referohen në Kuran si “Ithtarët (njerëzit) e librit” (që është përkthim literal i fjalës greke “Bibël”).

Për këtë arsye, tema të njohura biblike dominojnë në Kuran. Besimet si hyjnia e vetme, ngjarjet e krijimit, profetët, mëkati, drejtësia, Satanai, Dita e Gjykimit, parajsa dhe ferri gjenden anembanë tekstit. Shumë karaktere të njohura biblike si Noeu, Abrahami, Moisiu, Solomoni dhe Jezusi referohen në Bibël.

Arsyeja përse Kurani ka nevojë për përkrahje biblike është e qartë. Bible ka shumë më tepër kredibilitet sa i përket përbërjes së saj. Kurani ishte prezantuar nga një “profet” gjatë tërë jetës së tij. Kurani pohon që bukuria e poetikës së saj e verifikon shenjtërinë e saj ndonëse nuk ofron paralajmërime specifike të ngjarjeve të ardhshme. Në anën tjetër, Bibla është librari e gjashtëdhjetë e gjashtë librave të zbulesës së frymëzuar të shkruara gjatë një periudhe prej 1,400 vjetësh, nga përafërsisht dyzet profetë të ndryshëm dhe apostuj, megjithatë lexohet si një ngjarje. Çështja tematike mbulon krijimin në librin e pare deri te ardhja e dytë e Krishtit në librin e fundit. Bibla po ashtu paraqet një teologji konsistente. Përgjatë shekujve frymëzimi i saj është provuar nëpërmjet përmbushjes së qindra profecive të ndryshme, të cilat kanë qenë dhe më tutje përmbushen me saktësi të plotë.

Besueshmëria e Biblës

Kurani ka nevojë për verifikim nga ana e Biblës, sidoqoftë dy tekstet janë në kundërshtim njëra me tjetrën sa i përket çështjeve madhore si hyjnia e Krishtit. Myslimanët pohojnë që Bibla origjinale nuk ka shpallur “Jezusi është Zot”. Ata pohojnë që të krishterët dhe judenjtë e kanë ndryshuar Biblën përgjatë viteve për të përfshirë mësime të tilla. Të krishterët besojnë që kjo akuzë nuk ka bazë në dëshmi të besueshme. Ata besojnë që një studim serioz i besueshmërisë së Biblës duhet të përfundojë që Shkrimet e Dhiatë së Vjetër dhe të Re janë të besueshme.

Numri i dëshmive nga dorëshkrimet e vjetra biblike është dërrmues. Ekzistojnë mbi 20,000 dorëshkrime të vjetra të Dhiatës së Re në gjuhë të ndryshme me fragmentet më të vjetra që ekzistojnë vetëm 25 vjet pas kopjes origjinale të tekstit biblik. Përveç kësaj, ekzistojnë letra të vjetra nga udhëheqësit e pare të krishterë që ishin trajnuar nga apostujt e Krishtit (Etërit kishtar) shkrimet e të cilëve përfshijnë mbi 30,000 citime nga shkrimet. Të gjitha versionet biblike dhe të gjitha referencat nga dokumentet e Etërve kishtarë janë në pajtim! Mrekullia është se vetëm dallime të parëndësishme dhe të vogla gjenden në mesin e këtyre dorëshkrimeve. Ekzistenca e këtyre dallimeve, në drejtshkrim apo në fraza apo ngjarje të caktuara, është e kuptueshme kur një tekst kopjohet dhe transmetohet tek të tjerët për kopjim.

Dallimet apo variacionet në Bibël nuk janë të fshehura por të shënuara në përkthimet në gjuhën angleze. Asnjë dallim substancial nuk është gjetur ndonjëherë dhe asnjë kopje e vjetër e Biblës nuk është djegur sepse ato janë të ndryshme, gjë e cila nuk është e vërtetë në rastin e zhvillimit të Kuranit. Pajtueshmëria mahnitëse në mes të të gjitha këtyre teksteve biblike është një dëshmi e kopjuesve të krishterë të cilët e morën detyrën e tyre shumë seriozisht. Ata e kanë ditur me siguri paralajmërimin në kapitullin e fundit të librit të fundit të Biblës që premton dënim të rreptë për këdo që do të shtonte apo hiqte me qëllim ndonjë fjalë nga Shkrimet e Shenjta.

Perëndia dhe Allahu

A e adhurojnë të njëjtën Perëndi të krishterët dhe myslimanët? Kjo pyetje bëhet shpesh. Sigurisht, si njëra dhe tjetra e fokusojnë adhurimin e tyre drejt një Krijuesi si të denjë për shërbim, besim dhe bindje. Sidoqoftë, Kurani dhe Bibla dallojnë në përshkrimet e tyre të të Plotfuqishmit. Për shembull, të themi dy njerëz mendojnë që kanë një shok të përbashkët të quajtur Gjoni Doe. Ata pajtohen që të dy e admirojnë Gjonin. Emri është i njëjtë. Megjithatë, njëri thotë që Gjoni është i gjatë, me flokë të kuq kurse tjetri nuk pajtohet duke insistuar që Gjoni është i shkurtër, biond. Dallimet janë tejet të rëndësishme.

Megjithëse ka ngjashmëri në mes të Jahves dhe Allahut, ekzistojnë disa pika të mëdha të kontrastit. E para ka të bëjë me Trinitetin dhe hyjninë e Jezusit. Transcendenca e largët e Allahut nuk është aspak e njëjtë me ngjarjen e mishërimit të Jahves në Krishtin Jezus.

Kurani e prezanton Allahun si të larguar nga krijimi i tij, megjithatë në njohuri për çdo detaj të jetës dhe marrëdhënieve të një personi. Allahu është në fronin e tij në lartësi dhe komunikon me anë të engjëjve dhe profetëve. Ai i kërkon llogari ndaj veprave të çdo personi dhe i peshon të mirat me të këqijat. Ai shpesh tregon mëshirë ndaj atyre që e meritojnë atë, veçanërisht nëse ata janë besimtarë të Islamit. Nga ky fron, ai është plotësisht në kontroll të çdo gjëje. Kjo përfshin jetën e një personi dhe fatin e tij të përjetshëm sikurse edhe përfundimin e çdo beteje në çdo luftë.

Bibla zbulon që ndërsa Jahve është po ashtu sovran, i shenjtë dhe kërkon drejtësi, esenca e tij e vërtetë është dashuri (1 Gjoni 4;8-11). Kjo dashuri shprehet shumë qartë në ungjill, që shpall se Jahve erdhi në botë në personin e Jezus Krishtit për të shpëtuar ata që besojnë në të. Me anë të pagëzimit të tyre, të krishterët shpallin që kanë hyrë në një marrëdhënie personale me të Plotfuqishmin. Kjo marrëdhënie u mundëson atyre të njohin Jahven si Atin e tyre Qiellor. Kjo marrëdhënie e afërt bëhet e mundur në Krishtin. Emri në hebraishte, Jezus, është kombinim i kuptimit të fjalëve “Shpëtimi i Jahves”.

Një dallim tjetër në mes të Allahut dhe Jahves ka të bëjë me mëshirën e tyre. Shpëtimi në Islam varet nga besimi dhe përpjekjet e një myslimani. Dashuria e Jahves në anën tjetër, është aq e madhe dhe aq e pakushtëzuar siç Jezusi e përshkroi me shëmbëlltyrën e atit që vrapon të takoj dhe të falë birin e tij të pabindur dhe plëngprishës (Luka 15). Reagimi mysliman ndaj kësaj shëmbëlltyre është, “Allahu nuk do ta bënte kurrë këtë!” Kjo lloj dashurie nuk është karakteristikë e Allahut.

Për njerëzit e zgjedhur të Perëndisë (të krishterët), kjo është një ilustrim i përsosur i hirit të Jahves. Ata e kuptojnë që shpëtimi i tyre është dhuratë falas nga Perëndia (Efesianëve 2:8-9). Nuk mund të fitohet asnjëherë apo të meritohet. Jezusi nuk do të humbas asnjë nga ata që i jepen atij nga Ati Qiellor (Gjoni 6:35-40). Bibla e bën të qartë që veprat e mira në mënyrë natyrore rezultojnë nga jeta krishtere sepse ata janë krijesa të reja dhe jetojnë në Krishtin (Efesianëve 2:10).

Triniteti i Shenjtë është një dallim tjetër në mes të Allahut dhe Jahves. Të krishterët e dinë që Jahve është kompleks në mënyrë të mistershme sepse Triniteti zbulohet në Shkrime (Mateu 28:18-20). Bibla zbulon që ekziston një Perëndi: Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë, që të krishterët e kanë definuar si Triniteti i Shenjtë (tre në një). Një ilustrim i Trinitetit përfshin diellin. Dielli në mënyrë të vazhdueshme dërgon dritë dhe nxehtësi dhe Triniteti çdo herë ka qenë një aspekt i një Perëndie. Për ta vazhduar analogjinë, ashtu si dielli emiton rreze drite ashtu edhe Perëndia i vetëm dërgoi Fjalën e tij për të krijuar, t’i paraqitet profetëve dhe pastaj Drita e Perëndisë u bë person në Jezus Krishtin (Gjoni 1, Hebrenjve 1:3). Në fund, njëjtë si dielli prodhon nxehtësi, Perëndia derdh prezencën e tij të padukshme të Frymës së Shenjtë në jetët e besimtarëve. Një analogji tjetër e një natyre më personale do të ishte që çdo person është kompleks. Një person mund të jetë burrë i gruas së tij, baba i fëmijëve të tij dhe nip i xhaxhait apo hallës së tij. Asnjë analogji nuk e ilustron në mënyrë të saktë këtë mister, por Trinia e Shenjtë mësohet qartë në Bibël dhe mohohet qartë në Kuran.

A është Allahu nga Kurani i njëjtë me Jahven nga Bibla? Kurani pohon që ato janë të njëjta, por ekziston një debat i madh rreth kësaj çështjeje. Edhe pse përkthimet arabike të Biblës e përdorin emrin Allah për të përfaqësuar Jahven apo Perëndinë, kuptimi i krishterë është tejet ndryshe sa duket qartë që këta dy nuk janë sinonime.

Suksesi i Kishës

Ka një dallim në mënyrën si Islami dhe Krishterimi e vështrojnë misionin e Krishtit. Islami ndërtohet në premisën që kisha të cilën Jezusi e filloj faktikisht dështoi që nga fillimi. Ata besojnë që Muhamedi duhet të vinte më tepër se gjashtëqind vjet më vonë për të korrigjuar problemet e krijuara nga korruptimi i ungjillit të Krishtit.

Krishterimi në anën tjetër, beson që Jezus Krishti arriti sukses në themelimin e kishës së tij mbi bazamentin e fortë të apostujve të tij të zgjedhur. Kisha është rritur që atëherë për të qenë një rrjetë globale e dashurisë dhe veprave të mira. Jezusi premtoi që portat e ferrit nuk do të mund të ndalin përparimin e ungjillit të tij (Lajmi i mirë) duke rezultuar me prezantimin (dëgjimin) e tij në çdo grup gjuhësor (Mateu 16:18 dhe Mate 24:14). Jezusi parashikoi ndarjet dhe u lut për unitetin e dishepujve të tij, porse ai kurrë nuk paralajmëroi që kisha e tij do të dështonte dhe kërkonte ndonjë bari tjetër. Në të kundërtën, ai i paralajmëroi dishepujt e tij që profetë të rremë do të vinin pas tij me shenja të mrekullueshme dhe duke mbledhur ndjekës të shumtë (Mateu 24:11).

Çfarë është kisha? Historia na mëson që ka një komunitetit i vjetër dy mijë vjet i burrave dhe grave që ishin pagëzuar dhe i takojnë Perëndisë dhe njëri tjetrit. Bibla përdori shumë metafora për t’i përshkruar ato. Çdo besimtar është një gurë në tempullin e Perëndisë me Krishtin si gurthemel (Isaia 28:16, Efesianëve 2:19-22). Ata janë trupi i Krishtit duke qenë çdo njëri anëtarë në të (1 Korintasve 12:27). Ata janë njerëzit e zgjedhur dhe populli i shenjtë (1 Pjetri 2:9-12). Ata janë anëtarë të pagëzuar të së njëjtës kishë të cilën e filloi Jezus Krishti me apostujt e tij (Galatasve 3:26-29).

Po çfarë me denominacionet? Ndonëse kishat në mbarë botën janë të ndarë nga dallimet denominacionale, Bibla thotë ata janë një bashkësi e besimtarëve. Ata bashkohen në atë që besojnë në Trinitet, në të njëjtën Bibël dhe në veprën shpëtuese të kryqit dhe ringjalljes së Jezus Krishtit. Kishat vazhdojnë të përmbushin qëllimin që Perëndia kishte nga ditët e apostujve. Me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë të Perëndisë ato e demonstrojnë dashurinë e Perëndisë nëpërmjet programeve kishtare, shërbesave humanitare, spitaleve, shkollave, misioneve dhe marrëdhënieve personale të përzemërta.

Një analogji e unitetit themelor të kishës që i tejkalon dallimet denominacionale mund të merret nga përvojat amerikane të Shtatorit të vitit 2001. Në ditët pas sulmeve të 9-11 bota vuri re që edhe pse ka shumë parti politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qytetarët u bashkuan së bashku kur liria e tyre qe kërcënuar. Ata që të gjithë e demonstruan dashurinë e përbashkët për vendin e tyre. Dashuria e tyre ndaj lirisë dhe liria që ata përjetojnë në Amerikë i solli bashkë pavarësisht ndarjeve të tyre. Analogjia për Biblën që të gjithë të krishterët studiojnë do të ishte dashuria e amerikanëve për një dokument, Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për një udhëzues të përbashkët të jetëve të tyre. Amerikanët u bashkuan nën një flamur (njëjtë si kryqi është simbol i përbashkët për të gjitha kishat) qoftë të jenë liberal apo konservator.

Jezusi në Bibël dhe Kuran

Bibla dhe Kurani ofrojnë dy pikëpamje të ndryshme rreth Jezus Krishtit. Bibla është koleksion i shumë dëshmitarëve okularë të shërbesës tokësore të Jezus Krishtit. Kjo i shton një kredibilitet të madh asaj çfarë Dhiata e Re mëson rreth Jezusit. Ishte lexuar nga qindra njerëz që i dinin ngjarjet e shërbesës së Krishtit sepse, në ditët e tyre, ishte histori e freskët.

Të krishterët besojnë që Fryma e Shenjtë e Perëndisë i frymëzoi të gjithë profetët e Biblës dhe apostujt ndërsa ata shkruanin. Që të gjithë pajtohen se në Jezusin njerëzimi vuri re lavdinë e Perëndisë, imazhin e Perëndisë së padukshëm dhe personin që ishte profetizuar nga profeti i lashtë hebre Isaia për të qenë Imanuel që do të do thotë “Perëndia me ne” (Isaia 7:14, Mateu 1:23). Ata shkruan që në Jezusin plotësia e Perëndia jetoi në trupin e njeriut të vërtetë (Kolosianëve 2:9).

Apostujt gjithashtu tregojnë rreth dhembshurisë së Jezusit për fëmijët që qenë injoruar si të parëndësishëm në atë shoqëri, dhembshurisë ndaj grave mëkatarë që ishin përbuzur dhe taksa mbledhësit që qenë izoluar. Ata tregojnë për fuqinë e tij mbi sëmundjen, demonët, stuhinë dhe madje vetë vdekjen. Mësimet e tij madhështore lidhur me etikën qëndrojnë ideale për botë sot. Sakrifica që Jezusi bëri në kryq dhe fitorja e arritur në ringjalljen e tij janë në qendër të të gjitha shkrimeve të frymëzuara të apostujve.

Apostujt e Krishtit, dëshmitarët e jetës së Krishtit, pajtohen në mënyrë unanime që besimi në Jezusin si Biri i Perëndisë dhe i vetmi Shpëtimtar në botë sjell një jetë të re dhe të përjetshme për këdo që e pranon atë. Bibla shënon që kisha e hershme ishte përbërë nga të krishterë të pagëzuar që në mënyrë paqësore e përhapnin këtë mesazh me dashurinë dhe fuqinë e Jezusit duke vepruar në ta dhe nëpërmjet tyre.

Kurani u bë tekst i autorizuar gati 700 vjet pas Krishtit. Është në kundërshtim me dëshmitarët okularë të apostujve të Krishtit. Kurani pohon që Jezusi ishte Mesia jude i shumëpritur, i lindur nga e virgjëra, që bëri mrekulli dhe solli ungjillin që nënkupton lajm i mirë. Kurani në fakt e ul në pozitë (zhvesh) Jezus Krishtin nga hyjnia e tij për ta barazuar statusin me Muhamedin dhe profetët tjerë të Biblës. Kuranit thotë që judenjtë nuk e mbytën Krishtin; vetëm iu duk atyre ashtu. Thotë që Allahu e mori atë lartë. Shumica e myslimanëve e interpretojnë këtë duke nënkuptuar dikë si Juda, tradhtari, qe bërë për t’u dukur si Jezusi dhe vdiq në vendin e tij ndërsa Jezusi ishte ngritur lartë fshehurazi nga bota.

Nëse Kurani është korrekt, atëherë Jezus Krishti la prapa një ngatërresë të madhe dhe konfuze, meqë dishepujt e Jezusit themeluan kishën mbi rëndësinë e kryqit që në fakt do të ishte mashtrim i shkaktuar nga Allahu. Ata që të gjitha proklamuan që e panë atë të gjallë pas ringjalljes së tij. Muhamedi pohoi të ishte i frymëzuari për ta korrigjuar këtë gabim të vjetër me shekuj. Nëse është e vërtetë, atëherë shumë martirë të krishterë, që ishin të vrarë gjatë më shumë se tre shekuj të persekutimit romak, vdiqën për asgjë.

Jezusi dhe Muhamedi

Stili i jetës së Muhamedit dhe Jezusit është në kontrast. Bibla regjistron që Jezusi përfundoi jetën e tij si i vetëm, i varfër dhe jo i dhunshëm duke qenë edhe më tej burimi i shumë mrekullive të fuqishme. Mrekullia e fundit e Krishtit ishte ringjallja e tij nga të vdekurit. Si një sqarim i shërbesës së tij tokësore, Jezusi vetë tha që erdhi jo për t’u shërbyer por për të shërbyer dhe ofroi jetën e tij si shpengim për shumë të tjerë (Marku 10:45).

E kundërta mund të thuhet për Muhamedin. Ai u përpoq fuqishëm përgjatë viteve të zhgënjimit dhe mbaroi jetën e tij tokësore duke pasur gra dhe konkubina të shumta. Ai u bë jashtëzakonisht i pasur nëpërmjet pushtimeve ushtarake dhe taksave pushtuese të jo-myslimanëve. Ndonëse legjendat myslimane i atribuojnë mrekulli Muhamedit, duket e qartë se Kurani vetë e pranon që ai nuk kishte manifestuar asnjë mrekulli në ngjasim të atyre të Jezusit.

Myslimanët sot drejtohen tek Kurani si mrekulli e vlefshme e Muhamedit. A është kjo e mundur? Kapitujt në vazhdim do t’u ndihmojnë shumë jo-myslimanëve të cilët kanë nevojë për shqyrtimin e këtij pohimi për veten e tyre.


Faqja paraprake                                       Indexi                                        Faqja tjeter