Kapitulli tre
Luftimet dhe Paqja
Parathënie dhe krahasimi me Biblën
Nga njëzet e dy temat e mbuluara në këtë libër, kjo është e një interesi të veçantë për shkak të sulmeve të 9-11 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pjesa në vazhdim është një grumbullim i gjerë i nëntëdhjetë vargjeve nga i tërë Kurani lidhur me temën e paqes dhe luftimeve. Çdo njëri pasazh është parafrazuar në anglishten moderne.
Nëse duket të ekzistoj një evolucion në vargje të Kuranit lidhur me luftimet dhe paqen, mund të jetë për shkak të një gjëje që ishte mbuluar në kapitullin e parë rreth historisë së Kuranit. Është me vlerë të përmendet që për dhjetë vite Muhamedi recitoi vargje në Mekë që nuk përmbanin pasazhe rreth luftimeve. Pastaj Muhamedi dhe ndjekësit e tij u shpërngulen në Medinë ku vargjet për “Xhihadin” apo “lufën e shenjtë” qenë prezantuar. Xhihadi u zmadhua në rëndësi me kohë, ashtu që vargjet rreth luftimeve u bënë më tepër e më tepër të ashpra dhe të përgjithësuara në pasazhet e mëvonshme në Kuran. ?shtë e vërtetë që Muhamedi e zbatoi xhihadin në një mënyrë të drejtpërdrejtë por pyetja për myslimanët sot është “Kur është i duhur xhihadi?” Muhamedi urdhëroi sulme në karvanët mekase, sulme në ata që e kundërshtojnë Islamin dhe ishte vetë aq i përfshirë në beteja për ta lënduar kokën seriozisht në betejën e Uhudit në vitin 625 m.K.
Muhamedi kritikohet nga shumë perëndimorë që e krahasojnë theksin e tij mbi luftën me mos dhunën e Zotit të tyre Jezus Krishtit. Ata e citojnë nënshtrimin e fisit jude në Medinë, Benu Kuriza, 600 deri në 900 prej të cilëve ishin që të gjithë të ekzekutuar ndërkohë që gratë dhe fëmijët e tyre qenë marrë si skllevër. Vrazhdësia e kësaj masakre qe aq e rreptë sa madje edhe fiset tjera të ditëve të Muhamedit qenë shokuar. Në anën tjetër, kur forcat e Muhamedit pushtuan Mekën, adhuruesit e idhujve qenë mahnitur nga amnestia e hirshme që u ishte ofruar shumicës së atyre që e kishin kundërshtuar dhunshëm Islamin.
Forcat myslimane përjetuan shumë fitore në periudhën e Muhamedit dhe gjatë zgjerimit tëhershëm islamik. Taktikat e ushtrisë islamike terrorizuan jo-myslimanët. Disa vende, siç ishin Etiopia dhe Libani, përballuan pushtimin e tyre. Të tjerë, si Spanja, përjashtuan pushtuesit e tyre mysliman. Në anën tjetër, disa vende pranuan Islamin pa konflikt të armatosur ndërkohë që tregtarët myslimanë përhapnin besimin e tyre.
Disa myslimanë sugjerojnë se Bibla toleron dhunën po ashtu. Është e vërtetë. Para lindjes së Jezusit, populli i Perëndisë ishte një komb me ligje civile, ushtri dhe territore. Në ato ditë Jahve do të përdorte një komb për të dënuar një tjetër nëpërmjet luftimit. Ndonjëherë kombi i Izraelit ishte përdorur për të dënuar kultura të veçanta perverse, të cilat ishin plot me lloje të ndryshme të ligësive. Ky ishte realiteti ndërkohë që Perëndia iu dha Tokën e Shenjtë bijve të Izraelit. Herë të tjera Izraeli kishte humbur dhe marrë në robëri, për një periudhë të caktuar të kohës, për shkak të mëkateve të tyre. Një dallim i madh në mes të Shkrimeve hebraike dhe Kuranit është që Jahve kurrë nuk i dha kombit të Izraelit liqenzë të pakufizuar për të kryer luftë deri sa judaizmi të mbizotëroj mbi besimet tjera.
Populli hebraik, i cili e mohoi krishterimin, vazhdon të jetë i dashur nga Perëndia për hir të besimit të paraardhësve të tyre (Romakëve 11:28-29), megjithatë të krishterët besojnë që kishte një ndryshim dramatik pas ardhjes së Mesisë së shumë pritur. Jezus Krishti deklaroi që mbretëria e Perëndisë nuk do të ishte më e kufizuar drejt një vendi por do të ekzistonte në zemrat e njerëzve të tij të zgjedhur, kishës globale. Krishterët besojnë që ai ishte dhe vazhdon të jetë Kreu i kishës (Kolosianëve 1:15-20) që ekziston pa kufij territorial. Të shpenguarit e Perëndisë duhet të ecin një milje më tepër, të kthejnë faqen tjetër dhe t’i duan armiqtë e tyre. Kjo dashuri është vula shënjuese e kishës në mbarë botën sot.
A e ndalon kjo dashuri dënimin me vdekje apo veprimin ushtarak? Në besimin e krishterë, autoriteti i qeverive sekulare për të përdorur dhunë me qëllim dënimi të kriminelëve dhe keqbërësve respektohet dhe ata që shërbejnë në zbatimin e ligjit dhe ushtarakët quhen “shërbestarë të Perëndisë” të cilët mbajnë rregullin në shoqëri (Romakëve 13:1-7). Sa i përket kishës, nuk përmban ndonjë “thirrje për armë” për hir të Krishtit në Dhiatën e Re. Në fakt, theksi i jashtëzakonshëm në Bibël thërret për dashuri dhe mëshirë në mes të vëllezërve dhe madje edhe ndaj armiqve. Kjo dashuri e mahnitshme është dhuratë nga Perëndia që vepron me anë të besimtarëve të Jezusit. Kur të krishterët janë të pamëshirshëm, ata nuk i zbatojnë urdhëresat e Perëndisë të gjetura në Shkrimet e Shenjta (Romakëve 12:14-21).
Shumë myslimanë orientohen tek kryqëzatat si një ilustrim i veprimit të dhunshëm kishtar. Është e vërtetë që shumë veprime jo etike qenë bërë gjata kampanjave ushtarake të Kryqëzatave. Ishte një kohë në histori që studiuesit e kanë etiketuar si “Periudhat e errëta”. Forcat myslimane kanë qenë duke i sulmuar vendet e krishtera për shekuj. Pushtimet e tyre përfshinë edhe “Tokën e Shenjtë” të Izraelit. Motivimi prapa kryqëzatave gjeti rrënjët e tyre në të dhënat që myslimanët po i përdhosnin vendet e shenjta të të krishterëve dhe po i përndiqnin të krishterët gjatë pelegrinazhit të tyre në Tokën e Shenjtë. Fisnikët e parë bënë betimet e tyre në vitin 1095 m.K kur Papa Urbani i II-të organizoi trupat për të “çliruar Tokën e Shenjtë nga muhamedanët.” Shumë nga të përfshirët në kryqëzata shkuan përtej misionit të tyre dhe harruan idealet e tyre të krishtera ndërsa kërkonin hakmarrjen tokësore dhe pasurinë. Ligësitë e tyre gjithsesi nuk qenë motivuar nga Ungjilli i Jezus Krishtit.
Shumë myslimanë do të pohonin të njëjtën gjë për ligësitë e shumta të bëra përgjatë tërë historisë botërore, në emër të Islamit. Ata thonë që Kurani mëson të jetë religjion i paqes. Për dëshmi, ata citojnë shumë kombe islamike që u bënë aleatë të menjëhershëm në “luftën kundër terrorizmit” që pasuan sulmet e 9-11. A i dënon Kurani aktet terroriste apo a është Xhihadi i kufizuar vetëm në vetë-mbrojtje? Studimi tematik pasues do të ju ndihmoj të vendosni për veten tuaj.
Kurani thotë...
Paraqitja e xhihadit Dëshira besnike për t’u shpallur një sure, e kur kjo shpallet në të cilën përmendet lufta, shikimi i tyre ndaj Muhamedit është si të ishin në agoni të vdekjes për shkak të frikës nga vdekja (47:20).
Allahu i do luftëtarët Allahu i do individët që luftojnë për Islamin të rreshtuar si të ishin ndërtesa të fortifikuara (61:4).
Mbrojtja e kishave Për t’i mbrojtur shumë manastire, kisha, sinagoga dhe xhami nga shkatërrimi, Allahu përdor një grup të njerëzve për të luftuar grupin tjetër të njerëzve. Në çdo njërën nga këto ndërtesa përmendet emri i Allahut përditë (22:40).
Masakra e kundërshtarëve Myslimanët duhet t’i luftojnë jobesimtarët që i kundërshtojnë ata. Myslimanët duhet t’i nënshtrohen rregullave islamike të luftës. Ata duhet t’i vrasin mosbesimtarët kudo që i zënë ata. Ata duhet t’i largojnë nga vendet që i kanë marrë nga myslimanët. Durimi i mundimeve dhe shtypjes nga mosbesimtarët është më e keqe se veprimet e myslimanit për t’i masakruar mosbesimtarët (2:190-191). Myslimanët arsyetohen nga së luftuari gjatë festave meqë masakra e idhujtarëve arsyetohet nga persekutimi i vuajtur nga myslimanët (2:217).
Lufta për Islamin Pavarësisht nëse myslimanët janë të pa armatosur apo mirë të pajisur, ata duhet të marshojnë dhe luftojnë për shkakun e Allahut (9:41). Është rast i mirë për myslimanët të japin pasuri nga vetja e tyre për të luftuar në rrugën e Allahut sepse atje do të shpërblehen me parajsë. Ka përfitime po ashtu edhe për kohën e tanishme. Do të ketë ndihmë nga lartë për të fituar luftëra të shpejta. Përhapeni këtë lajm të mirë tek besimtarët. Besimtarë, jini ndihmëtarë të Allahut! Dishepujt e Jezusit ishin të tillë dhe ata pranuan ndihmë kundër izraelitëve të tjerë që nuk besuan. Ata ngadhënjyen kundër armiqve të tyre (62:10-14).
Nderimi pas lufte Ata që ofrojnë përkrahje financiare dhe marrin pjesë në luftë para se të arrihet fitorja do të kenë grade më të madhe se ata që luftuan dhe kontribuuan pasi fitorja qe përcaktuar (57:10).
Instruksionet e betejës Kur takoheni me mosbesimtarët, drejtoni shigjetat tuaja tek qafat e tyre. Kur ta fitoni betejën, lidhini fortë të burgosurit e luftës. Pastaj mund të vendosni t’i lini të lirë apo të kërkoni dëmshpërblim për lirinë e tyre (47:4).
Siguria e vetme e parajsës Ushtarët që vdesin në betejën e luftë për Islamin, u premtohet hyrje në Kopshtin e përjetshëm të Perëndisë (47:4-6, 3:169-171).
Preja e luftës Ajo që merret nga fshatrat si plaçkë e luftës, nuk guxon të ndahet vetëm nga të pasurit. Ato do t’u jepen Muhamedit dhe të varfërve. Muhamedi do t’i shpërndajë posedimet siç i duket atij e përshtatshme dhe asnjë nuk do të ankohet (59:7, 8;1). Kur myslimanët nisen për t’i marrë posedimet e të tjerëve, ata që janë të padenjë mund të kërkojnë të luftojnë, por Muhamedi do t’u thotë atyre që janë të përjashtuar (48:15,16). Allahu di për pretë tjera, të cilët myslimanët nuk i kanë marrë ende (48:15,16). Kënaquni me prenë e luftës (8:69).
Lufta mes myslimanëve Nëse pëlcet lufta në mes myslimanëve, çdo kush duhet luftoj kundër palës që është në gabim përderisa nuk dorëzohen dhe pastaj duhet qenë të drejtë me ta (49:9).
Premtimi i fitores Allahu premton pre të pasura dhe fitore të shpejta për luftëtarët myslimanë. Përveç kësaj, ata do të kenë mbrojtjen kundër myslimanëve. Nëse mosbesimtarët vijnë kundër myslimanëve ata do të tërhiqen dhe askush nuk do t’u ndihmojë atyre apo t’i mbrojë ata (48:20-22; 8:7-10). Ata që vetëm kanë Allahun, Muhamedin dhe myslimanët besnik si miq janë të sigurt që do të ngadhënjejnë (5:56). Fitorja vjen vetëm nga Allahu (3:126).
Myslimanët duhet të jenë të ashpër Ata që ndjekin Muhamedin janë të ashpër ndaj mosbesimtarëve por të dhembshur ndaj njëri tjetrit (48:29).
Frika Hebrenjtë që përkrahën luftën kundër myslimanëve ishin sjellur çuditërisht nga fortesat e tyre dhe qenë frikësuar. Kjo ishte arsyeja që myslimanët qenë në gjendje t’i vritnin apo t’i robëronin. Myslimanët u bënë zotër të tokave të hebrenjve, shtëpive dhe pronave (33:26,27). Përgatitni një numër të madh trupash dhe njerëzish që t’u shtini frikën në zemrat e armiqve tuaj (8:60).
Prerja e kokës dhe gjymtimi Zemrat e të pafeve do të tmerrohen që myslimanët të sulmojnë me trimëri duke ua prerë kokat dhe prerë gjithë gishtërinjtë. Gjymtimi i viktimave do të dëshmoj që kundërshtimi i Allahut dhe Muhamedit do të rezultojë me dënim të ashpër. Ata do të shkojnë në ferr (8:12-14).
Trajtimi i armiqve Ata që luftojnë Allahun dhe Muhamedin duhet të vriten, kryqëzohen, t’u priten duart dhe këmbët në të dyja anët apo të dëbohen nga vendi (5;33). Ata nuk duhet të detyrohen të bëhen myslimanë (2:256).
Dënimi për frikacakët myslimanë Kur myslimanët takohen me mosbesimtarët në betejë, ata nuk guxojnë të tërhiqen vetëm për arsye strategjike. Kushdo që largohet nga frika do të dënohet dhe ferri do të jetë sigurisht vendbanimi i tij (8:16).
Bëni luftë me mosbesimtarët Myslimanët duhet të vazhdojnë luftën derisa religjioni i Islamit të domino kudo (8:39). Luftoni me mosbesimtarët dhe trajtoni ata ashpër. Ferri është vendi i tyre, që është përfundimi i tyre më i keq (9:73, 66:9).
Thyeni marrëveshjet Myslimanët mund t’i thyejnë marrëveshjet e tyre nëse e vërejnë që jobesimtarët po i tradhtojnë ata. Jobesimtarët kurrë s’do të gjejnë më mirë se myslimanët. Ata duhet sulmuar me një forcë aq të madhe sa t’i frikësoj ata, por nëse duan të dorëzohen, atëherë bëni paqe me ta (8:57-61).
Myslimanët do të jenë çdo here fitimtarë Nëse prej myslimanëve janë një qind të mirë, atë here ata do t’i mundin dy qind jobesimtarë. Nëse janë njëmijë, ata do të bëjnë që dy mijë jobesimtarë të ikin sepse nuk kanë kuptuar (8:66-67, 3:126).
Të burgosurit Muhamedi nuk duhet të posedoj të burgosur të luftës deri sa fitorja vendimtare mbi tokat e tyre nuk është realizuar. Myslimanët e duan prenë e luftës shumë herët sepse i duan shpërblimet tokësore më shumë se ato qiellore. Myslimanët duhet t’i përjetojnë gjërat e mira dhe të lejuara që i kanë fituar nga lufta dhe të mos kërkojnë fitime jo të ligjshme (8:67-69).
Konkubinat Është e ndaluar për myslimanët të martohen me gra të martuara, përderisa janë ato skllave që janë poseduar me forcë nga beteja (4:24). Myslimanët janë ata që abstenojnë nga marrëdhëniet seksuale veç grave të tyre dhe robëreshave që i kanë zënë në luftë. Marrëdhënia të tilla me robëreshat janë të pafajshme (23:5-6). Skllevërit nuk ndajnë njëjtë nga pasuritë që Allahu u jep pronarëve të tyre. Pronarët e tyre nuk u frikësohen skllevërve të tyre siç frikësohen në mes veti (30:28).
Vritni idhujtarët Në momentin që festa mbaron, myslimanët duhet t’i vrasin idhujtarët kudo që t’i gjejnë ata. Ata duhet t’i robërojnë ata, ngujojnë dhe t’u vënë pritë çdo ku atyre. Nëse konvertohen, luten dhe japin lëmoshë atëherë do të jetohen të jetojnë (9:5).
Luftoni gjatë tërë vitit Allahu krijoi dymbëdhjetë muaj, katër të tilla janë të shenjtë, por meqë jobesimtarët luftojnë në gjithë muajt, është e lejuar për myslimanët t’i luftojnë idhujtarët gjatë
Luftoni ndaj çdokujt Myslimanët luftojnë me këdo që e mohon Islamin, madje edhe kundër të krishterëve dhe hebrenjve që kanë mohuar Islamin, deri sa të paguajnë rregullisht kontributin financiar (xhizjen) me nënshtrim të gatshëm dhe të ndjehen plotësisht të varur nga pushtuesit e tyre islamik (9:29).
Dominoni të gjitha religjionet Allahu dërgoi Muhamedin me religjionin e vërtetë që të dominojë mbi të gjitha religjionet tjera (9:33).
Mbytini dhe mbytuni Si shpërblim për jetët e tyre dhe kontributet, myslimanëve u jepet Kopshti i Parajsës. Kjo u premtohet atyre që luftojnë, mbysin dhe mbyten në rrugën e Islamit. I njëjti mesazh është edhe në Torë, Ungjill dhe në Kuran (9:111).
Luftoni jobesimtarët afër jush Myslimanët bëjnë luftë me jobesimtarët që jetojnë afër tyre për të demonstruar vrazhdësinë ndaj tyre (9:123).
Shembulli i judenjve nga Nadiri Humbja e ithtarëve të Biblës (apo librit) në sulmin e parë qe vepër e Allahut. Shumë myslimanë nuk patën menduar që ata (me siguri judenjtë e Nadirit) do t’i linin shtëpitë e tyre por ata i lanë të tmerruar. Allahu iu dha posedimet e tyre Muhamedit i cili i shpërndau siç donte ai vetë. Disa arabë hipokrit u kishin premtuar ithtarëve të Biblës që do t’i ndihmonin nëse myslimanët do t’i sulmonin dhe do t’i largonin që aty, por ata gënjejnë. Ata do të shkojnë në ferr me Satanin (59:1-17).
Ndryshoni apo do të mbyteni Nëse hipokritët dhe ngatërruesit në qytet nuk ndryshojnë, Allahu do t’i nxit myslimanët t’i kapin dhe mbysin pa mëshirë kudo që t’i zënë ata (33:60,61).
Luftoni miqtë e djallit Myslimanët e vërtetë luftojnë në rrugën e Allahut kurse jobesimtarët luftojnë në rrugën e djallëzuar. Luftoni miqtë e Satanit (4:76).
Mos mbytni për begati Me qëllim të fitimit të begatisë, myslimanët do t’i mbytnin edhe ata madje që kërkonin paqe. Allahu ua ka ndalur myslimanëve ta bëjnë këtë në të kaluarën por Allahu është në dijeni të veprave të tyre në të ardhmen (4:94).